Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet në Bllog
    17

    Korçë: Komisionierja e PS kërkon të nxjerrë votën nga kutia e votimit për të parë për kë votoi

    SKANDALI/ Shihni ç’bën komisionerja e PS për të nxjerrë fletët e votimit nga kutia (Video)

    Kandidati i PD-së për deputet në Korçë Ervin Salianji ka denoncuar një tjetër rast pak më parë ku sipas të cilit komisionerja e Partisë Socialiste kryen një akt të paligjshëm.

    Në videon e postuar nga ai në rrjetin social Facebook, duket “komisionerja e PS që nxjerr fletët e votimit për të parë nëse votuesi që punon në administratë ka votuar për PS-në”.

    “Nuk kane fund turpet dhe skandalet e Rilindjes, ne video komisionerja e Partise Socialiste Pranvera Begolli, duke nxjerre fletet e votimit per te verifikuar nese votuesi qe punon ne administrate ka votuar per PS ose jo?!,” shkruan Ervin Salianji.

    “Më jep pak vizoren sa ta shoh,” thotë Pranvera Begolli, ndërkohë që një tjetër komisionere dëgjohet tek thotë se nuk është dakort me këtë që Begolli po bën.

    https://www.facebook.com/salianjierv...3614326994372/

    Balkanweb
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Korçë: Komisionierja e PS kërkon të nxjerrë votën nga kutia e votimit për të parë për kë votoi

    “Nxorri fletët e votimit nga kutia”, flet komisionerja e PS: Po kërkoja një …

    Emri:  Untitled-3.png

Shikime: 251

Madhësia:  182.7 KB

    Komisionerja e Partisë Socialiste, Pranvera Begolli, në një lidhje telefonike me News24, është kundërpërgjigjur pas denoncimit të kandidatit për deputet të PD-së në Korçë,Ervin Salianji me një video në Facebook.

    Në videon e postuar nga Salianji, dukej “komisionerja e PS që nxjerr fletët e votimit për të parë nëse votuesi që punon në administratë ka votuar për PS-në”.

    Begolli tha se nuk ishte aspak ashtu si Salianji e kishte denoncuar rastin, por në të vërtetë bëhej fjalë për një fletë procesverbali që ishte hedhur gabimisht në kutinë e votimit.

    “Video e ka bërë kunata Salianjit. Qëndra e votimit tonë është e majtë. Kam hedhur gabimisht procesverbalin brenda në kuti. Kemi vendosur si komision të PS, LSI dhe PD që fleta është hehdur gabimisht,” tha Begolli, shkruan BalkanWeb.

    “Nuk kane fund turpet dhe skandalet e Rilindjes, ne video komisionerja e Partise Socialiste Pranvera Begolli, duke nxjerre fletet e votimit per te verifikuar nese votuesi qe punon ne administrate ka votuar per PS ose jo?!,” shkruante në denoncim Ervin Salianji.

    Balkanweb

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •