Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    E FRIKSHME/ 56% e shqiptarëve duan të largohen nga vendi!

    Sipas Gallup, një kompani Amerikane kërkimore e njohur për sondazhet e saj, 56% e shqiptarëve dëshirojnë të largohen nga vendi i tyre, me shpresën për një jetesë më të mirë.Emri:  af9f92420cad0ef9367fe697c99740e37c522894.jpg

Shikime: 325

Madhësia:  23.4 KB
    Sondazhi, i kryer në vitet 2013-2016 në 156 vende të botës pyet njerëzit mbi 18 vjeç, pra në moshë madhore, nëse duan të migrojnë në një vend tjetër, dhe nëse po, cili do ishte ai vend. 14% e popullsisë globale, që përkthehet në 710 milionë njerëz, duan të largohen nga vendi i tyre.

    Shqipëria rënditet e dyta në këtë listë vendesh, bashkë me Haitin, të dyja me nga 56%. Në vend të parë, rënditet Sierra Leone, me 62%, një vend me luftra e konflikte. Ndërkohë, në vitet 2010-2012, dëshira për të emigruar tek shqiptarët ishte 36%,gjë e cila e bën Shqipërinë vendin me rritjen më të madhe të këtij të këtij treguesi.

    Ndërkohë, vendet të cilat pëlqehen më shumë nga emigrantët-potencialë janë Shtetet e Bashkuara në vend të parë me 147 milionë njerëz të cilët kanë shprehur dëshirën për tu zhvendosur atje, apo 21% e popullsisë. Më pas vijnë Gjermania, Kanadaja Mbretëria e Bashkuar dhe Franca. Emri:  e0665bb4f84cb339662a0f372e32c0827459e2d3.jpg

Shikime: 226

Madhësia:  21.6 KB

    Burimi
    http://www.gallup.com/poll/211883/nu...ampaign=tiles9

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: E FRIKSHME/ 56% e shqiptarëve duan të largohen nga vendi!

    O Llazo o lla po ikin te gjithe o lla!!
    U be deti kos e djath dhe po ikin te gjithe o lla!

  3. #3
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: E FRIKSHME/ 56% e shqiptarëve duan të largohen nga vendi!

    Carlii një ndër ata, jam edhe unë.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •