Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    NeoRepublika e Bashės dhe Republika e `Leshit`

    Gjithmonė pas ngjarjeve tė panatyrshme qėndrojnė njerrėz me komplekse tė fajit tė pashlyer.. Kėshtu mund tė spjegohen ngjarjet nė 105 vjet Shqipėri tė pavarur ku cdo 7-12 vjet ndodhin konflikte tė rėnda sociale, politike, madje dhe fetare, nga tė cilat shteti shqiptar mbetet I dobėt, I pastabilizuar, I cėnueshėm pikėrisht pėr shkak tė klasave politike qė kanė drejtuar kėtė vėnd gjatė gjithė kėsaj kohe.
    Po ti hedhim njė sy vetėm ngjarjeve pas fitores sė demokracisė, nė njė kohė qė gjėndja duhet tė ishte ndryshe, cikli I destabilitetit dhe I ngatėrresave politike e sociale ka vazhduar me njė periodicitet tė njėjtė me tė kaluarėn e Shqipėrisė.
    Qė nga ngjarjet e stisura studentore, qė nga momenti ku Ceka largoi protestuesit qė tė shkatėrronin bllokun, qė nga caktimi I liderėve tė partie tė reja nga Ramiz Alia, qė nga kriza e piramidave, vrasja e Azem Hajdarit, zgjedhjet e pėrgjithshme dhe locale tė kontestuara e deri tek ēudirat e 2007 ku votat e rregullta ishin futur nė kutinė e gabuar e pėr pasojė kryetar bashkie doli kryetari i sotėm i PD, nė politikėn shqiptare po ndodhin anomali politike tė cilat janė duke e ēuar Shqipėrinė drejt anarkisė dhe kaosit.
    Shkaqet dihen por insistimi i disa drejtuesve tė njė Partie tė madhe Opozitare tė respektuar pėr tė penguar zgjedhjet e rregullta dhe Vettingun me anė tė shkeljes sė afatave tė pėrcaktuara me ligj me qėllimin e qartė pėr tė shaktuar destabilitet, ėshtė njė fenomen paprecedent nė historinė e sistemeve demokratike .
    Kėto manovra tė cilat bėhen nė emėr tė Opozitės por qė nė fakt janė tė drejtuara nga dy tre liderė tė cilėt preken direct nga Vettingu, janė duke dėmtuar rėndė vetė Partinė Demokratike por edhe Shqipėrinė dhe aspiratat e saj pėr tė integruar nė BE.
    Argumentat qė sjell Kryetari i Opozitės janė nga mė anormalet dhe nga mė tė sajuarat dhe tė kujtojnė planet qė bėnte Cadėrus pėr tė hyrė nė shtėpinė e Konit tė Monte Kristos, tė cilat sigurisht pėrfunduan me kapjen nė flagrancė tė Cadėrusit.
    Po tė analizojmė kėrkesat e Opozitės tė cilat nė fillim nisėn me kėrkesėn e votimit elektronik dhe pastaj me kėrkesėn pėr qeveri teknike, pastaj me largimin e Tahirit, mė vonė me idenė e krijimit tė njė republike tė re apo neo-republike duke e quajtur republikėn e tanishme si republikė `tė leshit`, dhe pastaj me konspiracione tė ndryshme pėrfshi bisedat secrete pėr tė tėrhequr LSi nė anėn e tyre, dhe sė fundmi vjen ndėrhyrja e ndėrkombėtarėve ndėrhyrje e cila demaskoi zyrtarisht kėta drejtues tė PD tė cilat nuk pranuan kompromisin i cili ishte madje njė lėshim i madh politik nga ana e Maxhrancės duke pranuar 12 kėrkėsat e hartuara na Ndėrkombėtarėt.
    Nuk do tė jetė e habitshme mė pėr Partinė Demokratike qė PPE tė bėjė kėrkesė formale pėr tė larguar PD e Shqipėrisė nga grupi i tyre. Dhe do tė ishte mėse e drejtė sepse Partia Demokratike nė kundėrshtim me kushtetutėn por dhe me dėshirėn e popullit ka rrėshqitur nė pozitat e njė partie tė majtė recolucionare e ngjashme me idetė anarko-sindikaliste tė Bakuninit.
    Interesant ėshtė fakti se termi i Bashės (qė sigurisht ėshtė njė ide e ish kryetarit Berisha) ka nė esencė anarkinė dhe prishjen e rendit egzistues tė cilėn sugjeronte Mihail Bakunin i cili shkruante: `se sistemet hierarkike dhe statiste duhen hedhur poshte mė ēdo mjet e mėnyrė madje qė nga idea e Zotit e poshtė tij duke pėrfshrė ēdo autoritet hierarkik, nėse ky buron nga dėshira e Sovranit osė madje edhe nga ēdo shtet qė lejon votėn universale` (Mihail Bakunin 1873 `Statizmi dhe Anarkia`). Madje Bakuni pėrmėnd se …kur njerrėzit rrihen me dajak ata (njerėzit) nuk do tė jenė tė lumtur nėse ky veprim do tė quhej `Dajaku i njerėzve` (https://en.ėikipedia.org/ėiki/Mikhail_Bakunin).
    Kėmnbėngulja nė mos respektimin e ēdo rregulli dhe ligji kushtetues, krijimi i neologjizmave si Republika e re, dėshira pėr tė krijuar njė trigger artificial pėr tė destabilizuar vendin sigurisht ka nė esencė Frikėn ndaj Vettingut, pra ndaj pėrballjes me fajet, shkeljet e ligjit, inkriminimin nė tė kaluarėn e ish kryetarit por edhe tė disa drejtuesve tė PD (por dhe plot tė tjerėve), tė cilėt pėrkohėsisht janė `paprekshėm`.
    Por kėtu del dhe dallimi me idetė e Bakuninit tė cilat janė tė ngjashme si dy pika uji me ato tė Bashės por se nė esencė Bakunini ishte njė anarchist idealist kurse grupi i Bakuninit nė PD nuk ėshtė idealist porse nėpėrmjet kėtyre ideve tė vdekura dhe tė tejkaluara nga demkoracia e sotme kėrkojnė qė tė justifikojnė veprat e tyre qė kanė shkelur ligjet e demokracisė, si dhe duke u munduar tė krijoj nė popull perceptimet se po kėrkojnė diēka tė re jashtė klisheve tė Republikės sė `Leshit` qė sipas tyre ka krijuar Maxhoranca qeverisėse.
    Interesant ėshtė fakti tjetėr se tė tėra problemet e shkaktuara nga vetė Opozita e sotme nė tė kaluarėn kur ishte nė pushtet ja u pasqyron popullit si vepra tė kryera nga Maxhoranca e sotme.
    Sigurisht kėta drejtues tė PD tė kryesuar nga ish kamarieri Basha janė gjithashtu nėn efektin e tė ashtuquajturit SSPT (Sindroma e Stressit Post-Traumatik), e shkaktuar nga bartja e fajeve brėnda tyre , tė cilat duke mos i treguar dhe duke mos bėrė tė ashtuquajturin katarsis pėrkatės (I cili mund tė jetė dalja para gjykatės ose largimi nga detyrat partiake dhe trajtimi mjekeėsor), mund tė shkaktojė tek njeriu apo njerėzit, kėtė sindrom i cili bėhet i rrezikshėm si pėr personin vetė por edhe pė rata qė e rrethojnė.
    Ky sindrom i cili sot ka pėrfshirė disa drejtues tė Opozitės por qė nė mėnyrė reflektive dhe traumatike ka detyruar tė tėrė drejtuesit e Partisė tė pėrfshihen nė kėtė patologji tė rrezikshme, nėse nuk trajtohet si duhet, - mund tė jetė e rrezikshme pėr jetėn sociale dhe tė vetė popullit sepse kjo Hierarki (edhe sipas Bakuninit) mund tė drejtojė fatet e popullit nė rast se Maxhoranca qeverisėse lėshon pe nė lementė bazė tė Kushtetutės.
    Ngjarjet e kėtyre ditėve kėrkojnė njė kujdes tė madh ndaj kėtyre drejtuesve tė sėmurė tė Opozitės si nga Maxhoranca ashtu dhe nga Ndėrkombėtarėt sepse ashtu tė sėmurė nga Sindromi, i SSPT, por tė kamufluar si ide tė reja, Neorepublikė, narko republikė, kėrkesa tė pazbatueshme, kanė pėr qėllim njė ide fikse: shpėtimin e kokės nga drejtėsia dhe Vettingu. Asnjė kompromos nuk mund tė arrihet me njė drejtues tė molepsur nga SSPT, pra nga njė ndjenjė faji e cila ndėshkohet nė ēdo vėnd normal demokratik madje dhe nė ato autokratiket.
    E vetmja mundėsi pėr kėta tė sėmurė nga ndjenja e fajit ( pra nėnkuptohet qė ka shpėrthyer SSPT) ėshtė shkaktimi i njė rrėmuje, anarkije e cila do tė shkaktojė viktima, dhe faje e pėrgjegjėsi qė do bien sigurisht mbi drejtuesit aktualė.
    Kėshtu ata mund tė justifikojnė veprat e tyre duke thėnė: … edhe ju i bėtė kėto , kėshtu qė edhe ju drejtues aktualė duhet tė dėnoheni si ne…. Prandaj .. a e lėmė denimin dhe bėjmė kompromis mbi bazė tė fajėsisė sė pėrbashėt?
    A nuk ju tingėllon kjo tė ndėruar lexues e ngjashme me parrullėn e Alisė (dhe Berishės): `tė gjithė bashkėvuajtės dhe bashkėfajtorė`?
    Pra do tė pėrgjithėsojnė fajin e bėrė vetė - tek tė gjithė.
    Ky ėshtė piksynimi i kėtyre drejtuesve tė rrezikshėm tė Opozitės sė sotme.
    Ata nuk u tėrhoqėn nė kohėn e duhur por si Makbethi dhe gruaja e tij, ndyen duart me gjak, dhe kur i lanin duart ashtu tė frikėsuar nga faji i kthyer nė SSPT, u dukej sikur nuk u lahej gjaku nga duart.
    Mendoj se njė nga detyrat mė tė rėndėsishme tė Maxhorancės (megjithė gabimet e saj), ėshtė qė tė distancohen nga veprimet e ashpra ndaj kėsaj Opozitte fajtore por tė gjenė Psikologun e duhur, dhe mendoj se Psikologu i duhur janė Ndėrkombėtarėt tė cilėt e kanė kuptur fare mirė se si ėshtė problemi, dhe tė mjekojnė e tė largojnė nga politika kėta njerėz qė deri mė sot kanė qėnė `tė Paprekshėm`, qė tani, pėr tė ruajtur kokėn e tyre, mund tė bėjmė ēfarėdo lloj marrėzie dhe mund tė shpikin pėr tu ēfajėsuar ēfarėdo lloj teorie, qė nga Bakuni edhe deri tek `bashkėvuajtės e bashkėfajtorė`.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511

    Pėr: NeoRepublika e Bashės dhe Republika e `Leshit`

    Nje gje, mundet te thuhet e sigurte, nje president si Meta kemi 25 vjet qe e kerkojme me kembngulje per te mos thene deri ne vetmohim.

    Te thuash qe e meritojme eshte pak,dhe si merite dhe si mallkim.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Pėr: NeoRepublika e Bashės dhe Republika e `Leshit`

    Te shohim cdo ndodhe. Sidoqofte Meta edhe per 5 vjet nuk denohet

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511

    Pėr: NeoRepublika e Bashės dhe Republika e `Leshit`

    Te shohim,te shohim se nuk i dihet se ēfar ndodh ! Mundet edhe te ndodhi qe ben reformen e dekriminalizimit per te bere Meten president.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •