Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Edi Enver Rama: Në zgjedhje pa opozitën! Votojmë si në kohën e PPSH-së

    Flet Edi Rama: Po nisemi drejt 18 qershorit pa Partinë Demokratike

    Emri:  Capturetrbn.jpg

Shikime: 488

Madhësia:  24.9 KB

    Edi Rama foli të pasditen e së dielës se “Nëse nuk ndodh mrekullia në orët që mbeten, ne nesër nisemi drejt 18 Qershorit pa PD-në”. Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama në komunikimin e tij javor me ndjekësit në faqen e tij në FB.

    Rama ka fajësuar direkt ish-Kryeministrin Berisha dhe kreun e PD-së Lulzim Basha si njerëzit që po sakrifikojnë partinë historike për interesat e tyre personale.

    Ai e ka konsideruar verbëri fatale të liderit hakmarrës dhe kryetarit të ri që imiton të vjetrin.
    “Perpjekja dhe durimi yne nuk mjaftoi, që frikën tja heqim këtyre njerëzve që po sakrifikojnë këtë parti historike për interesat e tyre personale”, deklaroi Rama duke ftuar votuesit demokratë të shkojnë në zgjedhje.

    Pra PS-ja po shkon drejt 18 qershorit pa PD-në, ndërkohë që opozita ditën e shtunë datë 13 maj, ora 12.00 do organizojë demonstratën e saj me të madhe kundër pushtetit. Se çfarë do ndodhë ditën e shtunë vetëm Berisha dhe Basha e dijnë. Ish-kryeministri demokrat tha në një intervistë se nuk kemi se si mund ta kontrollojmë popullin ditën e shtunë, sepse mund të dalë situata jashtë kontrollit.

    Po shkojmë në përplasje? Duhet urgjent që palët ti thërrasin mendjes, pasi populli do ta pësojë.

    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Edi Enver Rama: Në zgjedhje pa opozitën! Votojmë si në kohën e PPSH-së

    He mo te lumte pushka o shoku Rama!

    Ka lezet! Ne komunistat nuk jemi mesuar te qeverisim me opozite. Ua tregonte vendin opozitareve shoku Enver! Me ne fund edhe ti u bere dem me k.qe dhe ia tregove vendin opozites.

    Po mire, pasi ti bejme ne ato zgjedhjet muajin tjeter, ti prape Kryeminister i Shqiperise do quhesh apo Kryeministri i Shqiperise se Rilindur Socialiste?

    Kemi vetem nje hall ne komunistet me kete planin tend o shoku Rama: nuk jemi mesuar ne komunistet qe te ndajme votat me partine e skaparlliut. Ne duam qe Partia te marri 99.99% te votave. Dhe votimet te mbarojne pa vajtur ora 9 e mengjesit. Se ne oren 9 te mengjesit do t'ia marrim kenges e valles per fitoren e Partise sone te dashur.

    Bashes se opozites ia tregove vendin. Po atij skaparrlliut qe Partia ia beri pashaportizimet ne Tirane qe e bere president, kur do t'ia tregosh vendin? Allah bismillah se mos na hyn ne zgjedhje vetem me partine e skaparlliut dhe ai ta kalon ne vota se ta dish qe te beme rezil...

    Albo

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Edi Enver Rama: Në zgjedhje pa opozitën! Votojmë si në kohën e PPSH-së

    Kjo fjalia e fundit eshte fantastike ;"Duhet urgjent qe palet ti therrasin mendjes,pasi populli do ta pesoje !"

    Kjo shpegon edhe filozofine e atij vendi : "Populli e peson qe e peson por mundet ta pesoje edhe me keq. Lutjuni Zotit qe te egzistoje PS me PD se pernryshe keni marre fund".Me kete motiv,na shpeguan edhe zgjedhjen e Metes si president : "Eshte presidenti me i mire per popullin ne kete kohe". "Nuk kishte njeri tjeter perveç Metes".


    Dhe ne fakt ne kete loje tre mujorshe e vetmja gje interesante eshte LSI-ja,sepse para kater-pes muajve bene kongresin per zgjedhjen e kryetarit te LSI-se,dhe ku Meta kishte dy konkurent te forte (qe sot fatkeqsisht asnjeri nuk i di emrat),dhe me ane te votimit "shume demokratik e me trasparenc per zgjedhje te lira e te ndershme" fitoi Meta. Sot a dje,u be kryetar Vasili,natyrisht me emerim nga Meta. Pyetja qe lind eshte : A di njeri se çfar fundi ose ku kane perfunduar dy ish kandidatet pretendent-kundershtar te Metes ?


    Ne te gjithe kete telenovele te kalendarizuar ato dy ish rivalet e Metes jane gjeja me interesante ! Natyrisht, per trasparencen e zgjedhjeve te lira e te ndershme.



    Per temen : Ramen edhe sikur ta torturojne nuk futet ne zgjedhje pa PD. (Po u fut Gramozi pa PD ne zgjedhje nuk flas o shkruaj me per politike )
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 08-05-2017 më 18:58

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Edi Enver Rama: Në zgjedhje pa opozitën! Votojmë si në kohën e PPSH-së

    Pa nje Enver tjeter, nje figure marreveshjesh dhe koalicionesh te pa arsye, qofte filo Grek, Serb apo Anglez Shqiperia do te vazhdoje te njejten histori dmth fiset Etruske gjithnje do jene ne lufte, sipas motit politik, me Veriun apo mos keta ishin Maqedonas dikur, kjo po qe eshte nje pike e verber historike pra qe mbase nuk ka patur kurre lufte historike mes veriut dhe jugut por mbeturinat e fqinjit normal kane hyre ne kopshtin e fqinjit me tjeter dhe kane krijuar ato reaksionet qe kudo gjetiu i quajne politike apo PD dhe PS.

  5. #5
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Edi Enver Rama: Në zgjedhje pa opozitën! Votojmë si në kohën e PPSH-së

    Padyshim PD do jetë në zgjedhje, kjo duket qartë ku edhe vet aleatët e tij i dalën kundër.

    Problemi i tyre është humbja e sigurtë, dhe kërkojnë lloj lloj alibish vetëm e vetëm të shpresojnë për një qeveri teknike..

    Po tërheqja e kanditaturës në Kavajë, tregon që do harrijnë në një marëveshje..

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Neteorm për postimin:

    mesia4ever (10-05-2017)

  7. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Edi Enver Rama: Në zgjedhje pa opozitën! Votojmë si në kohën e PPSH-së

    Nje militant socialist kur degjoi kete lajm u xhindos e tha:

    - Pse nuk thua ti qe na plasi prape lufta si ne 1997!

    - E nuk bejne demokratet lufte o Xhelil jo... - ia ktheu miku i tij.

    - E nuk kam hallin e demokrateve une o jo. Kam hallin se kur te numerojme votat, do ziremi e therremi me ata njerezit e Metes, se kush merr vota me shume...

    - Po pse nuk thua ti qe do te leme k.qen e namit...
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  8. #7
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Edi Enver Rama: Në zgjedhje pa opozitën! Votojmë si në kohën e PPSH-së

    Citim Postuar më parë nga Lazo Lexo Postimin
    Padyshim PD do jetë në zgjedhje, kjo duket qartë ku edhe vet aleatët e tij i dalën kundër.

    Problemi i tyre është humbja e sigurtë, dhe kërkojnë lloj lloj alibish vetëm e vetëm të shpresojnë për një qeveri teknike..

    Po tërheqja e kanditaturës në Kavajë, tregon që do harrijnë në një marëveshje..
    Eshte me mire qe PD te mos marre pjese ne zgjedhje, ajo parti eshte parti klanesh sikur PDK-ja ne Kosove. Biles me funksionu ligji keto parti do te duhej te ndaloheshin pra me ligj pasi u sherbejne vetem klaneve te ngushta familjare ndersa ne vende normale nje parti i sherben interesave te qytetareve. Une nuk cuditem me Llapin e njerez si ai qe i mbeshtesin keso lloj partish pasi keta shiten per para dhe per favore, por ky Albo qe jeton midis amerike dhe duhet ta shohe se si funksionon ligji e shteti e perkrahe ate parti e nuk besoj qe e lidhe ndonje interes por PD-ja eshte arsyeja se perse Shqiperia eshte ketu ku eshte.
    Eshte mire qe kesaj partie po mundohen t'i ikin mjaft deputete te saj dhe nuk po pajtohen me natyren destruktive te Sales e Bashes.

  9. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2013
    Postime
    245

    Për: Edi Enver Rama: Në zgjedhje pa opozitën! Votojmë si në kohën e PPSH-së

    Albos keshtu ia do mushka drute o zoti mesia. Mos i merr si te verteta te gjitha ato qe shikon. Duhet edhe nje ze kunder qe te kete lezet dhe muhabeti. Nuk i ke pare si bejne dhe ne televizorrrr? Ftojne 2 ose kater veta te ndare ne dy grupe dhe i vene te zihen . Qe te kete sapens, kupto ti?Qe pd-ja ka merdhif ate e dine te gjithe (edhe albo).

  10. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Një Gafë tronditëse - që le PD jashtë zgjedhjeve Parlamentare

    Vetëm në Shqipëri mund të ndodhin gafa të tilla apo më saktë budallallëk i tillë,. Një lider i paërgjegjshëm le një partitë madhe plot tradita por edhe gabime jashtë zgjedhjeve të zakonshme parlamentare, një diçka e paparë ndonjëherë por që në Shqipëri ndodhin shpresh paradokse të tilla.
    Më zhgënjyesja është se akush nga drejtuesit e PD me mënd në kokë nuk mundën ta vënë në binarë një ish kamarier i cili u bë për habi të të gjithëve drejtues i një Partie që respektohet nga shqiptarët.
    Çpo ndodh në të vërtetë me këtë Parti? A ishte ky vendim ekstrem pasojë e një vendim-marrjeje të Komitetit Drejtues të PD, apo i grupit Parlamentar të PD ose rezultat i një mbledhjeje apo asamblejeje të zgjeruar të PD, apo ishte një vendim-marrje e detyruar e disa drejtuesve kryesorë të PD për shkaqe se- mbi ta bien shumë përgjegjësi?
    Së treti a mund të jetë kjo vendim marrje një problem kapriçio prej idioti me qëllim që të bëjë të kundërtën e Kryeministrit dhe ti tregojë atij dhe botës se…. `ja, unë jam burrë dhe mbaj fjaën deri në fund….`,; por deri në fund do të thotë të jesh vetë përjashtuar nga zgjedhjet për budallallëkun etij. Ky është problemi.
    Pa i hyrë analizave të imta dhe shkaqeve të dhëna nga të gjitha palët qofshin ata politikanë qofshin ata analistë dhe opinionistë po jap një opinion.
    Sigurisht ka politikanë të pakët sidomos ata të partive të vogla që tani po i bien kokës me grushte duke thënë privatisht; …`po në ç`m.. deshëm që ndenjëm me Bashën dhe nuk u futëm në zgjedhje? Kjo sepse partitë e vogla dëmtohen shumë.
    Ka dhe deputetë të Opozitës të cilët e kanë kuptuar budallallëkun e Kryetarit të tyre dhe e thanë fjalën e tyre duke vepruar njëlloj si dikur Pilati që lau duart kur pyeti popullin se kë të dënonte dy hajdutët apo Krishtin sepse populli i tha : `kryqëzoje` për Krishtin.
    Por më e dhimbshmja është se përse Basha ndoqi këtë rrugë? ishtë një ide e tij, apo zbatoi urdhërat e ish-kryetarit historik e plot probleme të Partisë Demokratike?
    Pyetja tjetër edhe më domethënëse: Përse Basha nuk dëgjoi ndërkombëtarët: BE, PPE dhe SHBA?
    Një miopi e tillë politike rrallë mund të shihet në politikën botërore.Vetëm Hitleri e ndonjë tjetër e ka bërë duke rrënuar vëndin.
    Më shumë në Ballkan dhe tipike në Shqipëri ndodhin paradokse dhe budallallëqe të tilla politike që i kushtojnë shumë demokracisë, popullit shqiptar, dhe të ardhmes së vëndit.
    Më tepër sipas mendimit tim egziston idea se Basha veproi ashtu si e urdhëruan por duke përdorur metodën makiaveleske të ekstremizimit dhe radikalizimit të idesë së gabuar,për ta bërë atë që të duket sikur po lufton për një ide të drejtë.
    Dihet se Problemi kryesor ishte Vettingu të cilin vetëm Berisha me ndonjë bashkëpuntor tjetër nuk e deshte, sepse dëmtohej i pari vetë si pasojë e përgjegjësive të mëdha që ka patur në të kaluarën si drejtues i vëndit. Për këtë qëllim ai aktivizoi Bashën dhe pjesën më të madhe të grupit parlamentar për ta vonuar apo për ta bërë vettingun në një moment tjetër kur të fitonte Partia e tij.
    Por mesa duket duke mos bërë reflektimin e qeverisjes tetë vjeçare, duke lënë vendin me një borxh të brëndëshëm e të jashtëm të jashtzakonshëm, duke bërë privatizime të gabuara, duke mos mbledhur tatimet dhe taksat, deku lënë të lirë drogën, duke bërë koalicion me një parti të majtë e cila e la në baltë tre muaj para zgjedhjeve të 2013, u detyrua të humbë zgjedhjet.
    Megjithatë gjatë këtyre katër viteve të fundit në vënd që të bënte një Program të ri për të fituar zgjedhjet e ardhshme dhe duke mos reflektuar për gabimet dhe përgjegjësitë e një qeverisjeje tetë vjeçare- në drejtimin e Berishës grupi parlamentar ndoqi gjithashtu rrugën makiaveleske të përdorimit të tezës: `Sulmi është mbrojtja më e mirë`.
    Dhe për katër vjet akuzoi Maxhorancën qeverisëse për gabime, faje përgjegjësi të cilat i kishte bërë vetë por duke ja veshur kundërshtarëve duke zbatuar gjithashtu tezën e Hajdutit që thërret `Kapeni Hajdutin`.
    Në të njëjtën kohë që Maxhoranca realizoi reformat të cilat u miratuan nga BE dhe SHBA dhe arriti tek propozimet për të pastruar Drejtësinë nga Gjyktaësit dhe prokurorët e korruptuar atëhere gjendja u ashpërsua dhe megjithë votën pro Vettingut prej 140 parlamentarëve të 21 korrikut, filluan dhe vazhduan deri në ditën e sotme manovrat për të mos e realizuar këtë reformë nën drejtimin e Maxhorancës por në një kohë tjetër : kur ata të fitonin zgjedhjet.
    Llogaritë nuk u dualën mirë, dhe për këtë arësye u dha version i bojkotit të Parlamentit i shoqëruar me improvizimin e një Çadre e cila po merr pamjen e një zone paraburgimi e cila nga akuzuese është kthyer në sytë e popullit në e cadër ku rrinë të akuzuarit.
    Lumi akuzave dhe i sharjeve të cilat anë kaluar madje edhe duke shkelur Kushtetutën dhe ligjet përsa i përket parrullave armiqësore si: `mosbindje civile`, `të thyejmë xhamat e të çajme gomat`, `nëse duan luftë luftë do të kenë`, duam republikë të re dhe jo republikë të leshit`, të shoqëruara me kërkesa të aty për atyshme ose ad hoc si : duam qeveri teknike`, `duam numurim elektronik`, `duam heqjen e Edi Ramës`, ose `pas 19 qershort nuk do të paguajmë taksat` ???!!!!, madje dhe politikanë që mund të quhen fare mirë `politikanë leshi` që nuk ja duan të mirën Shqipërisë.
    Mendoj se të gjitha këto janë bërë për 73 ditë me qëllim që të krijohej një moment ose `trigger` destabilizimi dhe me qëllim që populli të dëgjonte dhe të përkrahte Cadrën. Kjo deri më sot nuk ndodhi.
    Populli e ka kuptuar më mirë se sa analistët e parapaguar, dhe se disa militantë që dalin nëpër media duke kërkuar shkelje të ligjit, dhe nuk i afrohet çadrës.
    Përse?
    Ka një përgjigje të thjeshtë:
    Populli kërkon qetësi, Populli kërkon prosperitet, punë, respektim të ligjeve.
    Po të shohësh këto katër tregues vihet re se PD nuk kërkon asnjë prej tyre.
    Ja përse Drejtuesi i PD dhe ata që i rrijnë pas nuk mund të përmbysin situatën.
    Argumenti i fundit por jo më pak i rëndësishëm: Ndërkombëtarët përkrahën Maxhorancën dhe Edi Ramën. Përse?
    Unë vetë nuk kam ndonjë simptati të veçantë për Edi Ramën, por Edi Rama si qytetar i këtij vëndi zbatoi cdo porosi të ndërkombëtarëve, dhe bëri reforma që i pëlqyen popullit por që nuk i pëlqejne dikujt në PD.
    Ndërkombëtarët e kanë kritikuar rëndë Bashën dhe idetë të tij radikaliste dhe anarkisto-komuniste për shtetin, ide që PD nuk ka patur në program, por që për shkak të politikave të gabuara të saj ka ndodhur prishja e shtetit në `97 dhe grushti i shtetit në 14 shtator të `98 pas vrasjes së Azem Hajdarit.
    Kështu që populli është mosbesues ndaj britmave të Kryetarit të PD Basha, i cili me mos pranimin e propozimit të ndërkombëtarëve të paketës Macalister si dhe të ripropozimit të saj nga Kryeministri në takimin e fundit në Presidencë, bëri gafën më tronditëse në historinë e PD – vetë përjashtimin e PD nga zgjedhjet legjitime të 18 qershorit, duke i vënë një njollë të rëndë vehtes dhe duke u bërë i rrezikshëm në atë post si për të ardhmen e PD ashtu dhe të vëndit.
    Shpresojmë që PD të reflektojë dhe të largojë këtë pafillo nga drejtimi, duke ri-strukturuar PD ashtu siç ishte në fillim pas së cilës dikur në fillimet e viteve `90-`91-`92 thërriste: ``E duam Shqipërinë si Europa``.

  11. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Edi Enver Rama: Në zgjedhje pa opozitën! Votojmë si në kohën e PPSH-së

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Eshte me mire qe PD te mos marre pjese ne zgjedhje, ajo parti eshte parti klanesh sikur PDK-ja ne Kosove. Biles me funksionu ligji keto parti do te duhej te ndaloheshin pra me ligj pasi u sherbejne vetem klaneve te ngushta familjare ndersa ne vende normale nje parti i sherben interesave te qytetareve. Une nuk cuditem me Llapin e njerez si ai qe i mbeshtesin keso lloj partish pasi keta shiten per para dhe per favore, por ky Albo qe jeton midis amerike dhe duhet ta shohe se si funksionon ligji e shteti e perkrahe ate parti e nuk besoj qe e lidhe ndonje interes por PD-ja eshte arsyeja se perse Shqiperia eshte ketu ku eshte.
    Eshte mire qe kesaj partie po mundohen t'i ikin mjaft deputete te saj dhe nuk po pajtohen me natyren destruktive te Sales e Bashes.
    Ligji funksionon per bukuri ne Shqiperi. Fukarenjte qe nuk kane para te paguajne korrentin, perfundojne ne burg. Eskobari i droges dhe gjithe trafikantet e atij vendi, i kemi bere deputete me imunitet e nuk i ze ligji fare. Ka me mire se kaq? Rrofsh qe me jep leksione demokratike nga Kosova, pasi djepi i demokracise Prizreni ka qene. Merr vesh Amerika e Albo nga demokracia e ligji!

    Albos keshtu ia do mushka drute o zoti mesia. Mos i merr si te verteta te gjitha ato qe shikon. Duhet edhe nje ze kunder qe te kete lezet dhe muhabeti. Nuk i ke pare si bejne dhe ne televizorrrr? Ftojne 2 ose kater veta te ndare ne dy grupe dhe i vene te zihen . Qe te kete sapens, kupto ti?Qe pd-ja ka merdhif ate e dine te gjithe (edhe albo).
    E ke degjuar ndonjehere ate lutjen: "Ruana o Zot nga njerezit budallenj!" Ne kete rast, budallai nuk eshte Edi Rama, qe eshte budalla klinik, i certifikuar nga nje mjek profesionist qe ne moshe te re. Ne kete rast, budallai je ti. Edi Rama del me ze e me figure ne televizor, e thote para shqiptareve e botes: "Do bejme zgjedhje pa opoziten" e ju prape nuk e degjoni apo besoni ate. BE dhe Amerika po dergon urgjent njerez ne Tirane per kete problem, por per kokeboshet e Shqiperise nuk ka asnje problem qe kryeministri i vendit kerkon te mbaje zgjedhje pa opoziten.

    Shpresojmë që PD të reflektojë dhe të largojë këtë pafillo nga drejtimi, duke ri-strukturuar PD ashtu siç ishte në fillim pas së cilës dikur në fillimet e viteve `90-`91-`92 thërriste: ``E duam Shqipërinë si Europa``.
    O Pirro,

    Mire e ke ti. Edhe Evropa eshte e mbushur me parcela droge dhe kerkesat me te medha per pune jane: argat per parcelat e hashashit, shofer kamioni droge dhe korrier droge. Edhe ne Evrope, rinia po e le shkollen e po i futen industrise se hashashit si ne Shqiperi. 4 vjet me pare kishim Lazaratin si qender te hashashit, sot 4 vjet me pas e kemi bere gjithe Shqiperine Lazarat.

    Njerez naive e budallenj qe e meritoni te vuani ne ate realitet qe keni krijuar vete.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 10-05-2017 më 14:14

  12. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2013
    Postime
    245

    Për: Edi Enver Rama: Në zgjedhje pa opozitën! Votojmë si në kohën e PPSH-së

    Po mire z albo e zeme se eshte keshtu si thua ti dmth se edhe mua me ka genjyer rama duke shfrytezuar padijen time (gje qe nuk e ben dot basha me ty sepse je me usa).Nese i marrim si te verteta te gjitha keto,ti si mendon mire ben Luli qe - kerkon vajzen e mbretit per nuse sonte-dhe nese nuk ja japin do bej hatane?

  13. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Edi Enver Rama: Në zgjedhje pa opozitën! Votojmë si në kohën e PPSH-së

    Citim Postuar më parë nga WesternBlot Lexo Postimin
    Po mire z albo e zeme se eshte keshtu si thua ti dmth se edhe mua me ka genjyer rama duke shfrytezuar padijen time (gje qe nuk e ben dot basha me ty sepse je me usa).Nese i marrim si te verteta te gjitha keto,ti si mendon mire ben Luli qe - kerkon vajzen e mbretit per nuse sonte-dhe nese nuk ja japin do bej hatane?
    Problemi me ju eshte se as nuk degjoni, as nuk kuptoni. Basha nuk po kerkon anullimin e zgjedhjeve. Basha nuk po kerkon bojkotin permanent te zgjedhjeve. Basha po ben nje deklarate dhe nje kerkese:

    1. Kjo Qeveri e inkriminuar qe e mbushi parlamentin dhe qeverine me mafiozet e vendit, nuk ka se si te mbaje zgjedhje te lira! Vota e shqiptareve eshte e kercenuar nga mafia e vendit qe ka shtene ne dore gjithe institucionet e shtetit!

    2. E vetmja menyre se si ne si opozite do te hyjme ne zgjedhje, eshte vetem nese nje qeveri teknike krijohet, as e PD e as e PS e as e LSI, qe te marri persiper vetem nje detyre: mbajtjen e zgjedhjeve te lira e te ndershme ne vend, ku vota e cdo shqiptari numerohet e nuk blihet apo manipulohet.

    Vetem shqiptaret e panxene e budallenj dalin kunder ketyre kerkesave.
    Opozita nuk po kerkon asnje favor nga askush, vecse zgjedhje te lira e te ndershme, ku rezultati te reflektoje verdiktin e shqiptareve.

    Ti dhe shume si ty, nuk jeni as "kunder Bashes" e as "pro Rames". Ju jeni pro manipulimit te votes se shqiptareve nga mafia e vendit. Ju jeni per nje Shqiperi Kolumbi ku mafiozet e vendit drejtojne vendin e gjithe qytetaret e atij vendi jane argate te tyre.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 10-05-2017 më 12:21

  14. #13
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Edi Enver Rama: Në zgjedhje pa opozitën! Votojmë si në kohën e PPSH-së

    Albo harrove të thuash që kërkon të marë pushtetin në tavoline sic mori partinë demoktatike.

    Sa herë kanë qënë këta në opozitë, Shqipërisë nuk i kanë munguar kurrë dhuna, ngjarjet, ḉmënduritë!
    Njerëzve u ngeli koka nga cadra. Kjo cadër, kjo tautologji e pamëshirshme po rezulton një fuqi shkatërruese për njerëzit normal, ata të bibliotekave,të laboratorëve apo të skenave të artit. Në gjithḉka të sajën , nuk ka asgjë për të dëgjuar apo kuptuar.Aty, gjithḉka është brenda imazhit të një shoqërie primitive që kërkon të universalizohet në botën moderne..Ajo ḉka është e re tek kjo cadër është gjëndja e vështirë për tu kapur prej nesh. Asnjë vizion për Shqipërinë nuk dallohet aty, vec shkatërrimit dhe përmbysjes.
    Thua , u rikthyen barbarët!

  15. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Edi Enver Rama: Në zgjedhje pa opozitën! Votojmë si në kohën e PPSH-së

    Citim Postuar më parë nga Lazo Lexo Postimin
    Albo harrove të thuash që kërkon të marë pushtetin në tavoline sic mori partinë demoktatike.

    Sa herë kanë qënë këta në opozitë, Shqipërisë nuk i kanë munguar kurrë dhuna, ngjarjet, ḉmënduritë!
    Njerëzve u ngeli koka nga cadra. Kjo cadër, kjo tautologji e pamëshirshme po rezulton një fuqi shkatërruese për njerëzit normal, ata të bibliotekave,të laboratorëve apo të skenave të artit. Në gjithḉka të sajën , nuk ka asgjë për të dëgjuar apo kuptuar.Aty, gjithḉka është brenda imazhit të një shoqërie primitive që kërkon të universalizohet në botën moderne..Ajo ḉka është e re tek kjo cadër është gjëndja e vështirë për tu kapur prej nesh. Asnjë vizion për Shqipërinë nuk dallohet aty, vec shkatërrimit dhe përmbysjes.
    Thua , u rikthyen barbarët!
    Si the ti ne nje teme tjeter: Le te shkoje e kerkoje opozita mocion mosbesimi per qeverine ne Parlament? Ne nje vend normal, do te ishte rruga me e mire e me e drejte e zgjidhjes se problemit. Por nuk e di a e ke marre vesh, kemi nja 3 vjet qe u ngjiren e lodhen ambasadoret e huaj, prokuroret, dhe opozita per te "dekriminalizuar parlamentin" se na eshte mbushur parlamenti me kriminele e mafioze. Kush kujton se i kandidoi ata kriminele e mafioze e i beri deputete? Perse kujton ti se i derdhen parate tek Rama per te blere ate karrike deputeti? Ta thote Alboja nga Amerika: qe te fitojne imunitet nga ligji pasi jane njerez me te shkuar kriminale e burgaxhinj ne vendet jashte Shqiperise ku kane jetuar. Vine ne Shqiperi si nje parajse e krimit, per t'iu fshehur drejtesise se italianeve, gjermaneve, hollandezeve, amerikane, brikanikeve, grekerve, e behen deputete qe te mos i preki dot as drejtesia shqiptare.

    Tani te te pyes une ty: Ketyre krimineleve e mafiozeve qe i njeh gjithe Shqiperia se kush jane, kujton se u behet vone per interesat e vendit, apo te atyre qytetareve qe ne injorancen e varferine e tyre u dhane/shiten voten e i bene deputete? Kujton ti se ketyre njerezve u behet vone per zgjedhjet e lira e te ndershme te shqiptareve apo per demokracine e te ardhmen e atij vendi? Sigurisht qe nuk u behet vone per asnje nga keto. Atyre u behet vone vetem qe te vazhdojne te gezojne imunitetin e ligjit qe ai imuniteti i deputetit u ofron. Dhe per keta njerez, Basha dhe opozita jane armiku numer nje pasi ishte ai Basha qe ngriti i pari ceshtjen e kriminalizmit te Kuvendit te Shqiperise, eshte ai qe u prishi e denoncoi ne publik para shqiptareve e botes gjithe pazaret e pista te droges, dhe eshte ai sot qe ngre zerrin qe Shqiperia meriton nje Republike Demokratike ku pushteti eshte i qytetarit te lire, dhe jo i mafiozeve qe kane shtene sot gjithe shtetin ne dore fale Rilindasve te se majtes: Rama + Meta.

    Nese ti beson se Shqiperia eshte vend pa probleme, ku Basha dhe opozita po prish qetesine kot pa arsye pasi do te vije ne pushtet, atehere une e ti nuk kemi se cfare diskutojme pasi nuk jemi duke folur per te njejtin realitet shqiptar. Sic e thashe edhe ne nje teme tjeter, lutjuni Zotit qe opozita t'ia dali me sukses ne misionin e saj per rikthimin e shtetit te se drejtes ne vend. Nese opozita deshton, ato qe do te degjoni, shikoni e perjetoni ne muajt ne vazhdim, do ta bejne 1997 te duket si dite zborri. Llogaria e botes me Shqiperine eshte e thjeshte: nese ju nuk jeni ne gjendje te ndalni vete problemet qe po na hapni me drogen, ne do t'iu djegim sic dogji Tahiri tonelatat e droges ne Gjirokaster para diplomateve te huaj.

    Albo

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •