Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Prova e blerjes së votave: Kambistët konvertuan miliona euro në lekë ditët para zgjedhjeve

    Zgjedhje/ Shkodër-Dibër-Elbasan kambistët konvertuan 8,3 milion euro

    Emri:  160202151503-euro-bills-780x439-3.jpg

Shikime: 305

Madhësia:  67.7 KB

    Rënia drastike e kursit të eurove gjatë ditëve të fundit të fushatës dhe sidomos me datë 24 dhe 25 qershor tregon se janë hedhur miliona euro në treg për blerje vote. Ka patur shumë akuza dhe deshmi se votat po blihen deri në 200 mijë lek të vjetra, por shumëpak veta e besonin. Ndërkohë që një tregues i pamohueshëm vjen nga rrethet Shkodër, Lezhë, Elbasan dhe Dibër. Preç Zogaj një kandidat i PD në Lezhë rrefen hapur e me përgjegjsi politike e juridike se ditën e shtunë dhe të dielë vetëm një kambist ka konvertuar 800 mijë euro, aqsa nuk i kishte bërë në dy vite punë. Pra eurot kanë dalë nga bosët e drogës për të blerë votat në qarkun e Lezhës. Po kështu informacione të tjera vijnë Shkodra ku mbi 3 milion euro janë hedhur ditën e shtunë nga konvertimi në pikat e kambistëve. Në Dibër 1,5 milion euro ditën e shtunë në darkë, kurse në Elbasan 3 milion euro në një ditë.

    Po kështu miliona euro janë konvertuar në Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë, Berat, Korçë. Si rregull euro bie në raport me lekun vetëm kur ka valë të madhe emigrantësh. Por edhe në këtë rast nuk kap kuota minimale siç kapi ditët e fundit të fushatës. Si rregull emigrantët vijnë në gusht dhe sjellin euro me vete, por ishim me 25 qershor dhe nuk kishte emigrantë.

    Pra kush futi kaq shumë miliona euro në treg për dy ditë, me datë 24 dhe 25 qershor?

    Natyrisht bosët e drogës dhe të krimit për të blerë vota.

    A u blenë votat? Pyesni, pse ra euro në shifrat me të ulëta të historisë së saj në raport me lekun ditën e 25 qershorit!

    albanianews1.al

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Prova e blerjes së votave: Kambistët konvertuan miliona euro në lekë ditët para zgjedhjeve

    Booo çfar provash. Tamam te pakundershtushme. Sidomos kur vin nga preshi, mfalni preçi
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Prova e blerjes së votave: Kambistët konvertuan miliona euro në lekë ditët para zgjedhjeve

    Rënia tragjike e zgjedhjeve prej blerjes masive të votës

    Emri:  zogaj.jpg

Shikime: 237

Madhësia:  22.3 KB
    NGA PREÇ ZOGAJ

    Blerja masive e votës në zgjedhjet e ditës së diel nga PS, LSI dhe nga disa kandidatë të veçantë të partive me të vogla është e paprecedentë në historinë e demokracisë shqiptare. Në pikëpamje të efektit që ka pasur në rezultatin e zgjedhjeve shitblerja kapilare në fjalë i përqaset efektit që ka pasur rrethimi i zgjedhjeve me policë dhe shikas në vitin 1996. Me ndryshimin se atëherë rrethimi ishte i dukshëm, i hapur, në dritë të diellit dhe vota u tjetërsua kryesisht pasi u hodh.

    Rrethimi i zgjedhjeve me paratë e drogës dhe korrupsionit njëzet e një vite më vonë ishte i fshehtë, perfid dhe vota u tjetërsua para se të hidhej. Për zgjedhjet e vitit 1996 është thënë se presionet dhe manipulimet nuk përcaktuan daljen në vend të parë të Partisë Demokratike të asaj kohe, por e ndotën fitoren e saj duke e zmadhuar përtej asaj që kishin vendosur zgjedhësit me votën e tyre. Për zgjedhjet e vitit 2017 mund të thuhet e njëjta gjë: Shitblerja e votës e ka fryrë rezultatin e PS dhe LSI dukshëm përtej asaj që do të kishte qenë me zgjedhje të lira e të ndershme.

    Ky është një vlerësim relativ gjithsesi, që mund t’i afrohet ose jo së vërtetës. Manipulimi i zgjedhjeve, me dhunë apo me para, është i paprogramueshëm; është si puna e gruas shtatzënë për të cilën nuk mund të thuhet është pak me barrë, mesatarisht me barrë apo shumë me barrë. Ne nuk e dimë kurrë me saktësi sa mandate kanë shtuar në palmaren e tyre PS dhe LSI përmes blerjes së votës. Të zhytësh në këtë llogari është të biesh në kurthin e harxhimit të kohës kot.

    Duhet të merremi me fenomenin. Fenomeni i shitblerjes së votës është mbreti lakuriq i këtyre zgjedhjeve. Të gjithë e dinë, të gjithë e kanë parë, të gjithë kanë prova dhe fakte nga pallati, lagjja apo fshati ku jetojnë. Por nuk i denoncojnë në polici. Sepse kanë frikë nga blerësit e dhunshëm që kanë vepruar e veprojnë në emër të kryeministrit Rama apo presidentit të zgjedhur Meta; sepse policia i lë në baltë; sepse të blerët janë rëndom të afërm apo fqinjë, të cilëve nuk duan t’u bëjnë keq duke i paditur.

    Por ka një bindje të gjerë popullore se shitblerja masive e votës është shenja dalluese e zgjedhjeve të 25 qershorit. Me këtë shenjë, apo më saktë me këtë damkë, do të mbesin në historinë e zgjedhjeve më të shëmtuara e më të pista që vendi ka njohur. Përveç morisë së pafund të fakteve “të vogla”, këtë e provojnë edhe faktet e mëdha që nuk kanë nevojë të hetohen. Lumi i parave të drogës dhe korrupsionit që u përdorën për blerjen e votës në fushatën e këtij muaji tronditi kursin e këmbimit të euros, duke e zhvlerësuar atë kundrejt lekut më shumë sesa do ta kishte zhvlerësuar një sezon turistik shumë i suksesshëm.

    Një kambist në Lezhë rrëfeu se kishte këmbyer në dhjetë ditët e fundit të fushatës tetëqind mijë euro, një shumë e barabartë, siç tha ai, me punën e dy viteve. Përveçse me lekë, vota u ble direkt edhe me euro. Dy partitë e ish-koalicionit qeveritar, PS dhe LSI, vunë në shënjestër të fushatës së tyre zgjedhësit e ashtuquajtur vulnerabël, të kthyeshëm, të shitshëm, të varfër, të cilëve iu qepen natë e ditë për t’i lidhur në zinxhirin e votëblerjes. Kjo ishte në tërësi “fushata” në terren e pagatorëve, kujdestarëve dhe kapove zonalë të këtyre partive. Ata u përplasën disa herë për prenë, domethënë për zgjedhësit e piketuar për t’u blerë.

    Për asgjë tjetër. Por shefat supremë të kësaj farse të re, të panjohur në tokën e Europës, janë Edi Rama dhe Ilir Meta. Banditët lokalë vepruan me bekimin e tyre. Mjerisht, marrëveshja Rama-Basha nuk zgjidhi asgjë në lidhje me problemin më të madh të zgjedhjeve shqiptare, për të cilën PD dhe opozita protestuan për nëntëdhjetë ditë me radhë në çadër. Në të kundërtën, duke ulur tensionet politike, marrëveshja e lehtë- soi shitblerjen e votës, e bëri gati komode.

    Vullneti i mirë apo përkushtimi i ministrit të Brendshëm, zotit Demiraj, shteroi përballë një infrastrukture policore të bërë njësh apo të nënshtruar ndaj bandave zgjedhore. Në fakt, siç rrodhën ngjarjet, për PD dhe opozitën do të kishte qenë më mirë të shkonte në zgjedhje në luftë me qeverinë sesa në paqen që prodhoi marrëveshja. Është e vërtetë se Lulzim Basha vuri Shqipërinë të parën. Por Edi Rama vuri timonin e tij të parin. Në këtë pikë Edi Rama është besëpreri i madh i Lulzim Bashës.

    Por Bashën nuk e futi Edi Rama në zgjedhje. Ne të gjithë e dimë se opozita u fut në zgjedhje me ndërmjetësimin e SHBA-së. Duke lejuar e inkurajuar taborret e tyre të blejnë vota me paratë e drogës dhe korrupsionit, Edi Rama i pari dhe Ilir Meta i dyti kanë prerë në besë, para së gjithash, ndërmjetësuesit e marrëveshjes, zyrtarët e lartë amerikanë që u angazhuan për zgjidhjen e ngërçit zgjedhor në Shqipëri. Partnerët tanë amerikanë nuk kanë si të jenë indiferentë për këtë.

    Ka shumë gjëra që nuk kanë funksionuar në PD. Kam opinionet e mia për përgjegjësitë e Lulzim Bashës. Do të shkruaj për to. Por shitblerja masive e votës në këto zgjedhje është një krim i stërmadh zgjedhor, është një fatkeqësi kombëtare, dëmi i së cilës për vendin dhe demokracinë është ku e ku më i madh se rezultati apo humbja e opozitës. Defektet e PD-së janë çështje të riparueshme të një pale. Kurse instalimi i shitblerjes së votës përmes një mekanizmi kriminal që riciklon pa pushim varfërinë dhe vdekjen e shpresës është një çështje e madhe e ekzistencës ose jo të vetë demokracisë. PD është përfshirë këto ditë në debatet për lidershipin.

    Le të vazhdojë debati, por paralelisht PD duhet të ndërmarrë me urgjencë një proces faktmbledhës për të ndërtuar një raport të plotë e të hollësishëm të shitblerjes së votës, duke identifikuar e denoncuar një për një, me emër dhe mbiemër, blerësit e votës, lidhjet e tyre me shefat politikë në Tiranë, shpërblimin që kanë marrë e po marrin për këto bëma kriminale. Në bazë të këtij raporti PD duhet të përcaktojë një qëndrim të drejtë ndaj zgjedhjeve të 25 qershorit në përgjithësi dhe fenomenit të shitblerjes së votës në veçanti. Do të ishte një tradhti e madhe ndaj detyrës dhe sakrificave të demokratëve nëse kjo gjëmë kalon me disa deklarata.

    Angazhimi i opozitës është një imperativ, por kjo nuk mjafton. Shitblerja e instaluar e votës vështirë se zgjidhet me votë. Problemi ka hyrë në rreth vicioz. Shitblerja po vret reagimin e qytetarëve me votë ndaj bilancit të qeverisë apo programeve të opozitës. Kjo është dramatike, e ngjashme me heqjen e votimit të fshehtë. Kjo e cenon demokracinë dhe qëndrueshmërinë e vendit po aq sa do ta cenonin armiqtë e Shqipërisë. Partnerët amerikanë do ta vlerësojnë me seriozitet të madh këtë situatë të rëndë dhe do ta ndihmojnë Shqipërinë për ta kapërcyer.

    Partnerët europianë gjithashtu. Jo duke firmosur me shkujdesjen e verës zgjedhjet e damkosura nga shitblerja. Por duke vënë gishtin në plagë me drejtësi e dhimbje; duke treguar me emër përgjegjësit e farsës së re. Të dielën zgjedhjet shqiptare, thellësisht të pabarabarta dhe dukshëm të dhunuara me paratë e drogës dhe korrupsionit, u futën sërish në terr. Njëlloj si ato të vitit 1996 apo të vitit 2001. Historia na ka mësuar se pas territ i vjen radha stuhisë. Askush që ka vendosur të jetojë dhe të vdesë në këtë vend nuk do të pajtohet për asnjë arsye me asgjësimin e zgjedhjeve të lira. Pa të cilat nuk ia vlen të jetohet, thoshte Izajak Berlin.

    Panorama

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Prova e blerjes së votave: Banka e Shqipërisë raporton 100 mln euro të tërhequra nga bankat

    FOTO/ Ja si u blenë votat. BSH: U tërhoqën 100 mln euro nga bankat

    Muajt e fundit depozitat në sistemin bankar kanë shënuar një sjellje të pazakontë. Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se për periudhën dhjetor 2016-maj 2017, u tërhoqën plot 20 miliardë lekë ose 150 milionë euro nga bankat.

    Sipas të dhënave, vetëm në muajin maj dolën plot 5 miliardë lekë nga bankat, para të cilat duket se janë injektuar në ekonomi. Por treguesi më domethenës është se thuajse të gjitha paratë e tërhequra kanë qenë nga depozitat në valutë, kryesisht në euro.

    Sipas Bankës së Shqipërisë, totali i depozitave në valutë ra nga 522.6 miliardë lekë që ishte në prill, në 518.7 miliardë lekë në fund të majit. Ndërsa krahasuar me muajin janar depozitat në monedhën europiane janë ulur me mbi 100 milionë euro.

    Emri:  auto_vota_e_blere_11498817179.jpg

Shikime: 323

Madhësia:  26.7 KB

    Këto para duket se kanë përfunduar të gjitha në treg, duke rritur ofertën në valutë. Kjo konfirmohet nga zhvlerësimi dramatik i euros ndaj lekut. Sipas kursit zyrtar të bankës së Shqipërisë, në vetëm tre muaj euro është zhvlerësuar me gati 6 pikë ndaj lekut nga 137 lekë që këmbehej në shkurt, në rreth 132 lekë aktualisht.

    U blenë votat

    Sjellja e çuditshme e depozitave në sistemin bankar përkon me fushatën elektorale. Opozita ka akuzuar qeverinë se ka blerë masivisht votat e elektoratit. Tashmë këto akuza përforcohen edhe nga ecuria e treguesve të sistemit bankar.

    Shqipëria ishte përballur vetëm një herë më tërheqje të depozitave, në shtator të vitit 2009. Por në atë kohë arsyeja ishte paniku i përhapur nga kriza globale, e cila i nxiti qytetarët që të tërhiqnin paratë për siguri.

    Këtë herë nuk ka asnjë arsye për uljen e papritur të depozitave, përveç dyshimit se paratë janë përdorur për të financuar blerjen e zgjedhjeve.

    Syri

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Prova e blerjes së votave: Kambistët konvertuan miliona euro në lekë ditët para zgjedhjeve

    Me zgjedhjet mbaroi dhe “drama” e euros

    Emri:  kk-29-qershor.jpg

Shikime: 276

Madhësia:  30.5 KB

    Euro ka vijuar të forcohet edhe sot në tregun vendas duke u këmbyer me 132.39 lekë, rreth 0.24 lekë më shumë se dje. Monedha e përbashkët u zhvlerësua brenda muajit qershor me më shumë se 2 lekë. Sipas ekspertëve ndikimin më të madh në nënçmimin e euros gjatë këtij muaji e dhanë shpenzimet për fushatën elektorale, të cilat, si rrallë ndonjëherë u kryen në valutë.

    Sipas ekspertëve të kursit, zgjedhjet kanë qenë shkaku kryesor i nënçmimit të euros të martën, kur euro kapi në vend nivelin më të ulët të këmbimit që nga fundi i gushtit të 2009-ës. Gjatë fundjavës së zgjedhjeve u konstatua një qarkullim i lartë në valutë, që u reflektua në tregun zyrtar ditën e martë, kur u hapën bankat.

    Megjithatë sipas parashikimeve të ekspertëve, euro do të nënçmohet sërish me shtimin e fluksit të turistëve dhe me ardhjen e emigrantëve.

    Prej dy ditësh, ndikuar nga forcimi i monedhës së përbashkët përkundrejt dollarit në tregjet ndërkombëtare, euro ka nisur të forcohet edhe në vend. Euro sot është këmbyer në bursë me 1.14 USD, duke kapur sërish nivele të larta këmbimit. Verën e shkuar monedha e përbashkët thuajse shkoi në barazim me dollarin, ndërkohë që në Shqipëri këmbehej në nivelin e 137 lekëve.

    Nënçmimi i dollarit amerikan në vend, është ndikuar kryesisht nga luhatjet e monedhës së përbashkët. Dollari u zhvlerësua brenda një jave në vend me 3 lekë duke ruajtur raportin e këmbimit në tregjet ndërkombëtare, pasi ndërkohë që monedha e përbashkët forcohej në bursë, në vend po nënçmohej.

    Monitor.al

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Prova e blerjes së votave: Kambistët konvertuan miliona euro në lekë ditët para zgjedhjeve

    Sa patriot keta Shqiptaret, nuk pranojne ta shesin voten me Euro duan LEKE shqiptare me patjeter
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Prova e blerjes së votave: Kambistët konvertuan miliona euro në lekë ditët para zgjedhjeve

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Sa patriot keta Shqiptaret, nuk pranojne ta shesin voten me Euro duan LEKE shqiptare me patjeter
    Mu me habit fakti se si nuk e kan dit kto socialistet se shqiptaret jan patriot e kan prit me i thy krejt eurot per ni her mrena ni dite edhe bash diten e votimeve lol
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2013
    Postime
    245

    Për: Prova e blerjes së votave: Kambistët konvertuan miliona euro në lekë ditët para zgjedhjeve

    Eshte e sigurt sepse e ka thene Preca(kisha tjeter pershypje per te) dhe bile e thote edhe grafiku qe ka sjell Albo!

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •