Karabinierët e Albenga-s në Itali kanë mbyllur, me arrestin e tre personave të shtunën mbrëma, një hetim që zgjaste për disa muaj.
Gjithsej janë kryer 34 arrestime, si pjesë e një organizate kriminale, 18 prej të cilëve në flagrancë.

Në territorin e Albenga-s është krijuar një partneritet me dy degëzime, një shqiptare dhe një marokene. Organizata shqiptare në veçanti kishte një rrezikshmëri të lartë shoqërore. Kreu i kësaj organizate vinte në dispozicion të bashkëpunëtorëve armë dhe kartëmonedha false.

Ndërsa drejtues të tjerë të bandës së shqiptarëve merreshin me sigurimin e kokainës dhe marihuanës, ndërsa grupi maroken me shpërndarjen.

Efektivët kanë sekuestruar armë, drogë e kartmonedha false.
http://www.gazetakorniza.com/shkater...tare-ne-itali/