Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,202

    Ilir Meta bëhet presidenti i 8të i Shqipërisë:

    Ilir Meta është zgjedhur presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë, në raundin e katërt të votimit të mbajtur pasditen e kësaj të premteje në Parlament.

    Meta ka marrë 87 vota pro dhe 2 kundër, edhe pse për zgjedhjen e tij mjaftonin 71.

    Meta bëhet kështu presidenti i 8 i Republikës së Shqipërisë, detyrë të cilën do ta marrë më 24 korrik, kur do të bëjë edhe betimin.

    Në fjalimin e mbajtur në podiumin e sallës së Parlamentit, Meta pasi ka falenderuar të gjithë deputetët, përfshirë ata që votuan kundër dhe ata që munguan, ka premtuar se në detyrën e tij të re do t’i shërbejë demokracisë.

    “Unë kam zgjedhur dhe do zgjedh gjithmonë demokracinë në raport me pushtetin. Dhe kjo për një arsye të thjeshtë, unë kam patur mundësinë të jem këtu vetëm përmes demokracisë”, ka thënë Meta.

    Ai ka ftuar të gjithë që “të mbrojmë standardet e demokracisë dhe t’i çojmë ato më tej, duke realizuar zgjedhje të standardeve më të larta e gjithëpërfshirëse, për të forcuar legjitimitetin e institucioneve dhe për të krijuar shanse për një atdhe më frymëzues për të gjithë të rinjtë”.

    “Ndaj unë do bëj çdo gjë, me të gjitha cilësitë e mia, për të justifikuar këtë besim që ju më dhatë sot, jo vetëm para jush por edhe qytetarëve, Kushtetutës, interesave më të rëndësishme që kanë të bëjnë me stabilitetin, sigurinë kombëtare dhe të ardhmen europiane të vendit dhe do t’u lutesha të gjithëve që të përpiqemi në këto orë e ditë që t’i japim jo gjithë partive, por gjithë qytetarëve mundësinë që të kontribuojë në zgjedhjet që vendi meriton”, ka thënë Meta.

    Në vijim të fjalimit të tij, kreu i ri i shtetit i ka bërë referim edhe ngjarjeve të verifikuara një ditë më parë në Maqedoni, duke bërë thirrje për unitet në mënyrë që ngjarje të tilla të mos verifikohen edhe në vendin tonë.

    “Dje kemi parë të gjithë ngjarje tronditëse në Kuvendin e Maqedonisë, që vijnë për shkak të një konflikti kokëfortësie politike të papranueshme, ndaj unë sërish dua t’u apeloj të gjithëve të bëjmë çdo gjë për stabilitetin e vendit dhe legjitimitetin e institucioneve tona, në mënyrë që të mos sakrifikojmë arritjet që vendi ka realizuar gjatë këtij mandati qeverisës, pasi është një detyrë dhe përgjegjësi e secilit prej nesh për të bërë gjithçka”, ka shtuar Meta.

    Në fund të fjalimit të tij, që siç tha nuk e kishte të përgatitur, Meta ka vlerësuar edhe kontributin e liderëve të tjerë politikë të Shqipërisë, duke i etiketuar si “ata që sot mungojnë”.

    / Top Channel

  2. #2
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,202

    Për: Ilir Meta bëhet presidenti i 8të i Shqipërisë:

    Akti i parë i presidentit të ri, po hamendesoj unë, do të jetë anulimi i vendimit presidencial (të Nishanit) që gjasme paska pezulluar importimin e mbetjeve (kanceroze) urbane në Albanania.

    Ngushëllimet e mia familjeve të viktimave të 21 Janarit, që sipas deklaratave PS në vitin 2011 u vranë barbarisht vetëm sepse deshën që hajduti Ilir Meta të largohej njëherë e mirë nga politika shqiptare.

  3. #3
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,202

    Për: Ilir Meta bëhet presidenti i 8të i Shqipërisë:

    Ja si e komenton agjencia Reuters lajmin:

    Albania's Socialist party used its majority in parliament to force through the election of a new president of the Balkan country on Friday, leaving its politics polarized as the opposition maintains a two-month-old boycott.

    The new president, Ilir Meta, has twice served briefly as a Socialist prime minister before forming a breakaway party that for the past eight years has alternately played kingmaker to both main parties.

    The opposition Democratic Party and its allies accused Prime Minister Edi Rama of being a hypocrite for handing the presidency to a man he once accused of being "the symbol of everything rotten happening in Albania".

    Meta, 48, said it was the opposition boycott that prompted him to accept the role. "We should try to find consensus so that Albania does not become like Macedonia," he said referring to protesters' violent storming of parliament in the neighboring country late on Thursday.

    The constitution calls for Albania's president to be elected by parliament with three-fifths of the vote. Meta got the votes of 87 lawmakers, and two against, surpassing the target by two.

    The opposition, whose absence from parliament is stalling a reform of the judiciary that would help Albania start accession talks with the European Union, is demanding the formation of a new technocratic government of experts.

    It says the current one is corrupt and has rigged recent local elections. Camped out in a tent near the government building, opposition lawmakers are also threatening to protest at a mayoral election in the central town of Kavaje on May 7, and to boycott parliamentary elections on June 18.

    Meta and Rama have had an uneasy time governing since they won a landslide victory in June 2013, with Meta's party at times acting as a harsh critic of the government's work.

    Analyst Blendi Fevziu said Meta wanted the presidency to try to mould an image as a unifying figure in the divided NATO member state.
    Also In World News

    "Rama managed to get Meta, his main rival for the premier's job, out of the active political scene for the next five years. He has now only one rival, the Democratic Party leader," Fevziu wrote.

    As a deputy premier under former prime minister Sali Berisha, Meta resigned and was cleared of corruption charges by the Supreme Court after one of his own ministers accused him of interfering in a tender and a concession with offers of bribes.

    Four Socialist Party supporters were shot and killed by security forces after a protest staged by Rama against Meta's alleged corruption and election violations turned violent in January 2011.

    (Reporting by Benet Koleka, Editing by Mark Trevelyan)

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ilir Meta bëhet presidenti i 8të i Shqipërisë:

    Kjo po qe eshte Rilindje! Njeriu me i korruptuar i politikes shqiptare, idhulli i Edi Rames, u be me ne fund president. Kushedi sa jane gezuar socialistet me presidentin e ri qe deputetet e tyre e bene president. Saranda e Eskobarit po hedh fishekzjarre besoj pas ketij lajmi. Dhe rakia ne Polican eshte bere lume!

    Dosjen e Metes qe e kishim gati ne Prokurori cfare ta bejme tani? E fusim dot ne burg presidentin e vendit?
    Fitoren socialistet e kane ne xhep ne zgjedhjet e ardhshme tani qe Rama e beri Meten president! Socialistet e duan Meten me shume se vete Ramen!
    Kryeministri budalla qe kemi ne mendjen e tij kujton se: "E shpetova karriken e Kryeministrit tani qe bera Meten president". Budallai nuk e kupton qe me kete qe beri askush nuk e voton me ne rradhet e socialisteve.

    Halli qe e zuri edhe pensionistin Berisha. Nuk di i shkreti nese duhet ta uroje apo sulmoje ish-bashkepuntorin e tij qe u be president.

    Lart e me lart o Rilindas Socialiste!
    Ne mandatin e pare e bete Shqiperine parcele hashashi. A ka mundesi ne mandatin e dyte ta beni Afganistan e ta ktheni ne parcela opiumi?

    Albo

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    Kryeplaku (29-04-2017)

  6. #5
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Ilir Meta bëhet presidenti i 8të i Shqipërisë:

    Eshte thjesht ceshtje kendveshtrimi...

    Emri:  7a603bbcd96ff8e387f1680858302a97a5684129.jpg

Shikime: 281

Madhësia:  49.3 KB

  7. #6
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Ilir Meta bëhet presidenti i 8të i Shqipërisë:

    Te gjitha figurat politike ne Shqiperi jane te lidhur me krimin e organizuar nderkombetar, duke perfshir edhe presidentin e sapo zgjedhur Iliri Meta. Sa rendesi ka kjo per njerezit ne shqiperi apo per shqiptaret nderbot eshte ceshtje tjeter. Per administraten e presidentin Trump, Shqiperia eshte pak me shumse nje republik bananesh e falimentuar me ne krye nje kriminel qe akuzohet te kete urdheruar vrasje! Kjo eshte sipas te dhenave zyrtare, qe gjenden te shfaqura ne internet, jo sipas fjaleve te mia! Ne klimen e sotme potilike qe po vlon ne ballkan me kaq shume tension etnik,fetar etj. Nje zgjedhje e tille eshte shume e gabuar, shqiperise e duhet te fitoj me shume besueshmeri ne arenen nderkombetare jo te zgjedhi figura te deklasuara si zoti Meta, per president.

  8. #7
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Ilir Meta bëhet presidenti i 8të i Shqipërisë:

    O Lazo perse e shan Meten? U propozua me ze dhe figure sebashku me 65 vota, nga idhulli yt Edvin Rama...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  9. #8
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Ilir Meta bëhet presidenti i 8të i Shqipërisë:

    Interesant eshte fakti qe zgjedhja e Metes si president kundershtohet me teper nga zgjedhesit e majte se sa nga te djadhtet,kur duhet te ishte e kunderta.

    Deri tani,vetem Rama e ka justifikuar kete zgjedhje me tezen "se Meta eshte me afer PD" ose se e zgjodhem Meten ne saje te krizes ose protestes qe po ben PD-ja.
    Ne nje situat normale (me parti gjysem normale) do kishim nje pershkallzim te protestes,zgjedhja e Metes do shikohej si benzin qe i hidhet zjarrit.

    Mir per PD qe dihej ose kuptohet qe deshironte zgjedhjen e Metes,ajo qe nuk kuptohet eshte mos protestimi kunder Metes si nga zgjedhesit a mbeshtetesit e PD,por edhe nga partite e tjera opozitare si e Bojaxhiut ose Blushit.


    Nje rezultat fantastik kjo protest e arriti (qé qe dhe qellimi i saje),nuk ka jo me parti te jete kunder Metes por edhe numri i shqiptareve kunder zgjedhje se Metes eshte shum e shum i vogel.
    Kaq dakort te jene valle shqiptaret me zgjedhjen e Metes president ?!

  10. #9
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Ilir Meta bëhet presidenti i 8të i Shqipërisë:

    Eshte presidenti i 10 jo i 8. Pas luftes ka qene president Omer Nishani dhe pastaj per gati 30 vjet Haxhi Lleshi.

  11. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ilir Meta bëhet presidenti i 8të i Shqipërisë:

    Meta flet për zgjedhjen si president: U detyrova

    Presidenti i zgjedhur i Republikës, Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit ka deklaruar se është detyruar të bëhet President për arsye të bojkotit të opozitës.

    “Të gjithë e kuptojnë që unë u detyrova të bëhem President për arsye të bojkotit të opozitës dhe të rrezikut që vendi mund të shkonte në zgjedhje automatikisht pa arritur të zgjidhte Presidentin, duke pasur opozitën në çadër dhe rrezikonte jo vetëm të kishim parlament jolegjitim dhe një qeveri jolegjitime”, tha ish-kreu i LSI-së, duke shtuar se zgjedhja e presidentit të ardhshëm nga një parlamenti i kontestuar do të ishte një institucion i kotenstuar.

    Ndërkohë Meta ka zbuluar gjithashtu edhe një sekret për sa i përket ceremonisë betimit të tij, ku tha se do të merrte pjesë edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

    “Doktori do të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të presidentit të ri, kështu që kemi edhe konsensusin e opozitës”, është shprehur Meta.

    Shekulli

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •