Skender, kur te medhenjte e botes u ckermiten politikaneve shqiptare, ata behen te mire, te degjuar, te urte, te dashur, te mirekuptuar. Mos te te genjeje mendja qe ajo qe sapo pe ne Shqiperi u arrit vetem nga Basha e Rama apo Meta. Dy krokodileve te politikes, Meta e Rama, u ka hyre frika ne palce, pasi bota ka zbarkuar ne Tirane dhe nuk ka me durim qe te degjoje lojrat e fjaleve te tyre, por u thote: "O kokat e krimineleve ne burg, o koka juaj ne burg. Zgjidhni e merrni." Halli i Metes eshte se Rama u ka thene nderkombetareve se Eskobari i droges punon per llogari te Metes dhe me parate e droges, Meta blen votat e shqiptareve e mandatet e deputeteve ne zgjedhje. Kurse halli i Rames eshte se e gjen veten mes tre zjarresh: shqiptaret qe pesuan ne kurrizin e tyre keqqeverisjen e tij ne keto kater vjet, nderkombetaret qe e bejne me faj per kriminalizimin e politikes duke i bere mafiozet deputete si nje menyre per ti shpetuar ligjit, dhe kercenimin e jetes nga keta mafiozet qe shohin keto qe po ndodhin dhe i thone: mos degjo amerikanet po mbaje premtimin se perndryshe ta kthejme ndryshe...
Shqiperia eshte vrima e fundit e miut per mafien shqiptare dhe kjo vrime ose do prishet nga shqiptaret me voten e tyre ne keto zgjedhje, ose do te prishet nga nderkombetaret qe i do ti vene flaken vrimes se miut qe te mos kete me vrime ku ata te fshehin koken. Kjo eshte ajo qe shqiptaret do te zgjedhin ne keto zgjedhje. Nje vote per nje Shqiperi Evropriane apo nje Shqiperi Kolumbiane.
Albo
Krijoni Kontakt