Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Rilindja e Krimit: PS rikandidon kandidatë me të shkuar kriminale që kanë ndryshuar emrat

    EMRAT/ Zbulohen kandidatët e PS me emra të ndryshuar, pseudonimi më i përdorur ‘Niko Papa’

    Emri:  emrat-ndryshim.jpg

Shikime: 170

Madhësia:  52.7 KB

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar dje listat e kandidatëve në 12 qarqe dhe formularët e tyre të dekriminalizimit. Nga një verifikim i emrave të kandidatëve të Partisë Socialiste në të gjithë Shqipërinë rezultojnë 8 kandidatë të saj që kanë pasur probleme me drejtësinë, shkruan “Panorama”.

    Por në asnjë rast kandidatët e partisë kryesore të maxhorancës nuk pengohen për të kandiduar në zgjedhjet e 18 qershorit. Po ashtu, nga verifikimi i të dhënave të deklaruara nga kandidatët e PS-së në gjithë vendin, figurojnë se 7 kandidatë kanë deklaruar se kanë përdorur emra dhe mbiemra të tjerë gjatë viteve.

    TË DËNUARIT

    Në qarkun e Tiranës, kandidati i Partisë Socialiste i renditur me numrin 19 në listën e kryeqytetit, Spartak Braho, ka deklaruar se në vitin 1995 është dënuar me 10.000 lekë gjobë për shpifje. Vendimi është dhënë sipas Kodit Penal të kohës, ku Braho është shpallur fajtor nga Gjykata e Tiranës, shkruan “Panorama”.

    Po në qarkun e Tiranës, kandidati me numër 29, Granit Kërxhalliu, rezulton të jetë dënuar në vitin 2011 për veprën penale “pengim i ekzekutimit të vendimit të Gjykatës. Ai ka pasur masën e detyrim paraqitjeje, por më pas në vitin 2011 çështja ndaj tij është pushuar, po ashtu edhe masa e sigurisë.

    Në qarkun e Durrësit, kandidati i PS-së i renditur i 10-ti në listë, Alban Ramohitaj, ka deklaruar se është dënuar nga Gjykata e Durrësit me vendim të formës së prerë në vitin 2004 për vjedhje energjie elektrike. Ai është dënuar me 2 muaj me kusht nga 18 muaj dënim. Në listën e kandidatëve që kanë pasur probleme me drejtësinë, është emri i ish-ministrit të Mirëqenies Sociale, Blendi Klosit, i cili kandidon si i parë në listën e qarkut të Beratit.

    Ai ka deklaruar një dënim të vitit 1994, për prishje të qetësisë publike. Çështje e pushuar ndaj tij në vitin 1995. Po ashtu, në qarkun e Lezhës kandidon sërish deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu. Ai ka deklaruar se në vitin 2004 është proceduar nga Prokuroria e Tiranës për veprën penale “përdorim me keqdashje të thirrjeve telefonike”.

    Ndreu ka deklaruar në formularin e tij se ka marrë pafajësinë dhe se është arrestuar në mënyrë të paligjshme. Në qarkun e Fierit, kandidati i 4-t në listë, Ismet Beqiraj, ka deklaruar se është shoqëruar dy herë në komisariatet e policisë në vitet 1996-1997. Madje, ai ka treguar dhe me detaje si është shoqëruar për verifikim në tri komisariate të ndryshme.

    “Policia e Ballshit, ndalim për verifikim një ditë para zgjedhjeve të 26 majit 1996. Periudha: 26 maj 1996, verifikim 24 orësh në 3 komisariate, Ballësh, Fier, Tiranë, Komisariati nr.3. Nuk filloi procedim dhe u krye verifikim i thjeshtë”, thuhet në formularin e Ismet Beqirajt.

    Në qarkun e Korçës, kandidati nr.7, Ardit Konomi, ka deklaruar se është dënuar nga Gjykata e Rrethit Korçë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor në vitin 1997. Por, më pas çështja është pushuar. Edhe kandidati i Shkodrës, i renditur i 10-ti në listë, Muzefer Bushaj, ka deklaruar të jetë arrestuar pas një aksidenti rrugor në vitin 2003.

    NDRYSHIM GJENERALITETESH

    Në qarkun e Tiranës, dy kandidatë kanë deklaruar se vite më parë kanë përdorur të njëjtin emër dhe mbiemër Bëhet fjalë për Arben Seferjan, i cili kandidon i 25-ti në listë në qarkun e Tiranës.

    Ai ka deklaruar se ka përdorur identitetin Niko Papa. Edhe kandidati me nr. 31, Azbi Arapi, ka deklaruar se ka përdorur si identitet emrin Niko Papa. Kandidati i LSI-së, i përfshirë në listën e PS-së, Spartak Braho, ka deklaruar se ka ndryshuar emrin. Braho ka deklaruar se emri i parë i tij ka qenë “Zylyftar”, por që e ka ndërruar në “Spartak”.

    Ai ka deklaruar dhe se nuk e mban mend vitin e këtij ndryshimi. Ndryshim të emrit disa herë ka bërë edhe kandidati i qarkut të Dibrës, Myfit Duriçi, që ka qenë ish-kryetari i Bashkisë.

    Ai ka deklaruar se në fillim ka pasur emrin Myfyt, por që e ka ndryshuar në Mufit. Më pas, nga Mufit e ka vendosur prapë siç e kishte, Myfyt, dhe në fund, nga Myfyt e ka vendosur Myfit.

    Panorama

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rilindja e Krimit: PS rikandidon kandidatë me të shkuar kriminale që kanë ndryshuar emrat

    Ka fshehur emrin/ Ja kush është Sasha Gjinushi...

    Ligji i Dekriminalizimit ka prekur shumë politikanë shqiptarë. Disa prej tyre kanë deklaruar dënimet që kanë kryer në të kaluarën, kurse të tjerë kanë deklaruar edhe emrat e ndryshuar.

    Ndoshta nuk do ta kishit menduar, por njëri prej atyre që ka ndryshuar emrin është edhe Skënder Gjinushit, Partia Social-Demokrate.

    Në formularin e Dekriminalizimit, Skënder Gjinushi ka shkruar se dikur quhej Sasha Gjinushi. Më pas e ka ndryshuar në Skënder.

    Emri:  auto_34567891494334814.jpg

Shikime: 118

Madhësia:  44.4 KB

    Syri

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Rilindja e Krimit: PS rikandidon kandidatë me të shkuar kriminale që kanë ndryshuar emrat

    Ne ate vend jane bere te gjithe "mere me leng se mishi u mbaru" . Cfar hyn ndrimi i emrit te Gjinushit nje Zot e di (natyrisht brenda injorances albanistanase)!

    Me shum propabilitet Gjinushit, emrin Sasha ja kan regjistruar prinderit ne gjendjen civile dhe Partia nuk duhet ta kete pranuar dhe duhet ti kene detyruar te ndryshojne emrin nga Sasha ne Skender.

    Kjo e nderimit te emrave qe nuk lejoheshin eshte praktike edhe e kohes se Zogut,mundet te gjesh edhe sot persona te lindur ne vitet 1930...qe ju kan ndryshuar emrin.


    Me keto "albanistançe" do na nxirrni edhe Gjinushin te persekutuar nga partia qe nuk i ka lejuar emrin rus...
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 09-05-2017 më 13:35

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •