Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,408
    Postimet në Bllog
    17

    Koinçidencë: Edi Rama fiton zgjedhjet, Ben Çami lirohet nga burgu

    Krimet e Rënda lirojnë Ben Çamin

    Emri:  14985706071456756485ben-cami.jpg

Shikime: 300

Madhësia:  18.0 KB

    Gjykata e Krimeve të Rënda ka liruar Lutfi Shabanin, i njohur ndryshe edhe si Ben Çami. Shabani u arrestua një vit më parë si i dyshuar në një linjë ndërkombëtare trafiku droge.

    Arrestimi i tij, bashkë me dy shtetas të tjerë u bë pas kapjes së 574 kilogramëve hashash në doganën e Kapshticës.

    Prokuroria e akuzoi fillimisht për trafik lëndësh narkotike, por më pas ndryshoi akuzën nga “trafik droge” në “moskallëzim krimi”.

    Lutfi Shabani i njohur si Ben Çami është dënuar vite më parë si një ndër organizatorët kryesore të trafikut të heroinës nga Turqia në Shqipëri e mandej vendet e BE.

    Koha Jone

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Koinçidencë: Edi Rama fiton zgjedhjet, Ben Çami lirohet nga burgu

    Ben Cami i forti i lagjeve te varfra ku jetuam dite te tjera!

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,408
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Koinçidencë: Edi Rama fiton zgjedhjet, Ben Çami lirohet nga burgu

    EMRI/ Lë qelinë një tjetër anëtar i “Bandës së Durrësit”

    Emri:  3-28.jpg

Shikime: 119

Madhësia:  35.0 KB

    TIRANE- Një tjetër anëtar i bandës së Durrësit ka lënë qelinë. Pas Lulzim Berishës, Gjykata e Lartë pranoi sot kërkesën për lirimin me kusht të Indrit Taullait, një nga drejtuesit e bandës. Vendimi i Gjykatës erdhi për shkak të problemeve shëndetësore te tij, ndërsa u vendos që ai të ketë trajtim mjekësor në shtëpi.

    Taullai është dënuar nga gjykata me 25 vite burg për disa vepra penale. Banda kriminale ka nisur të veprojë në Durrës prej vitit 1998, kur Lulzim Berisha, në bashkëpunim me Plaurent Dervishaj, Adriatik Colin, Klodian Saliun dhe Ilir Xhungën vranë me armë zjarri Dritan Sallakun. Sakaq, seriali i vrasjeve u bë edhe më i qartë kur në pranverën e vitit 2006 u arrestuan shtatë persona, mes të cilëve katër të akuzuar si vrasës me pagesë.

    Njëri prej tyre, Adriatik Coli u pendua dhe bashkëpunoi me drejtësinë pas riatdhesimit nga Italia, duke treguar një pjesë të mirë të shkaqeve dhe autorëve të ngjarjeve kriminale.

    (BalkanWeb)

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •