Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Çamët: "Ja videoja e vjedhjes së mandatit tonë në Tiranë nga Rilindja Socialiste"

    Rilindja dogji Shpëtim Idrizin

    Emri:  screenshot-12_1496692617-1838723.jpg

Shikime: 273

Madhësia:  26.8 KB

    Përveç humbjes së thellë të Partisë Demokratike, zgjedhjet e 25 qershorit kanë prodhuar edhe disa rezultate të tjera që ngrenë shumë pikëpyetje. Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet (PDIU) u rendit e katërta në vota, pas PS, PD dhe LSI. Në gjithë vendin PDIU ka marrë rreth 75 mijë vota dhe ka arritur të nxjerrë vetëm 3 deputetë në siglën e saj, dy në Elbasan dhe një në Dibër. Ajo që bie në sy është fakti se në Tiranë, PDIU renditet po parti e katërt me 12 347 vota dhe nuk ka arritur të nxjerrë fitues kryetarin e saj, Shpëtim Idrizi. Për shkak të sistemit, PD dhe PS, kanë marrë mandate me nga 11 mijë vota, ndërsa PDIU edhe pse me më shumë vota nuk mori dot as mandatin e kryetarit. Por veç këtij problemi që ka sistemi proporcional rajonal që tregon një mungesë të thekuar përfaqësimi të votës, në rastin e Shpëtim Idrizit kemi të bëjmë dhe me një skemë manipulimi të votash nga Rilindja.

    Deputetja aktuale e PDIU, Mesila Doda foli dy ditë më parë për manipulime. Ajo përmendi të paktën 40 vota që nuk janë përfshirë në rezultat. Ndërkohë që në total, sipas vëzhguesve të PDIU, janë rreth 20 raste ku votat e PDIU nuk janë numëruar, ose janë shpallur të pavlefshme. Numëruesit e PS-së dhe ekspertët e KQZ-së janë justifikuar se kemi të bëjmë me gabime në sistemin elektronik të hedhjes së të dhënave, që në fund nuk ndikojnë në rezultatin final.

    Ajo që kuptohet nga këto manovra është se vetëm ndaj Shpëtim Idrizit ka pasur parregullsi në numërim. Dhe kjo ka ndodhur vetëm në Tiranë. Sepse në Dibër dhe në Elbasan ku kandidatët për deputetë janë shpallur hapur që në fillim se do ishin me Edi Ramën dhe PS, numëruesit dhe komisionarët e Partisë Socialiste kanë qenë shumë të saktë numërimin e votave dhe nuk kanë bërë asnjë gabim. Po pse vetëm në Tiranë u bënë “gabime” ndaj PDIU? Apo nuk duhej në sallën e Kuvendit kreu i saj Shpëtim Idrizi dhe e orientuan numërimin në kahun e kundërt, njerëzit e Rilindjes. I prishën votat, ia zhgarravitën gjatë numërimit që të dilnin të pavlefshme,etj tregojnë burime pranë PDIU, por jo vetëm. Edhe nga shtabi I Rilindjes flasin për këto veprime. “ E kishim frikë se mos kalonte me LSI në koalicion dhe na digjte”, thonë burimet rilandase. Dhe e sakatuan në vota Shpëtim Idrizin.

    Nëse ndiqet gjithë procesi i numërimit të votave në Tiranë shihet se ka pasur projekt për të nxjerrë nga Parlamenti kryetarin e PDIU. Me “parregullsitë” në numërim dhe qëndrimin e PS-së ndaj këtij manipulimi kuptohet se Rilindja dhe Edi Rama e kanë pasur strategji eliminimin politik të Shpëtim Idrizit. Dhe mund të thuhet se ja arritën, pasi edhe pse mori vota u gjet mekanizimi për ta lënë jashtë Kuvendit.

    Por përse Rilindja e donte Shpëtim Idrizin jashtë Kuvendi? Shpëtim Idrizi është përfaqësuesi i vetëm një partie politike që në programin e saj ka çështjen kombëtare dhe konkretisht çështjen çame si pikë kryesore. Si drejtues i kësaj partie, Idrizi është i vetmi që e vendosi problemin çam në axhendën e politikës së Tiranës. Interesi i PDIU dhe i Shpëtim Idrizit, që është dhe interes kombëtar dhe detyrim kushtetues i Shqipërisë, ishte kthyer në një problem për Rilindjen dhe Kryeministrin Edi Rama. Kryeministri nuk e do çështjen çame në rendin e ditës të politikës së tij me Greqinë. Mjafton të kujtojmë se edhe në postet që i dha kësaj partie, asnjë nuk kishte lidhje me diplomacinë apo përfaqësimin e kësaj çështje në institucionet ndërkombëtare. Edi Rama këto vite ka pasur marrëdhënie të tensionuar me Athinën. Kjo ka ndodhur, kryesisht për shkak të ndryshimeve politike në skenën greke, ku PASOK-u dhe ish-miqtë socialistë të PS në Greqi nuk janë më në pushtet. Retorika për minoritetin grek dhe daljen e Vangjel Dules nga koalicioni me PS e thelloi dhe më tej problemin e Edi Ramës me Athinën. Në Greqi politikanët nacionalistë shpesh herë kanë akuzuar Edi Ramën se me futjen e PDIU (çamëve) në qeveri ka dëmtuar marrëdhëniet mes dy vendeve. Në këto zgjedhje Edi Rama vendosi tu bindet këshillave të partive nacionaliste greke. Në rastin më të parë “dogji” Shpëtim Idrizin duke e nxjerrë nga Kuvendi. Parregullsitë në numërimin e votave në Tiranë tregojnë se nuk ishte rastësi. Politika e jashtme e Ramës do orientohet me shumë pas këtyre zgjedhjeve drejt Greqisë për të krijuar një trekendësh Beograd-Tiranë-Athinë. Natyrisht për interesa rajonale, por kryesisht për interesa pragmatiste personale pasi e dijnë shumë se BE kërkon stabilitet rajonal, paçka se shkelet demokracia në vendet përkatëse. Në këtë Europë të rrëmujshme duan qetësi në Ballkan.

    Ndaj pasi rregulloi marrëdhëniet me Serbinë, sidomos në planin personal me Aleksandër Vuçiç, Edi Rama ka marrë përsipër që në mandatin e dytë të jetë një Lider Rajonal dhe me Greqinë. Kryeministri që bëri fushatë me flamurin kuqezi, ka tradhtuar të parën çështjen çame për të rregulluar marrëdhëniet personale me kryeministrin grek, Aleksis Cipras. Kreu i PDIU ishte autoriteti politik që ja bënte të pamundur vizitën e tij në Athinë, sepse do t’i duhej të fliste për çështjen çame. Me “djegien” e Idirizit nga Kuvendi, mbetën vetëm “çamët” e rinj Dibrës që duhet të shqetësohen për çështjen çame.

    Natyrisht që është dhe një deputet që punon për çështjen çame në Elbasan, Aqif Rakipi, por ai ndjehet vetëm pa Shpëtim Idrizin në sallën e Kuvendit. PS-ja nuk kishte ç’ti bënte zotit Aqif Rakipi pasi ka forcë dhe autoritet në zonën e tij, por kreun e çamëve e palosi duke e lenë jashtë sallës ku bëhet politika.

    Qamil Xhani

    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Çamët: "Do të jemi opozitë e Edi Ramës! Na la jashtë Kuvendit Shpëtim Idrizin!"

    Mandati i Idrizit, PDIU dorëzon në KQZ ankimimin me pamjet filmike

    Emri:  idrizi-1.jpg

Shikime: 112

Madhësia:  22.2 KB

    Ashtu siç kishte paralajmëruar PDIU ka dorëzuar këtë të shtunë kërkesën ankimore për qarkun e Tiranës duke synuar të marrë të vetmin mandate në këtë qark, atë të Shpëtim Idrizit.

    Në qarkun e Tiranës nuk e kaloi pragun prej 3% duke e lënë pa mandate Idrizin, ndaj kërkesa e PDIU në KQZ ka të bëjë me këtë çështje

    “Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet dorëzoi sot ankimimin në KQZ, për Qarkun e Tiranës. Ankimimi bazohet në pamjet filmike të numërimit të votave në GNV, që sipas Kodit Zgjedhor përbëjnë matrial zgjedhor. Pamjet filmike tregojnë se PDIU e ka fituar mandatin në Tiranë me disa dhjetra vota më shumë sesa pragu 3%”, thuhet në njoftimin e PDIU.

    KQZ mblidhet të hënën për të shqyrtuar këtë ankimim.

    Koha Jone

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Çamët: "Do të jemi opozitë e Edi Ramës! Na la jashtë Kuvendit Shpëtim Idrizin!"


    Vjedhja e votave të PDIU-së, Mesila Doda publikon videon: Ky është vetëm akti i parë


    Deputetja aktuale e PDIU-së, Mesila Doda me anë të një statusi në “Facebook”, ka publikuar një material video ku shikohet se si i marrin votat e kësaj force politike dhe ia kalojnë një partie tjetër.

    “Shume e rendesishme… akti i pare i zbulimit te vertetes…

    Kjo video qe po hedhim sot eshte vetem akti i pare i nje filmi qe titullohet: “Si shkaterrohen zgjedhjet ne Shqiperi…”

    Vini re me kujdes se si ne sekondat e fundit, merren votat nga dengu i PDIU dhe kalojne ne ate te nje force tjeter politike…

    Ky eshte vetem akti i pare i nje rradhe te gjate rastesh qe tregojne se ku shkojne votat e PDIU si ne kete rast…

    Ne videot e tjera, do ju afrojme vepra te tjera nga numerimi “korrekt” ne mes te Tiranes…”, shkruan Doda.

    Videon e shikoni me poshte:

    https://www.facebook.com/mesila71/vi...5419551490690/

    Panorama

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Çamët: "Do të jemi opozitë e Edi Ramës! Na la jashtë Kuvendit Shpëtim Idrizin!"

    Doda publikon tjetër video: Votat ikin në drejtim të paditur. S’keni parë gjë akoma

    Deputetja aktuale e PDIU-së, Mesila Doda ka publikuar një tjetër material video, ku shkruan se në të janë pamjet filmike se si i janë vjedhur votat kësaj force politike në qarkun e Tiranës.

    Kujtojmë se kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi, i cili kandidonte për këtë qark nuk ka siguruar dot votat për të marrë mandatin. Për këtë arsye kjo forcë politike konteston duke theksuar se i janë vjedhur votat.
    “Siç e premtuam… akti i dyte i numerimit “korrekt” ne mes te Tiranes. Vota e PDIU iken ne drejtim te paditur…
    Eshte vetem nje prej shume akteve qe do ndiqni ditet ne vazhdim…
    S’keni pare gje akoma…”, shkruan Doda në “Facebook”.

    Panorama

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •