Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 25
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Fatos Nano, kandidat për President në rast nevoje?

    Lufta e pamëshirshme politike gjatë fushatës zgjedhore ka përfshirë dhe planet `B`, madje dhe plane `C` në rastet se… jo çdo gjë mund të shkojë mirë gjatë dhe pas zgjedhjeve. Dihet që, partitë politike shqiptare ose më mirë kryetarët e këtyre partive politike shqiptare mund të bëjnë lëvizje të papritura, aq sa dhe të vendosin para kolapsit ligjor të tërë referencën ligjore. Një nga këto mundësi është dhe paralajmërimi i ish- kryetarit të LSI, që mund të japë dorëheqjen në raste të veçanta si kjo që po ndodh me LSI-në, e cila po gjendet në vështirësi pas 10 vjetësh qeverisjeje. Sigurisht, pasi dëmtoi rëndë PD në fund të mandatit qeverisës 2005-2013, kur papritur kryetari i atëhershëm i LSI u largua nga qeverisja në Mars të 2013, duke e lënë PD pa kuorum qeverisës. Po kjo LSI është përpjekur të shkëputet nga PS për të bërë të njëjtin marifet ashtu siç e bëri para katër vitesh, duke hezituar me dashje të miratojë dhe të pranojë paraprakisht, koalicionin me PS për zgjedhjet e 25 qershorit (duke mos e dhënë fjalën për këtë).

    Mesa duket, PS kishte marrë masat për t’i dalë përpara këtij veprimi duke përdorur një model të ri të shmangies së humbjes përballë zgjedhjeve të ardhshme (ashtu si i ndodhi PD para katër vitesh), duke e propozuar Kryetarin e LSI për President, duke e justifikuar këtë propozim edhe me faktin se tre Presidentët e fundit të vendit ishin propozuar nga PD. Propozimi i miratuar me maksimumin e votave, duke kënaqur PS dhe të majtën në përgjithësi, por mesa duket la një shije fare të hidhur në buzët e kryetarit të LSI, i cili bëri sikur u gëzua, por në fakt duke patur përballë një palë zgjedhje të vështira e kuptoi se e ardhmja e LSI nuk është e mirë, duke patur parasysh gati dhjetë vite qeverisje me të dy partitë e mëdha, që nga viti 2006 e deri në 2017.

    Duke u gjendur përpara faktit të kryer të pranimit të ofertës për President, duke u kënaqur me fitoren personale të vlerësimit nga ana e Parlamentit që e zgjodhi si Kryetar shteti, z. Meta e pati fare të qartë se e ardhmja e LSI përfundonte këtu, nëse ai vetë nuk do të ishte kryetar i asaj partie. Këtu nis tragji-komedia e kryetarit të kësaj partie dhe të partisë së tij, e cila në sajë të driblimeve politike 10 vjeçare, duke qëndruar në shumicën e rasteve mbi dy karrige, duke ja futur Nanos, e Ruçit, duke ja futur Berishës dhe pjesërisht Ramës, kryetari i kësaj partie mendoi se taktika `dridhe Like` do të vazhdojë pafundësisht. Por çdo gjë ka një përfundim, sidomos me ata njerëz që luajnë me dy porta, dhe që rrinë mbi dy karrige.

    Shqipëria me ndihmën e SHBA dhe BE po përpiqet të përfundojë tranzicionin dhe të kalojë në një etapë të re –atë të integrimit përfundimtar në BE. BE dhe SHBA vunë kritere e kërkuan reforma, të cilat kryetari i PS i realizoi tërësisht e pa llafe gjatë këtij mandati. Një nga Reformat që cënonte direkt disa kryetarë partish, madje dhe drejtues të tjerë politikë, gjykatës dhe prokurorë, ishte Reforma në Drejtësi. Populli shqiptar, sado i pakulturuar dhe i paarsimuar siç duket në pamje të parë, e kuptoi që kjo reformë do të prekte kupolën drejtuese politike dhe servilët e tyre, dhe mesa duket mbështeti kërkesat e BE dhe SHBA si dhe interpretin e tyre Edi Ramën.

    Pavarësisht vështirësive që ne i pamë dhe nuk do të flasim për pengesat dhe stërkëmbëshat që i u vunë zbatimit të kësaj reforme gjatë tre viteve, u vu re një karakteristikë e re e paparë gjatë viteve të kaluara; PD më në fund nëpërmjet kryetarit të saj të ri e pranoi realizimin e Vettingut, bërjen e zgjedhjeve të reja duke formatuar qeverinë dhe qeverisjen dhe realizmit të zgjedhjeve të reja parlamentare pa ndërhyrjet e zakonshme nëpërmjet ryshfetit, harxhimeve të buxhetit të qeverisë, shitblerjes së votës në para dhe në mall, ri- konfigurimit të KQZ. Këto risi, populli i priti me gëzim dhe për herë të parë është i ç’tensionuar para zgjedhjeve katër vjeçare.

    Në këto zgjedhje të reja vërehet gjithashtu se të dy partitë e mëdha kërkojnë shmangien e koalicioneve me partitë e vogla parazitare, të cilat për vite me rradhë, që kur u bënë koalicionet e para qeverisëse, penguan qeverisjen e partisë fituese duke e kërcënuar me prishjen e koalicionit nëse nuk merrnin `llokmën` që kërkonin. Kjo `llokmë` pushteti pati efektet e veta negative qeverisëse, që nga koha kur Berisha largoi ministrin e Shëndetësisë, Prof. Maksim Cikulin dhe e zëvendësoi (për hir të mos prishjes së koalicionit dhe qeverisjes) me një person qesharak si Nard Nokën. Nga ky moment efektet qeverisëse dhe programet partiake morën fund në favor të korrupsionit, militantizmit politik, amoralitetit qeverisës, shkeljes së ligjit dhe rregullave, deri në ditët e sotme.

    Tani që kryetari i PS kërkon që timonin qeverisës ta mbajë një person dhe jo disa (dhe për mendimin tim ka të drejtë, nëse do të respektohen ligjet profesionalizmi dhe meritokracia), po këtë argument e pranon edhe PD, e cila për mendimin tim ka bërë reformimin më të mirë politik gjatë 25 viteve (pavarësisht mungesës së autokritikës dhe vënies para përgjegjësisë së shkaktarëve të humbjes), duke larguar gati gjysmën e deputetëve aktualë nga konkurimi për zgjedhjet e 25 qershorit. Këtu po del një kundërshtim i ri për këto kërkesa dhe propozime që i bëhen elektoratit.

    Ekziston mundësia që ish-kryetari i LSI, i cili është zgjedhur President i vendit nga Parlamenti, nga rreziqet që ai sheh që po i kanosen partisë së tij madje dhe vetes së tij në të ardhmen, mund të japë dorëheqjen nga posti i Presidentit, duke e futur në këtë mënyrë vendin në një krizë institucionale të paprecedentë. Ky mendoj se është një nga shkaqet e takimit Nano-Rama. Dihet se Fatos Nano, pavarësisht problemeve të kaluara me PS dhe veçanërisht me Ramën, mbetet një potencial eksperience dhe është i besueshëm për të dy partitë e mëdha si një kandidat për President të mundshëm në të ardhmen, nëse ka lëvizje të tilla të papritura nga Presidenti i zgjedhur, i cili shquhet për kthesa 180 gradëshe të papritura dhe në dëm të të gjithëve, por në favor të LSI dhe të tijin personal. Dihet që Nano mbetet një lider historik i së majtës ashtu si dhe Berisha, si lider i së djathtës, pavarësisht se vijnë që të dy nga PPSH.

    Shkaku tjetër i takimit Nano- Rama mund të jetë dhe një argument tjetër shumë delikat që nuk ka lidhje me zgjedhjet, por që mund të ketë lidhje me një ndërmjetësim që Nano mund të bëjë në favor të Berishës, përsa i përket të ardhmes politike të PD si p.sh., një koalicion i mundshëm PS-PD dhe nxjerrje në opozite të partisë më shumë se parazitare të LSI pas 10 vitesh qeverisjeje, por edhe për problemin e Vettingut, ku Berisha ose familja e tij apo politikanë të PD mund të preken direkt.

    Kjo ngelet për t’u parë në të ardhmen; sidoqoftë një gjë dihet me siguri se Nano mund të jetë një faktor stabiliteti politik shumë më i mirë se sa parulla sofiste e ish kryetarit të LSI: `me qetësi me dashuri`, nga e cila nuk ka mbetur asgjë.

    priftipirro2017@gmail.com

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Fatos Nano, kandidat për President në rast nevoje?

    Ore Pirro po s'ju ka mbetur as edhe nje fije nga shtylla kurrizore. Qendrimet e tua ketu ne forum i shkojne per shtat deshirave dhe qellimeve te dites te Rames, qe per hir te se vertetes kane nje dinamike te madhe ndryshimi. Ne nje moment te caktuar ishte Nano delja e zeze, pastaj Berisha, Basha, Blushi, Kokedhima e se fundmi Meta. Me fal po kur paska qene kaq parazitar ky Meta, perse i vajti ne Lalez per ngjala Rama? Perse nuk e largoi nga qeveria me perpara, por duroi 4 vite deri sa te ndjehej i fuqishem per ta bere diçka te tille?!
    Se permend edhe reformen ne drejtesi, te cilen Komisioni i Venecias e ndryshoi gati 90% nga varianti Sorosiano-Vllahutinist i Rames. Reforme qe me te drejte prek te gjithe sferen e politikes shqiptare, perfshire ketu edhe Berishen. Po Rama qe doli nga raporti i OSBE-se miliarderi me i madh i Shqiperise me 200milion euro pasuri, nuk trembet nga kjo reforme qe mezor pret ta votoje? Apo i beri 200 milion euro nepermjet librit "Kurban", best-seller qe i ka kaluar 50 milion shitje neper bote??? Se fiks keshtu i bie, qe çdo shqiptar anembane botes ta kete blere nga 30 here "Kurbanin" qe t'i justifikohet pasuria Rames...

    Jeni kthyer qesharak me keto qendrimet e partise, deri ne ate pike sa vleresoni dhe listen e Bashes per keto zgjedhje!
    PS: Rrofte mbreti, vdiq mbreti..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 13-06-2017 më 06:13
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759

    Për: Fatos Nano, kandidat për President në rast nevoje?

    President rezerve?!!!!!! idiotesia e rradhes te shkruar nga Pirro

    Perpara takimit u njoftuan te gjitha mediat , ,,pra takimi nuk ishte i fshehte por i reklamuar qellimisht

    E gjithe kjo te pergatise terrenin e udheheqjes PS ne rast humbjeje te zgjedhjeve dhe te pergatiten per udheheqes te ri,,,,,,,,, i cili duhet te mbroje interesa te caktuara lokaliste

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: Fatos Nano, kandidat për President në rast nevoje?

    Haaa. Joni-Joni . Pergjigjs idiote e rradhes nga Joni-Joni.
    Keshtu eshte kur nuk e lexon drri ne fund shkrimin.

  5. #5
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Fatos Nano, kandidat për President në rast nevoje?

    Vendi i cudirave nuk perjashtohet asgje

  6. #6

    Për: Fatos Nano, kandidat për President në rast nevoje?

    Po sigurishte qe i jap te drejte Pirros. Smund te jete Shqiperia , Shqiptret, dhe e gjithe elita politike ne doren e Metes. Dhe per cfare? Vetem per interesat e tija personale. Shpirti me behet maaaal qe po e djegin kte te pa bese qe e drredh si dhelpra, dhe qe pretendon se ka lindur trrim. Te lindesh trrim nuk behet roli i burrit K U R V E
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,325
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Fatos Nano, kandidat për President në rast nevoje?

    O Pirro,

    Cfare te tha Albo ne forum qe para se te mesoje "mareveshjen Rama-Basha" ku si thote shoku Lazo "Basha ia mori pushtetin ne tavoline Rames"? Te tha qe problemi i Edi Rames eshte se e gjen veten te rrethuar nga te kater anet pa vrime miu ku te fshehi koken e tij.

    - I duhet te perballet me elektoratin ne zgjedhje, ate elektorat qe per kater vjet vuajti ne kurrizin e tij qeverine me te keqe ne kete cerek shekulli demokraci.
    - I duhet te perballet me akuzat e partnereve nderkombetare se eshte strumbullari e sekseri i mafies e droges ne Shqiperi e me gjere: mafiozet i beri deputete te PS.
    - I duhet te perballet edhe me kercenimet e mafiozeve qe vete i beri deputete se do ta vrasin nese drejtesia shqiptare apo partneret nderkombetare i godasin ata.

    Cfare ben Uç Karavastaja qe Pirroja e beri kryeminister me voten e tij?

    Ne mendjen e Uçit, duke e bere Ilir Meten president, ai perpiqet t'ia faturoje fajin e keqqeverisjes se tij Ilir Metes. Plus i mohon ketij te fundit edhe deshiren e tij per tu bere kryeminister ne mandatin e dyte te rilindasve. Por ajo me kryesorja, ai po perpiqet t'ia faturoje gjithe krimet e ketyre kater vjeteve ne pushtet, dhe gjitheve pazaret e droges, e gjithe korrupsionin, Ilir Metes. Nderkombetareve u thote se gjithe pazaret e droges i ben Ilir Meta e jo une. Kurse shqiptareve u thote: gjithe keqqeverisjen e ketyre kater vjeteve, fajin e ka Ilir Meta e jo une! Me beni edhe njehere kryeminister mua vetem pa te shikoni! Me pak fjale, mos votoni per LSI e Ilir Metes.

    Qe thua ti Pirro, nderkombetaret presin arrestime te bujshme ne Shqiperi. Mafiozet nuk duan ti shohin deputete e "biznesmene" ne parlament e neper ekranet e televizioneve, duan ti shohin ne gjyq e prapa hekurave te burgut. Dhe nuk duan te shohin vetem Doshet e shoket e tij ne burg, duan te shohin edhe politikanet qe i bene keta kriminele me imunitet deputeti. Pra pyetja qe duhet ti besh vetes ti e gjithe shqiptaret para se te votoni eshte:

    - Kush e ka vendin ne burg, Edi Rama apo Ilir Meta, apo te dy?

    Rama ia dorezoi pushtetin Bashes qe para zgjedhjeve me shpresen se drejtesia nuk do te beje kurban Ramen por Ilir Meten. Kurse Ilir Meta shpreson ne nje humbje te thelle te PS ne menyre qe pushteti ti ngelet PD qe qeveris vendin dhe LSI qe ka presidencen. Dhe Ilir Meta shpreson se miku i tij Sali, do te ndermjetesoje e beje te mundur qe Basha te presi koken e Rames e jo te Metes me hanxharin e drejtesise. Fatos Nano nuk ka nevoje per presidence, por per ndonje got uiski.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 15-06-2017 më 02:04

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: Fatos Nano, kandidat për President në rast nevoje?

    O Duka e Arberise. Po shiko ke perkrah BE dhe SHBA. Populli do Europen e jo gropen qe i ka bere Berisha e Paraziti Meta i cili ka 15 vjet ne qeverisje qe nga 2002.

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar pirro10 për postimin:

    {A_N_G_E_L_69} (16-06-2017)

  10. #9
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Fatos Nano, kandidat për President në rast nevoje?

    Une di qe BE-ja dhe Amerika mbeshtesin ne rradhe te pare stabilitetin. Dhe stabilitet me hashashin qe ja ka kaluar ne prodhim edhe jonxhit, veshtire se mund te kete.
    Se jo per gje, por te shikoj qe ben rregullisht analiza super te gjata, duke gjetur edhe gjilperen ne kashte per kundershtaret e rradhes te Rames. Po çuditerisht tek hashashi, 300 mije vendet e punes, uljen e taksave, uljen e çmimit te ujit dhe energjise, uljen e çmimit te karburantit, shendetesine falas, meritokracine, zhdukjen e lojerave te fatit, zhdukjen e llotarise kombetare, 300 mije shqiptaret qe emigruan si te lebetitur drejte perendimit, infiltrimit te krimineleve ne politike, konçensioneve skandaloze e te tjera si keto, nuk i permend kurre!!! Jane pikerisht keto dhurata nga rilindja, qe ne janar te ketij viti, europa qe t'i pretendon se po te mbeshtet, t'i shtoi nga 3 ne 7 numrin e prioriteteve per te hyre ne BE...
    Apo edhe per keto fajin e kane prape Saliu me Meten?? E kuptoj qe nje militant socialist e ka te veshtire t'i pergjigjet kesaj pyetje, ndaj bej ate qe ben me mire kur s'ke argumenta per te replikuar: HESHT...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 16-06-2017 më 20:31
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  11. #10

    Për: Fatos Nano, kandidat për President në rast nevoje?

    Po po e Duke, me i vrim i bie fyllit. Thua ka ber kush me shume se Rama?
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  12. #11
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Fatos Nano, kandidat për President në rast nevoje?

    Fyllit ne rradhe te pare gjeji vendin. Se dyti po te shikosh listen e bemave te Rames, nuk e konkurron dot askush me demet qe i ka bere ne 4 vjet Shqiperise dhe 11 vjet Tiranes. Ketu bie plotedisht dakort me ty..
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  13. #12

    Për: Fatos Nano, kandidat për President në rast nevoje?

    Kte e thu ti dhe nji pakice e vogel e popullit. Ndryshe sdo ishte me i besuari dhe me i votuari Edi Rama.

    Ishte batute e pranueshme puna e fyllit qe te thashe. Ti gjej vendin fyllit? Mos u shqetso ca bej une me gjerat e mia. Te ka vajt menja per nai fyll ty qe thua ti gjej vendin
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  14. #13
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Fatos Nano, kandidat për President në rast nevoje?

    Me i besuari dhe me i votuari me votat e tepsis (siç i quan Rama LSI&co). Pa votat e tepsis i ka ngel gjithmone kallomi sheqerit.
    Ne kulmin e besimit te Rames shperngulen gati gjysem milion shqiptare drejte perendimit! Çfare paradoksi...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  15. #14

    Për: Fatos Nano, kandidat për President në rast nevoje?

    Duke, burri burrit, cfare do te thush pas zgjedhjeve kur Edi Rama do mari shume e shume mandate kunder te tjereve? Qe perkthehet ndryshe me i preferuari i popullit
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  16. #15
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Fatos Nano, kandidat për President në rast nevoje?

    Jo jo 100 milion shqiptar jan shperngul nen udhheqjen e rames
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  17. Anetarët më poshtë kanë falenderuar derjansi për postimin:

    {A_N_G_E_L_69} (17-06-2017)

  18. #16
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Fatos Nano, kandidat për President në rast nevoje?

    Dua ne rradhe te pare te shikoj sa do marri dhe sigurisht ne ç'menyre do arrij t'i marri...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  19. #17

    Për: Fatos Nano, kandidat për President në rast nevoje?

    Po pergatit skenaret se ca do thuash tani ti. Jemi ne 2017 shoku, iku koha kur Berisha grabiste gjithcka duke perfshire dhe te gjitha zgjedhjet. Ta kput koken si te zogut Amerika bashke me BE tani nese preket qofte edhe nje vote.

    A e ma men terrorin qe ka ber ne mot te jeteve stili djallZor ne cdo aspekt qe ka ber tradhetari i lindur i lig pre vicidolit?
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  20. #18
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Fatos Nano, kandidat për President në rast nevoje?

    Une s'kam arsye te merrem me skenare. Nese zgjedhjet nuk cenohet une do isha shume i kenaqur, pavaresisht se kush humb apo fiton.
    Keshtu qe mund te tregosh barcaleta sa te duash, po batardia qe ndodhi ne Diber vitin e kaluar tregoi pikerishterisht te kunderten. Dhe askush nga keta nderkombetaret qe permend ti nuk foli! Fakt..
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  21. #19

    Për: Fatos Nano, kandidat për President në rast nevoje?

    Te fillojme ne te flasim per fakte, vaj medet ca duhet te themi per stilin Afrikan qe eshte ndjekur ne Shqipri nga ato shoket e tu qe ti propagndon. Mas zgjedhjeve do kuptosh me qarte paster bukur dhe pa gabime se ne cilen ane eshte populli Shqipetar ...
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  22. #20
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Fatos Nano, kandidat për President në rast nevoje?

    Ore ty te ka ngel ora ne 90-ten me duket? Jemi ne 2017-en nqs se ke kuptuar.
    E ndjek ndopak aktualitetin ti apo jeton ne hene?
    Nuk ta vrau ndopak syrin angazhimi i Nokes ne strukturat e PS-se ne zgjedhjet e Dibres? Sikur e kishte lene mandatin per ligjin e dekriminalizimit ky tipi. Te mos flasim edhe per kriminele te tjere qe vetem nje klloun cirku si Rama mund t'i angazhoj aq serbes ne fushate.
    Po ta lejme menjane Dibren e 2016-es meqe ti diskuton vetem per 2017-en qe gjoja monitorohet me kaq imtesi nga BE-ja dhe Amerika (sipas teje).
    Nuk i ke lexuar lajmet e diteve te fundit, ku çdo dite dhunohet e rrihet barbarisht nga nje eksponente i strukturave te LSI-se? Apo e quan te rastesishme gjithe kete lloj dhune pikerisht ne periudhe fushate?
    Se me flet gjithmone per te kaluaren qe e ka marre ndeshkimin me vote nderkohe qe refuzon te shohesh aktualitetin.
    Azhornohu nje cike me shume perpara sesa te diskutosh...
    Ps: keshille miqesore kjo e fundit
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •