Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 3 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,083
    Faleminderit
    64
    769 falenderime në 629 postime

    Ambasadori Lu: Gjuha shqipe shumë e bukur, por është më e vështira për t’u mësuar

    Emri:  donald-lu-e1487942983752-1.jpg

Shikime: 214

Madhësia:  44.4 KB

    Një mesazh i bukur është ai që ambasadori Donald Lu u ka përcjellë 41 vullnetarëve të rinj të Korpusit të Paqes, që për 2 vjet do të shërbejnë pranë bashkive, organizatave komunitare, shkollave dhe qendrave shëndetësore në mbarë Shqipërinë.

    “Shqipja është një gjuhë shumë e vështirë. Ju inkurajoj të mos dekurajoheni në muajt e parë. Në karrierën time të gjatë, kam patur privilegjin të studioj shumë gjuhë: rusisht, kinezisht, urdu, gjeorgjisht, e shumë të tjera.

    Shqipja është shumë më e vështirë nga secila nga këto gjuhë. Meqë shqipja është kaq e vështirë, shumë pak të huaj kanë tentuar ta mësojnë.

    Akoma më pak kanë qenë të suksesshëm. Përpjekjet tuaja do të shpërblehen, pikërisht sepse shqiptarët e duan gjuhën e tyre dhe ata do të respektojnë përpjekjet tuaja për ta mësuar”, tha Lu.

    Tirana Observer

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    5,923
    Faleminderit
    232
    281 falenderime në 261 postime

    Për: Ambasadori Lu: Gjuha shqipe shumë e bukur, por është më e vështira për t’u mësuar

    Shqipja, ndër gjuhët më të vështira për t’u mësuar nga të huajt (studim)

    Përvetësimi i gjuhës shqipe është mjaft i vështirë dhe kërkon një sforcim të madh për ta mësuar.

    Ky është përfundimi i Institutit për Shërbime të Jashtme që ka përzgjedhur gjuhët kryesore në botë, duke i klasifikuar ato sipas shkallës së vështirësisë në zënien e tyre, transmeton Konica.al.

    Me këtë rast është krijuar një hartë me ngjyra që tregon gjuhët e ‘vështira’ dhe ato të ‘lehta’ për t’u mësuar. ( harta - ne link )

    Gjuhët romane, që mbështeten në tabanin latin, janë më të kapshmet, dhe përfshijnë frëngjishten, spanjishten, italishten dhe romanishten.
    Sipas studiuesve, këto gjuhë mund të përvetësohen brenda 24 javëve.

    Në atlasin e gjuhëve evropiane, shqipja bashkë me gjuhët sllave janë renditur në kategorinë e katërt, që do të thotë se ato janë ndër më të vështirat për t’u mësuar, dhe zënia e tyre kërkon hiç më pak se 44 javë përpjekje. /konica.al/


    http://konica.al/2017/12/shqipja-nde...-huajt-studim/

  3. #3
    Prof. Dr. Kristal fare!
    Anëtarësuar
    18-09-2012
    Vendndodhja
    Aziatik prej Hallit!
    Postime
    329
    Faleminderit
    192
    13 falenderime në 13 postime

    Për: Ambasadori Lu: Gjuha shqipe shumë e bukur, por është më e vështira për t’u mësuar

    Respekt per ambasadorin qe komunikon ne gjuhen shqipe!

Fjalët Kyçe për Temën

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •