Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    SHBA vendos të armatosë kurdët në Siri. Fillimi i fundit të Turqisë?

    Pse SHBA-ja vendosi të armatoste kurdët dhe të zemëronte turqit

    Emri:  auto_christians-in-pakistan-peshmerga-forces1494869661.jpg

Shikime: 1198

Madhësia:  41.9 KB
    Nga Michael J. Totten

    Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka njoftuar zyrtarisht se do të armatosë milicitë kurde në Siri, në përpjekje për rimarrë Raqqan, kryeqytetin e "de facto" të Shtetit Islamik.

    Njësitë Mbrojtëse kurde, janë fraksioni më i madh në Forcat Demokratike të Sirisë dhe krahu ushtarak i Partisë së majtë të Bashkimit Demokratik. Ato janë të lidhura ngushtë me PKK-në, ose Partinë turke të Punëtorëve të Kurdistanit, dhe kanë formuar një rajon autonom në veri të Sirisë të cilin kurdët e quajnë Rojava. Siç tha edhe Pentagoni, ato janë forca e vetme në terren që mund ta ndërhyjnë me sukses në Raqqa.

    Administrata Obama hartoi planin për armatosjen e tyre vitin e kaluar, një strategji që administrata e Trump fillimisht e braktisi. Megjithatë armatosja e Kurdëve ka qenë plani më i zgjuar që nga nisja e konfliktit sirian, edhe pse u deshën të kalonin vite të tëra para se dikush nga Uashingtoni të mund ta kuptonte .

    Përveç izraelitëve, kurdët janë luftëtarët më të aftë të Lindjes së Mesme. Shumica janë myslimanë (një pakicë janë Yazidis dhe të krishterë), por ato janë po aq ‘alergjikë’ ndaj islamit radikal saç janë edhe amerikanët. Ata janë ndër njerëzit më pro-amerikanë në të gjithë botën dhe janë aleatë të përsosur ushtarakë.

    Nëse Shtetet e Bashkuara dëshirojnë që forcat tokësore vendase në Siri të luftojnë ISIS –in në mënyrë që ushtarët amerikanë të mos kenë nevojë të shkojnë atje, kurdët janë opsioni i vetëm i mundshëm.

    Edhe pse në Siri ekzistojnë shumë milicitë aktive, shumica e tyre, për fat të keq, janë islamikë dhe shumica dërrmuese do të luftonin më shumë Asadin sesa ISIS-in. Pas gjashtë viteve lufte, moderatorët politikë që nuk janë vrarë kanë ikur sëbashku me miliona refugjatët sirianë.

    Pra, pse nuk i kemi përkrahur kurdët më parë? Në të vërtetë, ne e bëmë. Thjesht nuk donim që bota të dinte.

    Ka dy arsye që SHBA-ja nuk do që dikush ta dinte se po armatoste kurdët. Së pari, milicia kurde dhe partia politike që qëndron pas saj nuk është vetëm laike dhe feministe, edhe pse ajo është e përbërë kryesisht nga myslimanët. Milicisë i janë bashkuar gjithashtu edhe kuazi-marksistët dhe arabët në pjesën verilindore të Sirisë.

    Megjithatë arsyeja më e madhe është sepse armatosja e kurdëve i xhindos turqit. Shteti turk po lufton PKK-në në Turqinë lindore që nga viti 1978.

    Rreth 50,000 njerëz janë vrarë gjatë luftës turko-kurde gjatë katër dekadave të fundit dhe nëse PKK-ja do të fitonte, Turqia mund të humbiste një pjesë të konsiderueshme të territorit të saj në lindje.

    Turqia vendosi se kurdët ishin më të “këqinjt e të këqinjve” dhe mbështeti në mnëyrë indirekte ISIS-in, duke bombarduar pozicionet kurde që po luftonin Shtetin islamik dhe lejoi xhihadistët të kontrabandonin njerëzit dhe armë.

    Për vite me radhë, ne pretenduam se Turqia nuk po ndihmonte ISIS-in. Ne pretenduam se nuk po armatosnim kurdët ndërkohë që turqit shtireshin sikur na besonin. Por tashmë kjo ka marrë fund. Dhe si përgjigje, Turqia po kërcënon të rrisë sulmet e saj kundër kurdëve të Sirisë.

    "Turqia rezervon të drejtën për të ndërmarrë veprime ushtarake", tha një zyrtar turk për “The Ëashington Post”.

    Le të jemi të qartë për diçka. Turqit po sulmojnë tashmë forcat e mbështetura nga Amerika në Siri. Nga këndvështrimi i tyre, Shtetet e Bashkuara tanimë janë një sponsor shtetëror i terrorizmit. Turqia është në luftë me aleatët më të mirë të Amerikës në Siri, në një kohë kur çdo vend tjetër në tokë kërkon që ISIS-i të shkatërrohet.

    Nëse qeveria turke këmbëngul në bombardimin e ushtrisë së vetme që mund të sulmojë në mënyrë efektive ISIS-in dhe të fitojë, atëherë ajo është objektivisht pro ISIS-it. Ajo gjithashtu kërkon të vrasë aleatët amerikanë, gjë që mund të përbënte një akt lufte kundër Shteteve të Bashkuara.

    Vendet gjysmë të pavarura si Kurdistani i Irakut dhe Rojava kanë të drejtë të ekzistojnë pavarësisht se Turqia i shikon si papërshtatshme.

    / The Tower – Përshtati Syri.net/

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: SHBA vendos të armatosë kurdët në Siri. Fillimi i fundit të Turqisë?

    nuk e le krymi Ate, krymi i varreve te jeteve te tjera ku sherbente Evropes si....do i fuse hundet kudo ku i shajne Evropen!

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •