Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 16
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Lulzim Basha, lideri i duhur për një PD europiane

    Postuar: 29/06/2017 - 07:48

    Humbja e PD në zgjedhjet e 25 qershorit ishte një humbje e parashikuar dhe këtë e dinte dhe Basha, por më shumë e dinin ata që e kishin sjellë PD në këtë derexhe; dhe ata mbeten po këta zëra që kërkojnë sot largimin e Bashës nga Kryetari i PD.

    Po të shohësh me kujdes të gjithë emrat kundër Bashës janë po ata emra që parapërgatitën humbjen e PD në 2013 për shkak të keq-qeverisjes, shkeljes së ligjit, për shkak të korrupsionit galopant në arsim, mjekësi, prokurori e gjyqësor, polici, për shkak të borxhit publik katastrofik dhe për shkak të mosrealizimit të asnjë reforme – për të cilat nuk mbajtën asnjëherë përgjegjësi, duke e lënë pre Shqipërinë edhe ndaj një fenomeni që e mbajtën farë bukur të fshehur- atë të kanabizimit masiv të Shqipërisë.

    Ardhja në pushtet e koalicionit të majtë nxori në pah të gjitha shkeljet dhe gabimet e koalicionit të djathtë me në krye PD, të cilat me kalimin e kohës, kjo qeverisje u përpoq t’i rregullojë nëpërmjet reformave dhe stabilizimit të situatës; sidoqoftë për këto reforma koalicioni i majtë mori përkrahjen dhe mbështetjen e plotë të BE dhe SHBA, reforma të cilat u realizuan, por jo plotësisht si p.sh., ajo e gjyqësorit.

    Nëse nga ana e qeverisjes kishte impenjim serioz në luftën kundër shkeljeve të ligjit dhe realizmit të Reformave, PD zgjodhi në Parlament, rrugën agresive të kundërshtimit në çdo aspekt qoftë të reformave qoftë edhe duke përkrahur shkelësit e ligjit madje përdori edhe të vdekurit, duke politizuar vdekjet e tyre me qëllim njollosjen e qeverisjes

    Në asnjë ditë dhe në asnjë rast opozita e pas 2013-2017, e drejtuar faktikisht nga Berisha nuk bëri asnjë autokritikë për gjendjen në të cilën la vendi për shkeljet e ligjit e korrupsionin galopant, por përkundrazi përdori dy metoda që përdorin në përgjithësi fajtorët:

    - “Kapeni hajdutin kur hajduti është ai vetë”.

    - Sulmo vazhdimisht dhe përça qeverisjen për të shkaktuar destabilizim.

    Një nga pikat ku PD kundërshtoi fort dhe për pasojë zgjati kohën deri në pafundësi për të mos e miratuar, ishte reforma zgjedhore dhe të gjithë e kuptuan se përse bëhej fjalë: Ata që e kundërshtonin reformën zgjedhore ishin në një farë mënyre ose tjetër fajtorë.

    Këtu u përfshi tinëzisht nganjëherë publikisht edhe kryetari i Kuvendit, karriera politike e të cilit është sa e habitshme për formimin që ka, aq dhe mosbesuese për pasurinë e mbledhur nga vetë ai.

    Qeverisja u gjend në vështirësi, por ja doli me ndihmën e ndërkombëtarëve por edhe të Lulzim Bashës, i cili, ndonëse dukej fare haptas që udhëzimet i merrte nga ish kryetari për çdo lëvizje politike që bënte, në fund bëri një lëvizje që shpëtoi Shqipërinë nga politika agresive dhe destabilizuese në të cilën e ka çuar gjithë këto vite grupi i vjetër i PD me në krye Berishën. Basha pranoi kushtet e vëna nga BE dhe SHBA pas takimit me Jee, në 18 maj.

    Nga ky moment, Basha ndoshta i vetmi nga kryesia e PD, bëri një gjest patriotik për Shqipërinë: Vendosi kombin mbi politikën e ditës, duke i hapur rrugë reformave të ngecura si ajo për Drejtësinë, por edhe duke ndihmuar të bëhen zgjedhjet parlamentare së bashku me opozitën, duke u përfshirë në qeverisje për të monitoruar zgjedhjet. BE dhe SHBA përkrahën zhvillimet.

    Së pari, deklaratat qytetare të Bashës menjëherë pas marrëveshjes së 18 Majit treguan në një farë mënyre se Basha veproi për herë të parë pa diktatin e Berishës.

    Së dyti, Basha për herë të parë identifikoi përgjegjësit e humbjes së 2013, të cilët edhe sikur të ishin në kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 25 qershorit, përsëri do të humbnin sepse Sovrani popull nuk do t’i besonte këta ish deputetë që kishin zënë për gryke PD dhe që ishin deri diku fajtorë për korrupsionin galopant dhe mungesën e reformave. Kështu që Basha i largoi këta politikanë të dështuar nga lista e kandidatëve për deputetë. Kjo mbetet një lëvizje e vetme reformuese në PD që nga koha kur është formuar PD dhe për këtë, Basha duhet përgëzuar.

    Së treti, akuzat që hedhin ndaj Bashës grupi i ish deputetëve të përjashtuar nga kandidimi për deputet nuk janë gjë tjetër përveçse akuza prej intrigantësh, që me sofizmat e tyre përpiqen t’i hedhin fajin për humbjen Bashës, po që në fakt përgjegjës për humbjen e 2013 dhe të 2017 janë Berisha dhe po këta ish deputetë, që nuk u shprehën asnjëherë qoftë në Parlament e qoftë në popull: “Kemi gabuar në qeverisjen e kaluar, në opozitë do të reformohemi”.

    Së katërti, ky grup ish-opozitar se tani nuk është më, krijoi një grup mediatik me analistë të blerë që për katër vite hodhën baltë, llum e vrer, kundër qeverisjes së majtë, me qëllim që të gjitha gabimet e fajet e tyre t’ua hidhnin të majtëve sikur i kishin bërë të majtët ato që kishin bërë vetë, përfshi dhe kanabisin. Këtu, ky grup që nuk reflektoi asnjëherë për shkeljet e rënda të ligjit që kishin bërë vetë, pati një përparësi, aleatin po aq të fëlliqur sa dhe ata vetë- LSI, e cila qeveriste bashkë me ta, duke u majmur në kurriz të tyre, aq sa dhe ndihmoi që PD të humbte në 2013.

    Dhe këto nuk ishin fajet e Bashës. Tani që Basha bëri një veprim atdhetar, nënshkroi marrëveshjen e 18 Majit, për një Shqipëri që do të integrohej shpejt duke punuar së bashku me PS e Edi Ramës, tani që dihej se PD do të humbte jo për shkak të çadrës dhe as për faj të veprimeve të Bashës, por për faj të grupit të korruptuar prej vitesh në PD, grup që menjëherë pasi u zgjodh Basha kryetar partie, ashtu të pakënaqur përdorën çdo mjet që PD të mos organizohej por të çorganizohej, me qëllim që ajo humbje e 25 qershorit t’i atribuohej Bashës. E përse? Për të krijuar mundësinë që ta shkarkonin.

    Madje po të shohim statistikat e zgjedhjeve parlamentare të 2013 dhe të 2017, konstatojmë se PD me të vërtetë ka humbur përkrahës nga Sovrani rreth 78 mijë, por kjo mund të jetë më tepër nga mospjesëmarrja se sa nga votimi i anëtarëve të PD për një parti tjetër, madje unë insistoj, që kjo humbje ishte e parashikuar jo vetëm nga politikanët por madje dhe nga analistët e kazanit mediatik të paguar e të blerë nga grupi i korruptuar i PD dhe i LSI. Këtë e dinte dhe vetë Sovrani popull; atëe dinin dhe përkrahësit e PD, sepse PD nuk kishte asnjë program konkret dhe projekt përveç asaj për të shpëtuar nga vettingu, duke e detyruar Bashën të paraqitej në Media dhe popull me program jo shumë të qartë se ç`do të bënte nëse do të fitonte zgjedhjet.

    Praktikisht, e vetmja parti që nisi reformat, që kishte program dhe që kishte një lider me vizion për të ardhmen, ishte Edi Rama. Pa dyshim, ai pa tek Basha personin më pro-perëndimor që mund të kishte kryesia e PD (përveç Majlinda Bregut), dhe mendon se Basha i duhet jo vetëm PD por edhe vendit për të realizuar reformat e mbetura dhe kërkesat e BE dhe SHBA.

    Zhurmat brenda PD, grumbullimi i grupit të ish të korruptuarve për të marrë pushtetin politik brenda PD, sigurisht nxiten edhe nga ish kryetari i PD, i cili ndonëse e përkrahu Bashën në fillim, tani i është kthyer heshturazi kundër, duke parë se rrezikohet nga Vettingu ai dhe familja e tij. Sigurisht, të pakënaqurit janë të shumtë, e pikërisht ata që janë shkaktarët e vërtetë të humbjes, ata që nuk lejuan që PD të ri-organizohej për të fituar në këto zgjedhje parlamentare, duke detyruar përkrahësit e tyre të mos votonin ose të votonin për bashkëfajtoren LSI.

    Le të shpresojmë, ashtu si e kam shkruar në titullin e këtij shkrimi se Basha duhet të qëndrojë në krye të PD, apo më mirë: PD ka nevojë për një lider pro-perëndimor e me vizion si Lulzim Basha.

    Nga Pirro PRIFTI

  2. #2
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Për: Lulzim Basha, lideri i duhur për një PD europiane

    Basha do te kujtohet si kryetari qe shkaterroi Partine Demokratike. Qofsha une i gabuar, por probabiliteti eshte qe kam te drejte.

    Basha nuk eshte mesuar te fitoje, te gjitha arritjet e tij eshte mesuar ti marri gratis Ministrite, Bashkine dhe PDne.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Lulzim Basha, lideri i duhur për një PD europiane

    Citim Postuar më parë nga Ingenuous Lexo Postimin

    Deputet u be me te paguar.

    Minister u be me te paguar per te vjedhur.

    Kryetar Bashkie u be me te paguar dhe duke vjedhur votat perpara syve te te gjithe Shqiperise.

    Kryetar Partie u be duke vrare.

    Ky eshte Lulenximi. Kryetari qe meriton PD, Berisha v2.
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  4. #4
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Për: Lulzim Basha, lideri i duhur për një PD europiane

    ...mos u bej merak, PD do te ringrihet.

    Fakti qe Mero Baze dhe Shpetim Nazarko po mbrojne Bashen, tregon qe ai duhet te largohet.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Lulzim Basha, lideri i duhur për një PD europiane

    Citim Postuar më parë nga Ingenuous Lexo Postimin
    ...mos u bej merak, PD do te ringrihet.

    Fakti qe Mero Baze dhe Shpetim Nazarko po mbrojne Bashen, tregon qe ai duhet te largohet.
    Me thuaj kush do ta ngreje. Ke 43 deputete. Me thuaj cili nga ata do ta ngreje PD? Nard Ndoka
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Lulzim Basha, lideri i duhur për një PD europiane

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Me thuaj kush do ta ngreje. Ke 43 deputete. Me thuaj cili nga ata do ta ngreje PD? Nard Ndoka
    Kan vangjel dulen lol ahahahahahahah
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Lulzim Basha, lideri i duhur për një PD europiane

    Kot,per Pirron, çfar do te thote "pro-perendimor ? Kemi ndonje lider a parti qe eshte anti-perendimore ?

    Se u be ky perendimi si integrimi me trasparence i Lsi-s. Perendimi, Pirro, eshte ne radhe te pare moral - etik,nuk eshte nje perzierje midis feudalizmit dhe pashallekut oriental.

    Te quash,keta te sotmit, nje lider shqiptar perendimor a pro-perendimor duhet te kesh kurajo...edhe sikur te mos kesh dijeni se çfar eshte perendimi.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: Lulzim Basha, lideri i duhur për një PD europiane

    Po ka sa te duash lider partie anti perendimor. Pse nuk e dini ju?
    Kush e futi Shqiperine ne lidhjen islamike? Kush po zvarrit per 25 vjet integrimin?

  9. #9
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Lulzim Basha, lideri i duhur për një PD europiane

    I nderuar Pirro, me vjen keq por me kete analize nuk bind dot as veten tende e jo me te tjeret!
    Zgjedhjet e fundit, procesi para dhe post tyre, kane pak ose aspak elemente perendimore tek Basha...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Lulzim Basha, lideri i duhur për një PD europiane

    Citim Postuar më parë nga Ingenuous Lexo Postimin
    ...mos u bej merak, PD do te ringrihet.

    Fakti qe Mero Baze dhe Shpetim Nazarko po mbrojne Bashen, tregon qe ai duhet te largohet.
    Delet e zgjodhen prape Bashen. Rama po ferkon duart.

    PD force e trete ne zgjedhjet lokale dhe ndoshta e katert ne ato vendore
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: Lulzim Basha, lideri i duhur për një PD europiane

    Nuk ka njeri tjeter pervec bashes.
    Neser ndoshta do dale nje i ri.

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Lulzim Basha, lideri i duhur për një PD europiane

    Citim Postuar më parë nga pirro10 Lexo Postimin
    Nuk ka njeri tjeter pervec bashes.
    Neser ndoshta do dale nje i ri.
    Te tjeret i hoqi qafe Berisha qe me perpara ndersa me se fundmi Olldashin e hoqen qafe bashke me Bashen.

    Megjithate ka te tjere shume me te kualifikuar sesa humbesa si puna e Bashes qe e sjell Rama verdalle sipas qejfit.
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: Lulzim Basha, lideri i duhur për një PD europiane

    Shkrmi im ka nje te vertete te madhe persa i perket Bashes: eshte i pari nga PD qe nuk vjen nga grupi i ISHspiuneve dhe ish sigurimssave apo aparatcikeve te PPSH QE MBUSHEN PARTITE e pas 1991.
    Basha ka probleme me orientimin ne Anarkine e sotme demokratike ne Shqiperi, ka pergjegjesira, por eshte lideri i duhur per kete periudhe anormale- sepse edhe ai mbetet jo normal konform ligjit.

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Lulzim Basha, lideri i duhur për një PD europiane

    Citim Postuar më parë nga pirro10 Lexo Postimin
    Shkrmi im ka nje te vertete te madhe persa i perket Bashes: eshte i pari nga PD qe nuk vjen nga grupi i ISHspiuneve dhe ish sigurimssave apo aparatcikeve te PPSH QE MBUSHEN PARTITE e pas 1991.
    Basha ka probleme me orientimin ne Anarkine e sotme demokratike ne Shqiperi, ka pergjegjesira, por eshte lideri i duhur per kete periudhe anormale- sepse edhe ai mbetet jo normal konform ligjit.
    Ndonese nuk vjen nga ish-sigurimsat prape ka ne duar gjakun e Olldashit dhe ne xhep milionat e Eurove te rruges se Kombit etj etj etj etj
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Lulzim Basha, lideri i duhur për një PD europiane

    Citim Postuar më parë nga pirro10 Lexo Postimin
    Shkrmi im ka nje te vertete te madhe persa i perket Bashes: eshte i pari nga PD qe nuk vjen nga grupi i ISHspiuneve dhe ish sigurimssave apo aparatcikeve te PPSH QE MBUSHEN PARTITE e pas 1991.
    Basha ka probleme me orientimin ne Anarkine e sotme demokratike ne Shqiperi, ka pergjegjesira, por eshte lideri i duhur per kete periudhe anormale- sepse edhe ai mbetet jo normal konform ligjit.

    Qe Basha mundet te jet Lider eshte diçka qe eshte dhe e veshtire te mendohet... Duhet te jete o diktator ose dikush qe e komandojne te tjeret.

    Mbas nje humje katastrofike,ku, beri gjithça qe kishte ne dore per te humbur me shume se çduhej...zgjidhet prap kryetar partie me 90 % te votave !

    Kete 90 % e votave si mund ta shpegojme per kete Liderin e Ri Europian ?

  16. #16
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Lulzim Basha, lideri i duhur për një PD europiane

    Do duket në këtë 4 vjecar opozitar se cfarë do të bëjë...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •