Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Vriten me armë zjarri 2 persona në Durrës; njëri ish-drejtues policie



    Ndaj ish-oficerit të Policisë së Shtetit Ervin Dalipaj, 38 vjeç dhe bashkudhëtarit të tij Juxhin Dautaj, 27 vjeç vrasësit zbrazën më shumë se 15 plumba kallashnikovi duke ju marrë jetën brenda pak sekondash.

    Secili nga dy të vrarët kishin dosje të pambyllura, njëri me drejtësinë dhe tjetri me një familje në Vlorë.

    Dalipaj nga shef kundër krimit ekonomik u përjashtua pas 12 viteve karriere me motivacionin për dekonspirim të operacionit për lojërat e fatit. Por konflikti më i madh i tij ishte me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, e cila e akuzonte për rrëmbim dhe torturimin e Gazmir Çollakut i gjetur i vrarë në fshatrat e Krujës në 2016.

    Në tentativë për ta çelur procesin ndaj Dalipajt këtë të martë, gjykata dështoi pasi i pranishëm ishte vetëm i bashkakuzuari me të Denis Shtraza.

    Komisari i policisë Dalipaj i shpallur në kërkim prej një viti nga autoritetet e drejtësisë u vra në pritë të organizuar në rrugën dytësore, dy orë e 30 minuta pasi Gjykata e Krimeve të Rënda mbylli gjyqin për të dhe caktoi si seancë të radhës datën pesë maj, derisa ai të njoftohej për çeljen e këtij procesi ndaj tij.

    Viktima e dytë që ndodhej në të njëjtën makinë me ish-zyrtarin e policisë është Juxhin Dautaj, i shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Apelit Vlorë për akuzën e vrasjes së ish-kampionit të bilardos Fatjon Bani.

    Por familja e ish-kampionit gjatë këtyre viteve nuk ka reshtur së kërkuari drejtësi edhe pranë këshillit të lartë të drejtësisë. Policia thotë se Ervini dhe Juxhini po udhëtonin drejt Durrësit përmes rrugës dytësore.

    Vrasësit, sipas të dhënave, i kanë pritur në automjete pranë mbikalimit të Sukthit dhe për këtë version policia ka si gjurmë edhe një mjet tjetër që është dëmtuar në një parking. Menjëherë sapo është qëlluar ndaj tyre, Juxhin Dautaj, i cili po drejtonte mjetin ka humbur drejtimin duke përfunduar 50 metra më tej në autostradë.

    “Dëgjova të shtëna. Isha 500 metra larg, zgjatën 15 sekonda të shtënat, ka mundësi që makina doli nga servisi”, thotë një dëshmitar.

    / Top Channel

  2. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Vrasja në Sukth, policia jep detaje për ngjarjen

    Emri:  14931966131493123074gasfafsfas1.jpg

Shikime: 309

Madhësia:  37.1 KB

    Policia e Durrësit ka dhënë detaje të reja lidhur me vrasjen e dyfishtë në Sukth një ditë më parë, ku mbeti i vrarë dhe ish shefi i krimit ekonomik, Ervin Dalipaj.

    Në vendin e ngjarjes janë gjetur 32 gëzhoja, model 56, 7.62 mm dhe një predhë bërthame. Ndërkohë brenda mjetit ku u gjetën të vrarë Ervin Dalipaj dhe Xhino Dauti, u gjet një pistoletë, 15 fishekë disa aparate telefoni celularë të markave të ndryshme si dhe një sasi prerje në valutë të huaja, euro.

    Policia ka shoqëruar 18 persona, me qëllim zbardhjen dhe zbulimin e plotë të ngjarjes.

    Dalipaj ishte në kërkim nën akuzën e rrëmbimit të personit, ndërsa 27-vjeçari Dauti ka qënë i dënuar një herë për vrasje.

    / Top Channel

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •