Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Me çfarë do të përballen shqiptarët në 4 vitet e ardhshme!!!

    Shqiptarët vendosën t’ia besojnë qeverisjen e vendit Edi Ramës edhe për një tjetër katërvjeçar.

    Vota e të dielës i jep atij mundësinë të qeverisë i vetëm dhe të diktojë pa pengesë vendimet ekzekutive.

    Kjo ishte edhe kërkesa që ai pati ndaj votuesve, të cilët ende nuk e dinë se çfarë do t’u ofrojë qeverisja tërësisht rilindase e Ramës.

    Premtimi i artikuluar qartë në këto zgjedhje ka qenë ai i reformimit të administratës shtetërore. Thënë më qartë, largimi i militantëve dhe vendosja e meritokracisë.

    Teksa edhe shumica e atyre që e kanë votuar janë skepktikë, pasi kanë parë që Rama ka emëruar në drejtori të rëndësishme “Dogana, Tatime, Lojëra Fati, QSUT etj) vetëm njerëz të tarafit të tij, për ta gjykuar për këtë, votuesit e tij do të duhet të presin.

    Por ajo me të cilën do të vazhdojnë të përballen shqiptarët edhe në këto 4 vjet janë taksat e larta, papunësia, emigracioni, krimin e lidhur me politikën, përdorimin e parasë publike për tendera klienteliste etj.

    Edi Rama mohoi gjatë fushatës se do të ulte taksat. Madje e quajti të rrezikshëm planin e PD –së për uljen e tyre.

    Papunësia përllogaritet në 14 %, një ndër më të lartat në rajon, me afro 46 % të të rinjve të papunë.

    Në 4 vitet që shkuan Rama nuk e realizoi premtimin e tij për hapjen e 300 mijë vendeve të punës dhe të gjitha shifrat e sforcuara të tij, bashkë futjen në skemë të atyre që punonin në të zezë, arrin në 180 mijë.

    Nëse do të ketë këtë ritëm, ndonëse nuk e pati prioritet të fushatës, premtimi i tij i vitit 2013 nuk do të mund të realizohet as në vitin 2021, pasi skemës së të papunëve do t’i shtohen brezat e rinj që dalin çdo vit nga bankat e shkollës.

    Shqiptarët do të përballen edhe këtë mandat qeverisës të Edi Ramës me emigracionin.

    56 % e tyre, sipas Gallup, duan të emigrojnë. 200 mijë ishin aplikimet e vitit të kaluar për Lotarinë Amerikane. Mbi 200 mijë shqiptarë të tjerë u larguan gjatë qeverisjes së Edi Ramës dhe kërkuan azil politik dhe ekonomik në vende të BE –së.

    Trendi nuk duket se do të ndryshojë.

    Nuk priten ndryshime as në përdorimin e parasë publike për shërbime të dhëna me koncesion.

    Pavarësisht akuzave se dha mbi 600 milionë euro për koncesione të dyshimta që u fituan nga klientët e tij, Edi Rama i mbrojti këto vendime edhe gjatë fushatës, duke lënë të kuptohet se ai nuk do të heqë dorë nga kalimi tek privati i të tjera shërbimeve shtetërore, që do të paguhen nga buxheti i shtetit. Pra nga taksapaguesit, ndonëse jo në mënyrë të drejpërdrejtë.

    Në këto zgjedhje ndodhi ajo që opozita e PD –së kishte paralajmëruar deri në kohën kur Lulzim Basha vendosi të pajtohej me Edi Ramën; blerje massive e votave me para të pista, me shumë gjasë të ardhura nga trafiku i kanabisit. 3 miliardë euro para të pista të trafikut të drogës, deklaroi ambasadori i OSBE, mund të përdoreshin në këto zgjedhje.

    LSI, tashmë në opozitë, akuzoi sot qeverinë dhe policinë, si të lidhur me këto banda kriminale, me qëllimin për të blerë votën dhe pushtetin.

    OSBE – ODIHR, në raportin paraprak evidentoi se vota u ble masivisht dhe se ndaj votuesve pati presione të shumta. Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2013, ato të 2015-ës apo zgjedhjet e pjesshme në Dibër, fenomeni i blerjes së votës nga banda që dyshohet se përdorin paratë e fituara nga trafiku i drogës, ka pasur një trend rritës të frikshëm.

    E parë në këtë këndvështrim, situata nuk pritet të ndryshojë as në zgjedhjet e ardhshme lokale të vitit 2019.

    Në këtë mënyrë, vullneti i shqiptarëve do të mbetet i deformuar për shumë kohë. Dhe fushatat elektorale ku forcat politike do të duhet të përballen me dështimet apo programet e tyre, do të jenë tërësisht të pakuptimta, për aq kohë saqë pushteti mund të blihet dhe s’është e nevojshme t’i bindësh votuesit me platforma apo t’i japësh llogari për premtimet e pambajtura, korrupsionin, aferat me paranë publike, lidhjet me krimin, rritjen e papunësisë apo pakësimin e popullsisë me largimin e pjesës më vitale të saj, jashtë vendit. /Lapsi.al
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Me çfarë do të përballen shqiptarët në 4 vitet e ardhshme!!!

    Nderkombetaret duan baronet e droges ne burg, hashashin e shkulur me rrenje, dhe ndaljen e skafeve me tonelata droge drejt Evropes. Ne kater vitet e kaluara Rama u shfajesua tek nderkombetaret se "nuk kam nga t'ia mbaj, se tregtine e droges e ben Ilir Meta e jo une." Tani qe eshte i vetem ne krye te vendit, tani qe reforma ne drejtesi u kalua ne parlament, tani qe Meta u zgjodh president, nderkombetaret do te kerkojne arritje konkrete ne kete fushe.

    - A do t'i fusi ne burg Rama bashkepuntoret e tij me te ngushte ne kater vitet e kaluara, si Tahirin dhe eksponentet e Policise se Rilindjes qe kontrollon gjithe trafikun e hashashit ne vend?
    - A do te mundohet Rama te rrezoje Ilir Meten nga presidenca, kur ky do t'ia beje te pamundur qeverisjen e do t'ia nxjerre te gjitha te palarat ne shesh, se askush nuk e njeh Edi Ramen me mire se sa Ilir Meta?
    - A do te mundohet Rama qe te bleje prape imunitetin e kokes se tij, duke u "miqesuar" me opoziten e demokrateve, si nje menyre per te parandaluar dosjen e tij ne prokurori per te dale ne gjykatat e drejtuara nga nderkombetaret neser?
    - A do te qetesohet apo frikesohet Rama nga kercenimi i qindra mijera shqiptareve te papune e te vrare ne shprese, kur ky do te filloje te luftoje edhe industrine e vetme qe e mban gjalle ate popull argat: industrine e hashashit e te droges?
    - Po atyre baroneve te droges, me parate e te cileve u blene votat e shqiptareve dhe Rama u ka falur mandate deputetesh, cfare maredhenie do te krijoje kur Merkel e Trump t'i japin listen me emrat e tyre qe i duan ne burg?

    Jetegjatesia e Edi Rames i vetem ne timon do te jete e shkurter. Do te matet me muaj, jo me vite. Dhe do ta eklipsoje triumfin e Sali Berishes ne 1996. Por le te shpresojme qe te mos pesoje fatin e Enver Hoxhes, e ta terheqin te gjalle ne bulevard. I dhente Zoti aq mend sa ta kuptoje se sa i vlen koka e tij, nuk i vlen pushteti...

    Albo

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •