Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Të gjtha premtimet e pambajtura të Edi Ramës (VIDEO)

    Kryeministri Edi Rama u përball mbrëmë me fakte për një sërë premtimesh të bëra në 2013, para se të vinte në pushtet dhe që nuk i mbajti gjatë 4 viteve të qeverisjes së Shqipërisë. Në emisionin "Të paekspozuarit" gazetari Ylli Rakipi e ekspozoi përballë mosmbjatjes së premtimeve më të rëndësishme me të cilat erdhi në krye të ekzekutiviti, si: 1) ulja e çmimeve të shportës, 2) ulja e çmimit të energjisë elektrike, 3) shëndetësia falas, 4) anullimin e koncesioneve të qeverisë Berisha, 5) heqja e taksës së qarkullimit për bujqësinë dhë bërjen e çmimit të naftës për këtë sektor në 13 lekë apo 6) mbyllja e lojërave të fatit.

    Thuajse për të gjitha këto, kryeministri gjeti justifikime të natyrave të ndryshme.

    Dhe qëllimi i vetëm i këtyre justifikimeve ishte shmangia e përgjegjesisë së drejtpërdrejtë, se përse i gënjeu shqiptarët 4 vjet më parë, përse u bëri premtime të parealizueshme dhe përse kur të tjerët i thonin se ato çfarë deklaronte nuk mund t'i bënte (si anullimi i koncesioneve) ai këmbëngulte dhe përbetohej se ishte njeriu i vetëm që mund të bënte ëndrrën realitet.

    Tani, kur i duhet të përballet me faktet, kryeministri përpiqet të zhvendosë vëmendjen më pirueta larg elegancës dhe me sulme brutale ndaj medias e gazetarëve që i kërkojnë të shihet në pasqyrë.

    Lapsi.al po i sjell të plota dhe në video (shih më poshtë) të gjitha deklaratat e bëra mbrëmë nga njeriu që kërkon të qeverisë vendin për një mandat të dytë dhe tërësisht i vetëm, duke bërë të tjera premtime për të cilat thotë se mund t'i realizojë vetëm ai dhe askush tjetër.

    1 - ULJA E CMIMIT TE PRODUKTEVE TE SHPORTES

    I pyetur përse nuk e uli çmimin e produkteve bazike, si mielli, vezët etj, Edi Rama tha se jo çdo qeveri mund të ishte eficente 100% dhe mori si shembull një kompani private pa asnjë lidhje me çështjen, për ta treguar si shembull se edhe të tjerët dështojnë në realizimin e planeve të tyre. Shikoni se çfarë tha për këtë çështje dhe mund ta dëgjoni edhe në videon më poshtë.

    Rakipi: Premtove uljen e TVSH -së për ushqimet bazë, miellin, vezët...

    Rama: E vërtetë është

    Rakipi: Nuk e mbajtët. Pse? Mund të ma thuash?

    Rama: Edhe një herë, se po të shpjegoj. Ne ishim në një derexhe, se kur thotë ky, kur dalin këta e thonë që Shqipëria në këto vite...

    Rakipi: Mos u merr me të, iku ai.

    Rama: Jo, po nuk është ky, jeni të gjithë ju...

    Rakipi: Ne të gjithë jemi të ligj, dhe vetëm ti tani je këtu?

    Rama: Jo mo, jo. Jo mo se është një popull i tërë aty jashtë. Shyqyr që është populli jashtë, se këtu në klub, këtu në klub ju thoni se Shqipëria është më keq se ç'ka qenë, është më e vafër.

    Rakipi: Ty po të të pyesësh për këto, nuk të përgjigjesh. Ti deri tani ke vajtur në emisione humoristike.

    Rama: Kemi nxjerrë 60 mijë njerëz nga varfëria.

    Rakipi: O zoti kryeministër, ti ke vajtur deri tani në emisione humoristike, ore, dhe s'të kanë bërë pyetje...

    Rama: Po ky është më humoristik se ato të tjerët...

    Rakipi: Tani unë po të them se ti ke thënë që vezët edhe miellin do t'i ul. Përse nuk i ke ulur?

    Rama: Edhe një herë, edhe një herë...

    Rakipi: Ke përgjigje?

    Rama: Po, po kam, si s'kam.

    Rakipi: Urdhëro.

    Rama: Të thashë, që... jo të gjitha gjërat që zotohet përpara se të fillojë qeverisja zbatohen 100 %, se nuk ka efiçencë 100% asnjë kompani super siç është Apple

    2 - ULJA E CMIMIT TE ENERGJISE ELEKTRIKE

    Për çmimin e energjisë elektrike kryeministri insistoi se është ulur. Ai e mohoi edhe raportin e ERE (Entit Rregullator të Energjisë), të cilin e citoi drejtuesi i emisionit, në të cilin thuhet se energjia është rritur për 75% të konsumatorëve.

    Rakipi: Premtove uljen e çmimit të energjisë elektrike.

    Rama: është ulur çmimi

    Rakipi: Ndalo pra 1 minutë, se do të të jap shifrat e tua, të institucioneve të tua. Ndërkohë që ajo është rritur për 75% të familjeve. Ja si. Sipas raportit vjetor të ERE, viti 2015, 75 % e shqiptarëve kanë paguar mesatarisht 11.4 lekë nga 9.24 në vitin 2013.

    Rama: Ylli, këta janë borçkulla, çmimi i energjisë i energjisë është në faturë. Merre faturën tënde dhe shikoje, paguan më shumë apo më pak. Po ça flisni kështu mo. është në faturë po të them. Cmimi mesatar i energjisë elektrike për konsumatorët familjarë është ulur, për biznesin është rritur.

    Rakipi: Tani unë po të jap raportin e ERE...

    Rama: Po nuk dini ju të lexoni raporte. Ia kam thënë edhe Fevziut, aman 100 %. Merrni një copë letër këte, një copë letër andej vini e i lexoni këtu...

    Rakipi: Jemi injorantë...

    Rama: dhe kujtoni se mjafton t'i lexosh ashtu edhe... po të lutem pra tani, mos flisni për gjëra që nuk i dini.

    Rakipi: Ok, ne jemi injorantë, ti je njeriu me i ditur në botë.

    3 - SHENDETESIA FALAS

    Për shëndetësinë falas, një prej premtimeve kryesore që kishte premtuar për ta realizuar në këtë 4 -vjeçar, kryeministri tha se është ende në proces. Gjatë viteve të para të mandatit, sa herë është përballur me kërkesën për ta realizuar shëndetësinë falas, është përgjigjur duke thënë: prisni fundin e mandatit, kam thënë për 4 vjet, jo në fillim të 4 -vjeçarit. Por edhe pse kanë kaluar plot 4 vjet, shëndetësia falas vazhdon të mbetet një ëndërr për shqiptarët.

    Rakipi: Zoti kryeministër, premtuat shëndetësi falas dhe s'e realizuat. Pse?

    Rama: He he, sa i madh që je. Jemi në proces. Dhe po të jap disa të dhëna që të jesh i informuar.

    Rakipi: Si në proces?

    Rama: Ore, është sistem mo zotëri, unë habitem...

    Rakipi: Me kolegët e mi, ndonjëherë, kur na marrin... psh mua më kanë marrë një gjë timen dhe nuk e fitoj dot më, nuk ma kthejnë, dhe themi është në proces tani.

    Rama: Po ça po më thua?

    Rakipi: C'do me thënë është në proces? Procesi mund të zgjasë edhe 100 vjet.

    Rama: Jo mo nuk do zgjasë 100 vjet fare. Ndërkohë kanë ndodhur ca gjëra që ju nuk doni t'i njihni. Ju vazhdoni të merreni me koncesionet, nuk ju vjen zor fare.

    Rakipi: Eshtë turp i madh ajo puna e koncesioneve...

    Rama: Ai është turp i madh? Ajo është krenari që ne e kemi çuar...

    Rakpi: Eshtë borxh i fshehtë...

    Rama: e kemi çuar financimin e shëndetësisë në 3% falë koncesioneve, por ju nuk kuptoni!

    Rakipi: Ndërtimi i rrugës së lumit të Vlorës...

    Rama: Po, është duke u ndërtuar

    Rakipi: Thatë se do ta ndërtonit

    Rama: O Ylli, a t'lutem... ore shiko se ju s'jeni normal, e kam seriozisht. Keni një anormalitet serioz. Vetëm projekti do një kohë, financimi do një kohë tjetër.

    4 - HEQJA E TAKSES SE NAFTES PER BUJQESINE

    Rakipi: Ke thënë "do heqim taksën e qarkullimit të naftës për bujqësinë dhe litri i naftës do të jetë të paktën 13 lekë. Nuk është e vërtetë, përse s'e ke bërë.

    Rama: Ylli...

    Rakipi: A do të përgjigjesh për premtimet e tua?

    Rama: Po do të përgjigjem pra

    Rakipi: Hë më thuaj

    Rama: Jo mo jo, po jo mo jo, se ti ke kapur disa nga ato që, është e vërtetë, nuk janë realizuar siç janë thënë...

    Rakipi: Mos do të kalojmë tek këto që ke bërë...?

    Rama: Po janë dhjetëra e dhjetëra të tjera të realizuara. Dhe po të them që janë të gjitha pjesë e një procesi të shtetbërjes, sepse...

    5 - ANULLIMI I KONCESIONEVE TE QEVERISE BERISHA

    Për kontratat koncesionare, që kishte premtuar se do t'i anullonte, kryeministri pranoi se e kishte pasur të pamundur. Kjo për faktin se shtetit do t'i duhej të paguante gjoba të mëdha. Por këtë fakt atij ia kishin bërë të ditur ekspertë e politikanë që para se të vinte në pushtet, në kohën kur i bënte këto premtime të parealizueshme ose me shumë kosto nëse do t'i realizonte. Gazetari Ylli Rakipi i vuri në dukje edhe koncesionet e dyshimta të bëra nga qeveria e tij dhe i tha se të gjitha paratë që përflitet se i kanë përvetësuar ministrat e tij, në fakt i ka përvetësuar kryeministri vetë.

    Rakipi: Do të anulloj të gjitha kontratat koncesionare që janë në dëm të shqiptarëve dhe të shtetit shqiptar. Më thuaj një që ke anulluar.

    Rama: Aaaa, të them 1 që kam anulluar.

    Rakipi: Një!

    Rama: Të them tjetrën unë

    Rakipi: Një, një që ke anulluar

    Rama: Po pra ta shpjegoj unë, ta shpjegoj unë. Të shpjegoj pse nuk është anulluar kontrata e skanerave. Ta shpjegoj pse nuk është anulluar? Dmth ne i kemi bërë përpjekjet...

    Rakipi: Unë po të them sa ke bërë.

    Rama: Ore ne i kemi bërë përpjekjet.

    Rakipi: Pse, nuk e di unë përse?

    Rama: Pse?

    Rakipi: Ta kam thënë, mo. Se ti nuk e anullon dot se ha një gjobë... se ai i ka kalcifikuar, ai që iku nga pushteti, siç i ke kalçifikuar ti kontratat, të gjitha kontratat e koncesioneve që ke bërë ti, ky shtet i ka kalçifikuar.

    Rama: Sepse e keni mendjen te tepsia. Ooo, po merr lekë Ilir Beqja, ooo po merr lekë ai...

    Rakipi: Jo, Ilir Beqja. Shokët tu, miqtë e tu thonë se nuk i merr Ilir Beqja, i merr Edi Rama.

    Rama: Ja, ja, ja. Ja me ça merreni ju.

    Rakipi: Ku ka fuqi Ilir Beqja të marrë gjithë atë para?

    Rama: Ja me ça merreni ju. Ju jeni të turpshëm, mo.

    6 - MBYLLJA E LOJERAVE TE FATIT

    Edhe për lojërat e fatit, kryeministri pranoi atë që i thuhej në kohën kur përbetohej se do t'i mbyllte me çdo kusht: se lojërat e fatit sillnin të ardhura të konsiderueshme në buxhetin e shtetit. Por veç kësaj ai tha diçka të vështirë për t'u besuar; se brenda grupit parlamentar kishte kundërshti dhe ai kishte qenë në minorancë në këtë çështje.

    Rakipi: Nuk i mbyllët

    Rama: I kemi formalizuar, i kemi kufizuar, por nuk i kemi mbyllur. Sepse nuk janë krijuar kushtet dot për t'i mbyllur.

    Rakipi: Ca kushtesh duhen?

    Rama: Në këtë çështje unë kam qenë në minorancë. Sepse unë mendoj se në Shqipëri nuk duhet të ketë lojëra fati fare.

    Rakipi: Në minorancë nga kush mo? Nga parlamentarët e tu?!

    Rama: Po mo po, nga njerëzit që punojnë me mua dhe nga deputetët e tjerë.

    Sa për lojërat e fatit, që nisën me marrëzinë e operacionit "Fundi i Marrëzisë", qeveria Rama jo vetëm nuk i ka mbyllur, por ka shtyrë dy herë të tjera hyrjen në fuqi të ligjit, me justifikimin absurd se nuk janë nxjerrë aktet nënligjore. Ligji i miratuar dy vjetë më parë llogaritet të hyjë në fuqi në vitin 2019, nëse nuk do të shtyhet sërish. /Lapsi.al
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Duke_Of_Arberia për postimin:

    Neteorm (20-06-2017)

  3. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Të gjtha premtimet e pambajtura të Edi Ramës (VIDEO)

    Ndiqni videon tek ky link:

    http://www.lapsi.al/lajme/2017/06/20...o#.WUj8aoEzXYU


    Ja ku e keni kete sharlatan karagjoz qe njesoj si Haxhi Qamili, vjen verdalle neper Shqiperi me benevrek duke predikuar shtetberjen.
    Tek tuk ndonje i marre del e thote se po mban era shtet! Ne fakt po mban era sh*urre meqenese te dyja me SH-ë fillojne.
    Hidheni ne koshin e plehrave kete specie drejt zhdukjes..
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #3
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Të gjtha premtimet e pambajtura të Edi Ramës (VIDEO)

    Duke desha të të pyes, si mendon kush nga liderat do dorëhiqet mbas zgjedhjeve?

  5. #4
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Të gjtha premtimet e pambajtura të Edi Ramës (VIDEO)

    Citim Postuar më parë nga Lazo Lexo Postimin
    Duke desha të të pyes, si mendon kush nga liderat do dorëhiqet mbas zgjedhjeve?
    Duke i njohur se kush jane, te garantoje se asnjeri s'do e japi doreheqjen!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  6. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Të gjtha premtimet e pambajtura të Edi Ramës (VIDEO)

    Rama vertet nuk ka mbajtur asnje premtim dhe ka qeverisur shum keq,ne nje vend tjeter do ishte nje kryeminister qe nuk do ta kandidonte asnje. Do ishte nje humbes i sigurte. Por çudia e çudive ne ate vend eshte qe humbesi i sigurte eshte Basha,dhe kjo tregon se ne çfar pike ka arritur degjenerimi politik ne ate vend.

    Kemi nje parti-kualicion dhe kryeminister qe kan qeverisur edhe me keq seç parashikohej por prap preferohen me teper se PD,qe per kater vjet vetem opozite nuk beri...

  7. #6
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Të gjtha premtimet e pambajtura të Edi Ramës (VIDEO)

    c'do popull meriton drejtuesit qe ka. Ta gezoni Ramen edhe 4 vjet te tjera
    Ndryshuar për herë të fundit nga murik : 20-06-2017 më 22:47

  8. #7
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Të gjtha premtimet e pambajtura të Edi Ramës (VIDEO)

    Një votë kundër Edi Ramës

    Nga Enton Abilekaj - 16:31, 21/06/2017
    Në 2013 kur ishte e qartë se kishte nevojë për qeveri të re, kishte shumë që dyshonin. Nuk ishin me Berishën, por ishin të bindur se Rama ishte më i keq se Berisha. Krahasimi i liderëve, që ndikon kaq shumë në zgjedhje, jo vetëm në Shqipëri, nuk vlen kur ka një qeveri të keqe. Nëse keqqeverisja nuk do të ndëshkohej me votë në 2013, me mendimin se do të vijë një më i keq, mandati i tretë i Sali Berishës, do të ishte më i keq, ashtu si një krim i pandëshkuar përsëritet. Nuk mund të parashikohej atëherë që e njëjta situatë do të përsëritej vetëm pas 4 vjetësh. Nuk ka ndodhur kurrë kështu, por këtë herë qeveria dështoi që në mandatin e parë.
    Janë përmendur dhjetëra herë dështimet e qeverisë Rama. Te emisioni i Ylli Rakipit, “Të pakspozuarit”, për herë të parë u gjend përballë premtimeve të pambajtura dhe nuk dha argument për asnjë prej tyre. U pyet pse dështoi me uljen e çmimeve të shportës që do të lehtësonte familjet e varfëra të paktën për ushqimin bazë dhe tha që ka nxjerrë 60 mijë vetë nga varfëria. Një shifër e kundërt me atë të Bankës Botërore, ku varfëria absolute është vlerësuar si e rritur me 1.5 për qind pra rreth 45 mijë vetë janë zhytur në varfëri. U pyet për uljen e çmimit të energjisë dhe u përgjigj se çmimi është ulur. Në fakt çmimi është ulur për Ramën, ministrat dhe gjithë ata që shpenzojnë shumë më shumë se 300 kilovat/orë në muaj, por është rritur për 75 për qind të popullsisë që paguanin 7 lekë për kilovat dhe paguajnë më shumë se 9 lekë. Kompensim për këtë rritje marrin vetëm 10 për qind e popullsisë. U pyet për shëndetësinë falas dhe tha që është në proces, duke argumentuar se PPP-të janë pjesë e këtij qëllimi. Në fakt PPP-të ose koncesionet e shtrenjta të shëndetësisë e kanë dyfishuar koston.
    Ndryshimi i vetëm është që pagesa nuk bëhet direkt, me tarifa, por indirekt, me taksa. Vetë ministri Beqja e ka pranuar që kompania e check up, është paguar për shërbime që nuk i ka kryer, pra rreth dyfishi i asaj që do të merrte nëse do të paguhej në dorë nga pacientët. Për anulimin e koncesioneve të qeverisë Berisha dhe për heqjen e taksës së qarkullimit të naftës për bujqësinë, nuk kishte asnjë përgjigje, ndërsa për lojrat e fatit dhe për dështimin spektakolar të operacionit “Fundi i marrëzisë”, tha që janë pakësuar kazinotë. Një tjetër e pavërtetë, që përgënjeshtrohet çdo 50 metra, në çdo lagje të çdo qyteti sado të vogël.
    Nuk janë vetëm këto, është aksioni kundër informalitetit që dështoi për biznesin e madh dhe përfundoi duke futur në burg shitës dyqanesh, është aksioni për cilësinë e karburanteve që u mbyll me arrestimin e dy rojeve që nuk dhanë faturë pas mesnate, është aksioni për kontrollin e territorrit që nuk lejoi asnjë ndërtim, përveç të atyre që kanë lejen e partisë, është reforma në arsim që pasi mbylli disa universitete, po favorizon klientët me paratë e buxhetit të shtetit dhe po shkatërron të ardhmen e maturantëve.
    Qeveria dështoi, jo vetëm se Rama nuk di, ai as nuk do. E quan të mbajtur premtimin e taksës progresive, por ajo u vu vetëm mbi të ardhurat dhe goditi vetëm shtresën e mesme të popullsisë. Taksat e tjera u rritën, por mbetën të sheshta. Të pasurit ia arritën qëllimit që të taksohen po aq sa të varfërit. Çmimin e energjisë e rriti për të varfërit, por e uli për të pasurit, Universitetet po bëhen mollë e ndaluar për të varfërit, por ama po pasuron pronarët. Cilësia e naftës nuk u përmirësua se duhet të pasuroheshin tregtarët e mëdhenj, ndërsa këmbësorët thithin tymin e zi në rrugë. Lufta ndaj informalitetit, lojrat e fatit etj. Të gjitha dështuan, jo vetëm prej paaftësisë, por edhe prej mungesës së vullnetit, prej partneritetit të Ramës me të pasurit në dëm të të varfërve dhe shtresës së mesme. Rikthimi i ligjit per importin e plehrave ishte vetëvrasja morale, pika e fundit e degradimit te shpejtë.
    Kanabisi është lulja në ballë për një qeveri të dështuar, që nuk ka asnjë bilanc, një qeveri që po sulmohet nga Rama për pjesën e LSI dhe nga Meta për pjesën e Rilindjes.
    Nuk mbaron këtu. Edi Rama është kryeministri më armiqësor me liritë e individëve, me mediat dhe me pluralizmin. Si një lider autoritar, punoi në dëm të demokracisë dhe lirisë. Dy gishtat lart në fushatë, nuk e përgënjeshtrojnë, por e konfirmojnë armiqësinë e tij me pluralizmin. Ai kërkoi dhe vazhdon të kërkojë zvogëlimin ose minimizimin pa votë të kundërshtarëve apo konkurentëve. Këtë bëri me Blushin në parti, këtë tentoi me përjashtimin e opozitës nga Reforma në Drejtësi në korrik 2016, këtë po bënte me gëzim kur vendosi të futej në zgjedhje pa opozitën dhe kur dështoi me këtë, u bashkua me PD për t’u marrë frymën dhe votat të tjerëve.
    Kërkoi dhe arriti kontrollin absolut të massmedias, por përsëri kontaktet me masën vendosi t’i mbante drejtpërsëdrejti nga rrjetet sociale, ku bëri edhe ERTV, edhe komunikimin e përjavshëm pa ndërmjetës.
    Është një bilanc i frikshëm, që relativizohet nga frika prej Lulzim Bashës. Dikush thotë që është kopje e Edi Ramës, dikush thotë që është më i keq, që nuk di të qeverisë, që është i parritur. Të gjitha këto janë përpjekje për relativizimin e dështimit të një qeverie që po përfundon mandatin, duke kërkuar një mandat akoma më të madh. Përshtypja për liderët mund të gënjejë, ashtu sic gënjeu pak njerëz në 2013, por ligjet e demokracisë që janë vendosur pas shekujsh përvoje, mbeten të pagabueshëm. Rotacioni është i pagabueshëm, shkarkimi i një qeverie që punon keq. Sot që Rama dështoi, prapë ka një përgjigje për ata që e paralajmëruan në 2013.
    Qeveria Rama, dështoi, por Berisha 3 do të ishte më e keqe. Ndaj diskutimi sot për kandidatët për Kryeministër sot është i kot. A është më i mirë Basha se Rama? A është më i mirë Petrit Vasili se Rama? Ndoshta jo, por e sigurtë është një qeveri Basha 1, apo edhe Vasili 1 do të jetë shumë më e mirë se Rama 2, ashtu si Rama 1 ishte më e mirë se çdo variant i Berisha 3. Rotacioni është zgjidhja më e mirë, ai që punon keq duhet shkarkuar.
    Shkruar për SYRI.net 
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  9. #8
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Të gjtha premtimet e pambajtura të Edi Ramës (VIDEO)

    Video / Çasti kur Rama doli bllof në “Opinion”. Kryeministri nuk është në gjendje të thotë qoftë edhe një investim të huaj të rëndësishëm që ka sjellë në Shqipëri.

    Mjeshtër i replikave me kazan, tepsi dhe kusi Edi Rama ka rezultuar bosh në çështjet ekonomike gjatë debatit të djeshëm në Opinion përballë gazetarëve. Mbi dhjetë herë edhe Fevziu, edhe Artan Hoxha edhe Shkullaku e kanë ftuar të tregojë qoftë edhe një investim të madh të huaj (mbi 5 milionë euro) që ka ardhur në vend gjatë kohës sq qeverisjes së tij. Ashtu siç duket edhe në videon poshtë, Rama ka fillar të merret personalisht me gazetarët, i ka ofenduar se ju nuk kuptoni, i ka provokuar duke thënë se i lexojnë gabim raportet dhe në fund ka përsëritur mbi pesë herë: “Unë nuk hyj në këtë debat”.

    Por konkluzioni i bisedës është se ai nuk qe në gjendje të thoshte qoftë edhe një investim të madh të ardhur në Shqipëri.

    Ky debat u zhvillua në kuadër të një bisede më të gjërë se ku kanë shkuar rreth 2.5 miliardë USD që qeveria Rama ka marrë borxh gjatë këtij mandmandateveria pretendon se 700 milionë (FMN thotë 500 milionë) i ka përdorur pëer shlyerjen e detyrimeve të periudhës Berisha. Po të tjerat? Shkullaku ka ndërhyrë fort për të thënë se qeveria Rama nuk ka bërë asnjë investimtë madhe në infrastrukturë, ne porte, aeroporte e të tjerë. Por mbi të gjitha se ajo ka dështuar të thithë investitorë të huaj të mëdhej. Nga 900 milionë USD investime të huaja që llogarit qeveria, 400 milionë USD janë të kontraktuara nga qeveria paraardhëse (gazësjellësi TAP dhe hidocentrali i Devollit) ndërsa 50 e ca milionë të tjera janë zgjerim i investimeve ekzistuese.

    Pikërisht në këtë debat Ramës iu përsërit disa herë pyetja: Na thuaj një investim të madh që ke sjellë në Shqipëri. Për 5 minuta me radhë, ashtu sikurse shihet në video, ai mbeti pa përgjigje. (lapsi.al)

    http://www.lapsi.al/lajme/2017/06/23...t#.WU1GZoEzXYU
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •