Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Majlinda Bregu kundër bojkotit: PD duhet të hyjë në zgjedhje

    Emri:  1493647329bregu.jpg

Shikime: 531

Madhësia:  21.1 KB

    Majlinda Bregu ka dalë kundër bojkotit të zgjedhjeve të 18 qershorit nga ana e Partisë Demokratike.

    Përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, ajo shkruan se vendimi për të mos hyrë në zgjedhje është marrë pa u konsultuar me grupin parlamentar dhe strukturat drejtuese si dhe dëmton partinë.

    Reagimi i plotë i Bregut:

    Dua të ndaj sot shqetësimin tim të thellë me të gjithë miqtë dhe mbështetësit e Partisë Demokratike! Orët e mundësisë për të ndaluar futjen në një rrugë që kurrë s'ka qenë rruga e partisë sonë, po mbarojnë! U bë qëkur s'mbahet mend që grupi parlamentar i PD-së nuk mblidhet për të dëgjuar dhe për t'u dëgjuar nga kryetari i partisë.

    Zgjedhja për të bojkotuar parlamentin u bë pa i lënë kohë një debati real. Megjithatë e kam përkrahur edhe cadrën edhe protestën civile të qytetarëve si formën më demokratike për të kthyer vëmendjen e të gjithëve tek ceshtja e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Kam kërkuar disa herë edhe në takimet me kryetarin e Partisë mbledhjen e grupit parlamentar demokrat.

    Vendimmarrjen e një grupimi politik e di institucion po aq të rëndësishëm sa dhe vendimin e gjithkujt për të dëgjuar ndërgjegjen e tij. Po aq, forumet e partisë i di si institucione vendimarrëse e jo vetëm pika të statutit. Vendimi për të mos u futur në zgjedhje u mor pa lejuar asnjë debat real.

    Edhe vendimi për ta refuzuar paketën e kompromisit që propozuan miqtë tanë të Partive Popullore Evropiane, u mor pa u konsultuar me askënd. Ndërkohë maxhoranca vazhdon fare e patrazuar rrugën e saj të kapjes përfundimtare të të gjithë pushteteve dhe duket se nuk e ka hic për gajle ta kapë edhe parlamentin e ta bojatisë të tërin mavi. Shpresa e madhe e disa të fajshmëve se martesa e interesit të Edi Ramës me Ilir Metën do përfundonte me divorc dhe nga divorci do rrëzohej qeveria, u tret si flluskë sapuni.

    Kam kërkuar tek miqtë tanë të Partive Popullore ndihmë për të mos lejuar që Edi Rama të shpallet si engjëll e hero i reformës në drejtësi. Por me pranimin e kompromisit të ofruar nga David McAllister dhe Knut Flekenstein ai vrau më shumë se dy zogj me nje gur të vetëm! Edhe PD-në e nxorri refuzuese në sytë e miqve tanë të PPE-së, pasi s'ka lënë gje pa manipuluar për ta nxjerrë fajtore në sytë e gjithë botës; edhe Ilir Metën e hoqi qafe duke i hequr të fajshmëve stolin ku mendonin se do të ngjiteshin për të dalë mbi PS-në.

    Dhe ja ku jemi sot. Edi Rama del na jep orë e minuta në dispozicion për një kompromis, në çartje për tu dukur si engjëll që lutet për paqe, ndërkohë që e dinë mirë edhe socialistët se sa i dëshiruar është për zgjedhje me kundërshtar. Unë nuk besoj se Edi Rama që bën sot e gjithë ditën të përvëluarin për dialog e për zgjidhje, ka ndonjë ëndërr tjetër vec asaj që tani të bëhet dhe mbret! Po PD-ja ku ishte dhe ku është në gjithë këtë mjegull? Pa një debat minimal dhe pa as më të voglën shenjë reflektimi në këtë situatë kaq të rrezikshme për të ardhmen e saj?! Partia Demokratike ka lindur si Parti me vokacion perëndimor.

    Nuk iu largua zgjedhjeve as në 1997, pasi u largua e dhunuar nga pushteti i bandave të armatosura madje mori pjesë në zgjedhje edhe në zonat ku kandidatët e saj nuk futeshin dot fizikisht! Partia Demokratike nuk u pajtua asnjë sekondë, as me bojkotin antieuropian të Edi Ramës dhe as me bllokimet skandaloze të rrugëve në emër të votës së lirë!

    Dhe ju siguroj të gjithë ne që e kemi quajtur antieuropian e antikombëtar Edi Ramën e kemi besuar se i tillë vetëm ai mund të ishte. Një arsye më shumë kjo për të mos rënë dakord sot me veprime e bllokime si ato të Edi Ramës dje.

    E di që zeri im sot mund të duket një zë në shkretetirë, por shpresoj të mos mbetet kështu.

    Kam heshtur këto kohë publikisht dhe jam përpjekur me mish e me shpirt ta ndihmoj PD-në dhe Lulzim Bashën duke u përpjekur t'i bind miqtë tanë të PPE të na vijnë sërish në ndihmë. Por sot nuk mund të hesht më sepse edhe vetë ata që kurrë s'na kanë lënë vetëm më parë, që nga Presidenti Daul e deri tek i fundit në PPE, më përsërisin prej disa ditësh: "Na vjen keq po mesa duket nuk ju ndihmojmë dot më, sepse ju nuk doni të ndihmoni veten!"

    Ata duan që PD të hyjë në zgjedhje! Ata duan që ne të jemi në parlament! Ata duan që të kthehemi menjëherë në Kuvend dhe të votojmë të gjitha ato që duhen për zgjedhjet e për reformën në drejtësi!
    Dhe une jam e bindur që Shqipëria bëhet më europiane me zgjedhje të lira e të ndershme dhe jo me rrëmujë të cilën s'na e ka borxh asnjë qytetar i këtij vendi!

    Nuk dua që asnjë të na kthejë shpinën publikisht nësë ne nuk kthehemi në rrugën e përbashkët të familjes së djathtë evropiane! Po më shumë se për ata, ne sot duhet të mos e pranojmë më tutje në heshtje opsionin e transformimit të PD-së nga një alternativë reale e kësaj maxhorance të frikshme, në justifikimin e saj më fantastik pë cdo paudhësi më të madhe!

    / Top Channel

  2. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Pas Bregut ngre zërin dhe Topalli: Duam zgjedhje, Basha s’po na pyet…

    Emri:  bregu-topalli.jpg

Shikime: 269

Madhësia:  53.2 KB

    Jozefina Topalli ka vendosur të flasë pas Majlinda Bregut si një tjetër zë kundër Lulzim Bashës. Pikërisht në momentin kur PD përgatitet për aksionin më të madh të saj, protesta në Kavajë e në gjithë vendit, dy zonjat deklarojnë publikisht se kërkojnë të shkojnë në zgjedhje.

    Në një prononcim për “Balkanweb”, Topalli pohoi se “kam kërkuar prej të paktën 1 jave mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së për të diskutuar se çfarë do të bëhet me pjesëmarrjen në zgjedhje si dhe për t’u njohur me kostot e bojkotit që lidershipi i PD ka vendosur në raport me zgjedhjet”.

    Ndërsa Majlinda Bregu përmes një statusi të gjatë në facebook sqaroi se “Miqtë tanë në PPE më kanë thënë se duan që PD të hyjë në zgjedhje! Ata duan që ne të jemi në parlament! Une jam e bindur që Shqipëria bëhet më europiane me zgjedhje të lira e të ndershme dhe jo me rrëmujë të cilën s’na e ka borxh asnjë qytetar i këtij vendi!”

    Opinion

  3. #3
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Majlinda Bregu kundër bojkotit: PD duhet të hyjë në zgjedhje

    Me ne fund doli dikush qe ua tha cop ne fytyr ketyre sharlataneve, hajdutve qe duan te bejn rrolin e herojve shpetimtare, nderkohe qe kan vetem hallin e bythes se tyre dhe pasurive qe kan vjedhur (plus tradhtive kombetare te njepasnjeshme). Familja apo klani Berisha bashk me stafin e kamarjerje Basha, nuk mund te kompromentojne PD-n, te djathten apo edhe gjith vendin, duke bojkotuar zgjedhjet.
    Per klanin Berisha dhe per kamarjerin Basha problemi qendron se nuk kan vota, nuk i voton me njeri dhe me kte shkas duan te permbysin çdo gje ne tavolin me 70 veta qe iu shkojn nga mbrapa si lango.

  4. #4
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Majlinda Bregu kundër bojkotit: PD duhet të hyjë në zgjedhje

    O Lazo po dakort mo, Berisha me Bashen paskan vjedhur. Po Majlinda s'paska vjedhur?!
    Si shpjegohet qe sa here kundershton partine e vete, i shkojne vaj bizneset e te shoqit??
    Apo rastesi do jete thuaj..
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Majlinda Bregu kundër bojkotit: PD duhet të hyjë në zgjedhje

    Citim Postuar më parë nga Lazo Lexo Postimin
    Me ne fund doli dikush qe ua tha cop ne fytyr ketyre sharlataneve, hajdutve qe duan te bejn rrolin e herojve shpetimtare, nderkohe qe kan vetem hallin e bythes se tyre dhe pasurive qe kan vjedhur (plus tradhtive kombetare te njepasnjeshme). Familja apo klani Berisha bashk me stafin e kamarjerje Basha, nuk mund te kompromentojne PD-n, te djathten apo edhe gjith vendin, duke bojkotuar zgjedhjet.
    Per klanin Berisha dhe per kamarjerin Basha problemi qendron se nuk kan vota, nuk i voton me njeri dhe me kte shkas duan te permbysin çdo gje ne tavolin me 70 veta qe iu shkojn nga mbrapa si lango.



    Lazo; Berisha i ka nxjerrur te flasin,nuk eshte se flasin ne emer a titull personal.

    Me zgjedhjen e Metes president mbaroi dhe qellimi i protestes,tani keto jane vetem "shashka tymuese" per tu justifikuar ne sy te publikut

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Majlinda Bregu kundër bojkotit: PD duhet të hyjë në zgjedhje

    PD-ja eshte kthyer ne nje palace te politikes shqiptare. Meqe nuk ishte Parti e te forteve por e djemve te mamave rritur gjetiu edhe e humbi fytyren e saj si Parti e demokracise apo hapesires popullore rendom. PD-ja duhet te agjeroje apo te futet ne greve urie zgjedhjesh dhe te mos marre pjese derisa ta pranojne dhe respektojne kulisat apo pseudo te fortet e ketij populli te ligsht.

  7. #7
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Majlinda Bregu kundër bojkotit: PD duhet të hyjë në zgjedhje

    E dashur Majlinducke,

    po hyte ne zgjedhje me ket strukture vrasesish/hajduterish qe ka ndertu Rama me shoket e tij, pas kater vitesh PD-ja nuk mer dot as edhe nje mandat.
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Majlinda Bregu kundër bojkotit: PD duhet të hyjë në zgjedhje

    Un them mos te hyn qe mos te ken asni mandat qysh tani. Se mas kater vjetesh si hyn si nuk hyn asni mandat nuk do e ken.

    U degradut ne syt e shqiptarve e ne syt e botes
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  9. #9
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Majlinda Bregu kundër bojkotit: PD duhet të hyjë në zgjedhje

    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    E dashur Majlinducke,

    po hyte ne zgjedhje me ket strukture vrasesish/hajduterish qe ka ndertu Rama me shoket e tij, pas kater vitesh PD-ja nuk mer dot as edhe nje mandat.
    Me rendesi qe mandatin ta marre Majlinda. Prandaj ka filluar fushaten qe sot per t'u regjistruar ne zgjedhje si kandidate e pavarur.
    Keta jane njerez pa asnje moral, kur PD-ja merrte tatepjeten ne qeveri, Majlinda strukej mbrenda te mirave qe i jepte pushteti, pa folur asnjehere.
    Sot qe ka dal ne opozite vazhdon mban ne kembe bizneset e te shoqit duke bere lojen e Rames.
    E bukura e Majlindes eshte fakti se s'ka folur nje fjale per sojin e Elvis Rosherve me shoke te Rames, apo ndonje reagim per kanabizimin masiv te Shqiperise, por si gjithmone te keqen e gjen mbrenda kampit.
    Ç'ti thuash ketyre, jane mbledhur nja ca parti opozitare (Blushi, Majlinda, Selami, Topi, Bojxhiu, Shenasi Rama &co), qe do hyjne ne zgjedhje me kundershtare Ramen, duke kritikuar se fundmi vetem opoziten per nje cop karrige..
    Me perjashtim te ndonje karabushi ketu te forumi, qe njesoj si socialistja e Beratit nuk duan as uje e as drita vetem qe Rama te rrije ne pushtet, nuk e kuptoj se kush do t'i votoje...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  10. #10
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Bregu kundër bojkotit: Mosbindja civile nuk e bën PD më të madhe

    Majlinda Bregu e ngriti sërish zërin kundër qëndrimit të Partisë Demokratike ndaj zgjedhjeve të 18 qershorit. Në mbledhjen e përbashkët të grupit parlamentar dhe kryesisë, ish-ministrja e Integrimit është shprehur kundër mospjesëmarrjes së opozitës në zgjedhje.

    Gjë qe e konfirmoi edhe para mediave, duke shprehur mosdakordësinë e saj disa prej vendimeve të fundit të Partisë Demokratike.

    “Nuk e gjej me vend që të hesht përpara një situate më e renda që ka kaluar PD, nuk e gjej me vend mospjesëmarrjen në zgjedhje. Një frikë nuk më ndahet. Mos ndoshta po i japim alibi, Edi Ramës dhe mazhorancës që të mbretërojë në qetësi të pashoqë në parlamentin tjetër. Kjo po na vë në vështirësi me miqtë tanë ndërkombëtarë që nuk na kanë lënë vetëm as në ’97. Nuk besoj që zgjedhje që nuk zhvillohen duhet të konsiderohen fitore, siç është ajo e Kavajës. Mosbindja civile jashtë institucioneve nuk e bën PD më të madhe”, tha ndër të tjera Majlinda Bregu.

    Por dy miqtë e dikurshëm, që iu bashkuan në të njëjtën kohë në 2005-ën Partisë Demokratike, tani duket se nuk kanë asgjë të përbashkët. Madje as sesi quhet mos regjistrimi i opozitës në zgjedhje.

    “PD kurrë nuk ka marrë dhe nuk do të marrë një vendim për bojkot dhe mospjesëmarrje në procesin zgjedhor. Beteja bëhet për të marrë pjesë në zgjedhje. për të drejtat e qytetarëve për të zgjedhur të lirë. Asnjë kritikë nuk është marrë. Është shprehur një mendim nga një anëtar i kryesisë. I bazuar në një premisë të gabuar, ajo e mospjesëmarrjes në zgjedhje”, është shprehur Basha.
    Megjithatë, ky ishte rasti që Basha t'i tregonte Bregut se vendimet i merr shumica.

    “Mendimet do të rrihen, kjo Parti Demokratike ekziston është themeluar dhe do të vijojë të ekzistojë që çdo kush të thotë mendimin e tij. Por pasi janë thënë mendimet, pasi sheshohen argumentet, merren vendimet”, tha Basha.

    Por edhe Majlinda nuk duket se do të rrijë duarkryq. Mesazhin e parë e dha pas mbledhjes së grupit. "Pas kësaj situate detyra kryesore e çdo demokrati është rindërtimi i PD", thotë ajo.

    A është ky një mesazh se Majlinda Bregu mund të sfidoje Lulzim Bashën për kreun e Partisë Demokratike, mandati i të cilit skadon më 22 korrik? Kjo është herët të thuhet, por pas thyerjes së heshtjes, asgjë nuk përjashtohet nga axhenda e ish-ministres së Integrimit.

    / Top Channel

  11. #11
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Bregu: Europa na ra kokës! PD, sot e izoluar

    Emri:  1494517946breguok.jpg

Shikime: 234

Madhësia:  24.1 KB

    Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit dhe zë kritik brenda Partisë Demokratike, ka reaguar pas letrës së Komisionerit Johannes Hahn për zgjedhjet e 18 qershorit.

    Ajo e quan mesazhin e përçuar nga Hahn një kumt që i drejtohet direkt Partisë Demokratike.

    “Johanes Hahn u dërgoi sot, me shqetësim të madh, shqiptarëve një kumt, që për të keq tonë i drejtohet, absolutisht, direkt Partisë Demokratike”, shkruan Bregu në Facebook.

    “Kjo është letra më e trishtë që s’do doja të kishte mbërritur kurrë. Kjo ka qenë prej kohësh frika dhe arsyeja e vetme për të cilën kam folur e kërkuar që të paktën me veten e me miqtë të mos flisnim sikur i flisnim murit! Që as Europa e as Uashingtoni, por asnjë shqiptar me arsye të mos na e drejtonte gishtin duke na bërë me turp për vendimet që në fakt nuk u morën, as me diskutim, as me shqyrtim, as me parashikim nga demokratët, por nga kush nuk desh të dëgjojë. Ja ku jemi sot! Izolim!”, vijon Bregu.

    “Pasi na foli e u përpoq të na bindë me gjuhë diplomatike e dashamirësi demokratike, me oferta e negociatorë, pasi ra në vesh të shurthët e kokëfortësi, Europa sot vendosi të na bjerë kokës: “Zgjedhjet e 18 qershorit do të zhvillohen pa pjesmarrjen e opozitës. Opozita aktuale, qëllimisht ka bojkotuar zgjedhjet. Demokracia nuk do të pengohet duke bojkotuar institucionet. Veprimet që dëmtojnë të drejtën e qytetarit për të votuar dhe liritë e tjera themelore janë të papranueshme”, shton ajo, duke cituar mesazhin e Hahn.

    Bregu e cilëson këtë letër një të keqe të pamerituar për Partinë Demokratike dhe mbështetësit e saj.

    “Është e pamerituar për të gjithë ata që e lanë rininë e tyre burgjeve të regjimit komunist vetëm pse donin Europën, e dolën me thinjat e pritjes për ta shijuar më në fund atë. Është i papranueshëm ky qëndrim për të gjithë ata burra e gra që u vranë pa gjyq, pse guxuan të mendonin ndryshe. Është e pamerituar për të rinjtë që po mbeten ende në udhëkryq e për të gjithë ata punonjës të institucioneve shqiptare, që kanë punuar ndër vite, ore e pa orë, për ta afruar Shqipërinë me Europën me të gjitha standartet që kërkon ajo”, thotë ajo.

    Sipas Bregut, Europa sot e drejtoi gishtin nga PD-ja, por u bën thirrje shqiptarëve, duke nënkutpuar këtu të gjithë demokratëve, të mos bien në të njëjtën humnerë me të.

    “Nuk qaj hallin as të kryetarit të PD -se as të ndokujt tjetër që nuk e ndali dot, këtë shkarje, por të atyre qindra mijëra demokratëve që nuk e donin PD-në rrugëve. Kryetari e deshi PD-në në çadër e jo në Parlament; në mosbindje civile e jo në zgjedhje! U gëzua nga e ashtuqujtura “fitore e Kavajës”, që veç si e tillë s’duhej festuar asnjëherë”, thotë deputetja e PD.

    “Ikja nga beteja për asnjë arsye nuk është rezistencë ndaj kësaj maxhorance të frikshme, as përballje me Edi Ramen, por dorëzim para të keqes që ka zaptuar të përditshmen e shqiptarëve, duke i dhënë një pushtet të pakufizuar të vetmit që pushtetin e lakmon dhe me të tallet. Parlamenti i nesërm do të jetë i pari në 27 vjet ku "demokracia" do të përdoret për të çrrënjosur demokracinë! Dhe jo vetëm s’do ketë pikë vullneti të luftojë drogën e krimin, por përkundrazi rrezikon ta çojë Shqipërinë drejt presidencializmit turk”, vijon ajo.

    Bregu thotë se ka vetëm një rrugë për të mos e lejuar rëndimin e fatit të shqiptarëve dhe copëtimin vetëshkatërrues të PD –së: kurajo e shpresë e të gjithë demokratëve, për të rindërtuar partinë që sot përballet pamerituar, me dilemën të jesh, a të mos jesh!

    / Top Channel

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •