Emri:  zaev.jpg

Shikime: 250

Madhësia:  18.7 KB

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov i ka dorëzuar mandatin për formimin e qeverisë liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, shkruan Alsat.
Presidenti i shtetit Gjorge Ivanov gjatë aktit të ndarjes së mandatit për formimin me Qeverisë së re deklaroi se pengesat për ndarjen e mandatit janë mënjanuar dhe se tani duhet përmbushur obligimet kushtetuese.
“Pengesat për ndarjen e mandatit për formimin me qeverisë së re janë mënjanuar. Sot po i qasemi përmbushjes së nenit 84 alineja 1 nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë për ndarjen e mandatit për formimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja e cila ka shumicën në Kuvendin e RM-së, ka propozuar zotin Zoran Zaev që të jet kandidat të cilit do të ndahet mandati për formimin e Qeverisë së RM-së” – deklaroi Gjorge Ivanov.
Dorëzimi i mandatit vjen pasi presidenti Ivanov mori njoftim nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi se është formuar shumica parlamentare.
Presidenti Ivnaov paraprakisht refuzonte ta ndajë mandatin dhe kërkonte garanci për ruajtjen e unitaritetit të shtetit dhe respektim të Kushtetutës.

ORA NEWS