-
Mesazhet e këngëve shqiptare ndër vite -
Mesditë - Mesazhet e këngëve shqiptare ndër vite - 27 Prill 2017 - Lifestyle - Vizion Plus
Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 28-04-2017 më 03:40
-
-
Për: Mesazhet e këngëve shqiptare ndër vite -
Pergezime per temen Akuamarini !
Eshte bukur dhe me shume vlera te flitet per mesazhet qe percjell poezia e lirikat e kengeve shqipe jo vetem nder vite por dhe nder gjini te ndryshme muzikore.
E kush me bukur se POETET e POETESHAT do ta benin ate , ndryshe nga ky emision ku ata qe kane shkruar Poezine e Kenges Shqipe mungojne !!!
Duke qene se Adi Krasta vuri ne qender te vemendjes sivjet tek " E Diell " POEZINE dhe ishte nje mrekulli , ndoshta vitin e ardhshem nese e drejton serish, te risjelle kombinimin POEZI - KENGE !
Do ishte nderim, mirenjohje , vleresim e respekt per ata Heronj te Heshtur te kombit tone, POETET E KENGES qe me vargjet e tyre i dhane jete, vlere, histori kesaj memorie dhe ekzistence, ketij gur themeli te kombit tone, KENGES SHQIPE !!!
Ndoshta nje deshire qe realizohet !
Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 28-04-2017 më 09:47
-
Anetarët më poshtë kanë falenderuar sirena_adria për postimin:
-
Për: Mesazhet e këngëve shqiptare ndër vite -
" BASHKEMOSHATAREVE "
Poezia : ZHULJANA JORGANXHI
Kompozimi : GJERGJI LEKA
Kenduar nga : PARASHQEVI SIMAKU
Ja, buzëmbrëmje është tani
Unë me ty jam përsëri, lumturi.
Por, në një moshë pranvere jam
Globit tonë anembanë
Me mijëra zemra bashkë moshatarë.
Ja, ra një shok diku atje
Globi ndjen t'i hapen plagë
Dhe qielli skuqet, nga gjaku i tyre
Si një flamur i madh.
Refreni
Më thotë gjaku, mos harro!
Moshatarët që nga plumbat bien
Është ky gjaku trëndafil lirie
Dritë shprese për atdhe kush ngrihet
Në botë.
Drejt së ardhmes ti vrapo,
Se zjarr ke zemrën,
Flamur ke këngën,
Bashkohen zemrat si vargmal
Iu ndrin një ideal.
Jo, globi s'fle i qetë sot,
Kontinentet ndizen zjarr,
Është zemra jonë me ty, moshatar.
Ja, ra një shok diku atje
Globi ndjen t'i hapen plagë
Dhe qielli skuqet nga gjaku i tyre
Si një flamur i madh.
Më thotë gjaku, mos harro!
Moshatarët që nga plumbat bien
Është ky gjaku trëndafil lirie
Dritë shprese për atdhe kush ngrihet
Në botë.
Drejt së ardhmes ti vrapo,
Se zjarr ke zemrën,
Flamur ke këngën,
Bashkohen zemrat si vargmal
Iu ndrin një ideal.
O o o o o mos harro!
Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 28-04-2017 më 09:57
-
Anetarët më poshtë kanë falenderuar sirena_adria për postimin:
-
Për: Mesazhet e këngëve shqiptare ndër vite -
" JON "
Poezia : ZHULJANA JORGANXHI e XHANKARLO MILONE
Kompozimi : ARDIT GJEBREA
Kenduar nga : ARDIT GJEBREA
Me erdhe ne nje nje kohe te deshperuar
Me dhimbje..., Jon
Kur anijet si fantasma
Neper det me aventura
Klithnin: Liberta !
Dhe syte i kish aty gjithe Shqiperia,
Ajo dinte si duronte
Po i shkuleshin filizat
Deti u be mal me njerez,
E toka det me lot
Dhe ty per here te pare te puthte drita
Ti linde…, Jon
Nuk e dije ç'ish gezimi
As dhimbja as mjerimi
Qe flak, godet e rrudh nje tok
Sot me gjithe foshnjet ne bote je njesoj
Si ata ti qesh e luan
Kjo eshte vetem nisja juaj
Por do rritesh do kuptosh
Se fatet s'jane njesoj
Bekimin merr nga mua
O shpirt i patrazuar
Nje fjale te thene ma degjo:
Zinxhire te praruar ty kane per te ofruar
Por prape je skllaveri
(refren)
Jon, ky emer marre nga deti
Jon, me kenge vale tund djepin
Jon, dhe ti ja ndjeve aromen
Ta kesh per jete me vete
Jon, po te lundrosh me kete emer
Jon, e te takohesh me vellezer
Jon, do te mjaftojne me dy duar
Te thuash se je, ti je je Jon
--------------
Bekimin merr nga mua
O shpirt i patrazuar
Nje fjale te thene ma degjo:
Me skllav jo nuk te dua
Nga vetje i mohuar, Jon, Jon
Jon
http://www.lyrics.al/ardit-gjebrea/lyric-1672257.php
-
Anetarët më poshtë kanë falenderuar sirena_adria për postimin:
-
Për: Mesazhet e këngëve shqiptare ndër vite -
" FATI YNE SHPRESE DHE MARREZI "
Poezia : ILIRJAN ZHUPA
Kompozimi : FERDINAND DEDA
Kenduar nga : AURELA GAÇE
Orkestruar nga: SHPETIM SARAÇI
Ne te dy kurre s'jemi ndare
ne te dy kurre s'kemi heshtur
endrra ime, nje shpend i marr
krahet hap ne re, qiellin gjen atje
tek ti
Kur je larg te pres me mall
kur je pranë grindem me ty
jeta loje, çfare eshte valle
duhemi te dy grindemi të dy
s’e di
Ref
Ti je si engjell qe me mbron gjithmone
une jam si zjarri qe te djeg, ngado
ti je si djalli, qe ne faj me fton
ndryshe nuk bejme dot, jo jo (jo jo)
E kemi fatin shprese e marrezi
na jep nje engjell te na mbroj, o zot (o zot)
se ne ne jeten tone jemi femij
ndryshe nuk bejme dot jo jo (jo jo)
Kur je larg te pres me mall
kur je prane grindem me ty
jeta loje cfare eshte valle
duhemi te dy grindemi të dy
s’e di
https://www.teksteshqip.com/aurela-g...ic-1840590.php
-
Anetarët më poshtë kanë falenderuar sirena_adria për postimin:
-
Për: Mesazhet e këngëve shqiptare ndër vite -
" ANTE I TOKES SIME "
Poezia : ROVENA DILO
Kompozimi : ARDIT GJEBREA e ALFRED KAÇINARI
Kenduar nga : ROVENA DILO
Orkestruar nga: ALFRED KAÇINARI
Mjaft, se pash më pash
I rashe botes qark
Une , vetem me veten
Shtegtar i ngrate
Bota me josh si magji
Por dua ta kthej nga vij.
Se shpesh e me shpesh
Ndjej qe malli më mbyt
Se dua pak ajer
Te ngopem me fryme
Çdo nate ne gjumë shoh shtepine
Ne pragun e saj
Te shlodh trupin tim
Ante i tokes sime
Atdhe, te prek dhe jam perendi
Po kam veç një zemer
Po deshe ti do rilind per ty, Ante
Ante i tokes time
Atdhe të prek dhe jam perendi
Po tek ti kam zemren
Rrenjet tek ti
Kur te shoh rilind, Ante
Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 28-04-2017 më 09:44
-
Anetarët më poshtë kanë falenderuar sirena_adria për postimin:
-
Për: Mesazhet e këngëve shqiptare ndër vite -
" S'JAM TRIBU "
Poezia : JORGO PAPINGJI
Kompozimi : ADRIAN HILA
Kenduar nga : AURELA GAÇE
Orkestruar nga: ADRIAN HILA
Tek ky vend ku jemi rritur
Ne një djep te bërë me dru
Kemi lindur kemi vdekur
Varret tona janë këtu
Me kanose syrgjynose
Me dergove s'di se ku
E kemi ikur kemi ardhur
Trojet tona janë këtu
M'a tymose m'a nxirose
Ma plagose qiellin blu
Jemi gdhire e jemi ngrysur
yjet tona janë këtu
Sa bajloze këtu dergove
Mbret e krajla me ushtri
Por shqiptar me mbeti emri
Edhe vendi Shqipëri
S'jam tribu s'jam tribu
Ne këto troje s'jam tribu
Kam lindur ne këtë toke
Dhe do vdes këtu
S'jam tribu s'jam tribu
Ne k'to male mbi k'to gurë
Kam lindur shqiptar
Dhe do vdes kështu
Brez pas brezi hapem shkembin
Me parmenden bërë me dru
Kemi mbjelle e kemi korrur
Rrenjet tona janë këtu
Morem drite nga faqe dielli
gjuhen tonë e bëme me nur
Shpendin e lirisë se qiellit
Permbi gjak e bëme flamur
S'jam tribu s'jam tribu
Ne këto troje s'jam tribu
Kam lindur ne këtë toke
Dhe do vdes këtu
S'jam tribu s'jam tribu
Ne k'to male mbi k'to gurë
Kam lindur shqiptar
Dhe do vdes kështu
-
Anetarët më poshtë kanë falenderuar sirena_adria për postimin:
-
Për: Mesazhet e këngëve shqiptare ndër vite -
" TELEFONATE ZEMRASH "
Poezia : XHEVDET RESHAJ
Kompozimi : FRANÇESK RADI
Kenduar nga : FRANÇESK RADI e MARIZA IKONOMI
Orkestruar nga: EDISON MISO
Sot ke ditelindjen bija ime
por une jam larg e nuk vij dot
Ne çast me celin plot urime
ç te flas me pare ne telefon
Kujtoj me mall diten kur linde
çastin kur vura emrin tend
kur te quajta Saranda,
si ty i bukur eshte ky vend,
sa ky qytet te rrosh ti Sara
lotet si deti Jon.
Tani qe flas me ty o babi
ne duar mbaj fotografin
bashke me ne eshte edhe mami
me puth ajo me puth dhe ti
Zerin degjoj ne telefon,
se si me duket nuk e di
prap me puth, me perqafon
tamam si ktu ne fotografi
kur ta mbyllesh telefonin
une do te degjoj perseri.
A mund ta shuajme diellin e zjarrte
A mund te shterrim nje oqean
Ashtu nuk treten ndjenjat e tyre
le te jene sado larg.
Nje dite do kthehem perseri
dhe bashke do te jemi ne te tre
do te bejme fotografi
me ngjyra malli do te jete.
Nje premtim do bejne syte
ndarje me asnjehere
http://www.lyrics.al/fran-esk-radi/lyric-1816423.php
-
Anetarët më poshtë kanë falenderuar sirena_adria për postimin:
-
Për: Mesazhet e këngëve shqiptare ndër vite -
" IMAZHI YT "
Poezia : AGIM DOÇI
Kompozimi : EDMOND ZHULALI
Kenduar nga : ANJEZA SHAHINI
Kur vjen në shpirt një dashuri
Sa e çuditshme duket vetja
E ndjehesh krejt tjetër njeri
E sa e shtrenjtë të duket jeta
E ndjehesh tjetër njeri
E shtrenjtë te duket jeta
Kjo ndjenjë si një magji
Sa larg nga e vërteta, aha…
Kaloj në rrugë shpesh e hutuar
E nuk shikoj dy hapa larg
Si çdo njeri i dashuruar
Në sy mbaj veç një imazh
Nje puthje sa e kërkoj
E ndjej në cast një mall
I mbyll dy sytë harroj
Jam mbretereshë si në perrallë
Refreni.
Dua të bëhem paksa e krisur
Dua të bëhem e lot në sy
Dua të bëhem e gjum i prishur
Dua të bëhem imazhi yt
Dua të bëhem paksa e krisur
Dua të bëhem e lot në sy
Dua të bëhem e gjum i prishur
Dua të bëhem imazhi yt
Kaloj në rrugë shpesh e hutuar
Më shikojnë dy hapa larg
Si çdo njeri i dashuruar
Në sy mbaj veç një imazh
Më puth sa herë kërkoj
E ndjej në cast një mall
I mbyll dy sytë harroj
Jam mbretereshë si në perrallë
Dua të bëhem paksa e krisur
Dua të bëhem me lot në sy
Dua të bëhem e gjum i prishur
Dua të bëhem imazhi yt
Dua të bëhem paksa e krisur
Dua të bëhem me lot në sy
Dua të bëhem e gjum i prishur
Dua të bëhem imazhi yt
(Dua të bëhem) paksa e krisur
(Dua të bëhem) me lot në sy
(Dua të bëhem) imazhi yt
E ndjehesh tjetër njeri
E shtrenjtë te duket jeta
E ndjehesh tjetër njeri
E shtrenjtë te duket jeta
http://4lyrics.eu/national-final/anj...ini-imazhi-yt/
-
Anetarët më poshtë kanë falenderuar sirena_adria për postimin:
-
Për: Mesazhet e këngëve shqiptare ndër vite -
Korrigjim teksti:
Kur kam ken nji her' i ri-e _ lum-lumi un
Sa mir shkova me kojshi-e ;;
Me nji vajz' xuna miksi ;;
Gjith diten na hijeve ;;
Gjith naten gardhijeve ;;
Tue i ra karadyzenit ;;
E tuj ba kokrren e'hengut ;;
Dikush erdhi e na pergjoi _ mjer-mjeri un
Nana vajzen e fejoi ;;
E fejoj ne Venedik ;;
E xuni tjeter ashik ;;
Zemra eme u disprue ;;
Jaranesha me ka lshue _ ;;
Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 28-04-2017 më 13:14
-
-
Për: Mesazhet e këngëve shqiptare ndër vite -
-
-
Për: Mesazhet e këngëve shqiptare ndër vite -
Moj e mire me syte e zi
Vargjet: ALFRED CAPALIKU
Kompozimi : ZEF ÇOBA
Moj e mire me syte e zi
ne ballkon kur m' del si zane
me ban plag' oh ne krahnor
e prej saj buron nji kange.
Dite per dit', n' nji ore t' mengjesit
del n'ballkon, mbushesh me djell
ti harron se t'shohin njerzit
edhe zogjt prane zemres ndjell.
eja zogla e pranveres
eja fry moj fllad i lehte
se pret nana n'prag te deres
e ma gezon zemren perjete.
-
-
Për: Mesazhet e këngëve shqiptare ndër vite -
-
-
Për: Mesazhet e këngëve shqiptare ndër vite -
“Varfëria në tekstet muzikore shqiptare”: Tekstshkruesit dhe kantautorët e njohur rrëfejnë arsyet
https://telegrafi.com/varferia-ne-te...e-arsyet-foto/
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt