Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 53
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Opozita pranon marëveshjen e SHBA për zgjedhjet, Rilindasi Rama e refuzon

    Basha, letër Ramës: Prano pa kushte propozimin e SHBA për marrëveshjen

    Emri:  letra-Basha.jpg

Shikime: 557

Madhësia:  40.6 KB

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka dërguar një letër kreut të PS-së dhe Kryeministrit Edi Rama, ku i kërkon pozicionimin e tij të qartë për propozimin e SHBA për zgjidhjen e krizës politike.

    Në letrën e hapur, Basha i bën të ditur publikisht Ramës se opozita e ka pranuar paketën McAllister, si dhe i kërkon këtij të fundit që ta pranojë edhe ai këtë ofertë.

    Marrëveshja që ka pranuar PD parashikon garancitë që ka dhënë eurodeputetit gjerman David Mc Allister dhe SHBA për zgjedhjet. Gjithashtu, në këtë paketë të marrëveshjes PD pranon votimin e ligjit të vetingut. Ndërkohë PD ka hequr dorë nga kërkesa për kryeministër teknik dhe votim elektronik. E vetmja pikë që i ndan palët është ajo e datës së zgjedhjeve. PD kërkon një shtyrje të datës 18 qershor. Ndërsa Kryeministri ka deklaruar se nuk bën asnjë hap pas nga data 18 qershor. Sipas Ramës, 18 qershori është një detyrim kushtetues.

    Letra e plotë:

    “Në emër të opozitës ju informoj se që prej ditës së djeshme në orën 12:00, opozita ka pranuar pa kushte propozimin e integruar të prezantuar si zgjidhje për krizën politike nga nd/zv Sekretari i Shtetit, Hoyt Yee.

    Duke konfirmuar pranimin e plotë të propozimit të integruar, ju bëjmë thirrje që edhe ju të konfirmoni publikisht pranimin pa kushte të propozimit të SHBA, për t’i hapur rrugë zbatimit të kësaj pakete me qëllim garantimin e kushteve për proces zgjedhore të lirë dhe të ndershëm për qytetarët shqiptarë.

    Duke shprehur bindjen se propozimi i SHBA përbën rrugën e duhur për zgjidhjen e krizës, konfirmoj gatishmërinë e opozitës për implementimin e plotë të saj pa vonesa“.

    Emri:  Letra-e-Bashes-per-Ramen_001.jpg

Shikime: 417

Madhësia:  29.6 KB

    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Basha, letër Ramës: Prano pa kushte propozimin e SHBA për marrëveshjen

    Përgjigjet Edi Rama: Zgjedhje më 18 qershor. Nuk pranojmë presionin

    Emri:  edi-rama-5.jpg

Shikime: 339

Madhësia:  27.5 KB

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot për arsyet e dështimi të negociatave me Partinë Demokratike dhe opozitën. Në një reagim të Partisë Socialiste, Kryeministri pranon se shkak është data e zgjedhjeve nga e cila PS nuk tërhiqet.

    Pa dhënë asnjë detaj mbi çfarë është negociuar, Edi Rama thekson se nuk pranon asnjë Pazar për datën 18 qershor.

    “Per Partine Socialiste, rezultat pozitiv do te thote garanci si asnjehere per opoziten ne zgjedhjet e 18 qershorit, ne respekt te Kushtetutes, ligjit, interesit te qytetareve shqiptare dhe sugjerimeve dashamirese te partnereve tane nderkombetare”,- thuhet në deklaratën e PS.

    Me sa duket tani po del hapur se kush ka qenë kundër paketës MCAllester. BE dhe Uashingtoni po kuptojnë se cili ishte në thelb kundër negociatave dhe ofertave euroatlantike. PS-ja nuk pranon asnjë shtyrje zgjedhjesh siç është në paketën MCAllester, ndonëse opozita pranoi mbrëmë futjen në zgjedhje edhe me Edi Ramën kryeministër dhe votimin e Vettingut pa asnjë kusht. PD-ja kërkoi vetëm të negociohet data e zgjedhjeve, gjë të cilën sot Edi Rama e mbylli si mundësi marrëveshje.

    Po shkojmë me qejf të madh drejt sherrit dhe përplasjeve duke mos e ditur fundin, i cili do jetë i tmerrshëm për të gjithë.

    Deklarata plotë e Partise Socialiste:

    “Partia Socialiste shpreh keqardhjen per abuzimet mediatike te te ashtuquajturit koalicion opozitar, me nje proces shume serioz dhe delikat perpjekjesh per ta kthyer Partine Demokratike ne rrugen e arsyes.

    Angazhimi ne keto perpjekje edhe i partnereve strategjike amerikane, pas ezaurimit te te gjitha perpjekjeve te miqve e partnereve europiane te Shqiperise (dhe te vete Partise Demokratike), eshte mirepritur dhe konsiderohet prej nesh si mundesia e fundit per Partine Demokratike per te hequr dore nga shantazhet e rruges dhe per t’u kthyer ne rrugen e gares demokratike.

    Partia Socialiste e mbeshtet fuqimisht kete perpjekje te fundit dhe do te prese me durim, duke shpresuar deri ne sekonden e renies se gongut te fushates zyrtare, per nje rezultat pozitiv ne funksion te perfshirjes se PD-se ne zgjedhje. Per Partine Socialiste, rezultat pozitiv do te thote garanci si asnjehere per opoziten ne zgjedhjet e 18 qershorit, ne respekt te Kushtetutes, ligjit, interesit te qytetareve shqiptare dhe sugjerimeve dashamirese te partnereve tane nderkombetare.

    Filozofia e Partise Socialiste, e misheruar ne programin e ne betejen e perditshme te qeverise sone per te bere shtet, nuk perjashton askend dhe per asnje arsye. Rregullat e bashkejeteses demokratike, nuk vlejne vetem per qytetaret po edhe per partite politike. Asnje parti politike dhe as te gjitha partite politike se bashku, nuk mund te pretendojne as te dalin mbi keto rregulla, e as te bejne pazare me keto rregulla. Perkundrazi, Partia Socialiste beson, se duhet te jete forca e shembullit ne perpjekjen per te bere shtet dhe jo shembulli i forces qe thyen rregullat qe asnje qytetari nuk i lejohet te thyeje.

    Shqiperia Europiane per Partine Socialiste nuk eshte sllogan, po nje shtet dinjitoz, ku askush nuk eshte mbi Kushtetuten dhe ligjin“.

    Koha Jone

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Opozita pranon marëveshjen e SHBA për zgjedhjet, Rilindasi Rama e refuzon

    Deklaratë urgjente e LSI


    Petrit Vasili, kryetar i LSI, ka shpërndarë një deklaratë urgjente pas pranimit të opozitës të ofertës amerikane dhe paketës MCAllester.

    Vasili shprehet se “Lëvizja Socialiste për Integrim i ka qëndruar dhe i qëndron pikë për pikë kompromisit të z. McAllister dhe të mbështetur nga z. Fleckenstein dhe nuk ka nevojë të diskutohet më”.

    Vasili deklaron se partitë që janë në negociata duhet t’u japin fund lojërave politike, duke nënkuptuar kryeministrin Rama që po heziton pas pranimit të PD për tu futur në zgjedhje me Edi Ramën si kryeministër, gjë të cilën opozita e kishte kusht, pra pa Ramën. Por PD e pranoi paketën MCAllester.

    “Duhet t’i jepet fund një orë e më parë të gjitha lojërave politike, që trondisin stabilitetin dhe sigurinë e vendit dhe të qytetarëve. Lëvizja Socialiste për Integrim është e gatshme të kthejë edhe postin e Presidentit të Republikës në shërbim të zgjidhjes së shpejtë të krizës”,- shprehet kreu i LSI-së. Informacione të besueshme tregojnë që nëse Edi Rama nuk firmos dhe nuk pranon me opozitën, sipas ofertës amerikane, atëhere Petrit Vasili do mbledhë asamblenë e LSI dhe do të kërkojë për mos futjen e LSI në zgjedhje pa opozitën, e cila ka pranuar të votojë Vettingun dhe të futet në zgjedhje. Nëse ikën LSI, informacionet janë se edhe Shpëtim Idrizi, si lider me vizion europian dhe amerikan, nuk do të futet në zgjedhje. Edhe LIBRA e Ben Blushit po mendohet të mos futet në këto kushte kur amerikanët dhe BE duan marrëveshje dhe zgjedhje normale.

    Pritet vendimi i kryeministrit Edi Rama, i cili duhet pranuar se ndodhet në një siklet partiak dhe elektoral, porse burrat e shtetit vendosin përherë mbi interesat e partive, ato të shtetit e stabilitetit të vendit. Edi Rama e ka shansin në dorë: Ose Burrë shteti ose kryetar partie dhe kryeministër i rrëzuar me variantin “B”.

    Deklarata për mediat e Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili:

    “Nuk duhet humbur asnjë orë më shumë për zgjidhjen e menjëhershme të situatës aktuale politike.
    Lëvizja Socialiste për Integrim i ka qëndruar dhe i qëndron pikë për pikë kompromisit të z. McAllister dhe të mbështetur nga z. Fleckenstein dhe nuk ka nevojë të diskutohet më.
    Paketa duhet të zbatohet pikë për pikë nga të dy palët. Boll më me këtë teatër jo transparent.
    Përgjegjësitë për bllokimin e zgjidhjes janë të atyre që nuk e mbështetën dhe nuk e mbështesin edhe tani propozimin e z. McAllister.
    Pata paralajmëruar publikisht se vizita e Zv.Ndihmës Sekretarit të Shtetit, z. Hoyt Brian Yee ishte një shans për kompromisin.
    Duhet t’i jepet fund një orë e më parë të gjitha lojërave politike, që trondisin stabilitetin dhe sigurinë e vendit dhe të qytetarëve.
    Lëvizja Socialiste për Integrim është e gatshme të kthejë edhe postin e Presidentit të Republikës në shërbim të zgjidhjes së shpejtë të krizës“.

    Koha Jone

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Opozita pranon marëveshjen e SHBA për zgjedhjet, Rilindasi Rama e refuzon

    He te lumte pushka o shoku Rama. U bere me ne fund socialist i vertete! Ua tregove vendin amerikaneve sic bente edhe shoku Enver! Hic mos u tut se nuk te bejne gje amerikanet, edhe tani qe e mesuam se kush ia ka friken amerikaneve ne Tirane e kush nuk ua ka. Sic na mesonte shoku Enver, "Qente le te lehin, karvani shkon perpara!"

    Keshtu te do Partia! U bere edhe ti si shoku Ruci, qe amerikanet e kane hale ne sy e nuk e lene te shkele ne Amerike. Sa te te kemi ty dhe shokun Ruci ne krye te Partise, ne do te shkojme nga fitorja ne fitore!

    Albo

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: Opozita pranon marëveshjen e SHBA për zgjedhjet, Rilindasi Rama e refuzon

    Albo, se kam harruar te te uroj. Ta gezoni Meten si President.

    Protestuat tre muaj,por te pakten na gezuat popullin me zgjedhjen e Metes si President.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Opozita pranon marëveshjen e SHBA për zgjedhjet, Rilindasi Rama e refuzon

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    He te lumte pushka o shoku Rama. U bere me ne fund socialist i vertete! Ua tregove vendin amerikaneve sic bente edhe shoku Enver! Hic mos u tut se nuk te bejne gje amerikanet, edhe tani qe e mesuam se kush ia ka friken amerikaneve ne Tirane e kush nuk ua ka. Sic na mesonte shoku Enver, "Qente le te lehin, karvani shkon perpara!"

    Keshtu te do Partia! U bere edhe ti si shoku Ruci, qe amerikanet e kane hale ne sy e nuk e lene te shkele ne Amerike. Sa te te kemi ty dhe shokun Ruci ne krye te Partise, ne do te shkojme nga fitorja ne fitore!

    Albo
    Albo o rrenc ne cilen pik te paketes thuhet qe zgjedhjet te zhvillohen ne shtator?

    Paketa thot qe e shumta te shtyhen deri me 16 korrik.

    Keni mor fun. Edhe Amerika edhe BE e bon te qarte qe zgjedhjet do te zhvillohen e do nifen edhe pa ju. U ka hup udha ne aborr. Po silleni akolla si pula pa kry
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Opozita pranon marëveshjen e SHBA për zgjedhjet, Rilindasi Rama e refuzon

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Albo, se kam harruar te te uroj. Ta gezoni Meten si President.

    Protestuat tre muaj,por te pakten na gezuat popullin me zgjedhjen e Metes si President.
    Serafimo, nuk e ke marre vesh akoma? Meten president e bene deputetet e Rilindjes Socialiste me urdhrin e shokut Rama. U treguan te zgjuar ata demokratet qe e braktisen parlamentin e na e lane turpin historik ne dere ne socialistave. E di se c'na tha shoku Rama apo jo kur na mblodhi te na thosh qe do bejme Meten president? Shpejto tha te bejme Meten president, se duan te na e marrin presidentin demokratet, dhe ky skaparlliu na ka vene ultimatum: o president o kryeminister, o nuk hyj ne zgjedhje me ju. Edhe ne fet e fet e beme president, i ngritem kartonat ne parlament.

    Ta gezojme, si mos ta gezojme Meten president. Me ne fund e vume ne vend padrejtesine e 21 janarit dhe amanetin e kater deshmoreve tane socialiste qe dhane jeten e tyre ne bulevard qe shoku Rama te vinte ne pushtet e Meta te behej president.

    Nuk ka faj ai Basha kur thote qe Meta eshte presidenti i Republikes se Rilindur Socialiste te Shqiperise!

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 17-05-2017 më 12:01

  8. #8
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Oferta e plotë e SHBA që refuzon sot Edi Rama

    Për herë të parë bëhet publike për mediat, paketa e propozimeve që Edi Rama ka në tryezë. Të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara dhe opozita dhe e refuzuar nga Edi Rama. Paketa përmban 20 pika mes të cilave është edhe zhbllokimi i vetingut dhe garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
    Përmbledhje e pikave kryesorë në propozimin e integruar ("McAllister Plus")
    paraqitur nga Ndihmës Zëvendës Sekretari Hoyt Yee më 16 maj 2017
     
    1.            Një zëvendës Kryeministër i përkohshëm (person jo-politik), i propozuar nga opozita;
    2.            Caktimi konsensual i katër ministrave (ekspertë teknik të respektuar) me qëllim parandalimin e keqpërdorimit të administratës publike dhe ndikimeve në procesin zgjedhor;
    3.            Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i zgjedhur nga opozita;
    4.            Avokati I Popullit i zgjedhur nga opozita;
    5.            Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, te cilat do te garantojnë standardet më të larta të nevojshme për zgjedhje të lira dhe të ndershme;
    6.            Përzgjedhja konsensuale e një kandidati të respektuar për President, i pranueshëm për Qeverinë dhe për Opozitën. (Nuk është më e mundur pasi  Presidenti tashmë është zgjedhur në Parlament vetëm me votat e shumicës qeverisëse)
    7.            Krijimi i një ministrie të re speciale, të drejtuar nga një figurë politike e zgjedhur nga opozita, e cila do të merret ekskluzivisht me zbatimin e çdo hapi që duhet të merret, në mënyrë që në të ardhmen shqiptarët mund të kenë mundësinë të votojnë përmes një sistemi elektronik.
    8.            Ndryshime në ligjin për transparencën e financimit të partive politike.
    9.            Ndryshime në Kodin Penal, dënime më të ashpra për blerjen e votës, fotografimin e fletës së votimit dhe krime të tjera lidhur me zgjedhjet.
    10.          Burime shtesë për KQZ-në për të monitoruar financimin e zgjedhjeve dhe transparencën e shpenzimeve, duke përfshirë auditues ndërkombëtarë për financimin e fushatës së partive politike dhe ndryshime të mundshme në ligjet përkatëse.
     
    11.          Emërimi i ekspertëve teknikë si zëvendësministra në ministritë që mund të ndikojnë në procesin zgjedhor, të ndihmuar nga partnerët ndërkombëtarë, të cilët do të monitorojnë çdo çështje që ka të bëjë me procesin zgjedhor
     
    12.          Caktimi i përkohshëm i personave të respektuar, të cilët nuk përfaqësojnë parti politike, si zyrtarë të lartë të Ministrisë së Arsimit dhe Policisë dhe monitorim i fortë ndërkombëtar për të parandaluar abuzimet e mundshme të administratës publike.
     
    13.          Strukturë e veçantë në Policinë e Shtetit për të monitoruar problemet e lidhura me zgjedhjet, të përbërë nga Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm dhe 12 Zëvëndës Drejtorë rajonalë, të ndihmuar nga PAMECA dhe ICITAP.
     
    14.          Shtyrja e zgjedhjeve deri më 16 korrik (Ky propozim daton që nga 25 prilli, pra 3 javë para se propozimi i integruar ju prezantua palëve!)
    15. Droga:
    •             Komuniteti ndërkombëtar do të monitorojë çrrënjosjen e kanabisit.
    •             Pjesëmarrja e opozitës në Task Forcën Kombëtare të luftës kundër Drogës.
     
    16.          Dekriminalizimi (Largimi dhe parandalimi i kriminelëve nga mbajtja ose kërkimi i posteve publike)
    •             Partitë politike angazhohen publikisht për ekzaminimin e fortë të kandidatëve në listat partiake dhe të koalicionit.
    •             KQZ ekzaminon  kandidatët nëpërmjet personelit shtesë, me mbështetje  ndërkombëtare (të plotësuara në përputhje me Ligjin e Dekriminalizimit dhe Kodin Zgjedhor)
    •             Angazhimi i SHBA dhe partnerëve të tjerë për t’u dhënë Kryetarëve të partive politike rekomandime të mbështetura mbi të dhënat penale të kandidatëve.
     
    17.          Mbështetje ndërkombëtare për forcimin e monitotorimit të regjistrit të zgjedhësve.
    18.          Mbështetje ndërkombëtare për KQZ-në për ngritjen e linjave telefonike të ndihmës, për vëzhgimin dhe shqyrtimin e ankesave mbi ligjin e shërbimit civil dhe blerjen e votës. 
    19.          Mbështetje ndërkombëtare për vëzhgimin e rolit të medias në zgjedhje dhe caktimin e segmenteve orare në media. Ndalimi i transmetimeve të videokasetave të partive politike të regjistruara më parë pa identifikim të qartë.
    20.          Kthimi i Opozitës në Parlament, për formimin e Komisioneve të Vetingut.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: Opozita pranon marëveshjen e SHBA për zgjedhjet, Rilindasi Rama e refuzon

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Serafimo, nuk e ke marre vesh akoma? Meten president e bene deputetet e Rilindjes Socialiste me urdhrin e shokut Rama. U treguan te zgjuar ata demokratet qe e braktisen parlamentin e na e lane turpin historik ne dere ne socialistave. E di se c'na tha shoku Rama apo jo kur na mblodhi te na thosh qe do bejme Meten president? Shpejto tha te bejme Meten president, se duan te na e marrin presidentin demokratet, dhe ky skaparlliu na ka vene ultimatum: o president o kryeminister, o nuk hyj ne zgjedhje me ju. Edhe ne fet e fet e beme president, i ngritem kartonat ne parlament.

    Ta gezojme, si mos ta gezojme Meten president. Me ne fund e vume ne vend padrejtesine e 21 janarit dhe amanetin e kater deshmoreve tane socialiste qe dhane jeten e tyre ne bulevard qe shoku Rama te vinte ne pushtet e Meta te behej president.

    Nuk ka faj ai Basha kur thote qe Meta eshte presidenti i Republikes se Rilindur Socialiste te Shqiperise!

    Albo
    Po pra Albo,tani e morra vesh qe keta socialistet e rilindjes (o rilindasit socialist, se me thon te drejten po ti vesh mjeker Balles i ngjan njeçik Fan Nolit dhe Rama me paruke ka hijen e Sevastis Qiriazi),po nejse,keta Rilindasit si na e futen neve Demokrateve te ndershem ! Ne Demokratet,ikim jashte parlamentit,natyrisht per qeveri teknike,keta na zgjedhin Meten president. Ne Demokratet,natyrisht duam zgjedhje te lira e te ndershme,keta na zgjedhin Meten president. Ne Demokratet,natyrisht protestojme kunder cilesise se droges,keta na zgjedhin Meten president. Ne Demokratet bisedojme me te huajt,keta na zgjedhin Meten president. Ne Demokratet shpallim Republiken e Re (ketu po ndalem njeçik per respekt te rilindasit shokut Gramoz,Lul Bashes po ti vesh pak mustaqe dhe mjeker i ngjan njeçik Sami Frasherit..."Shqiperia çka qene,çeshte,dhe republika e re si do ta beje"),keta na zgjedhin Meten president. Ne Demokratet anullojme zgjedhjet ne Kavaje keta na zgjedhin Meten president. Ne demokratet dalim ne proteste madheshtore,me 600 mije-deri ne 2 milion e 600 mije,keta na zgjedhin Meten president...

    Si mund t'ja shpegojm popullit demokrat, qe jane kaq te gezuar, qe te gjitha kerkesave tona keta i pergjigjen me Meten president ! Mos valle Basha (qe vertet nuk ka faj) mos ka ngaterruar kerkesat ? Thuaj, ta pyesi njeher Doktorin,ta dim se kujt ja ka bere kerkesen per Meten president.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: Opozita pranon marëveshjen e SHBA për zgjedhjet, Rilindasi Rama e refuzon

    Albo,hahaaaaaaaaaaaa,Albo u arrit marrveshja me narkotrafikantin,me Eskobarin haaaaaaaaaaaa,edhe me Sorosin.

    Albo,hahaaaaaaaaaaaaaaa.Si ju futi shoku Gramoz 80 dit ne çater hahaaaaaaaaaaaaaaaa.

  11. Anetarët më poshtë kanë falenderuar SERAFIM DILO për postimin:


  12. #11
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Marëveshja Rama - Basha: Zgjedhjet mbahen në 25 qershor 2017

    Emri:  344b7e1fbd9b2d52ee89423c0b810079112423a2.jpg

Shikime: 489

Madhësia:  31.5 KB


    as një takimi kokë më kokë që ka zgjatur rreth tre orë, Lulzim Basha dhe Edi Rama kanë dalë nga godina e Kuvendit për të njoftuar se kanë arritur një marrëveshje. Basha tha se në 24 orët e ardhshme do të bëhen publike detajet e marrëveshjes që i jep fundit protestave 3 mujore të opozitës në kërkim të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Rama nga ana e tij tha se kishte rënë 100% dakord me kreun e PD-së.

    PD ka pranuar të votojë Vettingun si pjesë e kësaj pakete, ç'ka i hap rrugën më në fund vijimit të procesit të reformës në Drejtësi dhe ngritjes së intitucioneve që kanë si qëllim ndjekjen e e politikanëve të korruptuar. Ndërkohë, plani McCallister ku bazohet marrveshja thotë se PD merr avokatin e popullit, kreun e KQZ-së, katër ministra teknikë dhe një zv. kryeministër. PD-së i janë ofruar garanci se procesi zgjedhor do të jetë i ndershëm.

  13. #12
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: Basha dhe Rama bien dakort 100 %

    Shyqyr,shyqyr,se kemi 80 dit qe nuk po flejm noten. Shyqyr qe zgjidhen kete problemin e lekeve te droges e te narkotrafikanteve qe nuk do futen ne zgjedhje.

    Kemi nejt 80 dit me merakun se PD nuk do u fuste ne zgjedhje,nuk ishim te sigurte se do u fuste apo nuk do u fuste PD ne zgjedhje. Tani te pakten edhe populli eshte me i qete,kalamojt jane me te lumtur edhe pensjonistat me te gzum. Lum si ne qe kena Lulin qe osht i vetmi qe bo beteja parimore ene qe zbato urdhnat e shokut Gramoz.
    Shyqyr qe shpetun popullin ene kesaj here. Shyqyr qe ran dakort per KQZ,per ministra teknik,per Vetingun ene per Avokatn e popllit.Se,per pak do na kishin lon popllin pa avokat.

    Ishalla, bin dakort tek paketa Mcallisterit ene per Presidentin,ene ja hudhem.

  14. #13
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Fjalët e Ramës dhe Bashës përpara se të shtrëngonin duart

    Emri:  duyarrttttt.jpg

Shikime: 375

Madhësia:  18.4 KB

    Përfundoi me një marrëveshje takimi më shumë se 3 orë kokë më kokë mes kryeministrit Rama dhe kreut të opozitës Basha në kryesinë e Kuvendit. Pas takimit, Basha tha se ka një marrëveshje që kjo do të detajohet pas 24 orësh.

    “Kemi një marrëveshje të bazuar në paketën “McAllister” që është propozuar edhe nga SHBA. Ajo do të detajohet në 24 orët e ardhshme dhe vetëm pas detajimit do të kemi një komunikim publik”, - tha Basha pas takimit.

    Ndërsa kryeministri Rama nuk ka preferuar të flasë. “Sa më takon mua jam 100% me atë që tha kreu i opozitës” – tha Rama. Ai i ka shtrënguar dorën kreut të opozitës dhe më pas është larguar. Në sfond janë dëgjuar edhe brohoritje të simpatizantëve të PD-së, që po prisnin jashtë Kryesisë së Kuvendit.

    Lapsi

  15. #14
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Basha dhe Rama bien dakort 100 %




  16. #15
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Zgjedhjet më 25 qershor!

    Emri:  67033578-3614-4599-8802-db3fe4f9cc29-752x440.jpg

Shikime: 319

Madhësia:  34.3 KB

    Kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Lulzim Basha kane vendosur si date te zgjedhjeve 25 Qershorin.

    Vendimi eshte marre gjate takimit te sotem pasi dy zyrtaret i befasuan të gjithë nje dite me pare teksa qëndruan për mese tre orë kokë më kokë ne mesnate në ambientet e kryesisë së kuvendit, duke dalë prej andej me lajmin e shumëpritur: Konflikti politik mori fund. Dy liderët u ndanë duke ua lënë në dorë ekspertëve detajet e paktit, por Lulzim Basha nuk qëndroi pa e ndarë lajmin e mirë më demokratët që e prisnin me ankth në çadër.

    Por për të arritur në marrëveshjen politike u deshën orë të gjata negociatash. Gjithçka nisi me një ftesë të dy aleatëve të Bashës, Agron Dukës dhe Fatmir Mediut për tryezën e partive parlamentare. Takimi do të kishte në qendër përpjekjen e fundit për kompromis, pas qëndrimit publik të Bashës se kishte pranuar pa kushte paketën McAlister e po ashtu dhe të Ramës, që ishte shfaqur i vendosur të mos bënte lëshime nga ato që i kishte dërguar selisë blu. Rama ndodhej në Elbasan në një takim me gratë dhe prania e tij në tryezë ishte befasuese. I shpenguar, kryeministri iu drejtua kryesisë, kur në hyrje të saj u përball me Bashën.

    Batutat ja lanë vendin bisedimeve serioze në tryezë, por Rama e bëri të qartë synimin e tij: Një takim kokë më kokë me Bashën. Të vegjlit dolën një nga një me shpresën e zgjidhjes. Dy liderët konsuamuan dy kafe njëra pas tjetrës, ndërsa ndryshuan edhe vendin u bisedës kokë më kokë, duke u zhvendosur tek salla e mbledhjeve të grupit socialist.

    Tek çdo parashikimi, Rama e Basha qëndruan mbi tre orë, në një bisedë që duket se ka tejkaluar pikat teknike të paketës Mcalister. Por ata vendosën që të mos tregojnë detaje, mesa duket, për të zbuluar më shumë në një moment të dytë.

    VizionPlus

  17. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Basha dhe Rama bien dakort 100 %

    Ore shoku Rama!

    Po si nuk te vjen turp njehere? Keshtu dorezohen komunistat? Te uli qe te uli Basha ne tavoline e ia plotesove te gjitha tekat. Po mire, po me ne deputetet qe te paguam parate qe te na besh prape deputet ne keto zgjedhjet e ardhshme, si do te veje halli? Do na besh deputete apo jo? Apo do te na i japesh parate mbrapsht? Medemek, rrate te dy ne ujdi qe te mos na beni me deputete po te na fusni ne burg, sic duan ata amerikanet. Edhe doni edhe qe te votojme per Vettingun qe te emerojme prokurore e gjyqtare qe te na hedhin hekurat. Prit, prit se ta tregojme ne qejfin...

    Ate presidentin Skaparlli, kur do ta rrezojme, para zgjedhjeve apo pas zgjedhjeve? Do bejme miting, demokrate e socialiste krah per krah, qe te rrezojme te korruptuarin nga presidenca? Eshte sekret, nuk duhet te flasim per keto gjera? E o mire. Ajo dite do jete e cdo jete.

    Albo

  18. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Opozita pranon marëveshjen e SHBA për zgjedhjet, Rilindasi Rama e refuzon

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Albo,hahaaaaaaaaaaaa,Albo u arrit marrveshja me narkotrafikantin,me Eskobarin haaaaaaaaaaaa,edhe me Sorosin.

    Albo,hahaaaaaaaaaaaaaaa.Si ju futi shoku Gramoz 80 dit ne çater hahaaaaaaaaaaaaaaaa.
    Serafimo,

    Mareveshja u arrit. Mareveshja eshte: "Jo burg per Ramen, por burg per te gjithe deputetet e tij qe jane te skeduar si kriminele. Burg edhe per Eskobarin e Metes." Sa per fatin e presidentit skaparlli, te duhet te presesh pak muaj pas zgjedhjeve. Do jete surprize e bukur, do te pelqeje, e nuk do tu besosh syve cfare do shikosh.

    Albo

  19. #18
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Opozita pranon marëveshjen e SHBA për zgjedhjet, Rilindasi Rama e refuzon

    Deri dje besonim qe do vidhin te pakten 2 pale PS dhe LSI po tani qe u shtua edhe PD, ku do vemi...

  20. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Neteorm për postimin:

    skender76 (18-05-2017)

  21. #19
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Për: Basha dhe Rama bien dakort 100 %

    Zbardhet marrëveshja e plotë Rama-Basha, zgjedhjet në 25 qershor

    Zbardhet marrëveshja e plotë e arritur mes kryeministrit, Edi Rama dhe liderit të opozitës, Lulëzim Basha.

    MARRËVESHJE POLITIKE 18 MAJ 2017

    Palët në këtë marrëveshje shprehin mirënjohjen dhe falenderimin për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian për kontributin e tyre në forcimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri si dhe në mënyrë të veçantë, për zgjidhjen e situatës politike për zgjedhjet e vitit 2017.

    Palët konfirmojnë vullnetin e tyre për dialog të drejtpërdrejtë si shprehje e domosdoshmërisë për një nivel të ri të dialogut politik në vend. Në këtë kuadër, palët angazhohen për institucionalizimin e dialogut mes kryetarit të mazhorancës dhe kryetarit të opozitës.

    Angazhimi i palëve për zgjedhje me standarte demokratike do të jetë pjesë thelbësore e kontributit të përbashkët dhe të vazhdueshëm të palëve në kuadër të çeljes së negociatave dhe perparimit të vendit në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

    A. ZGJEDHJET
    1. Presidenti i Republikës dekreton datën e re të zgjedhjeve më 25 qershor 2017.
    2. Regjistrimi i menjëhershem i partive politike të opozitës. Regjistrimi i listave shumemërore të partive politike të opozitës brenda datës 26 Maj 2017.
    3. Listat e zgjedhësve
    a. Përfshirja në listat e zgjedhësve e zgjedhësve të rinj që votojnë në datën e re të zgjedhjeve.
    b. Dhënia e aksesit opozitës në informacionin e mbledhur nga projekti i Adresave dhe çështjet të tjera të lidhura me zgjedhësit, nëpërmjet auditeve të KQZ-së.
    4. Mbështetje KQZ-së për përgatitjen e materialeve zgjedhore.
    5. Plotësimi i komisioneve zgjedhore dhe grupeve të numërimit.
    6. Zgjedhjet e pjesëshme për bashkinë e Kavajës, do të zhvillohen në të njëjtën ditë me zgjedhjet e përgjithëshme.
    7. Pezullimi i çdo iniciative për kontrata të përkohëshme në nivel qëndror dhe vendor.
    8. Mbështetje ndërkombëtare për forcimin e monitorimit te listës së zgjedhësve.
    9. Mbështetje ndërkombëtare për KQZ- për ngritjen e linjave telefonike të ndihmës për vezhgimin dhe shqyrtimin e ankesave mbi ligjin e shërbimit civil dhe blerjen e votës.

    B. QEVERIA
    1. Zv.Kryeministër, teknik
    2. Ministri i Brendshëm, teknik
    3. Ministri i Arsimit, teknik
    4. Ministri i Shëndetësisë, teknik
    5. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, teknik
    6. Ministri i Financave, teknik
    7. Ministri i Drejtësisë, teknik
    8. Drejtori i OSHEE
    9. Drejtori i Përgjithshëm i Aluiznit
    10. Drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave
    11. Drejtori i pergjithshem i Burgjeve
    12. Drejtori i pergjithshem i Agjensisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural
    Kandidaturat e mësipërme do të jenë propozim i opozitës.

    C. PARLAMENTI
    1. Votimi i organeve të vettingut.
    2. Votimi i dekreteve për anëtarët e rinj të Këshillit të Ministrave.
    3. Ndryshim i Kodit Penal për forcimin e politikës penale nëpermjet ashpërsimit të sanksioneve, krijimit të veprave të reja penale, kthimin e shitblerjes së votës në vepër korrupsioni.
    4. Forcimi i kuadrit ligjor të financimit të partive politike nëpërmjet rregullimit dhe kufizimit të shpenzimeve zgjedhore, përfshirë ato materiale, kostove dhe transparencës në lidhje me to.
    5. Përmirësimi i standarteve të pasqyrimit të fushatës elektorale në media.
    6. Votimi i anëtareve të Këshillit të Ministrave, anëtareve të organeve të vettingut dhe i legjislacionit të parashikuar në këtë marrëveshje, do të kryhet në të njëjtën seancë të jashtëzakonshme të parlamentit.

    D. ORGANET E PAVARURA
    1. Kryetari i KQZ, propozim i opozitës.
    2. Avokati i Popullit, propozim i opozitës.

    E. REFORMAT
    1. Reforma Kushtetuese (me fillimin e legjislaturës së re).
    2. Reforma zgjedhore (me fillimin e legjislaturës së re).
    3. Futja e teknologjive elektronike në procesin e identifikimit votimit dhe numërimit për zgjedhjet pasuese.
    4. Reformim tërësor i sistemit të prokurimeve publike dhe auditimit të shpenzimeve publike.

    F. MASA TE TJERA
    1. Dekriminalizimi. Largimi dhe parandalimi i personave me rekorde kriminale nga mbajtja e posteve publike.
    i. Partitë politike angazhohen publikisht për ekzaminimin e fortë mbi listat partiake.
    ii. KQZ ekzaminon kandidatët nëpërmjet personelit shtesë me mbështetje ndërkombëtare (të plotësuar në përputhje me ligjin nr 138/2015 për garantimin e integritetit të funksionarëve publik ).
    2. Administrata Publike. Marrja e masave për ndalimin e përdorimit në favor të subjekteve zgjedhore të mjeteve, pronave dhe të burimeve njerëzore të administratës publike si dhe kundër çdo forme presioni ndaj punonjësve të administratës publike në çdo nivel.
    3. Narkotikët. Forcimi i luftës kundër narkotikëve, nëpërmjet pjesmarrjes së opozitës në Task forcën Kombëtare të luftës kundër narkotikeve.

    (BalkanWeb)
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  22. #20
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Basha dhe Rama bien dakort 100 %

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Ore shoku Rama!

    Po si nuk te vjen turp njehere? Keshtu dorezohen komunistat? Te uli qe te uli Basha ne tavoline e ia plotesove te gjitha tekat. Po mire, po me ne deputetet qe te paguam parate qe te na besh prape deputet ne keto zgjedhjet e ardhshme, si do te veje halli? Do na besh deputete apo jo? Apo do te na i japesh parate mbrapsht? Medemek, rrate te dy ne ujdi qe te mos na beni me deputete po te na fusni ne burg, sic duan ata amerikanet. Edhe doni edhe qe te votojme per Vettingun qe te emerojme prokurore e gjyqtare qe te na hedhin hekurat. Prit, prit se ta tregojme ne qejfin...

    Ate presidentin Skaparlli, kur do ta rrezojme, para zgjedhjeve apo pas zgjedhjeve? Do bejme miting, demokrate e socialiste krah per krah, qe te rrezojme te korruptuarin nga presidenca? Eshte sekret, nuk duhet te flasim per keto gjera? E o mire. Ajo dite do jete e cdo jete.

    Albo
    Sa qesharak o ky lol

    Fitum thot

    Po pse tre muj ne çaderr per te rrxu niko prejleshin nejtet ju?

    Bo bo bo
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  23. Anetarët më poshtë kanë falenderuar derjansi për postimin:

    {A_N_G_E_L_69} (10-06-2017)

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •