Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anėtarėsuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,326
    Postimet nė Bllog
    7

    Zgjedhjet Parlamentare 2017 , Cfare thone numrat e 2013-es?

    Kur bėhet fjalė pėr zgjedhje, rezultatet e zgjedhjeve paraardhėse janė gjėja mė e pėrafėrt qė mund tė marrėsh pėr bazė pėr tė bėrė dhe njė parashikim nė vija tė trasha. Nuk do fokusohemi nė detaje shumė, sepse kėtė e kanė bėrė tashmė, nėqoftese ju interesojnė detajet ose njė analizė mė e hollėsishme do ju sugjeroja shkrimet e Z.Gjergj Erebara, i cili ka bėrė nga njė artikull ku shpjegon me detaje, situatėn nė cdo zonė zgjedhore.

    https://www.reporter.al/autor/erebara-gjergj/1

    Ne nuk do tė bėjmė tė njėjtėn gjė si Z. Erebara por do fokusohemi mė shumė tek rezultatet bashkė me partitė e vogla dhe konfigurmin politik, sigurisht duke marrė pėr bazė votat e zgjedhjeve tė vitit 2013.

    Votat e zgjedhjeve te vitit 2013, Konfigurimi politik i vitit 2017
    Gjėrat kryesore qė duhet tė kemi parasysh:
    Ndryshimi i mandatėve tė zonave zgjedhore?

    Berati, Korca dhe Kukėsi kėto zgjedhje kanė nga njė mandat mė pak.
    Durrėsit i shtohet njė mandat
    Tiranės i shtohen dy mandate.
    Si ndikon mos pasja e koalicionėve nė llogaritjen e mandateve?
    Nė kodin zgjedhor llogaritja e mandatėve ndėrmjet koalicioneve dhe partive qė janė vetėm bėhet dukė pjesėtuar votat e subjektit politik me numra natyrore tė njėpasnjėshėm. (1,2,3,4...) Nė llogaritjen e mandatėve brenda partive tė koalicionit bėhet duke pjesėtuar votat e subjektit politik me numra natyrore tek tė njėpasnjėshėm ( 1,3,5...).

    Duke pėrdorur si pjesėtues vetėm numrat tek, kjo ju jepte partive tė vogla njė avantazh te madh nė marrjen e mandatit tė parė. Mjafton tė kishe pak mė shumė se 1/3 e votave te partisė kryesore nė koalicion dhe merrje mandatin e deputetit.

    Konfigurimi Politik
    Cdo parti ėshtė e regjistruar e vetme nė zgjedhje, e pėr rrjedhoje mungesa e koalicioneve e bėn llogaritjen e mandatėve jo me dy metoda, por vetėm mė nje, pa pasur nevoje pėr llogaritjen e mandatėve brenda koalicioneve.

    Votat e partive qė janė regjistruar vetėm ne zgjedhje apo kane qene pjese e koalicioneve ne 2013 por qe jane regjistruar ne zgjedhje, do i shkojne te njejtit subjekt politik, me pėrjashtimin e rasteve si Partia Republikane, e cila marrėveshjen me Partine Demokrative e ka bėrė pasi ėshtė regjistruar nė zgjedhje, e pėr rrjedhojė votat e saj do i shkojne Partise Demokratike.

    Votat e partive qė kanė qenė pjesė e koalicioneve por qė nuk janė regjistruar nė zgjedhje, do i shkojne partisė kryesore tė kolacionit ku ka berė pjese me pėrjashtimin e rasteve si PBDNJ qė nė 2013 ka qenė pjesė e koalicionit tė majtė, por qė tani mbėshtet Partinė Demokratike.

    Ne figuren e pare kemi zgjedhjet e vitit 2013
    Emri:  5328a225b8e8d797023cc2c9eb421f94c60b1580.png

Shikime: 203

Madhėsia:  167.3 KB
    Nuk po merremi shumė me analizen e 2013, thjesht me mandatet sepse kjo eshte bere dhe sterbere.

    Partia Socialiste - 66 mandate
    Levizja Socialiste per Integrim - 16 mandate
    Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut - 1 mandat
    Partia Kristian Demokrate e Shqiperise - 1 mandat
    Partia Demokratike - 49 mandate
    Partia Drejtėsi, Integrim dhe Unitet - 4 mandate
    Partia Republikane - 3 mandate

    Keto rezultate tani do t'i konvertojme, sipas konfigurimit politik aktual. Duke pasur parasysh ndryshimet qe permendem me lart sic jane:

    Faktin qe partite e regjistruara jane vetem.
    Ndryshimin e mandateve te ca zonave zgjedhore

    Partite qe nuk jane regjistruar ne zgjedhje votat e tyre do i shkojne Partise se pare te koalicionit ku kane bere pjese ne 2013 me perjashtimin e rastese kur dime te kunderten .

    Me keto parametra panorama e 2017 eshte e tille:Emri:  92d74893eef48e7a3de657957fb339c8a085dc5f.png

Shikime: 94

Madhėsia:  39.6 KB
    Sipas ketyre te dhenave rezultatet jane keto
    Partia Socialiste - 68 mandate
    Partia Demokratike - 60 mandate
    Levizja Socialiste per Integrim - 11 mandate
    Partia Drejtėsi, Integrim dhe Unitet - 1 mandat

    Ajo qe bie ne sy eshte rritja e Partise Demokratike nga 49 mandate ne zgjedhjet e kaluara ne 60 mandate. Sigurisht nje faktor eshte fakti qe ajo ne listat e veta ka dhe kryetaret e aleateve te saj , por sic shihet qarte nuk eshte vetem kjo. Sepse PD bashke me PR ne 2013 mori 53 mandate , Si duket nqs Partia Demokratike eshte e afte te marre votat e aleateve te saj si dhe spektrit te djathte qe nuk jane regjistruar ne zgjedhje , nje konfigurimi i tille i jep asaj nje avantash ne krahasim me 2013.

    Humbeset ne kete mes jane partite e vogla dhe kjo ne shumicen e rasteve thjesht per faktin qe tanime menyra e llogaritjes se mandateve ndryshon ne krahasim me 2013.

    Duhet pasur parasysh qe ne shum zona zgjedhore rezultatet jane shum afer dhe mandatet mund te shkojne nga te 3 partite kryesore.Nuk 5 apo 6 mandate jane ne loje sipas ketyre shifrave por mjaftueshem per te bere nje diference te madhe ne keto zgjedhje. Kemi parasysh ketu qe duhet faktorizu edhe impakti i levizjeve politike sic jane partite e reja , konsumimi i qeverise , a do jete e afte Partia Demokratike te marre nje pjese te votave qe humbi ne 2013.

    Me kete si dhe me cfare thone numrat per cdo zone zgjedhore do merremi ne ndonje artikull tjeter.

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Pėr: Zgjedhjet Parlamentare 2017 , Cfare thone numrat e 2013-es?

    Ky qorri sorosian Gjergj Erebara do e parashikoj rezultatin e zgjedhjeve? Hahhaha ēa gallate
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •