Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    FOTO SA ‘1 MIJË LËPIRJE’ (Edi Rama bën lozonjarin përkrah Trump-it)

    Emri:  IMG_8903.jpg

Shikime: 530

Madhësia:  43.2 KB

    Ironia e fatit e desh që në të njëjtin televizion amerikan ku Rama e cilësoi Donald Trump-in si rrezik për njerëzimin në vitin 2016, sot u shfaqën pamjet ku Rama përpiqet të bëjë lozonjarin përbri Trump-it, duke parakaluar kokëulur në Samitin e NATO-s.
    Mjafton krahasimi me dy foto të shkëputura nga televizioni CNN për të paraqitur në mënyrë të koncentruar këtë kontradiktë të fortë qëndrimesh. S’do shumë mund. Rama ka folur e ka vepruar me zë e figurë.
    Me gjasë është vetë Rama njeriu më i sikletosur në të gjithë këtë histori dhe njeriu që i ka djegur më shumë se kujtdo tjetër ajo dalje mendjelehtë në CNN para një viti, ku zelli për t’iu lëpirë ish-kandidates Clinton dhe papjekuria e krahasueshme vetëm me një nxënës mbetës të klasës së VI-të, e paraqet sot Edi Ramën, kryeministrin tonë, si një klloun, si një gaztor të NATO-s.

    Emri:  IMG_8904.jpg

Shikime: 412

Madhësia:  34.4 KB

    24 orë para se të bënte lozonjarin përkrahë Trump-it, Edi Rama u shfaq në një tjetër foto me udhëheqës të shteteve të tjera me një veshje prej toy-boy, ku ishte e vështirë të dalloje se ku niste ekstravaganca dhe ku përfundonte idiotësia.
    Duket sikur Shqipëria me Edi Ramën është e destinuar të përfaqësohet në nivelet e kllounizmit ekzibicionist, ku protokolli shtetëror është eleminuar dhe dinjiteti i vendit është lënë në dorën e një bohemi që ekspozitat me piktura arriti t’i hapë vetëm pasi u zgjodh kryeministër. / Hashtag.al
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: FOTO SA ‘1 MIJË LËPIRJE’ (Edi Rama bën lozonjarin përkrah Trump-it)

    Kongresmeni i lobuar nga Rama njoftoi takimin me Donald Trump

    Emri:  IMG_8905.jpg

Shikime: 344

Madhësia:  36.3 KB
    Edi Rama Tsipras Trump Gaetzz
    Në foto: (majtas) Samiti i NATO-s, Trump bisedon me Tsipras, Rama shfaqet në sfond. (djathtas) Ish-kongresmeni Matt Gaetzz

    Një (ish)kongresmen republikan i SHBA-ve i quajtur Matt Gaetzz ka firmosur një letër në të cilën shprehet se Edi Rama dhe Donald Trump janë takuar gjatë takimit të NATO-s në Bruksel. Në letrën në fjalë Gaetz shprehet se Presidenti Trump ka gjetur një aleat të fortë kundër ISIS-it.
    “Jam i lumtur për takimin midis Presidentit Trump dhe Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. SHBA-të kanë gjetur një aleat të fortë në Shqipëri për luftën kundër ISIS-it”, – thuhet në letrën e Gaetz, ku ai shton se e uron Ramën për reformat e kryera”, – shkruan Gaetzz.
    Ndonëse ish-kongresmeni Gaetzz ndodhet në SHBA, pra në një tjetër kontinent, lajmi në Tiranë erdhi prej tij.
    Po pse ky itinerar? Pse është investuar Gaetzz të na njohë me një letër personale, kur në fakt njoftimet mbi takimet janë institucionale, ose publike të dokumentuara me foto dhe video?
    Një shkrim i gazetës amerikane “FloridaPolitics“ i datës 31 janar 2017, e lidh kongresmenin Gaetzz me kompaninë e lobimit “Ballard Partners”, e cila është e paguar prej qeverisë shqiptare.
    Duket se njoftimi i kongresmenit Gaetzz është punë biznesi dhe nuk ka lidhje me ndonjë takim mes shtetarësh, ndonëse është krejt normale që në një samit shtetarët mund të takohen dhe korridoreve, por as provën e ndonjë takimi të tillë aksidental nuk kemi parë ende. / Hashtag.al
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: FOTO SA ‘1 MIJË LËPIRJE’ (Edi Rama bën lozonjarin përkrah Trump-it)

    'Po vjen fuqia më e re bërthamore, Shqipëria'. Ironia e Sokol Shametit me Ramën ‘në krah të Trump’

    21:56, 25/05/2017
    Gazetari Sokol Shameti ka ironzuar ecjen e Kryeministrit Edi Rama “në krah” të Presidentit amerikan Donald Trump gjatë samitit të NATO-s në Bruksel.

    Më herët, kemi publikuar video se si Rama shpejtonte ecjen për t’iu afruar Presidentit Trump, duke ecur me duar në xhepa dhe duke qeshur me vete nga bisedat që dëgjonte mes Trump e Merkel.

    Statusi i gazetarit Sokol Shameti:

    Ai çau me guxim përpara duke shtyrë majtas belgun dhe djathtas spanjollin. Më pas i hodhi një vështrim sfidues turmës. Edhe katër pesë vetë e ndanin nga rreshti i parë - zona ku luhej loja e madhe, territori ku ndaheshin fatet e botës, aty ku vendin e kishin vetëm ata që realisht vlenin. E imagjinoi veten aty dhe vendosi që i pëlqente.

    Me entuziazëm në shpirt dhe sy që i shkrepëtinin si cjapit në sezon çiftimi, ai shtriu sakaq zgupthi francezin, flaku në ajër polakun dhe shkeli si tapet kurrizin e hollandezit. Edhe pak. Edhe pak... Dhe ja ku ishte tani krah për krah me gjermanin, turkun dhe diku në qendrën e rrethuar si perla prej guackës, me amerikanin. Tani edhe ai ishte në një rresht me të mëdhenjtë. Dhe kush? Ai. Kryeministri shqiptar. Shefi i Erjon Braçes. I erdhi për të qeshur, por e mbajti veten. Pas shpinës së tij, kanali që ai kishte hapur me dhunë si motoskaf midis atyre që i zinin rrugën, nuk ishte mbyllur akoma.

    Ai u shtir i shpenguar. Futi duart në xhepa, nisi të vërshëllente dhe iu afrua me stil epiqendrës së muhabetit duke ecur skiç. Me mendje bluante batutën që do të lëshonte në momentin vendimtar: atë që do t'i bënte të mëdhenjtë të vinin buzën në gaz dhe t'i jepnin ndonjë grimasë sado të vogël nga ato që po t'i fiksosh në foto, mund t'i bësh të flasin njëmijë fjalët që ti do të doje të thonin.

    Mbajti vesh. Kancelarja me presidentin diçka po çuçurisnin. Veshi i kapi vetëm: "...po vjen fuqia më e re bërthamore, Shqipëria, hahahaha...". Në këtë moment, idioti frenoi gozhdë, buzëqeshi me siklet duke krruar kokën siç bën kur s'di ç'të bëjë dhe e la turmën e argëtuar të atyre që kishin ndjekur gjithçka pas shpine, ta parakalonin duke nënqeshur me përbuzje.

    https://m.youtube.com/watch?v=r8VYWarXKpw
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #4
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: FOTO SA ‘1 MIJË LËPIRJE’ (Edi Rama bën lozonjarin përkrah Trump-it)

    Lum populli per liderin galaktik qe ka!!
    Eh sa me fat qe jemi...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  5. #5

    Për: FOTO SA ‘1 MIJË LËPIRJE’ (Edi Rama bën lozonjarin përkrah Trump-it)

    Po cjane kto shkrime kaq te dobta mer cjane?! Po ti sje as shpellar mor burr qe flet kshu. Ja nje nga arsyet e shumta pse Shqiperia nuk ben para
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  6. #6
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: FOTO SA ‘1 MIJË LËPIRJE’ (Edi Rama bën lozonjarin përkrah Trump-it)

    Mire qe nuk vajti me pizhama palloshi

  7. #7
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: FOTO SA ‘1 MIJË LËPIRJE’ (Edi Rama bën lozonjarin përkrah Trump-it)

    E kupton se ne çfare fataliteti kemi rene apo jo?
    Kemi nje kryeminister qe nuk shfrytezon mundesine qe i jepet me gjithe ata lidere "real" boterore, per te perfituar apo promovuar vendin. Por ka hall ti dalin karafilat e kollares ne foto!
    Pastaj pret te beje para Shqiperia, ku perballe faktit perdor fjale bajate si "shpellar"..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 25-05-2017 më 19:44
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e HFTengineer
    Anëtarësuar
    24-04-2016
    Postime
    469

    Për: FOTO SA ‘1 MIJË LËPIRJE’ (Edi Rama bën lozonjarin përkrah Trump-it)

    Mbase Edi po i fliste per mesazhin e miqve te tij te meprashem, me trumpin

    https://wikileaks.org/clinton-emails/emailid/29008

    https://www.lee.senate.gov/public/in...tment-meddling


    http://www.foxnews.com/politics/2017...ps-abroad.html



    Mbase do ti bente nje foto per ne facebook.Po gjithsesi te rroni vete.
    Ndryshuar për herë të fundit nga HFTengineer : 25-05-2017 më 20:29

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: FOTO SA ‘1 MIJË LËPIRJE’ (Edi Rama bën lozonjarin përkrah Trump-it)

    O shoku Rama,

    Pse nuk vajte ti thoshe Trump: porosine e vura ne vend. I futa demokratet ne qeveri. Kriminelet e mi nuk i kandidoj me si deputete te PS ne zgjedhjet e ardhshme. Dhe policet nuk do ti perdorim me per transport hashashi. Dhe i prisha maredheniet fare me ate Meten, se ai merrej me trafikim hashashi. Nuk e kam me qeveri, e bera president.

    Kush e di se sa do t'i behej qejfi Trump, e nuk do te fuste nje te shtyre sic i futi atij kryeministrit te Malit te Zi.

    Albo

  10. #10

    Për: FOTO SA ‘1 MIJË LËPIRJE’ (Edi Rama bën lozonjarin përkrah Trump-it)

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    O shoku Rama,

    Pse nuk vajte ti thoshe Trump: porosine e vura ne vend. I futa demokratet ne qeveri. Kriminelet e mi nuk i kandidoj me si deputete te PS ne zgjedhjet e ardhshme. Dhe policet nuk do ti perdorim me per transport hashashi. Dhe i prisha maredheniet fare me ate Meten, se ai merrej me trafikim hashashi. Nuk e kam me qeveri, e bera president.

    Kush e di se sa do t'i behej qejfi Trump, e nuk do te fuste nje te shtyre sic i futi atij kryeministrit te Malit te Zi.

    Albo

    Sinqerishte po me vjen keq qe te shoh kaq dobet ne nivel gjykimi! Me gjithe respektin, je jashte fare realitetit. Dukesh sikur i je bashkuar cunave te Bathores, dhe i mbushni mendjen njeri-tjetrit ne menyre deshperuese. Te thuash ti qe kemi zgjedhje tjeter ne??? Basha??!!! Imagjononi dot o njerez te pa fajshem Shqiperine ne duart e Basha-Berisha...
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e HFTengineer
    Anëtarësuar
    24-04-2016
    Postime
    469

    Për: FOTO SA ‘1 MIJË LËPIRJE’ (Edi Rama bën lozonjarin përkrah Trump-it)

    Votoni per edin qe te behet faraon i perjetshem se ka bere pak lek me drogen ,hadjutlliqet gjithe kte kohe, se qeka opsion me i mire se kta salat.

    Ku ka ngel shqipria tek sorrjsanet , kriminelat politikane, komunistat dhe cunat e komunstiave, dhe bllokista.
    Ndryshuar për herë të fundit nga HFTengineer : 31-05-2017 më 18:49

  12. #12
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: FOTO SA ‘1 MIJË LËPIRJE’ (Edi Rama bën lozonjarin përkrah Trump-it)

    E dinë rezultatin e 25 qershorit, prandaj bëjnë të tilla komente..

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •