Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Rama: Populli foli troç, PS fuqi e vetme qeverisëse e vendit

    Rama: Populli foli troç, PS fuqi e vetme qeverisëse e vendit



    Partia Socialiste ka festuar pasditen e sotme në sheshin “Skënderbej” në Tiranë fitoren e zgjedhjeve të 25 qershorit.

    Kryeministri Edi Rama falënderoi të gjithë shqiptarët, të majtë dhe të djathtë për besimin që i dhënë për të drejtuar i vetëm qeverinë e re, ndërsa përjashtoi mundësinë e koalicioneve, pasi u shpreh se opozita do të jetë dyngjyrëshe, PD-LSI.

    Rama u shpreh se Shqipëria foli troç, populli ka zgjedhur PS, për ta udhëhequr vendin në këtë mision si fuqi e vetme qeverisëse.

    “Shqipëria ka folur troç, shqiptarët vendosën me një votë qartësisht kuqezi. Ata kanë zgjedhur të ardhmen dhe na kanë thënë se Shqipëria që duam është mbi të majtën dhe të djathtën.

    Shteti që duam është i qytetarëve dhe jo i pushtetarëve. Misioni i të zgjedhurve është puna për Shqipërinë, jo politika e kacafytjeve për partinë. Populli ka zgjedhur PS, për ta udhëhequr vendin në këtë mision si fuqi e vetme qeverisëse.

    “Për të mos harruar se në vend të një koalicioni mes partive që ndajnë tepsinë, shqiptarët zgjodhën koalicionin e drejtpërdrejtë me ta, por për ta çuar atë tepsi për skrap përgjithmonë” tha Rama.


    Rama: Opozita dyngjyrëshe, jo armike

    Kryeministri theksoi se pavarësisht fitores së thellë dhe faktit, që PS e formon e vetme qeverinë, opozita dy ngjyrëshe, PD-LSI nuk do të trajtohet si armike.

    “Për ne nuk mund të ketë nder më të madh, nuk ka investim më të madh, ndaj mos e thënë Zoti që besimin ta marrim si kupë futbolli.

    Prioriteti ynë, reflektimi për sa kemi për të ndryshuar në punën tonë. Mos qoftë e thënë që konkurrentët tanë, ti shohim si armiq të mundur dhe t’i trajtojmë si të tillë, ne nuk kemi fituar një kampionat, por kemi marrë një përgjegjësi të madhe.

    4 vitet që vijnë nuk duhet të jenë një tjetër lojë politike se kush e ka fajin, por një përpjekje për ta bërë Shqipërinë më të mirë.

    Ne duhet ta bëjmë më të fortë demokracinë tonë. Duhet të veprojmë me shembullin tonë dhe populli do të shikojë kush është i gatshëm të bëjë të njëjtën gjë, jo vetëm me fjalë, por me vepra.

    Prandaj dua t’u them, udhëheqësve të partive të opozitës se shqiptarët na kanë duruar dhe zgjedhjen e tyre e kanë bërë, tani ta vendosim Shqipërinë para partisë.

    Shqiptarët para dallimeve politike dhe hendeqeve tradicionale. E ardhmja nuk vjen po arrihet, sa më shumë të bashkëpunojmë aq më pak e shkuara do të jetë pengesë për Shqipërinë që duam.

    Ky besim i madh, që na është dhënë nga kaq shumë njerëz edhe përtej kufirit të partive. Opozita dy ngjyrëshe në 4 vitet e ardhshme. Nëse do të jemi pak më shumë shqiptarë dhe pak më pak politikanë, asgjë nuk do ta ndalte Shqipërinë të bëhej zonja e rëndë që ëndërronin rilindësit tanë” shprehet ai.


    Rama: Falenderoj Bashën, vendosi Shqipërinë mbi partinë

    Pavarësisht fitores së thellë, Rama tha se marrëveshja me Bashën do të jetë një busull për qëllimin e përbashkët, integrimin e Shqipërisë në BE.

    “Padyshim që as marrëveshja me PD nuk ishte perfekte, por besoj se nuk do të fashitet. Qeveria dhe opozita të ndara, por duhet të jenë të bashkuara në rrugën për Europën që duam.

    Duke pasur një fitues kaq të qartë do të duhet nëse fryma e marrëveshjes që shpëtoi zgjedhjet dhe solli një klimë të pazakonshme nuk është tretur me pritshmërinë e Bashës për të dalë fitues, por dua të rikonfirmoj dëshirën për ta pasur marrëveshjen një busull të marrëdhënies mes qeverisë dhe opozitës.

    E falënderoj Bashën, pasi në 18 maj vendosi Shqipërinë të parën, dhe sikur e shohim, marrëveshja është ajo që është dhe jo ajo që cinikët e kazanit donin që të ishte.

    Kjo është një mbrëmje e bukur gëzimi për shqiptarët, por edhe miqtë e partnerët që panë një proces zgjedhor demokratik.

    Vetëm 38 ditë më parë dukej mision i pamundur. Nesër është një ditë e re dhe për ne puna për Shqipërinë nis me një barrë më të rëndë se ajo që kishim”.


    Rama thumbon Metën: Çjerrjet acaruese në fushatë

    Gjatë fjalës së tij, Rama ka thumbuar edhe Metën pas deklaratave në fushtë javën e fundit.

    “Zgjedhjet nuk ishin perfekte, por më të çliruarat nga pesha e traditës sonë, qytetarët u ndjenë më të patrazuar, apo influenca e partive në qeverisje.

    Shfaqja e papritur dhe disa çjerrjeve acaruese përbën një përjashtim që më mirë të mos kishte ndodhur, por nuk i cenon arritjet që solli ky proces”.


    Rama falënderon Lindën dhe Anetën

    Në fund Rama, pasi shprehu mirënjohjen dhe kërkoi duartrokitjet për skuadrat e të gjitha qarqeve, ai falënderoi edhe bashkëshorten dhe nënën për mbështetjen.

    “Pa Gramozin PS nuk do ishte këtu, ndërsa pa Linda Ramën unë nuk do të isha këtu ku jam.

    Prapë po kthehem te gruaja, faleminderit Linda që vazhdon të më durosh shumë më heroikisht sesa duroj unë ata të kazanit të katundit.

    Faleminderit edhe Aneta Ramës. Besoj që kur të rritet Zaho nuk do të mbajë mend asgjë nga kjo fushatë, jo vetëm se është shumë i vogël, por i depolitizuar në një çati që nuk shikohen lajme dhe emisione politike dhe nuk flitet për politikë në prani të tij’ përfundoi Rama.

    Në zgjedhjet e 25 qershorit PS mori 74 mandate, PD 43 mandate, LSI 19 dhe PDIU 3.

    Shqiptarja

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Rama: Populli foli troç, PS fuqi e vetme qeverisëse e vendit

    Qe populli foli,foli... Por pa fukarallikun e popullit dhe maskarallikun e PD-es do kishte folur ndryshe.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Rama: Populli foli troç, PS fuqi e vetme qeverisëse e vendit

    PS-ja eshte Fucia e vetme ku mund te mbeshtetet populli dhe Rama e tha bukur, kurse PD-ja nuk di te beje opozite dhe te vazhdoje garen ne vend te dyte pa faulle dhe percarje, pra PD-ja ka marre fund dhe eshte vetem nje mit dhe enderr qe shqiptaret e zgjuar e braktisen!

    Ka Njerez qe luajne Politikash, Ka Njerez qe luajne Kumar dhe ka Njerez qe luajne me jeten e tyre!

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •