Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Kongresmeni amerikan në fushatën e PD: Ja pse duhet ta zgjidhni Bashën kryeministër!

    Mesazhi i kongresmenit amerikan në fushatën e PD: Jo me plumba, ja si duhet ta bëni Bashën kryeministër

    Emri:  kongresmeni.jpg

Shikime: 371

Madhësia:  28.8 KB

    LEZHE- Hapja e fushatës së Partisë Demokratike në qytetin e Lezhës u shoqërua me fjalët e rastit të deputetëve dhe aleatëve të PD-së, por një mesazh të fortë e ka dhënë edhe kongresmeni amerikan Bob Mcween.

    Ai i ka këshilluar demokratët të bëjnë çdo gjë në këto 28 ditë të mbetura nga fushata që Lulzim Basha të jetë kryeministër i vendit, dhe kjo nuk bëhet duke luftuar me plumba, tha ai.

    “Lufta që do bëni 28 ditët e ardhshme nuk është me plumba, është për votën. Nëse i doni fëmijët tuaj, nëse e respektoni veten tuaj në këto 28 ditë bëni çdo gjë keni mundësi, merrni çdo njeri, shkoni në çdo derë dhe mundësoni që Lulzim Basha të jetë kryeministër i Shqipërisë”,- tha ai.

    Duke bërë dallimin mes socialistëve dhe demokratëve, kongresmeni demokrat tha: “Tani është radha jonë. Ka dy pushtete, njëri që qeveria ka paratë dhe pushtetin dhe qeveria i thotë njerëzve se duhet të bëjnë atë që ajo thotë. Nëse shikoni në fjalor, kjo do të thotë socializëm. Ka edhe një tjetër që njerëzit i tregojnë qeverisë atë që duhet të bëjë, kjo është demokracia. Në çdo vend ka një luftë të mjaftueshme, mes asaj që qeveria i thotë njerëzve se duhet të bëjnë dhe njerëzit i thonë qeverisë se duhet të bëjë. Tani jemi para një vendimi, duhet të shkojmë tek socializmi dhe varfëria apo tek zgjedhjet e lira dhe të ndershme, tek një qeveri e ndershme, tek ekonomia që rritet, për para për njerëzit dhe jo për qeverinë”,- shtoi ai.

    (m.a/BalkanWeb)

  2. #2

    Për: Kongresmeni amerikan në fushatën e PD: Ja pse duhet ta zgjidhni Bashën kryeministër!

    Me skenaret e fundit qe po ndodhin brenda PD-se thua vallle do e kete te gjate Basha rolin e kryetarit?!
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •