Një incident i paprecedentë është regjistruar mbrëmë në televizionin informative News24. Burime për SYRI.net bëjnë më dije sesi si asnjëherë më parë, drejtuesi i emisionit “Të Paekspozuarit” Ylli Rakipi ka marrë urdhër që të mos e ndërpresë fjalimin e kryeministri Edi Rama në mitingun përmbyllës në Tiranë, edhe pse në studio i ftuar ishte ish kreu i LSI-së Ilir Meta.

Momentet e tensionit kanë arritur kulmin kur Rakipi i ka filluar emisionin ne 20:45, por pas një prezantimi 2 minutësh dhe në momentin kur duhet të niste bisedën e tij me Ilir Metën, atij i është kërkuar nga regjia që të kalojë linjën në mitingun përmbyllës të Edi Ramës në Tiranë “me urdhër nga lart”. Kjo situatë e paprecedentë ka bërë që Rakipit ti bindej urdhërit të regjisë dhe e ka kaluar linjën tek mitingu.

Që pas këtij momenti Ilir Meta ka qëndruar në studio në pritje që Edi Rama të mbaronte fjalën e tij në miting për më shumë se 20 minuta, duke krijuar një situatë aspak të këndëshme. Pasi është rikthyer në studio, intervista e cila e kishte humbur tashmë kuptimin e saj, nuk ka zgjatuar as më shumë e as më pak por vetëm 20 minuta, me Presidentin e Zgjedhur i cili vetëm për respekt të moderatorit të emisionit Ylli Rakipi nuk e ka braktisur në mënyrë demonstrative emisionin Të Paekspozuarit.

Mund të jetë rasti i parë në historinë e emisioneve shqiptare, që një emision televiziv të ndërpritet në mes vetëm e vetëm sepse një kryetar partie në këtë rast Edi Rama, po mban një fjalim në miting si ato që ai ka mbajtur të paktën nga 3 në ditë që prej nisjes së fushatës. Incidenti merr nota më të rënda kur pikërisht emisioni më i rëndëishëm i aktualitetit të një televizoni “prime time” ndërpret programin e vet normal për një kapriço të pronarit të televzionit për ta patur mirë me atë që shpreson se pas 26 Korrikut do të jetë prap kryeministër. Pas këtij incidenti raportohet se Ilir Meta ështe larguar tejet i revoltuar nga ambjentet e News 24, me shumë gjasë duke menduar sesi është e mundur që skraparliu i televizionit zgjodhi kryeministrin nga Vunoi, përpara Presidentit të Zgjedhur nga Skrapari.