Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Presidenti Donald Trump bën zgjedhjen e tij: Lulzim Basha kryeministër i ardhshëm i Shqipërisë

    FOTO/Kreu i PD, Lulzim Basha takon Presidentin e Amerikës, Donald Trump

    Emri:  Basha-trump.jpg

Shikime: 442

Madhësia:  25.4 KB

    Kreu i PD-së, Lulzim Basha gjatë vizitës në SHBA është takuar me Presidentin Donald Trump. Fotoja e takimit është postuar nga kreu i PD-së në rrjetin social Facebook.

    Basha ka folur dhe se çfarë ka diskutuar me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    “Takim i jashtëzakonshëm me Presidentin Donald Trump! Vizioni dhe kauza e tij janë frymëzim dhe inkurajim kolosal për lëvizjen tonë për një Republikë të qytetarëve, me ekonomi të fortë dhe të nesërme të sigurt për të gjithë shqiptarët. Sapo mbylla një vizitë dy ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë Javës së Shtëpisë së Bardhë për Zhvillimin e Fuqisë Punëtore ku po diskutohen iniciativat e administratës Trump mbi uljen e taksave, trajnimin profesional, stazhet e punës dhe financimin e studimeve. Mirënjohje të pakufishme Presidentit Trump dhe SHBA për mbështetjen për Shqipërinë dhe shqiptarët!”,- shkruan Basha.

    Ky është takimi i parë i një politikani të lartë shqiptar me Donald Trump pas zgjedhjes së tij si President i SHBA-ve. Edhe pse një foto e tillë ka qëllim për tu përdorur gjatë fushatës elektorale, takimet të tilla të politikanëve shqiptarë, jashtë kontekstit personal, vlejnë dhe për raportet mes dy vendeve.

    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Presidenti Donald Trump bën zgjedhjen e tij: Lulzim Basha kryeministër i ardhshëm i Shqipërisë

    Po ky Trumpi, nuk i pelqeu surati i shokut Rama kur e takoi ne Bruksel? As doren nuk i dha Rilindasit tone piktor. Kurse ketij bukuroshit te demokrateve e ftoi ne Uashington qe pa u mbajtur zgjedhjet edhe pse nuk ka asnje pushtet ne Shqiperi.

    Kushedi si thone shoku Rama e shoku Meta kur mesuan kete lajm:

    - Vaj me det! Do Zoti nuk i fitojme ne zgjedhjet, se na duhet te merremi edhe me Trumpin pastaj!

    Albo

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •