Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Rama shfaqet në fushatë përkrah ish-deputetit të dënuar për prostitucion

    Emri:  IMG_9015.jpg

Shikime: 303

Madhësia:  34.1 KB

    Ish-kryeministri Berisha publikoi një foto ditën e sotme ku sipas tij Ramën po e nxirrnin nga dera e pasme se ishte i pirë para fjalës së tij në Lezhë. Por më shumë se diskutimi kishte pirë apo jo Rama, me rëndësi është një detaj tjetër më skandaloz që duket në foton e publikuar nga Berisha. Në foto, pas Ramës shfaqet edhe Arben Ndoka.

    Ky i fundit pas miratimit të ligjit të dekreminalizimit dha dorëheqjen si deputet duke u larguar nga Parlamenti. Ndoka është dënuar me 7 vite burg në Itali për prostitucion, denim të cilin e ka vuajtur për rreth 4 vite dhe më pas është liruar nga Gjykata e Lezhës. Po ashtu Ndoka së bashku më Pjerin Ndreu goditën deputetin e PD-së Gent Strazimiri në ambjentet e Kuvendit.

    Edhe pse këto fakte duhet të mjaftonin që ta distanconin Ramën nga persona me të kaluar të tillë, kryeministri jo vetëm që nuk distancohet, por shfaqet përkrah personave si Ndoka duke i përdorur ata në funksion të fushatës së tij elektorale. (Shih edhe linkun poshtë)
    http://www.m.lapsi.al/lajme/2016/03/...o#.WU1DeoEzXYU


    Rama nga njëra anë hiqet si partizan i dekriminalizimit dhe nga ata tjetër përdor në fushatë persona të duan me burg në të shkuarën, vetëm e vetëm për hir të votave në favor të PS-së. Një shembull të tillë e kemi parë nga Rama edhe më Elvis Roshin e Kavajës, të cilin gjithashtu e kapi ligji i dekriminalizmit, çka i kushtoi edhe shkakrkimin e tij nga detyra.

    Pamje të tilla vërtetojnë se Rama i ka vetëm fjalë ato që thtë për dekriminalizimin, sepsë bën fushatë edhe me të dënuarit, mjafton t’i sigurojnë vota./ Lapsi.al

    Emri:  IMG_9015.jpg

Shikime: 303

Madhësia:  34.1 KB
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Rama shfaqet në fushatë përkrah ish-deputetit të dënuar për prostitucion

    Arben Ndoka në Kongresin e PS (FOTO)

    Emri:  IMG_9016.jpg

Shikime: 181

Madhësia:  34.3 KB

    Në Kongresin e PS merr pjesë edhe ish –deputeti Arben Ndoka, i cili e la mandatin në prag të miratimit të ligjit për dekriminalizimin, pasi rezulton i dënuar për prostitucion në Itali. Edhe pse u largua nga grupi, Ndoka mbetet shumë aktiv në PS. Burime nga mazhoranca thonë se Edi Rama i ka besuar atij partinë e Lezhës. Pak ditë më parë lapsi.al e fotografoi Ndokën duke biseduar me Ramën në selinë e PS. /Lapsi.al
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Rama shfaqet në fushatë përkrah ish-deputetit të dënuar për prostitucion

    Shif se mos i japin naj zarf nan dor
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •