Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e abica
    Anëtarësuar
    28-08-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    220
    Postimet në Bllog
    1

    Vizione e vizionarë në historikun e Tiranës.

    Emri:  DHIMITER ANTONI.jpg

Shikime: 290

Madhësia:  11.5 KB

    Fenomeni i anashkalimit të vlerave të personaliteteve të Tiranës, duke ua mohuar vlerësimin përmes zëvendësimit me emra personazhesh të parëndsishëm ose të njohur si antivlera në historinë tonë sociale , i ka zhvendosur emrat e rrugëve nga qendra e qytetit ku jetuan e punuan drejt e në periferi. Ky abuzim mohues, po evolon me forma të reja , por mungesa e profesionales, nuk ua zbeh aspak dritën e nderimin tek njerëzit apo institucionet e tjera të dijes dhe kujtesës kombtare. Parimisht i qëndroj besimit se personalitetet brenda “Panteonit Kombtar të Vlerave” duhet të pasurohen dhe të shumëfishohen, si në rrafsh kombtar edhe në historikun e qytetit. Mund të qëndrojnë pa droje e në harmoni me njëri tjetrin, pavarsisht ndryshimeve në bindjet e secilit ashtu si na rrin mirë Noli përballë Konicës, Fishta përkrah Migjenit, Ahmet Zogu krahas Mitat Frashërit ; At Bernardin Palaj pranë Hafiz Ali Korçës, sepse qytetërim është të thuash e të bësh të dua , madje “të dish të duash”.




    • E VËRTETA TEK VËRTITJA:



    Para 105 vjetësh , përfaqësuesi i Bashkësisë së Krishterë të Tiranës, në ngritjen e flamurit 26 Nëntorin e 1912 , Nikolla Nishku së bashku me përfaqësuesin e Bashkësisë Islamike Sheh Ahmet Pazarin, e atdhetarët Fan Koja , Spiro Politoqi (ortodoksë), Myslym Agë Beshiri, Myslym Myderrizi (myslimanë) për secilën bashkësi përbërëse të popullatës së qytetit rrezikuan jetën , vunë në shërbim të kombit dijet, pasuritë dhe kaloi nëpër burgjet osmane për të realizuar vizionin e Rilindasve për shtetin komb dhe ruajtur identitetin shqiptar. Dhimitër Antoni arkivist i njohur në themelimin e Drejtorisë së Arkivave si dhe studjues i historisë , si nip i rilindasit Nikolla Nishkut më tregonte se sipas studimeve të tija, e më vonë ndër vite e përforcuar kjo tezë nga mendimi i etnomuzikologut Ramadan Sokoli , pas kërkimeve në terrin para mesjetar se vllehët janë shqiptarë, duke patur fatin e iliro arbërorëve të romanizuar, aq sa janë arbëreshët shqiptarë po kështu edhe “vllehët” që në shqip do të thotë “vëllezër” , “vllah” pra “vëlla”. Madje studjuesi Antoni , më tregonte se edhe mbas shpalljes së Pavarsisë , vllehët e tiranasit , si pjesë e rikthyer e popullatës së Tiranës , zotëronin edhe një tipar luftarak e të pareklamuar si tek labët dhe gegët, pjesëmarrjen aktive të organizuar në çeta luftëtarësh tiranas me shpërndarje në të gjithë trojet me bashkëkombas nga Kosova deri tek Lufta e Vlorës më 1920 , të cilën e dëshmon edhe kjo foto e arkivit të tij.

    - NGA HIRI , HAREJA.
    Emri:  KODIKU.jpg

Shikime: 412

Madhësia:  52.2 KB

    Nikolla Nishku si pjesë e këtij itinerari përsëritës mijëra vjeçar të Tiranës , ishte vijues i rrugës së përndritur të guruve të shqiptarisë si Kostandin Kristoforidhit e Petro Dodbiba, të cilët i ndezën në shpirt dashurinë për gjuhën shqipe dhe atdheun. Si anëtar i klubit ''Bashkimi' dhe si delegat i Tiranës përfaqësoi me entuziazëm qytetin në Kongresin e Dibrës, (23-28 Korrik 1909) , teksa mbrojti me kurajo gjuhën shqipe dhe alfabetin latin për shkrimin e saj. Sëbashku me pinjollët e familjes Toptani , si delegat në Kongresin e Elbasanit (2-9 Shtator 1909 ) luftoi bindshëm për të realizuar shkollat shqipe. Në Bashkësinë Ortodokse të Tiranës (1887) , sipas të dhënave të Kodikut të Shën Prokopit me sukses jetësoi misioni e eforit të shkollës dhe si antar i Këshillit Administrativ të Kishës, gjalloi organizimet shoqërore e diturake.



    Dikur, në 70 vjetorin e pavarsisë të Shqipërisë, Kuvendi Popullor e dekoroi Nikolla Nishkun me urdhërin për veprimtari patriotike të klasit të III. Vlerësimet vijuan edhe këto vite nga institucioni i Prefekturës me titullin “Nder i Qarkut të Tiranës” (2013) dhe Presidenca e Shqipërisë me ftesën e familjeve të njohura tiranase në Pallatin e Brigadave në festën e Pavarësisë Kombtare (2016 ). Flora Nishku e cila e vijoi këtë mision atdhetar të atit të saj, ushqeu tek fëmijët e saj kulturën kombëtare në tradita, kostume , e gjuhën shqipe si dhe në akte dhurimi për të mirën e përbashkët. Kështu në 26 Nëntor 2016 në Tiranë nuk u vendos as emri në stendën me portretet e personaliteteve të cilët ngritën flamurin. U duk si një aktivitet formal e sa për dekor kalimtar në bardh e z, sepse mesa u pa nga të pranishmit në memorialin e Pavarësië Kombtare të Parkut Rinia, u zbeh disi pompoziteti i ngjarjes me këtë punë të cekët e kaotike.



    • MATJA ËSHTË E METË , CAKU I CEKËT

    Studjuesi Qemal Velija në librin “Mbretëri dhe Mbretër Ilirë” na kthjellon motivin sepse Tirana rrethohej nga 12 Kala si Ndroqi , Petrela, Dorëzi, Lalmi, Preza , Varoshi, Persqopi, Dajti, Tujani, Varri Monumental, Kalaja e Justinianit , Bashtova të cilat në logjikën e qytet shteteve ilire kishin si qëllim ruajtjen e një qyteti të rëndësishëm.


    Bajram Peçi (27 Dhjetor 2013 ,Gazeta Shqip) i referohet disa autorëve të rëndësishëm tek burimet alternative : “Historiani dhe kleriku francez, Zhan Klod Faverial, në një Histori të Shqipërisë (botime Plejad, përkth., Gjergj Ulqini, faqe 112, 2004) na thotë, në referencë të Pukëvil, (konsull i Napoleonit pranë Ali Pashë Tepelenës) se “…plaçkitjet e avarve në Shqipërinë qendrore nuk u kursyen. Ajo ndjeu në kurriz gjëmën e të gjithë luftërave që paraprinë ngritjen dhe rënien e Perandorisë së Poshtme… (v.581). Qytetet u shkatërruan dhe u ringritën shumë herë. Justiniani rindërtoi Tyranën, Aulonën, Musionin. Ai, po ashtu, fortifikoi shtegun e portave Kaudavikune, për të ndalur sulmet e barbarëve”. (Pukëvil, Udhëtime, vëll. I, faqe 393). Sa lexohet, emri Tyranë, tashmë në rangun e një qyteti, na vjen përmes Pukëvil nga shekulli VI. Shënimi nga autori Faverial në faqen 113: Tyrana-Tyrkana, fortesë në Epirin e Ri.”


    • E sa ma thellët aq ma kthjellët.

    Me këtë fill studjuesi Artan Shkreli (14 Qershor 2008) e përndrit këtë të vërtetë mes arkeologjisë dhe arkiteturës njerëzore të qytetit:
    “Një fakt i ri dhe entuziast për arkitekturën dhe inxhinierinë e viteve tridhjetë, vjen nga monumenti befasues. Një hark i realizuar sipas një projekti perëndimor; një hark tipik i arkitekturës së përtejdetit. E sa i takon funksionit të harkadës, rebusi u zgjidh si me magji nga zbulimi i disa projekteve në arkivin e ndërtimit. Me siguri në të ardhmen do të shkruhet shumë mbi Kalanë e Tiranës dhe mbi farën qytetformuese që kjo strukturë e lashtë hodhi mbi Tiranën (Tyrcan-Tyrcanos) bizantine. Do të shkruhet edhe mbi momentin kur perandori i madh Justinian, aty nga 635 m.K., vendosi të riparojë kështjellën e vjetër romake në fushën e Tiranës, për të rritur mbrojtjen e Durrësit prej Ostrogotëve. Por e gjithë kjo u mbulua prej territ që kaploi këtu me mbërritjen e sllavëve dhe me rrënimin e rendit romak në Iliri. Ato pak mure që duket se kanë ngelur, por që nuk janë zbuluar krejtësisht, flasin vërtet më shumë së ç’mendojmë sot. Dhe kjo përbën një joshje të vijueshme që duket se do të vazhdojë për shumë kohë. Them kështu, pasi edhe një fakt i vogël e i parëndësishëm ndërtimor që ka lënë gjurmë në muret e kalasë, shndërrohet nga puna hulumtuese e studiuesit në një histori kërshërore dhe në emblemë të një qytetërimi koherent të cilin Tirana, nga sa duket, e kish përqafuar vetëdijshëm në një moment fatlum të ekzistencës së saj: në vitet tridhjetë.”


    • Por shka asht ma e thella në Hapsinë , asht ma e para në Kohë. (PETRO ZHEJI)



    Ky qytet shtet e vendbanim antik me sa shihet është pjesë e shtrirjes së Albanopolit ose Zgërdheshit të cilin e rimerr në modernitet tek studimi i tij Alban Guri duke na ripohuar se : “ Qyteti i Humbur, Kryeqyteti i Humbur, Albanopoli (shekulli i katërt para Krishtit) , i cili rilindi përsëri nga një projekt futurist, nën influencën dhe frymëzimin e qytetërimeve te vjetra… U quajt Tiranë, siç ishte quajtur prej shumë kohësh, që atëherë kur ishte shkatërruar totalisht, prej barbarve, prej shkatërruesve,(Tiranë si tiranët që shaktërrojnë dhe prishin)…dhe u rishpall Kryeqytet më 11 shkurt të 1920-ës, në Lushnje, në seancën e parë të Parlamentit të parë shqiptar, nga burra të lartë, të ditur, të urtë, patriotë, jo rastësisht. Po ashtu, jo rastësisht, u hartuan projekte mbi Kryeqytetin e ri, nga arkitektët dhe urbanistët europjanë, italianë, më në zë të atyre viteve. U gjetën fonde, fonde marramendëse, për të rindërtuar nga e para Kryeqytetin e humbur, Albanopolin, kryqendrën e albanëve, fisit Ilir më përfaqsues, ata që na dhanë edhe emrin e vjetër, antik, me të cilin na njeh e gjithë bota e qytetëruar… albanian, albanesi, Albania…


    Sikur shihet më mirë , përtej mjegullnajës së kohërave, me këtë çelës të profesorit pa tituj duke kryer leximin gjenetik me aparatin shqisor të fizikës kuantike. E , mbase qenkan ata, Ilirët e kohës së Justinianit të cilët në shekullin e gjashtë mbas Krishtit ndërtuan kështjellën garnizon para 1400 vjetësh, atje tek pedonalja e sotme pranë Akademisë së Shkencave ; e cila si vërtetohet i dha emrin qytetit të Tiranës.

    Andi Bica

    Emri:  ALBUMI JETA PERMES OBJEKTIVIT PETRIT KUMI.jpg

Shikime: 336

Madhësia:  61.9 KB
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    
    Ndryshuar për herë të fundit nga abica : 27-05-2017 më 12:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •