Njė nga gafat mė tė rėnda qė po shihen gjatė fushatės pėr zgjedhjet parlamentare nė Shqipėri ėshtė fushata pėr tė pėrfshirė rininė nė politikė me pretekstin se rinia ėshtė e pastėr dhe nuk ėshtė e inkriminuar e pėr pasojė mund tė drejtojė vendin, duke zėnė vendet si nė Parlament, qeverisje, drejtime tė ndryshme tė shtetit, dhe nė politikėbėrjen e vendit. Mendoj se kjo thirrje ėshtė komplet e gabuar pėr disa arsye.

Sė pari, rinia e vendit tonė ka nevojė pėr punė, tė futet nė punė, tė punojė sipas profesioneve qė ka zgjedhur, tė japė kontributin e saj nė pėrparimin e Shqipėrisė dhe pasi tė fitojė eksperiencėn e nevojshme nė punė mund tė pėrzgjidhet nė drejtim sipas profesionalizmit dhe meritokracisė.

Ēfarė ka ndodhur kėto 26 vite me rininė?

Ėshtė e njėjta gjė qė ndodhi nė rregjimet komuniste, qoftė nė Shqipėrinė e Enver Hoxhės i cili pas luftės eliminoi profesionistėt dhe burokratėt e shtetit dhe vendosi tė rinjtė apo i dėrgoi pėr disa vite jashtė shtetit pėr t’u profesionalizuar, por mė pak nė rregjimet e tjera komuniste nė Europėn Lindore dhe Qendrore. Deri sa erdhėn grupet e specializuara dhe tė profilizuara nga vendet Lindore pas 2-4 vitesh, Shqipėria hoqi tė zitė e ullirit qoftė pėrsa i pėrket drejtimit tė vendit, qoftė pėrsa i pėrket resurseve natyrore, qoftė pėrsa i pėrket burimeve njerėzore, tė cilat i keqmenaxhuan. Pėr pasojė, deri nga vitet ’55, Shqipėria pati probleme tė mėdha ekonomiko-financiare por edhe sociale dhe politike pėr shkak tė gabimeve tė rėnda nė qeverisje dhe nė politikė, duke patur parasysh se nė drejtim u vendosėn tė rinj pa eksperiencė apo militantė qė nuk ishin tė profesionit pėrkatės.

Rezultati?

Krahas dėmeve tė luftės deri nė vitin 1955, Shqipėria u ndesh me shumė probleme tė cilat mund t’i kishte lehtėsuar apo anashkaluar nėse do tė kishte profesionistė nė drejtimin politik dhe ekonomik e social tė vendit, sepse ndodhi fillimi i diktaturės komuniste njė partiake, u vranė patriotė dhe intelektualė pa hesap, u vendosėn militantė pa shkollė nė drejtime tė rėndėsishme, ndodhi prishja me jugosllavėt, lufta me grekėt nė 1949 dhe lufta 10 vjeēare me bandat. Shqipėria mbeti e shkatėrruar deri nė 1955. Pas kėtij viti, gjėrat morėn pėr mirė qoftė pėr shkak tė ndihmės sė pakursyer tė BRSS, qoftė pėr shkak tė ardhjes sė kuadrove tė reja tė mirėpėrgatitura profesionalisht. Por mė vonė pėr shkak tė spastrimeve pėr ruajtjen e pushtetit ēdo 5-7 vjet, rregjimi i Enver Hoxhės gjithnjė gjendej pėrpara mungesės sė burimeve tė profesionalizuara dhe meritokrate, qė duhej tė drejtonin vendin e pėr pasoje propozimet e projektet shkonin keq.

Disa nga ato – mė idiotet qė shkatėrruan ekonominė dhe financat e Shqipėrisė ishin propozimet pėr militarizimin e vendit, idea idiote pėr tė tufėzuar bagėtitė dhe pėr tė bėrė arėzat, duke shkatėrruar kėshtu bujqėsinė private, ide shkatėrrimtare e shtetit ateist tė vetėm nė botė, idea e ngritjes se industrisė sė rėndė nė vend qė tė shkohej me pėrparėsinė ndaj industrisė sė lehtė dhe ushqimore e asaj tė turizmit. Kjo shkaktoi njė gjendje tė rėndė qė e dimė tė gjithė, e cila solli revoltat popullore nė fund tė viteve `80 dhe mė nė fund ndryshimin e sistemit diktatorial nė atė demokratik. Ky problem sigurisht ka ndodhur edhe gjatė kohės sė Zogut, nė tė cilin u vendosėn bejlerė pa shkolla nė drejtim, duke e lėnė Shqipėrinė si vendin mė tė varfėr nė Europėn e asaj kohe. Pas vendosjes sė Demokracisė, gjendja filloi tė ndryshojė, por pėrsėri idea e futjes sė tė rinjve nė drejtim tė politikės shqiptare duke eliminuar profesionistėt vazhdoi tė mbetet prioritet.

Njė nga budallallėqet e PS e kryesisht tė Fatos Nanos, i cili i detyruar t’i shmangej pėrgjegjėsive tė sė kaluarės pėrdori kartėn e rinisė duke ngritur Forumin Rinor Socialist, dhe duke vendosur me kalimin e kohės shumė nga ata nė drejtimin e vendit, tė qeverisjes e tė partisė, krijoi precedentin e rrezikshėm por dhe aq tė kamufluar me fjalė tė bukura se `e ardhmja e vendit ėshtė rinia` etj., etj. Tė vendosjes sė tė rinjve pa eksperiencė nė Parlament, qeverisje, politikė.

Kjo krijoi njė plejadė tė rinjsh militantė qė nuk kishin profesione pėrveē tė bėrtiturave dhe besnikėrisė pro kryetarit tė tyre, tė cilėt drejtuan Shqipėrinė ndėr vite. Kėtė risi tė PS e pėrvetėsoi edhe PD edhe partitė e tjera, sepse kryetarėt e vjetėr tė kėtyre partive e kuptuan fare mirė qė mund tė drejtosh partinė dhe vendin pa hasur nė pengesa qoftė nė thyerjen e ligjit, qoftė nė gabimet nė drejtim: nė qeverisje por dhe nė politikė. Dhe nėse vėrehej ndonjė gabim apo budallallėk nė drejtim, i riu largohej, procedohej, burgosej ose jo – por e rėndėsishme ishte qė `partia mbetej e pastėr`, `lideri i partisė` mbetej i pastėr dhe impozant qė nuk bėn gabime`. Programi i partisė ishte i rregullt, etj., etj. Hipokrizi e gjallė. Pasojat e drejtimit tė tė rinjve militantė tė partive nė drejtim apo, pak mė vonė tė futjes sė militantėve me moshė mė tė rritur por aspak profesionistė, ishte dhe mbetet katastrofike pėr Shqipėrinė sepse:

- Mungesa e profesionalizmit shkatėrroi pėrgatitjen zinxhir tė kuadrove profesionistė.

- Mungesa e profesionistėve dhe meritokratėve nė drejtim shkaktoi shkatėrrimin e administratės shtetėrore dhe lokale, duke shkaktuar humbje dhe keqpėrdorim tė fondeve tė buxhetit.

- Mungesa e profesionistėve dhe meritokratėve shkaktoi njė keqmenaxhim tė burimeve njerėzore dhe gabime tė rėnda tė qeverisjen e vendit dhe tė asaj lokale.

- Mungesa e profesionistėve dhe meritokratėve shkaktoi rritjen e korrupsionit, hajdutėrisė, keqpėrdorimin e tenderave nė tė gjitha ministritė.

- Mungesa e profesionistėve nė Arsim dhe Shėndetėsi shkaktoi krijimin e shkollave tė larta dhe disa shkollave private aspak cilėsore, por thjeshtė pėr tė zhvatur para dhe pėr tė dhėnė diploma tė pamerituara, pėr pasojė daljen e njė kontigjenti tė madh studentėsh me diploma ose false ose pa asnjė kualitet tė atij qė e mban.

- Mungesa e profesionistėve nė Shėndetėsi shkaktoi degradimin e sistemit publik shėndetėsor parėsor dhe sidomos atij spitalor. Shkelja e ligjeve dhe rregullave, drejtimi pa bord i spitaleve, tenderimet nėpėrmjet spitaleve, mungesa e kontrollit dhe menaxhimit tė mjekėve, infermierėve, futja nė punė pa kritere, shkaktoi rėnien e sistemit spitalor nė nivele tė spitaleve tė lėmoshės, pa asnjė lloj cilėsie dhe komoditeti dhe tė ngarkuar me ryshfete dhe korrupsion galopant.

- Po kėshtu dhe nė Polici e nė Urbanistikė, nė Hipoteka e kudo ku hynė nė punė tė rinj drejtues pa eksperiencėn pėrkatėse. Idea e ish kryetarit tė LSI qė tė vėmė rininė nė drejtim mbetet po aq e gabuar sa dhe fshatareske, sepse duke kujtuar se jeta ėshtė ashtu si e kaloi ky kryetar partie: nė moshėn 20 vjeē pa asnjė kontribut u bė deputet (si shumė tė tjerė), nė moshėn 30 vjeē u bė kryeministėr (pa i thėnė –punė tė mbarė asnjė njeri), nė moshėn 40 vjeē kryetar Kuvendi dhe tani president i vendit, sidoqoftė ky shembull nuk ėshtė i njė gjeniu qė ndihmohet pėr tė ecur pėrpara, por pėr mendimin tim ėshtė njė shembull se si njė njeri pa punė i futet politikės pėr tė gjetur punė dhe duke gjetur pėrreth drejtues tė korruptuar e plot mėkate nė ndėrgjegje, shfrytėzoi rastin pėr tė drejtuar vendin e pėr t’u pasuruar. Mendoj se ky nuk duhet tė jetė modeli pėr tė rinjtė.

E rėndėsishme ėshtė qė rinia tė futet nė punė, tė fitojė eksperiencė minimale 5 vjeēare dhe pastaj tė drejtojė sipas meritokracisė dhe profesionalizmit. Kėtė duhet t’u thonė politikanėt tė rinjve, dhe jo t’i orientojnė pėr t’u bėrė servilė tė drejtuesit partiak, e tė thonė vetėm peqe lepe, e tė mėsojnė se si tė korruptohen e tė marrin ryshfete, sepse drejtuesi prandaj do tė rinj nė punė, qė ti pėrdorė, sepse ata nuk dinė dhe nuk i njohin ligjet, kėshtu qė gabojnė farė lehtė dhe nė tė ardhmen do tė gjenden pėrpara ligjit pėr shkeljet qė do tė bėjnė.

Problemi qė nuk ėshtė ekspozuar dhe ėshtė po aq i rėndėsishėm sa problemi i tė rinjve ėshtė problemi i moshės sė mesme dhe para pensionit. Ē’do bėhet me ta nė qeverisjet jashtė binarėve tė partive shqiptare qoftė atyre tė vogla e qoftė atyre tė mėdha? Dihet se kjo moshė, pra mosha e mesme qė ka shumė vite punė, qė ka eksperiencė tė jashtėzakonshme sipas profileve – nė pėrgjithėsi shmanget nga drejtimi, qoftė ai politik, qoftė ai ekonomiko-financiar dhe qoftė ai menaxhues, me pretekstin idiot qė... `janė tė vjetėr`.

Harrohet se vendet e BE SHBA, Australisė, Kanadasė, etj., kanė ecur pėrpara pikėrisht nga ky fakt sepse kanė vėnė nė drejtim njerėzit e duhur me eksperiencė, profesionistė apo meritokratė, sepse mosha e mesme dhe e vjetėr (siē e quajnė moshėn afėr pensionit) janė nė fakt me njė barrė eksperience dhe novacionesh, ose janė biblioteka informacioni dhe pėrvoje. Nė Shqipėri, mesa duke po ndodh (sigurisht me ndihmėn e politikanėve) njė urrejtje pa justifikim ndaj pjesės mė me eksperiencė nė Shqipėri, e cila po largohet nga puna nė vend qė tė viheshin nė drejtim, po pushohen nga puna nė vend qė t’i mbanin si konsulentė apo kėshilltarė, po thellojnė hendekun midis moshės sė vjetėr me moshėn e re, duke krijuar pėrshtypjen qė mosha e vjetėr ėshtė e padobishme. Nėse nuk vendoset mosha me eksperiencė nė drejtim, Shqipėria do tė ngecė nė vend dhe do tė pėsojė vazhdimisht dhe nė mėnyrė ciklike gjithmonė kėto mungesa stabiliteti nė ekonomi, financė, politikė, nė marrėdhėniet me tė huajt dhe fqinjėt. Kjo tė kujton historinė e atyre pleqve qė djemtė e tyre i hidhnin nga shkėmbi me pretekstin qė nuk duheshin. Ėshtė njė histori qė gjendet vetėm nė Folklorin shqiptar, dhe mendoj se kjo histori ėshtė zanafilla e keqdrejtimit tė Shqipėrisė dhe tė trojeve shqiptare nga tė rinj avdallė e tė papjekur nė vend tė `pleqve tė urtė`, tė cilėt mund ta drejtojnė timonin e anijes shqiptare, aty ku duhet.