Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Çfarosja e Kristianëve ne Lindjen e Mesme – një Strategji e ISIS

    Çdo ditë bota në heshtje përballet me një problem thellësisht katastrofik, problem i cili shoqëron luftën civile dhe fetare në Lindjen e Mesme në Irak dhe sidomos në Siri, në Liban, Jemen, Egjypt.
    Ky problem që përfshihet në luftën fetare shumë vjecare e cila herë ndizet hapur dhe herë herë vazhdon heshturazi në shtetet e Lindjes së mesme, por dhe në Afrikë e Azi, kudo ku ato shtete përbëhen nga religjione të ndryshme dhe sete të ndryshme kryesisht ku predominon islami dhe religjionet e tjera janë në minorancë. Sigurisht tolerance fetare që respektohet nga popujt prishet gjithmonë aty ku interesat politike përplasen dhe politikanët për të arritur qëllimet e tyre, përdorin traditën fetare dominuese ose, në një mënyrë ose tjetër  përdorin taktikën shumë të suksesëshme `dividere et impera`.
    Sidoqoftë kjo që po ndodh në shekullin e XXI është e paparë, përsa i përket përmasave të shkatërrimit dhe çfarosjes fetare të kristianëve që po ndodh në Lindjen e mesme. Dhe këtë po e realizon një fraksion radikalist pseudo-islamik i cili përdor pjesë të Kuranit për të dominuar dhe për të përhapur një traditë sektare radikaliste të vehabizmit.
    Pa i hyrë hollësirave, mund të konstatohet se radikalizmi islamik i ka fillesat e tyre në shek e XX pas rënies së Komunizmit, madje   atributet fetare u nxitën në Afgnistan si pjese e luftës kundër ish-BRSS, në të cilën Muhaxhidinët e grupit të Bin Ladenit u nxitën dhe u furnizuan me armatime modern nga SHBA dhe aleatët.
    Kjo përpjekje për të luftuar komunizmin  dhe pushtuesit komunistë në Afganistan apo dhe në vëndet ku ish BRSS pati influence si Egjypti, Siria, Libia, iraku, irani, Afganistani, u përzje me flakët nacionalisto-fetare dhe me rizgjimin e idesë së Saaladinit për të krijuar një Khalifat të madh arab por dhe në Europë e në të gjithë botën. Këto flakë nacional-islamike u shfrytëzuan në fillim nga Bota Perëndimore dhe SHBA për të çrrënjosur komunizmin kudo, por që pas rënies së komunizmit, inkurajimi vazhdoi, dhe pasi këto grupe në fillim clirimtare, tashmë u bënë factor për të marrë pushtet dhe dominuar botë (sipas ideologjisë fetare), u shëndruan në një forcë militare fetare e cila tashmë ka kërcënuar botën, dhe ka dalë jashtë kontrollit perëndimor.
    Strategjia e gabuar e SHBA-ve për të bërë `Pranverën Arabe` në botën arabe, e cila kishte si synim të vërtetë largimin e influencave ruse në Lindjen e Mesme (pikërisht në shtetet që përmëndëm më sipër), shkaktoi një kaos të vërtetë në këto shtete i cili u transformua në luftë civile dhe fetare, ku të gjithë lugtojnë kundër të gjithëve, dhe armiësimin e dy sekteve kryesore islamike Sunnitë kundër Shia-ve. Sunnitë pro amerikanëve dhe Shia pro-rusëve
    Radikalistët e këtyre të dy sekteve, praktikisht vehabistët e sunnive që përfaqësohen nga ISIS dhe (pak vite më parë nga Al Qaeda, dhe Hamas i Shia-ve, të armatosur nga SHBA dhe Rusia po luftojnë  por dominin brënda dhe jashtë shteteve të tyre.
    Roli i Izraelit është vendimtar në këto konflikte se në fund të fundit , ai që po përfiton është Izraeli, për shkak se së pari, izraeli,ka shmangur luftën e arabëve kundër tij, së dyti ka ndihmuar të  krijojë një konflikt fetar me ndihmën e SHBA duke përkrahur sunnitë kundër armiqve të tij të vjetër Sirisë, Irakut dhe Iranit, ku elementi Shia është aty aty gati maxhoritar, së treti ka përfituar financiarisht së bashku më aleatët e vet SHBA, Arabi Saudite, duke shitur armë madje të gjitha palëve ndërluftuese, së katërti duke shpëtuar Judaizmin nga shkatërrimi sepse kur përplasen dy religjione përfiton i treti.
    Madje kjo luftë fetare ka hyrë dhe në Turqinë e sotme e cila aspiron të bëhet anëtare e BE, nëpërmjet ISIS dhe Kurdëve të cilët kërkojnë një shtet të tyre. Kjo luftë 20 vjecare e filluar me gërrmërr-et e rrezikshme izrael- Palestineze, Izrael- Sri, Izrael-Irak, Izrael-Iran, mori formë pas 11 shtatorit kur Al Qaeda sulmoi SHBA duke prishur kullat binjake. Atëhere qeveria e SHBA-ve hartoi një strategji që me një gur të vriste dy zogj: Luftonte Al Qaedëm dhe më vonë pas fitores së Obama-s të obsesionuar nga frika e Rusisë, krijuan  taktikën e `Pranverës Arabe ` që do të sillte demokracinë në vëndet arabe, por që u zbatua me gaffa të mëdha politike e duke shkaktuar një luftë civile dhe fetare në të gjitha vëndet arabe sidomos në Siri Irak ku u krijua dhe ISIS i cili formoi pas 1000 vitesh përsëri një Khalifat islamik tërësisht me parimet e Sheriatit dhe kundër kristianizmit, Perëndimit e sidomos kundër orthodoksizmit rus  dhe në përgjithësi, atij Kristian në vëndet arabe e afrikane.
    Madje Obama me Gjeo-strategjinë e rinovuar, shkoi dhe me tej duke krijuar  të ashtuquajturin `grusht shteti` edhe në Ukrainë duke ja hequr nga goja Rusisë, por dhe duke krijuar problem me BE dhe Turqinë, gjeo-strategji e cila vazhdn edhe sot.
    ii
    Kush e ka pësuar më shumë ? popujt me religjon islam dhe Kristian që jeton në këto vënde të cilët nuk duan luftë por paqe dhe tolerancë
    Më të dëmtuara janë popullatat kristiane në këto vënde të lindjes së mesme, sidomos ato në irak, Siri, Liban, të cilat kësaj rradhë po çfarosen jo vetëm me vrasje dhe përdhunime (kujtoni popullatën jazidike), për dhe me shpërngulje, emigracion dhe prishje të objekteve fetare kristiane të cilat në fakt janë të lashta gati 2000 vjeçare.
    Dihet nga historia së të dy religjionet kryesore ajo islame dhe Kristiane në fillimet e tyre kanë qënë miqësore, madje egziston një shkrese e vetë Profetit Muhammad i cili mbronte objektet fetare kristiane  dhe klerikët kristianë të asaj kohe, si në rastin e Manastirit të Shen Katerines ne Sinai. Ky Manastir u ndërtua nga Perandori Justinian i,  rreth viteve 548-565, pikërisht në vëndi ku Moisiu pa  shkurret që nuk digjeshin nga zjarri i çuditshëm. Profeti Muhammad firmosi `Kartën e Privilegjeve` në vitin 628, për të mbrojtur murgjit e Manastirit dhe popullatën kristiane të asaj kohe duke i konsideruar ata si `vëllezërit tanë`.
    Megjithate, raadikalizmi pseudoislamik ka sulmuar jo më larg se në 18 prill 2017 Manastirin duke vrarë policing e Manastirit.
    Dihet se Kristianizmi lindi në Lindjen e mesme dhe në fillim popullatat ishin kristiane të ndara si orthoddoke shumica por edhe katolike apo orthodokse të vecanta si ajo armene, gjeorgjian ose dhe Koopte por të varura nga Vatikani (kjo e fundit).
    Pas lindje se Religjionit te tretë – islamit i cili ishte në fillim një sekt i Nestorianizmit, për shkak se Profeti mësoi nga një murg Kristian për fenë dhe Zotin, islami mori zhvillim të madh dhe dihet historia e përhapjes së tij.
    Në fakt të dy fetë luftuan Judaizmin dhe çifutët  duke i akuzuar si vrasës së Jezu Krishtit, dhe pas viteve 70 e.s., çifutët u dëbuan nga tokat e tyre, ashtu si e profetizoi Jezu Krishti dhe `u enden në shkretëtirë për rreth 2000 vjet`,kur në 1948 formuan shtetin e parë çifut.
    Përsa i përket kristianëve, popullata kristiane e të gjitha sekteve ka ardhur duke u pakësuar ndër vite, në ato vënde kryesisht nga dy faktorë:
    nga luftrat fetare
    nga lindjet e pakta
    kurse popullata islame ka ardhur duke u shtuar sidomos pas luftës së parë dhe të dytë botërore për shkaqe kryesisht tradicionale dhe më vonë religjioze me qëllimet që vendosën udhëheqësit fetarë islamikë për të sfiduar, konkuruar dhe luftuar botën perëndimore nëpërmjet:
    -lindjeve të shumta
    -martesave me shumë gra duke i përdorur gratë si  skllave
    -shtete jo-laike dhe diktatoriale, të cilat zbatojnë ligje të vjetra si Sharia
    Kjo shihet në rritjen demografike të pazakontë të shteteve arabe dhe atyre muslimane jo-arabe. Kjo ka shkaktuar dhe po shkakton trazira dhe problem ekonomike, financiare të ushqyerjes, por dhe të shkeljes së rëndë të të drejtave dhe lirive të njeriut, sidomos të grave, pasojë e të cilës janë dy sure kontradiktore: njëra që flet që burri duhet të martohet me një grua , dhe tjetra le të kuptohet se nëse burri ka pasri dhe para aim und të marrë deri në katër gra ose më shumë… Kjo ka shkaktuar një problem të rëndë social në këto vëndeme ku sundon ligji i Sharias; madje edhe ne Ballkan, Turqi, vërehet ky fenomen, sidomos pas luftës  së dytë botërore dhe pas rënies së komunizmit.
    Luftrat civile dhe fetare në kohën e sotme në vëndet arabe dhe jashtë tyre po dëmtojnë në rradhë të parë demokracinë por si dyti që është edhe më e rëndësishme, kanë shkaktuar emigracion të detyruar shpërnngulje massive, në të vilën të parët që e kanë pësuar janë kristianët të cilët po çfarosen dhe zhduken nga vëndet e tyre native si pasojë e urrejtjes fetare të radikalizmit pseudo-islamik i cili duke mos mundur të luftojë dot kundër fuqive të mëdha ka gjetur një çfrim të urrejtjes së tyre kundër popullatës kristiane me pretekstin se ata ..`duhet ose të konvertohen ose të vriten`…
    Kështu Popullata Kristiane e Libanit  e kristianizuar nga Apostujt Shën Pali, Barnaba, nga shumicë kristiane që ishte para 80 vitesh në 65%, është në minorancë rreth 40%,
    Popullata kristiane në irak nga 20% (6 milione), është sot 1.2% (500. 000),
    Popullata kristiane në Siri  më e vjetra e kristianizuar nga Shën Pali. Para luftës civile ishte 13% (2.5 milion), sot e diskutueshme janë larguar rreth 2 milionë kristiane.
    Popullata kristiane në Turqi nga më të vjetrat; sot, nga 19% që ishte në 1927 (pas  shkëmbimit të popullsive me Greqinë sipas Marëveshjes së Lausane-s) ra në 2.5% (320.000) ditët e sotme si pasojë e faktorëve që përmëndëm më sipër.
    Egjypti me popullatën kristiane Kooptë,  përbënin deri në 23% të popullatës, por përbëjnë sot më pak se 12% (rreth 12 milion)
    Pa përmëndur Jemenin, Libinë, Arabinë Saudite, qeveritë e të cilave nëpërmjet Sharia-s ushtrojnë në mënyrë të përhershme persekutime dhe shkelje të të drejtave të njeriut, duke i detyruar të largohen ose të konvertohen në islam, njëlloj si parrulla e ISIS.
    Sa për Izraelin megjithëse shtet demokratik aty ka shumë pak kristianë 1.7% (160.000), dhe mendohet se judaizmi  ka lejuar të hyjnë në izrael vetëm judenjtë me fenë cifute dhe jo të tjerë. Ky është shkaku (https://en.wikipedia.org/wiki/Christ...he_Middle_East)
    Nuk duhet harruar genocide armen dhe çfarosja e kristianëve pas pushtimit ottoman të Azisë së Vogël dhe Ballkanit, masakrat e pushtuesve osmanë ndaj kristianëve asirianë, Armene në 1870, që njihen me emrin Masakra Hamidiane. Sot Al Qaeda dhe ISIS përbëjnë një kërcëim real për demokracinë në botë dhe për shtetet brënda të cilave ka fe të ndryshme.
    Globalizmi dhe laicizmi janë elementët kryesore të integrimit dhe të eliminimit të radikalizmit fetar dhe të diktaturave.
    Pas luftës së dytë botërore e deri më sot kur të drejtat dhe liritë e njeriut, emancipimi i gruas, respektimi i lirive dhe të drejtat fetare, mbrojtja e pronës, kanë zënë përherë e më tepër vënd në Botën perëndimore madje dhe në Kinë e Rusi, por pa harruar gjithashtu dhe masakrat e ushtrive kristiane ndaj popullatave myslimane duke filluar që nga fushtat kryqtare për të `cliruar` varrin e krishtit e deri tek masakrat serbe ndaj boshnjakëve, dhe shqiptarëve të Kosovës, sot Bota Perëndimore , SHBA, BE, (madje dhe Rusia dhe Kina) si vënde të demokracisë, duhet të integrojnë gradualisht edhe botën islame – dhe jo nëpërmjet `Pranverave Arabe` dhe as me përplasje fetare dhe luftra civile,as duke krijuar opinionin se `një Diktator sado i keq të jetë, është më i mirë se sa një luftë civile`, por nëpërmjet integrimit gradual social, laik, dhe ekonomik, duke i përfshirë këto vënde gradualiisht në sisteme laike dhe demokratike, në të cilën feja të jetë jashtë qeverisjes, ku femra të respektohet dhe të jetë e barabartë me burrin.
    Kjo përplasje qytetërimesh le të shpresojmë që të bëhet jo me luftra, urrejtje, rracizëm dhe radikalizëm fetar, por të realizohet nëpërmjet bashkëpunimit dhe tolerancës, pa paragjykime, sepse edhe ajo popullatë islame me politikanët e saj kërkon kohë për tu integruar, dhe ashtu si Komunizmi ra vetë pas 80 vitesh, edhe muret religjioze do të bien në kohën e tyre pas disa vitesh.


     

  2. #2
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Çfarosja e Kristianëve ne Lindjen e Mesme – një Strategji e ISIS

    Radikalizmi islamik i ka rrenjet shume me te thella se sa pas renies se komunizmit sic thua ti.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: Çfarosja e Kristianëve ne Lindjen e Mesme – një Strategji e ISIS

    Pjeserisht e vertete por radikalizmi u ringjall perseri menjehere pas renies se komunizmit

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar pirro10 për postimin:

    Akuamarini (09-06-2017)

  5. #4
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Çfarosja e Kristianëve ne Lindjen e Mesme – një Strategji e ISIS

    Po sigurisht sepse pas renies komunizmit bota po ridefinohet edhe nje here. Lufta e ftohte kishte krijuar nje lloj barazpeshe ne bote. Tani pas komunizmit u krijua shume vakum dhe dolen keta buburrecet qe ishin nen rrogoz. Sidoqofte ekstremizmi ka ekzistuar dhe ne fakt eshte ne thelb te idese se Kalifatit panmusliman me arabet ne krye. Ndaj edhe kane perplasje me Iranin e deri diku me Turqine sepse panarabet i shohin keto dy vende si rivale(meqe nuk jane arabe).
    Problemi qendrom edhe tek varferia e skajshme ne disa vende. Ku ka varferi ekstreme ka edhe kontigjent per rekrutim. Varferia plus injoranca baraz radikalizim. Edhe ne trojet shqiptare vihet re ky mobilizim i buburrecave. Disave i duhet prere koka qe te mos rriten e mos leshojne vezet e tyre te felliqura. Me dhimsen muslimanet e vertete tradicionale shqiptare te cilet edhe ata e vuajne kete imazh te keq qe po krijojne keta adhuruesit e beduineve.

  6. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: Çfarosja e Kristianëve ne Lindjen e Mesme – një Strategji e ISIS

    Po kete drejte . 'Trekendeshi revolucionar i fanatizmit' eshte: analfabetizem- varferi-papunesi.

  7. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Çfarosja e Kristianëve ne Lindjen e Mesme – një Strategji e ISIS

    Kristianet nuk e adhurojne Gotin me gjithe zemer por duan te mbjellin tek ai faren e perdellimit dhe dhembshurise. More ta adhurosh tjetrin ashtu sic eshte, me te mirat dhe te keqijat e Tij,eshte me e ndershme dhe humane apo me jo-humane!

  8. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: Çfarosja e Kristianëve ne Lindjen e Mesme – një Strategji e ISIS

    Kristiane e duan Zotin pa hipokrizi por me sinqeritet.

  9. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Çfarosja e Kristianëve ne Lindjen e Mesme – një Strategji e ISIS

    Arabet nuk e harrojne fene e tyre, te Deveve, Shkretetirave, Hurmave dhe Qumeshtit, por jane ne zgjedhe dhe kristjanet jane fanatike te GodFatherit dhe te merzisin ****** apo barken!

  10. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: Çfarosja e Kristianëve ne Lindjen e Mesme – një Strategji e ISIS

    E ardhmja mendoj se do te jete Globalizmi dhe kultura e tradita arabe do te bien. Radikalizmi islamik eshte rezultat i perplasjes se qyteterimeve. Duke e nuhatur qe kultura perendimore do fitoje, radikalizmi islamik si pjesa me luftarake e Islamit po perpiqet ta mbijetoje Islamin. Por rezultati do te jete dekurajues.

  11. #10
    i/e regjistruar Maska e lace
    Anëtarësuar
    18-09-2014
    Postime
    240

    Për: Çfarosja e Kristianëve ne Lindjen e Mesme – një Strategji e ISIS

    Zoti e ruajte Shqiperine,dhe njerezimin,,nga ideologjia anti njerezore,nga genocidi radikal,dhe nxitja e urrejtejes se qenies njerezore nepermjet ndikimit fetar,O ZOT jepi fund te gjithe atyre qe kane mllef ne shpirt,jepi fund vrasjeve te te njejtes specie,,,Jepi fund kalifatit,jepi fund marrezise per te dominuar sipas shekullit 6 arabik! Njeriu nuk vritet per asnje lloj arsye,,pervecse ne kushtet e vetembrojtes se menjhereshme!
    Mos u Beni te gjithe Mesuesa se per kete do te gjukoheni ashper !!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •