Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 53
  1. #21
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Opozita pranon marëveshjen e SHBA për zgjedhjet, Rilindasi Rama e refuzon

    Citim Postuar më parë nga Lazo Lexo Postimin
    Deri dje besonim qe do vidhin te pakten 2 pale PS dhe LSI po tani qe u shtua edhe PD, ku do vemi...
    Jemi ne duar te sigurta...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Opozita pranon marëveshjen e SHBA për zgjedhjet, Rilindasi Rama e refuzon

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Serafimo,

    Mareveshja u arrit. Mareveshja eshte: "Jo burg per Ramen, por burg per te gjithe deputetet e tij qe jane te skeduar si kriminele. Burg edhe per Eskobarin e Metes." Sa per fatin e presidentit skaparlli, te duhet te presesh pak muaj pas zgjedhjeve. Do jete surprize e bukur, do te pelqeje, e nuk do tu besosh syve cfare do shikosh.

    Albo
    Albo,ne mbas 90 dit protestash jemi akoma duke pritur Republiken e re me zgjedhje te lira e te ndershme pa leket e narkotrafikanteve. Ky ishte premtimi i Lulit : "Zgjedhje me Ed-skobarin dhe Sorosin nuk ka".( Permbaju temes )

    Sa per Presidentin shokun Meta,qe ndejtet 90 dit ne çader qe ta zgjidhnit,heren e pare qe shoku Sali tha; burg per Meten e beri zevendes-kryeminister. Heren e dyte,mbasi beri protestat e famshme "Meta ik,Meta ik" dhe 90 dite çader e beri president. Tani me kete idene e trete mos keni gje vall ndermend ta shpallni Meten te shenjte ?

  3. #23

    Për: Opozita pranon marëveshjen e SHBA për zgjedhjet, Rilindasi Rama e refuzon

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    He te lumte pushka o shoku Rama. U bere me ne fund socialist i vertete! Ua tregove vendin amerikaneve sic bente edhe shoku Enver! Hic mos u tut se nuk te bejne gje amerikanet, edhe tani qe e mesuam se kush ia ka friken amerikaneve ne Tirane e kush nuk ua ka. Sic na mesonte shoku Enver, "Qente le te lehin, karvani shkon perpara!"

    Keshtu te do Partia! U bere edhe ti si shoku Ruci, qe amerikanet e kane hale ne sy e nuk e lene te shkele ne Amerike. Sa te te kemi ty dhe shokun Ruci ne krye te Partise, ne do te shkojme nga fitorja ne fitore!

    Albo
    Po he mor shoku Ilir, cdo te thuash tani qe sdoli asgje nga kto ironite e dobta qe thua?
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  4. #24

    Për: Opozita pranon marëveshjen e SHBA për zgjedhjet, Rilindasi Rama e refuzon

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Sa per fatin e presidentit skaparlli, te duhet te presesh pak muaj pas zgjedhjeve. Do jete surprize e bukur, do te pelqeje, e nuk do tu besosh syve cfare do shikosh.

    Albo
    Mendon se do ti vihen pas ta zhdukin fare nga skena politike?
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  5. #25

    Për: Marëveshja Rama - Basha: Zgjedhjet mbahen në 25 qershor 2017

    Me duket mua, apo vertete i eshte futur frika ne palce shtangistit?
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e qaz
    Anëtarësuar
    06-05-2017
    Postime
    22

    Për: Opozita pranon marëveshjen e SHBA për zgjedhjet, Rilindasi Rama e refuzon

    Edhe kesaj here u desht faktori nderkombetar te ndikoj qe ti rregulloj punet e shqiptareve. Sa per shqiptare ske tu pas ndryshime jo. Duhet lider qe mendojne per te miren e pergjithshme, perndryshe kurre nuk do te kete ndryshim ne kete shoqerit. TURP.

  7. #27
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Opozita pranon marëveshjen e SHBA për zgjedhjet, Rilindasi Rama e refuzon

    Fatos Lubonja: Republika e Re dështoi, një nga pikat e marrëveshjes mund të jetë eleminimi i LSI-së

    17:26, 18/05/2017
    Analisti i njohur Fatos Lubonja gjatë një prononcimi për Neës 24 ka bërë skanerin e zhvillimeve më të fundit politike në Shqipëri, ku dy liderët Edi Rama dhe Lulzim Basha arritën marrëveshje për zgjidhjen e krizës politike.

    Lubonja nuk e ka fshehur aspak zhgënjimin për mënyrën sesi kjo marrëveshje u arrit ndërsa u shpreh se: “Nga forma sesi u bë marrëveshje nuk mund të ketë shpresë për një Republikë të Re. Lulzim Basha u takua me Ramën ashtu si Rama u takua me Metën tek ngjalat apo tek restorant peshku. Kjo na kujton çadrën e Krokodilit. Kjo na tregon se është një lloj armëpushimi apo ndarje pazaresh dhe shumë shpejt do të ndjehemi të zhgënjyer për ato që ka pritur populli shqiptar nga ato që ka folur Bashan në cadër. Një lehtësim e kam se ndoshta mund të kishim shkarë më keq”.

    Por nuk është ndalur me kaq, Lubonja është shprehur se nga kjo marrëveshje mund të ketë edhe detaje që në thelb të tyre synojnë eleminimin e LSI-së nga spekteri politik: “Nuk e di sesi deri në datën 25 vjeçare mund të jepen garanci për zgjedhjet. Djali fshihet në detaje dhe ne duhet të shohim detajet se çfarë pazari është bërë. Një nga pazaret mund të ketë qenë eleminimi i LSI-së sepse dalja nga koalicioni mund të rrezikojë LSI-në”.

    Lubonja thotë se me këtë lëvizje duket se Republika e Re vdiq akoma pa u ngjizur ndërsa është ndalur më gjatë në këtë pikë.

    “Unë gjithmonë kam shprehur dilema nëse PD mund të prodhonte dicka të re. Zhgënjimi ishte se mendohej se mund të ngjitej diçka e re jashtë pazareve. Nuk më pëlqeu fare që u vendos gjithëcka nga një takim Rama-Basha 3 orë kokë më kokë. A nuk denonconte këto modele takimesh 'Rama-Meta', Lulzim Basha gjatë qëndrimit në Çadër. Unë një lëvizje e doja të ishte më shumë si një lëvizje që do të përfshinte edhe njerëz të tjetrë jashtë partisë. Deri dje thuhej se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira, dhe ai shkon e mbyllet me Edi Ramën në një dhomë. Unë mendoj se nëse vërtetë e ke seriozht për të bërë një Republikë të Re atëhere marrëveshja e djeshme është një zhgënjim. Jemi peng të kastës së vjetër të bashkuar që tentoi një fortunë në gotë ujë që tashti me ndërhyrjen e ndërkombëtare u shua. Ne nuk mund të presim një Shqipëri demokratike, kur klasa politike sillet si fëmijë dhe sa herë ata arrijnë në këtë pikë ndërhyjnë ndërkombëtarët dhe e zgjidhin. Ne jemi viktimë e këtyre lojërave. Ndërkombëtarët kanë hallin e stabilitetit, hallin e biznesneve që përfaqësojnë dhe kjo është e gjitha”- ka dekluar më tej Lubonja.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  8. #28
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Opozita pranon marëveshjen e SHBA për zgjedhjet, Rilindasi Rama e refuzon

    Dashamir Shehi tregon prapaskenat e takimit të djeshëm, flet për një telefonatë përtej detit

    Aleati i Kreut të PD-së, Dashamir Shehi tregon në studion e emisionit “Arena” se çfarë ndodhi mbrëmjen e shkuar në takimin e partive për zgjidhjen e krizës politike.

    Ai vlerëson marrëveshjen e arritur dhe tregon prapaskenat, duke përmendur edhe një telefonatë që ka ardhur nga matanë detit, por pa sqaruar se kush i ka telefonuar.

    Shehi: Unë gjykoj që kaq shumë ministra sa janë është një qeveri teknike, koha e lënë është e pamjaftueshme. Shumë institucione që do të ushtrojnë kontroll janë arritur. I arrit që të biem dakord për Vettingun. Do t’i kishim hequr PS-së një armë që ka keqpërdorur në kurriz të opozitës. Ka tre muaj që thotë të korruptuar, kanë frikë Vettingun. Kjo prapë është në avantazh të opozitës. Sot e tutje zt.Rama nuk e ka më në dorë Vettingun. Vettingun duhet t’ia kishim hequr me kohë.

    Hila: A e ndjetë veten pak të përjashtuar kur ju tha Rama me Bashën që dilni jashtë…

    Shehi: Jo! Sepse me të thënë të drejtën ikën të dy në një zyrë tjetër. Nuk qe e sakëlldisshme kjo punë. Nuk ka rëndësi kjo. Bënë mirë që ndjenjën veç. Unë e gjykoj që pa atë raport personal nuk do të arrihej kjo marrëveshje me gjithë frymën cinike. Unë jam prej atyre që i kam sugjeruar Bashës që të takoj kundërshtarët e vetë ballas. Kur ishim bashkë nuk mbërritëm asgjë.
    Ne të gjithë ishim atje. Mbase nga një telefonatë përtej detit mundën të arrinim këtë marrëveshje, që unë e konsideroj sukses, pavarësisht mangësive. Shqiptarët shkojnë në zgjedhje me një filozofi të re për herë të parë.

    /360grade.al
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  9. #29
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Opozita pranon marëveshjen e SHBA për zgjedhjet, Rilindasi Rama e refuzon

    Zgjedhjet në ditën e Bajramit, irritohet myftiu i Shkodrës: Nuk ka ndodhur as në komunizëm

    Marrëveshja politike mes liderit demokrat Basha dhe kreut të qeverisë Rama për të caktuar zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në datën 25 qershor, nuk është pritur aspak mirë nga një prej përfaqësuesve të komuniteteve fetare në Shqipëri.

    I njohur për reagimet e tij origjinale në raste të tilla, myftiu i Shkodrës Muhamed Sytari ka fajësuar krerët e politikës për faktin se caktuan ditën e zgjedhjeve pikërisht ditën e parë të Bajramit të Madh.

    Sipas tij, një gjë e tillë nuk ka ndodhur as në kohën e komunizmit, kur feja ishte e ndaluar:

    “Jemi befasuar nga 2 drejtuesit kryesorë kur dëgjuam se caktuan zgjedhjet ditën e Bajramit. Një fenomen që as në kohën e komunizmit nuk ka ndodhur edhe pse feja ishte e ndaluar. Natyrshëm ne presim reagimin e KMSH, por kjo është e pafalshme ndaj shenjtërisë së kësaj dite. Festat tona janë të shenjta e solide që prekja e tyre duhet të jetë kufi i ndaluar për të gjithë”, – ka thënë Sytari në fjalën e tij.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  10. #30
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Opozita pranon marëveshjen e SHBA për zgjedhjet, Rilindasi Rama e refuzon

    LSI e rrezikuar nga marrëveshja Basha-Rama? Meta: Ju siguroi se do të ketë surpriza

    Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, që është dhe President i Zgjedhur i vendit, Ilir Meta në një prononcim për mediat u shpreh se sot shqiptarët janë më të lehtësuar.

    "Vendi nuk ra në fund të greminës, e nuk është më në buzë të greminës. Sot jemi më të qetë e të lehtësuar se dy ditë më parë. Falenderojë faktorët ndërkombëtarë të BE e SHBA që ndihmuan, duke dhënë kontributin e tyre për të patur zgjedhje gjithëpërfshirëse, që gjithë qytetarët shqiptarë të shkojnë të qetë drejt standardeve Europiane siç e meritojnë. Të gjithë shqiptarët ishin të rrezikuara nga zgjedhjet pa opozitën. Tani ka garë dhe të gjithë duhet të ishin të qetë. Do ketë surpriza", siguroi Meta./360grade.al/
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  11. #31
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Opozita pranon marëveshjen e SHBA për zgjedhjet, Rilindasi Rama e refuzon

    Astrit Patozi: Pa opozitë nuk mund të kishte zgjedhje

    19:37, 18/05/2017
    Deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi ka shprehur urimet për marrëveshjen e arritur mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

    Në një status në Facebook, Patozi ka bërë një urim të shkurtër ku shkruan se nuk mund të kishte zgjedhje pa opozitën.

    Statusi i Astrit Patozit:

    NJË URIM I THJESHTË

    Urimet më të mira për të gjithë ata që besuan fort dhe deri në fund se nuk mund të ketë zgjedhje pa opozitë, po aq sa edhe që nuk mund të ketë opozitë pa zgjedhje.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  12. #32
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Opozita pranon marëveshjen e SHBA për zgjedhjet, Rilindasi Rama e refuzon

    Me pak fjale lemsh serisht situata..
    Do kishte qene e udhes qe propozimi i Dash Shehit, per qeveri teknike sa here te kemi zgjedhje derisa te anetaresohemi ne BE, te ishte pjese e kesaj marreveshjeje!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 19-05-2017 më 11:19
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  13. #33
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Opozita pranon marëveshjen e SHBA për zgjedhjet, Rilindasi Rama e refuzon

    Rama & Basha pas marrëveshjes dhe një rresht për Ilir Metën

    Nga Poli Hoxha - 19/05/2017
    Edhe pse politikanët shqiptarë jetojnë në një territor mesdhetar me shume diell dhe ditë të gjata, duket se “vendimet e mëdha” parapëlqejnë ti marrin gjithmonë natën. Kështu ndodhi edhe në 18 Maj 2017, duke gdhirë 19-ta. Edi Rama dhe Lulzim Basha u mbyllën për orë të tëra në sallat e Kuvendit të Ilir Metës i cili morri pjesë në këtë marrëveshje që do të lërë shenjë të fortë në tranzicionin e gjatë shqiptarë, vetëm me shoferin dhe makinën e tij që bënte xhiro në oborr.

    Tashmë dihet struktura momentale dhe afatgjatë e këtij pakti të bërë në kushtet e “Omertës”, duke kapur në befasi shumicën e opinionit dhe veçanërisht lojtarët që vërtiten në politikën shqiptare. Gjithashtu është herët për të thënë, se çfarë do të prodhojë kjo marrëveshje, pas 25 Qershorit, por sot mund të analizojmë qoftë edhe përciptas pozicionet momentale të Edi Ramës, Lulzim Bashës dhe Ilir Metës. Jemi në ditët e bilancit mediatik, por veçanërisht atij që bëjnë palët protagoniste.

    LSI e Ilir Metës në fakt u la egër, (për këtë ndihmoi fort edhe vetë), jashtë kësaj ngjarje madhore politike, por pikërisht për këtë, pozicion i ri i saj në fakt tani është vetëm një “punë e brendshme” e saj. Nëse deri pasditen e 18 Majit Ilir Meta po flinte mbi dafina, sot e gjen veten jashtë autostradës që inauguroi Rama & Basha, në një rrugë plot ferra.

    Edi Rama

    Ai po shfaqet i relaksuar dhe i qetë. Shpëtoi karrigen e tij, opozitën e futi në zgjedhje, ndërkombëtarëve ju tha që është si ata, tolerant dhe burrë shteti, Metës i uli kokën dhe jo vetëm atë... Tani po përpiqet që të shpëtojë blofin, investimin 3 mujor që synonte ta paraqiste atë si triumfator i vetëm, që i solli popullit drejtësinë e ëndërruar. Karta e Vettingut ju dogj, por atij nuk i mungon guximi dhe pacipësia që edhe kur kapet me presh në dorë, ta paraqesë veten si roja i bahçes.

    I dështoi gjithashtu ajo pikë e planit, për të përçarë dhe çuar drejt asgjësimit Partinë Demokratike, por ka shansin që të realizojë ëndrrën e tij për të asgjësuar LSI-në dhe ta shpallë tashmë hapur, si “Arsyeja e madhe”, e dështimeve. Pas atyre që ndodhën gjatë 3 muajve të vështirë të Çadrës, rolit prej ‘Jagoje’ të Metës, Lulzim Basha është në të drejtën e tij që të rrijë e vështrojë, sesi Rama do të realizojë operacionin për shkërmoqjen fillimisht dhe pastaj thithjen e anëtarësisë së LSI-së, në gjirin e Rilindjes.

    Tani që marrëveshja është një fakt i kryer, Edi Rama po nxiton ta paraqesë realitetin sikur po hyn në zgjedhje pa një qeveri të tijën. Në fakt ky është një mirazh. Një truk, që edhe Lulzim Basha e di që është i tillë. Ministrat teknik të opozitës, mund të shërbejnë vetëm si dordolecët e fushave me drithë për të trembur galat. Vetëm atë fuqi kanë për zgjedhjet e radhës; “frika ruan vreshtin”. Gjithsesi e gjitha kjo ka një vlerë historike, nëse dy politikanët absolutisht më të fuqishëm të vendit do ti qëndrojnë në të ardhmen e afërt atyre pikave të marrëveshjes, që hedhin farën e të ashtuquajture “Republika e Re”. Kjo qeveri gjithëpërfshirëse mund të përdoret si një model i asaj, që do të realizojë Reformën Zgjedhore, Kushtetutën e Re dhe të hapë negociatat për anëtarësimin në BE.

    Por le të kthehemi në aktualitet.

    Edi Rama ka më shumë se një vit, që ka nisur fushatën elektorale duke shfrytëzuar me mjeshtëri kartën që di të përdorë më së miri; populizmin. Tashmë ka mbaruar punë me legalizimet, amnistitë për taksat, këstet për të përndjekurit, kompesimin e ish-pronarëve. Deri në 25 Qershor është koha për të mbledhur të vjelat.

    Nga ana tjetër pas marrëveshjes së arritur, kanabisi nuk mund të bëhet kërp. Njerëzit që organizuan dhe përfituan nga operacioni gjigant i kanabizimit gjatë vitit të shkuar, mund të jenë ca të mërzitur dhe pak të frikësuar, por janë po këtu mes nesh, me miliardat e përfituara. Borxhi dhe detyrimi që kanë ndaj Ramës për këtë fushatë elektorale, është po i njëjti. Edhe koncesionarët, oligarkët, pronarët e medieve që kanë përfituar sheshe ndërtimi, kioska e kushedi se çfarë tjetër, nuk janë tretur pas 19 Majit. Do të sofistikohen gjatë këtij muaji fushate në qëndrimet ndaj Bashës dhe opozitës, por ustai i tyre ngelet po ai.

    Edi Rama nga një shpirtkazmë, që deri pak ditë më parë “për hir të Vettingut” kërkonte hapur eliminimin e PD-së dhe themelimin e një opozite të re, tani shfaqet si një “gjysh krishtlindjesh” që shpërndan plot zemërgjerësi dhurata pushteti, për Çadrën. Në fakt, duke shfrytëzuar zhvillimet gjeopolitike në rajon (SHBA ju përgjigj Rusisë me një goditje të vetme në Ballkan, duke zgjidhur krizat brenda 24 orëve në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri) dhe situatën “detyrim-përcaktimi” ku u ndodh Basha nën presionin e ndërkombëtarëve, ai ka shpëtuar momentalisht përgjegjësinë direkte të tij, për drogën dhe korrupsionin galopant ku është zhytur vendi. Por gjithsesi mund të themi se është treguar lojtar i klasit të parë. Nëse do të jetë e vërtetë se këtë skemë bashkëqeverisje, do ta vazhdojë edhe pas zgjedhjeve për të mbyllur reformat e fundit dhe çuar vendin drejt BE-së, atëherë do ta meritojë shprehjen e Viktor Hygo te “Viti 93”, e cila pak a shumë është;

    “Dekorohesh me urdhrin më të lartë se shpëtove anijen...pushkatohesh, sepse si kapiten rrezikove ta mbytësh anijen”.

    Lulëzim Basha

    Edhe ai është sot, më i qetë dhe i relaksuar. Pa diskutim që është jo vetëm fituesi i madh i betejës 90 ditore më të pabarabartë dhe të paprecedentë gjatë pluralizmit shqiptarë, por edhe themelues i një modeli të ri në politikën e atrofizuar shqiptare. Një konfigurim i idealizmit me pragmatizmin, i vendimeve të momentit dhe piketimit të së ardhmes; i vendosmërisë dhe elasticitetit. Përveç disa mizave (Pse nuk hyn në zgjedhje-pse hyre në zgjedhje?!) që do të vazhdojnë ta bezdisin edhe pak kohë, Lulzim Basha përfundimisht ka siguruar protagonismin e padiskutueshëm në fatet e vendit, edhe për disa dekada. Do të vazhdojë të dëgjojë edhe hungërimat e atyre që kërkonin “Republikë të Re”, mbi gërmadhat e së vjetrës. Por do të qetësohen edhe ata një ditë, kur të kuptojnë se strategjia e Bashës për të vënë “Republikën e vjetër” tashmë të gjunjëzuar, në shërbim të themeleve të së resë, tani në shekullin e 21-të është e vetmja mënyrë edhe pse e shtrirë më gjatë në kohë, që ky vend të bjerë erë perëndim.

    Nëse sot të gjithë ëndërrojnë të jenë në pozicionin që ka ai ka, shumica vetëm pak ditë më parë kishin kamat gati për ta masakruar, nëse Rama dhe ndërkombëtarët, nuk do të tërhiqeshin përball “kokëfortësisë” së tij. Në fakt ditët e fundit, ai ngeli vetëm me një grusht “çadristësh” dhe pak zëra mediatik. Nga kundërshtarët, deri te të vetët bëhej fakt i kryer se biletat e avionit dhe valixhet e familjes Basha për në Asterdam ishin gati.

    Kështu thanë edhe përpara 21 Korrikut të vitit të shkuar, kur as më të çarturit nuk do të donin të ishin në vend të tij. Sot si atëherë në përplasjen e madhe për Reformën në Drejtësi, Basha nuk fitoi një betejë, por një luftë të egër, të pabarabartë, me shumë beteja brenda që zhvilloheshin njëkohësisht.

    Beteja e parë, thellë-thellë ishte personale dhe brenda llojit. Në fund të katër viteve si kryetar i Partisë Demokratike, perceptimi se ai ishte “i dobët si lider”, “i pavendosur” që nuk i çonte dot deri në fund kauzat e nisura etj etj, ra përfundimisht.

    Kryemjeshtër i përpunimit të opinionit, se ai “është i marrë fund”, “I iku edhe shpresa Ilir Meta” pasi mori Pallatin e Brigadave, deri pasditen e datës 18 Maj ishte Rama, me mediet e veta. Por nuk ishin të pakët që ju bashkuan këtij kori, edhe zërat brenda opozitës dhe vetë Partisë Demokratike.

    Fitorja e Bashës në betejën historike për dekriminalizimin, Reformën në Drejtësi, kur bëri që edhe Nuland, Merkel dhe Hann të kthjelloheshin, nuk u mjaftoj. As ndërkombëtarizimi i çështjes së drogës, së fundmi. Atëherë e kryqëzuan, se përse nuk nxirrte popullin në demonstrata. Gjatë epokës së Çadrës e akuzonin se përse nuk thyente xhama, digjte goma dhe pushtonte zyrën e Ramës.

    Por strategjia e tij, “asnjë lule e këputur”, doli “plumb ballit” për Edi Ramën që nxiste të kundërtën. Në ditët e fundit të Çadrës pasi i rezistoi edhe McAllister dhe gjithë kancelarive të Brukselit dhe kur menduan se “Rilindja” përkrahej pa kushte prej tyre dhe nuk lëvizte, u rreshtuan në tribunën e spektatorëve, për të kundruar ca me keqardhje e ca me gëzim të shprehur hapur, Bashën të vetëm në arenë. Jo vetëm kundër Edi Ramës, por edhe si jua kishte përpunuar mendjen kryeministri, përballë dy superfuqive të botës, SHBA dhe BE.

    Në gjithë këtë situatë, kur edhe aleatët po lëkundeshin orë pas ore, Basha vërtet u duk i vetëm mes një “grushti anonimësh” në Çadër. Por nuk ishte ashtu. Vlerësuesit e kauzës së tij dhe dashamirësit perëndimorë jashtë arenës së Tiranës, ishin pesha më të rënda se ato që do të donte të kishte përkrah këtu.

    E vërteta është se Basha dështoi momentalisht të detyronte largimin nga karrigia e kryeministrit, Edi Ramën. Nuk arriti që ta fusë vendin në zgjedhje me një Reformë të thellë Zgjedhore dhe Kushtetutë të Re. Ai e di mirë gjithashtu që narko-shteti, nuk çmontohet dot me qeverinë gjithëpërfshirëse që ka firmosur.

    Por ashtu si me dekriminalizimin, betejën për Reformën në Drejtësi, ai provoi se nuk ka asgjë të pamundur. Se Edi Rama dhe “Rilindja e tij janë “kështjella” me themele të shkërmoqura, e arkitrarë të krimbur. “Mali që nuk bëzan” ashtu si gjithçka tjetër e Ramës ishte mirazh, fasadë, një truk.

    Shumëkush e quan marrëveshjen që bëri me Edi Ramën, si një pazar momental, zbythje, tradhti të kauzës. Mund të jetë edhe kështu, nëse Lulzim Basha është një naiv apo fajdexhi që merr fitimin në errësirë dhe shkon e feston në mejhanen e radhës. Por gjatë betejave të forta që ka udhëhequr këto katër vite, nuk na rezulton i tillë. Duket sikur më shumë, ai e ka hedhur vështrimin përtej këtyre pak mujve dhe kësaj fushate zgjedhore.

    Të gjithë po shohin te marrëveshja Rama-Basha e 18 Majit, ministrat dhe drejtoritë që ka marrë opozita. Ca të tjerë “lehtësinë” e dhënies së Vettingun, apo si dhe sa ja futën LSI-së dhe partive të tjera më të vogla. Unë shoh që më shumë se çdo gjë kërcasin plot shpresë, ato pikat ku flitet për dakortësinë se integrimi në BE është emergjencë; Kushtetutën e Re dhe Kodin e Ri Zgjedhor me gjithë votim-numërimin elektronik.

    Janë kurthe për të justifikuar pazarin? Ndoshta, por le tu japim kohë deri në Shtator, kur të mblidhet parlamenti i ri. Është hera e parë në 27 vite, që më në fund janë në axhendë në mënyrë të tillë dhe përfundimtare.

    Si përfundim pas gjithë kësaj kemi një Lulzim Bashë në sytë e opinionit dhe brenda Partisë Demokratike, që është blinduar si një lider i provuar me integritet dhe largpamës. Por edhe në raport me Edi Ramën apo Ilir Metën dhe faktorë të tjerë, kemi një Bashë krejtësisht tjetër: I denjë pa diskutim si politikan apo aleat dhe po aq “i frikshëm”, si kundërshtar. Për ndërkombëtarët...”Ylli në ngjitje” që paralajmëroi Arvizu, tashmë është në qiell duke shkëlqyer fort.

    Ilir Meta

    Tani për tani, se edhe shkrimi u zgjat shumë me Ramën dhe Bashën, deri në kohën që do të shohim “surprizat” që paralajmëroi sot, përveç atyre dy-tre gjërave që thamë më lartë dhe këtij rreshti, nuk kemi se çfarë të shkruajmë për Ilir Metën...

    SYRI.net
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  14. #34
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Opozita pranon marëveshjen e SHBA për zgjedhjet, Rilindasi Rama e refuzon

    Mustafaj: Rama shkoi me dosje të parapërgatitur në takimin me Bashën, për të zvgoluar LSI-në

    17:19, 19/05/2017
    Ish ministri i jashtëm Besnik Mustafaj, njeri i afërt me liderin demokrat Lulzim Basha, ka komentuar në një intervistë në News 24 prapaskenat e marrëveshjes Rama-Basha që i dha fund krizës politike.

    Sipas Mustafajt: “Kjo një marrëveshje e rrallë. U krijua ajo që Ilir Meta pati kërkuar, pra një qeveri besimi. Ka rëndësi si marrëveshje për kulturën politike në Shqipëri. Zgjedhësit do të shkojnë më të qetë në zgjedhje. Unë nuk besoj se është lëshuar shumë nga ana e mazhoranca dhe Edi Rama nuk është njeriu që jep shumë. Këto që ai i ka dhënë opozitës në pikëpamjen e qeverisje duket se atij nuk i krijojnë probleme”.

    Më tej Mustafaj ka zbuluar disa prapaskenat të takimit 3-orës Rama-Basha: “Ka qenë Edi Rama ai që ka propozuar që të shkohet pa koalcione dhe Basha e ka pranuar. LSI nuk ka shumë arsye të jetë e lumtur. Për hir të idealizmit të Presidentit të Ardhëshëm unë nuk e mendoj se LSI ka qenë e fitura. Kërkesa ka qenë posaçërisht e Edi Ramës për të zvogluar me LSI. Takimi kokë më kokë ka qenë i pakërkuar nga Basha. Rama ka patur një dosje ku ka qenë i përgatitur. LSI tashmë mund të provojë vetem realisht”.

    Sa i takon mënyrës sesi PD do të sillet me aleatët e saj tani e deri në 25 Qershor, Mustafaj shpegoji se: “Shumë parti janë ndjerë të diskriminuara në këtë proces. Këta luajtën në peshën specifiket që kanë në elektorat. Unë di që ka një marrëveshje të Bashës me disa liderë të koalicionit që do të figurojnë në listat e PD-së. Edhe më parë Berisha ka pritur në listat e tij krerët e partive të tjera si fjala vjen Z. Idrizi që ka dalë nga listat e PD-së. Ne tani do të shohim sesa vlejnë partitë e vogla. Sa janë të afta të bëjnë fushatë dhe sesa janë të afta ta përballojnë dimensionin e tyre real. Shumë parti që nuk do të futen në parlament do të zhduken. Ne duhet të besojmë se kjo marrëveshje do të sjellë një rikompozim të skenës politike shqiptare”.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  15. #35
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    LSI del hapur: Marrëveshja Rama-Basha është antikushtetuese

    Emri:  Petrit-Vasili-LSI_copy_copy_0_0.jpg

Shikime: 216

Madhësia:  33.9 KB

    Kreu i LSI, Petrit Vasili deklaroi se paktin Rama-Basha e kishte njohur përmes mediave.

    Sipas tij, kjo marrëveshje është e paqartë.

    “Marrëveshja është e paqartë se edhe unë nga media jam njohur, po teknikë duhet të jenë (ministrat) se ashtu thonë”, - u shpreh Vasili në emisionin “Të paekspozuarit”.

    Sipas LSI-së, bllokimi i koalicioneve nga marrëveshja Rama-Basha, është antikushtetues. Gjatë bisedës në studio, Petrit Vasili tha se askush nuk mund t’i ndalojë partitë të bëjnë koalicione parazgjedhore sepse ky është një vendim që bie në kundërshtim me Kushtetutën.

    Në zgjedhjet e 25 qershorit të gjitha partitë do të hyjnë të vetme, pasi tashmë vendimi është marrë në KQZ dhe afatet nuk do të rihapen sërish. /LAPSI.AL/

  16. #36
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Rruga për në BE sot e tutje kalon nga `Big Mack-u` Rama- Basha

    U shkruajt shumë për marëveshjen e shumë pritur të datës 18 maj 2017, kur në orën 1.22 minuta të kësaj datë të dy shtalartët e politikës shqiptare dolën para kamerave të mediave të Tiranës , me buzëqeshje të ndrojtura midis seriozitetit të dy kryetarëve të Partive më të mëdha dhe dy Kryetarëve të Koalicioneve më të mëdha. Rezultati ishte më në fund një kompromis i domosdoshëm duke i dhënë fund konfliktualitetit të vazhdueshëm midis  tyre. Rezultati u pa pak më vonë tek populli shqiptar i cili mori frymë lirisht ndoshta për herë të parë pas katër viteve të trazura suksesi për Koalicionin e majtë dhe dështimesh sipas Koalicionit Opozitar.

    Opinioni Mediatik (përfshi dhe mua) u përfshi gjatë gjithë kësaj kohe qoftë duke llogaritur ndershmërisht rezultatet e qeverisjes së Koalicionit të Majtë, qoftë duke akuzuar me pagesë të njëjtin koalicion nga opinionistët tashmë të pabesueshëm, qoftë duke dhënë përgjigje nëpër portalet, Facebooku, e më pak Twitter, rëndësia e të cilave është tashmë e padiskutueshme në raport me gazetat që lexon Bashkimi tek News 24 tv, dhe të tjerët në tv e tjera private apo Tv shqiptar i cili me thënë të drejtën është përmirsuar jashtzakonisht me ato shtatë kanalet e saj. 

    Sot pas 6 ditësh, situata është më e qetë dhe njerëzit më në fund po shohin realitetin në vënd të internetit, po shohin punën e tyre në vënd të debateve mllef nxjerrëse, po vërejne me kujdes se ndërkombëtarët BE dhe SHBA janë realisht të interesuar që Shqipëria të jetë në BE dhe pjesë e familjes së madhe Europiane, po kuptojnë se britmat e vetmuara kundër disa individëve përfaqësues  të familjes Europiane, ishin si britmat e një të sëmuri pashpresë që fajëson këdo përveç fatit të tij të keq që mbeti në karakterin e tij si ish-spiun, apo servile i shefit të vjetër e të ri, apo amoral në gjithë kuptimin e plotë të fjalës.

    Sot po shohim se Associimi në BE është më afër se kurrë, dhe se paskësh qënë fare e thjeshtë në se vetë liderët kryesorë politikë do të kishin vënë si prioritet Shqipërinë dhe jo tepsinë e privilegjeve politike dhe materiale.

    Por, më mirë vonë se kurrë; me ndihmën e BE dhe të SHBA sidomos të ``buldozerit`` Jee , i cili vuri pikat mbi `i` opozitës, Dy përfaqësuesit e Politikës konfliktuale shqiptare që bartnin jo për faj të tyre të tërë difektet e drejtimit të Shqipërisë, arritën të bënin Kompromisin që shuan  urrejtjen, Kompromisin që venit shpresat e armiqve të brëndëshëm e të jashtëm të Shqpërisë, Kompromisin që inkurajon shpresat për një të ardhme më të mirë të Shqipërisë dhe shqipëtarëve, Kompromisin që mund ta  bëjë Shqipërinë një vënd normal.

    Mund të thuhet pa frikë se paketa e Kompromisit `Big Mac` arriti që të mundësojë për herë të parë zgjedhje të ardhshme të pakontestuara, fillimin e veprimit të Vettingut, rregullimin e KQZ, dhe disa ndryshime të mundshme kushtetuese, por për më tepër populli shqiptar i majtë  apo i djathtë, i qëndrës apo lara-lara, i politizuar deri në palcë dhe vënde vënde i indoktrinuar që prej 26 vitesh, mund të shohë se përtej  konfliktualitetit paska dhe qetësi, paska mirekutim, paska shprese se `të paprekshmit` do të mund të preken ligjërisht, se investimet mund të vijnë më të shumta, se BE dhe SHBA e kërkojnë Shqipërine medoemos në familjen e madhe europiane perëndimore, dhe shqetësohen seriozisht nëse konfliktualiteti pengon këtë integrim.

    Mbrërmë, në mënyrë zhgënjyese dëgjova një politikan e deputet që deshte të bënte fushatë në parlament për partinë e tij duke çvendosur qëllimisht objektivat e Kompromisit me problemet e pa zgjidhura të Shqipërisë dhe shqiptarëve, duke ngatërruar dhe mbivendosur  problemet e grumbullara prej vitesh të papunësisë dhe emigracionit me përgjegjësite e Koalicionit drejtues, kanabisin me Kryetarët dhe ish Kryetarët e Partive, varfërinë me përfaqësuesit parlamentarë. Shkrepsja e urrejtjes nuk ndezi mbrëmë, sepse të dy përfaqësuesit e Partive kryesore i dhanë një përgjigje të merituar, madje vetë Krye-konfliktuesi prej vitesh Berisha, u soll për herë të parë si një Krye-paqedashës me batutën e tij (dashuri-xhelozi politike), dhe përfaqësuesi i LIBRA-s, për herë të parë humbi pothuajse të gjitha pikët që kishte fituar këto muaj në kurriz të partisë mëmë të cilën e tradhëtoi si një Don Zhuan i vjetër pa asnjë brerje ndërgjegjeje, megjithë vrerin e trashë të derdhur porsi ajo Kobra në kohë vere, duke përdorur poshtërsisht dhe pa asnjë kuptim disa vagje të Nolit me katundarë dhe puntorë, e cila bëri efekt të kundërt.

    Shpresojmë që ky  kompromis i dy Partive më të mëdha të vëndit, të vazhdojë të qëndrojë edhe pas zgjedhjeve, madje edhe me një Koalicion pas zgjedhor midis PD dhe PS i cili duhet të vazhdojë deri në përfundimin dhe realizimin e të gjitha detyrave të shtëpisë të lëna nga BE, pra deri kur BE të japë miratimin për associimin e Shqiërisë në të, pra integrimin përfundimtar të Shqipërisë në BE.

    Më vonë le të bëhen zgjedhje të reja kur lufta politike të hyjë në hullinë normale të rotacionit politik demokratik.

    Mendoj se kjo periudhë ku pavarësisht fitores ose jo të njërës apo të tjetrës Parti Kryesore,të vazhdoje për hir të integrimit të Shqipërisë të drejtojnë vëndin me këtë koalicion  PS-PD, në dukje të pazakontë të ardhshëm por të domosdoshëm për integrim.

    Opozita për këtë periudhë le të bëhet nga LSI dhe parti të tjera, të cilat gjatë gjithë kohës nuk kanë qënë të sinqerta në luftën e tyre politike për një ohë të gjatë, duke nxitur apo bërë hipokritin vetëm e vetëm që të përfitonin pjesë të tepsisë së privilegjeve dhe të posteve, në dëm të Shqipërisë.

    Aq më tepër që LSI ka gati 10 vjet në pushtet dhe e ka të domosdoshme të rrijë në Opozitë jo vetëm për tu rifreskuar politikisht por edhe për të projektuar një Program real për të luftuar e fituar në zgjedhjet e ardhsme dhe jo duke bërë pseudo-programe copy-paste me ato të PS.

    Së fundmi mendoj se Vettingu dhe reformat e tjera duhet të vazhdojnë fuqimisht, në mënyrë që burimi nga i cili rrjedh ujë i pastër, të mos ndotet poshtë, por në rradhë të parë të mos ndotet aty tek burimi, në të cilin deri më sot kanë futur hundët dhe e kanë ndotur për 26 vjet plot `të paprekshëm`,  `të fortë`, gjykatës e prokurorë, minitra e kryeministra, apo dhe kryetarë kuvëndi e president.

    Është e qartë se, BE dhe SHBA nuk presin as republike të re apo republikë të leshit por- ndryshimin dhe integrimin për në BE.

  17. #37
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Rruga për në BE sot e tutje kalon nga `Big Mack-u` Rama- Basha

    Jam kurioz ca mendon Kredhnik Spermiu per kete gje? Mbeti prape me gisht ne goje me duket

  18. #38
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Rruga për në BE sot e tutje kalon nga `Big Mack-u` Rama- Basha

    Ore Pirro e kupton sesa i panatyrshem, i pamoralshem dhe aspak funksional do te ishte nje koalicion i mundshem PD-PS?! Vertete marreveshja BiG-Mac demton, me shume te drejte do thoja LSI-ne, por edhe ajo nje parti mekatare eshte si i gjithe spektri politik shqiptar.

    Se dyti shpresojme qe marreveshja te frenoje sadopak tjetersimin e mundshem te votes se sovranit! Nese kjo arrihet eshte perseri sovrani qe percakton se cila pale duhet te qendroje ne opozite dhe cila pale ne pushtet. Te pakten nepermjet kesaj marreveshje nderkombetaret pranuan faktin se Rama me kriminelet dhe hashashin rrezikonte riperseritjen e turpshme te zgjedhjeve ne Diber e Kolonje. Prandaj dhe e detyruan naltgjatesine te dorezonte gjysmen e qeverise perpara zgjedhjeve si asnjehere me pare ne keto 27 vite...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  19. #39
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Opozita pranon marëveshjen e SHBA për zgjedhjet, Rilindasi Rama e refuzon

    Hemo vullezer,
    pse nuk diskutoni...?!

    Ne fakt ju jap te drejte, s'kemi ç'themi me..., dolen haptas qe jan bashke, han/vjedhin bashke, dashurdhehen bashke, te gjitha bashke...

    Hajt rroft partija...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  20. #40
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Opozita pranon marëveshjen e SHBA për zgjedhjet, Rilindasi Rama e refuzon

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Serafimo,

    Mareveshja u arrit. Mareveshja eshte: "Jo burg per Ramen, por burg per te gjithe deputetet e tij qe jane te skeduar si kriminele. Burg edhe per Eskobarin e Metes." Sa per fatin e presidentit skaparlli, te duhet te presesh pak muaj pas zgjedhjeve. Do jete surprize e bukur, do te pelqeje, e nuk do tu besosh syve cfare do shikosh.

    Albo

    Albo mos u lodh kot,
    para nje muaji kane rene dakort ne parlament qe nuk do hetohet/gjykohet asnje nga politikanet e sotem. Kane bere nje marrveshje ne forme amnistie.
    paqen, e sjell vetem drejtsia

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •