Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Kullat në bulevardin e ri, dy kate për Bashkinë Tiranë.

    Kulla ikonike, e cila do te ndërtohet ne zgjatimin e bulevardit te ri tek stacioni i trenit, sipas Erion Veliajt do te hape shume vende te reja pune. Ne nje interviste per Vizion Plus kryetari i Bashkisë se Tiranës thotë se institucioni i tij, pas ndërtimit te kësaj kulle, do te marre falas dy kate për zyra.

    Per kullën do te ketë përjashtim nga taksat doganore, TVSH-ja, tatimi mbi fitimin apo çfarëdolloj takse tjetër mbi kapitalin për 15 vjet nga fillimi i veprimeve tregtare.

    Kryetari Veliaj foli edhe për projektet e reja qe priten te nisin ne Tirane.

    Sheshi “Skenderbej” dhe nje pjesë e bulevardit të ri, do te jene gati ne qershor.




    Burimi: VIZIONPLUS
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  2. #2
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Kullat në bulevardin e ri, dy kate për Bashkinë Tiranë.

    Me fjale te tjera,
    i kane kerku biznesmenit 50.000.000€. Ai nuk ka pranu. Lali Eri me lartgjatsin e tij, i dhane formulen tjeter, qe kti biznesmenit i leverdis..., por duke jua fut shqiptareve.

    Minimumi dhoma e tregtise duhet te kerkoje anullimin e kesaj marrvshejeje, dhe prokuroria duhet te hetoje kete afere megahajduterie.

    Klysht e komunizmit, rraca me e keqe ne ket planet.
    Jo me kot papa GJ.P. i shpalli lufte te drejtperdrejte kesaj rrace....

    O Lali Eri, o Edi i gjate, ilaçe ishalla, per ju e per te gjithe faren tuj!!!!
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  3. #3
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Kullat në bulevardin e ri, dy kate për Bashkinë Tiranë.

    Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Milva Ekonomi shpjegoi para deputetëve rëndësinë e investimit prej 250 milionë dollarësh për ndërtimin e kullës ikonike në zonën e Bulevardit të Ri në kryeqytet.

    “Llogaritet sa 1 e 4 e investimeve të huaja direkte në 2016-n, është një kompani e regjistruar në Dubai, e njohur për ndërtimin e rrjeteve të hoteleve “Hilton”, etj”, tha ministrja Ekonomi.

    Në kullën me lartësi 350 metër do të ngrihen ambientet e reja të Bashkisë së Tiranës.

    “3000 metra janë për bashkinë, 9 deri në 10 mln dollarë”, tha Ekonomi.

    Ndërsa pjesa tjetër do t’i shërbejë hotelierisë dhe aktivitetit tregtar.

    “12 mijë metër katrorë për hotele dhe shërbime, edhe për këtë është një mundësi e artë për ne”, u shpreh ministrja.

    Por deputeti i LSI, Robert Bitri nuk ishte dakord me lehtësirat fiskale të kërkuara nga kompania arabe. Për këtë ministrja Ekonomi tha se do të negociohet në bashkëpunim me Ministrinë e Financave.

    “TVSH 20 përqind, domethënë 50 mln dollarë, shto tokën, shto përjashtimin për 15 vjet nga tatim fitimi e TVSH-ja, i bije ta ndërtojmë vetë”, shprehet Robert Bitri.

    “Me Emiratet Arabe kemi përjashtim nga taksimi i dyfishtë, por besoj tek eksperienca e Ministrisë së Financave sepse kemi kohë që punojmë së bashku”, shprehet ministrja.

    Miratimi në Kuvendi i hap rrugë nisjes së negociatave mes shtetit shqiptar dhe kompanisë arabe për një periudhë kohe 30 ditore pas të cilës palët bien dakord për të nisur investimin ose jo.

    GAZETA TEMA
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  4. #4
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Kullat në bulevardin e ri, dy kate për Bashkinë Tiranë.

    Ndoshta nuk e kam shpjeguar mire çeshtjen, por me fjale te tjera esht nje vjedhje me permasa kolosale qe po u behet shqiptareve.


    Si ka mundesi qe nuk reagon dhoma e tregtise?!
    Ajo duhet te mbroje interesat e te gjithe bizneseve, dhe jo te behet pjese e kesaj mega kusarie.
    Çjane keto favorizime qe i behen nje kompanie te huaj, kur nga ana tjeter i mbyten bizneset me gjoba?!

    LalErHajduti bashke me naltgjatsin e tij, me patjeter, perveçse milionave kesh qe do marrin nga kjo kompani, ne forme jo te drejtperdrejt do ken edhe aksione tek kto kulla, mbajeni mend. Sepse shokeve si Erjonka, u takojne per hise gra miljonere....


    O Fevzi, o Sokol Balla e kompani, informojeni popllin, mos beni lojen e djallit edhe ju...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,504

    Për: Kullat në bulevardin e ri, dy kate për Bashkinë Tiranë.

    Na çmenden me kete ndertimin,duket sikur ne ate vend nuk mundet te ekzistoje ekonomi tjeter perveç betonit.

    Se per çfar duhen keto kullat nje dreq e di ! Ne vend qe te kerkojne te investojne nder bujqsi a blektori kerkojne qe te fusin fshataret neper zyra shumkatshe.

  6. #6
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Kullat në bulevardin e ri, dy kate për Bashkinë Tiranë.

    Esht mega vjedhje o Serafim, po i bejn endrrat realitet...

    Brenda 15 viteve do u vidhet shqiptareve me shume se 300.000.000€.
    Te gjitha kto para tek xhepat e Erjonkes dhe naltgjatsise...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,504

    Për: Kullat në bulevardin e ri, dy kate për Bashkinë Tiranë.

    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    Esht mega vjedhje o Serafim, po i bejn endrrat realitet...

    Brenda 15 viteve do u vidhet shqiptareve me shume se 300.000.000€.
    Te gjitha kto para tek xhepat e Erjonkes dhe naltgjatsise...
    Qe behen per tu vjedhur o per mega vjedhje kete nuk e diskuton njeri o Skender,eshte ideja se duhet vjedhur vetem me beton qe pengon çdo lloj ekonomie dhe çdo lloj zhvillimi normal.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •