Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Rilindja e Krimit: Trefishohet trafiku i hashashit nga Shqipëria në Itali brenda një viti

    Antidroga italiane: Rritje drastike e trafikut të drogës nga Shqipëria

    Emri:  droga-durres.jpg

Shikime: 222

Madhësia:  20.0 KB

    Drejtoria Qendrore për Shërbimet e Antidrogës në Itali publikoi raportin për vitin 2016 lidhur me trafikun e drogës.

    Siç raportojnë mediat italiane, në raport vlerësohet një rritje e ndjeshme e trafikut të marijuanës në të dy anët e Kanalit të Otrantos, mes Shqipërisë dhe Italisë. Raporti vlerëson se, vitin e kaluar është vënë re një rritje e ndjeshme e sekuestrimeve të marijuanës, në 41.6 tonë, apo gati 347.15% më shumë në krahasim me vitin 2015.

    Sipas dokumentit, rritja është në kontrast absolut me vitin e shkuar, kur kishte më pak aktivitet në trafikun e narkotikëve.

    Pjesa më e madhe e marijuanës u dërgua përgjatë vitit 2016 nga Shqipëria, me gomone nga rajoni i Vlorës, apo përmes automjeteve kryesisht nga Porti i Durrësit.

    Të dhënat e Antidrogës italiane flasin për një bashkëpunim të grupeve të krimit të organizuar, shqiptare dhe italiane, të cilat shfrytëzojnë pozitën e veçantë gjeografike të rajonit. Sipas raportit, ky rajon është në qendër të rrugëve kryesore të Mesdheut, në veçanti Ballkanit, ku është përqendruar kohët e fundit trafiku i marijuanës nga Shqipëria. Ai tregon po ashtu se Italia është ndër konsumatorët më të mëdhenj të marijuanës në Europë, duke u renditur pas Francës me rreth 19% të të rinjve nga mosha 19-34 vjeç.

    Shqiptarët zotërojnë ekskluzivisht intenerarin Ballkan-Itali, të trafikut të drogës, ose më konkretisht janë padronët e kanalit të Otrantos, vlerësohet në një tjetër raport të autoriteteve italiane.

    Syri

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Rilindja e Krimit: Trefishohet trafiku i hashashit nga Shqipëria në Itali brenda një viti

    Na helmatisen me rop shpie! Nuk punohet keshtu me lendet e rrezikshme!

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •