Emri:  18447093_10154780530496028_2527890774107424439_n-1.jpg

Shikime: 670

Madhësia:  59.8 KB

Nga Armand Plaka

Nuk ndodh shpesh që shqiptarët të bëhen të famshëm në një vend të madh europian e aq më tepër në Rusi, vendin më të madh në botë. Por në aspektin artistik, duket se emri “shqiptar” në një periudhë të caktuar – jo larg momentit aktual – ka përbërë një tërheqje më vete për të veshur me ketë emër pseudonimin e personazhit të një seriali artistik të zhanrit aksion, shumë të ndjekur atje në vitet 2006-2012.

Nuk e di nëse ka qenë i ditur ky fakt, por mua m’a solli si informacion një shqiptar që studion në Rusi, e që më bëri menjëherë të bëja ca gërmime fare minimale në web, rezultatet e të cilave më përkuan tërësisht me të dhënat që ai më dha. M’u duk interesante t’a ndaja si informacion ndër shqiptarë, edhe pse seriali në fjalë, veç emrit, dmth. pseudonimit “shqiptar/i”(nga rusishtja: “albanec” ) nuk ka kurrfarë lidhjeje me Shqipërinë apo shqiptarët.

Në fakt, skenari dhe të dhënat bazë sugjerojnë se nën pseudonimin “shqiptari” fshihet vetë personazhi kryesor, Viktori, një ish-agjent i epokës sovjetike, luajtur me mjeshtëri nga Aleksandr Dedjushko (Александр Дедюшко).

Cilësitë profesionale të tij do të bëhen shkas që jeta e tij “profesionale” të stërzgjatet, falë këmbënguljes së ish-kolegëve të tij, tashmë të riformatuar në epokën post-sovjetike, ku ndërthuren vrasjet dhe bizneset e pisëta, duke bërë që ai t’a kuptojë se tashmë me këtë riangazhim “profesional”, është vënë në pikëpyetje edhe vetë jeta e tij.

Kasti i aktorëve më pas pasurohet edhe me figura të tjera të kinematografisë e botës TV moderne ruse.

Emri:  18402716_10154780536556028_2838284603679546456_n.jpg

Shikime: 533

Madhësia:  17.5 KB

Emri:  18402946_10154780536546028_8362080184822984499_n.jpg

Shikime: 518

Madhësia:  16.0 KB

Emri:  18342577_10154780536456028_3178923674037955730_n.jpg

Shikime: 531

Madhësia:  13.8 KB

Emri:  18425450_10154780536466028_8243270555437255090_n.jpg

Shikime: 518

Madhësia:  32.5 KB

Emri:  18342111_10154780536461028_1895596283708293184_n.jpg

Shikime: 540

Madhësia:  23.9 KB

Tirana Observer