Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    ‘360 gradë’: Kemi sondazhin e Ramës. PS në alarm, në pikën më të ulët në 25 vite

    ‘360 gradë’: Kemi sondazhin e Ramës/ PS në alarm, në pikën më të ulët në 25 vite

    Emri:  auto_sondazh1496146600.jpg

Shikime: 437

Madhësia:  24.9 KB

    Ka një alarm të pashpallur në Partinë Socialiste. Kryeministri në fushatë është fiksuar keqas mbas sondazheve dhe ka angazhuar më shumë se tre grupe të ndryshme, “ekspertë” të sondazheve zgjedhore.

    Kjo sepse, sipas burimeve të 360grade.al, një sondazh e para pak ditëve ka prodhuar një rezultat që e ka tronditur, kryetarin e PS, sepse pikët e grumbulluar nga PS dhe nga ai personalisht, janë më të ulëtat e të gjitha kohëve dhe janë shumë larg pikësynimeve të tija përfundimtare.

    360grade.al e zotëron këtë sondazh të fshehtë, por nuk boton dot të dhënat sepse, stafi i kryeministrit mund të mbërrijë te burimi ynë konfidencial.

    Kryeministri ka porositur ndërkohë edhe tre sondazhe të tjera dhe është vërsulur në fushatë, duke e personalizuar përsëri atë, me qëllim që të ndryshojë trendin negativ të pasqyruar në sondazhin më të fundit.

    Gjëja që bie më shumë në sy, është besueshmëria e premtimeve dhe e personit Rama, si një kryeministër që kërkon një mandat të dytë.

    Syri

  2. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: ‘360 gradë’: Kemi sondazhin e Ramës. PS në alarm, në pikën më të ulët në 25 vite

    Nuk kishte ndodhur ndonjehere ne historine e Shqiperise qe nje kryeminister te leshonte kaq shume gjera per hir te stabilitetit te SHqiperise.

    Nderkohe qe PD i kerkoi me stile terroriste, duke lene gra shtatzena te ecnin ne kembe ne mes te vapes, duke bllokuar ambulanca, duke kercenuar qytetaret me premtimin se do te shkaterronin republiken e Shqiperise.

    Kur PD ishte ne pushtet, vriste njerez ne trotuar dhe nuk hapte as kutite e votimit per te pare nese kishin vjedhur apo jo.

    Nderkohe PD ka lepire ate qe ka peshtyre, sepse pranoi te njejten pakete qe kundershtoi kur erdhi McAllister, dhe zgjedhjet i ka shtyre vetem nje jave.

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •