Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-05-2017
    Postime
    4

    Kërkoj ndihmë

    Jam nje djal 25 vjec nga elbasani .. do ju lutesha nëse e shikoni kte mesazh te me ktheni një përgjigje nqs keni dijeni ... anës kofsheve kam 2 shenja te mëdhaja si djegie mbase jan nga mbathjet ferkimi qe ndodh... në kokën e penisit kam një pikë të kuqe te vockël e cila ka kohë qe eshte aty dhe rreth koronës me krijohet nje si myk i bardh qe mban pak ere te keqe jo shpesh here por ndodh ... por shqetesimi im filloi këtë jave ku rreth koronës së penisit më kan dalur disa pucrra shume te vogla qe nk shikohen me sy të lirë por nqs i veshtron mire duken si lytha ose si pucrrat e balantis por nk e di cfare jan... para një muaji pata marrëdhenie me një femer ku diten e parë qe bëra seks me atë tek zona e qimeve me doli një pucerr si djegie dhe ditet e tjera nk kisha shqetesime dhe ajo pucrra iku ndersa kte jave u shfaqen kto pucrrat e vogla te korona e penisit ... ju lutem kush ka mundesi tme thote dicka para se te shkoj te bej vizitë tek mjeku ... e kam si me frik ose ndrojtje viziten...

  2. #2
    Freestyler Maska e auiu
    Anëtarësuar
    04-09-2004
    Vendndodhja
    Korce
    Postime
    182

    Për: Kërkoj ndihmë

    Pershendetje!

    Ajo skuqja qe permendi ju anes kofsheve, mund te jete e shkaktuar nga disa arsye, nder te cilat, djersitja ( sidmos ne kete periudhe me temperatura te larta), mund te jete prani myku( gjithashtu e favorizuar nga temperaturat e larta dhe lageshita : djersa ), ose shenje infeksioni ( SST ? )
    Ai sy myk i bardhe ne baze te kokes se penisit, me shume mundesi eshte SMEGMA : sekrecione normale nga gjendrat e ndryshme te ndodhura perreth bazes se kokes se penisit. Normalisht pervec eres se keqe, nuk eshte e lidhur me ndonje semundje infeksion. Mjafton nje higjiene e perditshme, e pershtatshme e organeve gjenitale, per ta shmangur.
    Per sa i perket pucrrave ne koken dhe bazen e penisit, probabilisht jane te lidhura me ndonje lloj infeksioni.
    Gjithesesi nuk duhet te alarmoheni, ju keshilloj te beni nje vizite tek mjeku Dermatolog - Venerian, per te vene nje diagnoze te sakte, dhe per te zgjedhur nje trajtim te pershtateshem, nqs mjeku konfirmon pranine e ndonje infeksioni.
    Nuk duhet te ndiheni ne sikletnga vizita me mjekun, eshte nje vizite normale, perkundrazi nuk duhet ta leni pas dore.
    P.S Eshte mire qe te perdorni masa profilakte per seks te sigurt, vecanerisht me partnere te rinj, per te evituar si semundje seksualisht te transmetueshte ashtu dhe shtatzani te pa deshiruara.
    Eshte mire qe te pyesni dhe partneren tuaj nqs dhe ajo ka vene re ndonje shqetesim, ose nqs juve ju konfirmohet nga mjeku prania e ndonje infeksioni seksualisht te transmetueshem, duhet qe edhe ajo te kryeje nje vizite tek mjeku.
    Nqs keni pyetje te tjera, mund te mi beni pa problem.
    Gjithe te mirat!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •