Emri:  111697_6.jpg

Shikime: 222

Madhësia:  26.5 KB
Një furtunë e vërtetë pritet të ndodhë në strukturat e policisë së shtetit, pasi drejtori i përgjithshëm Haki Çako, në bazë të informacioneve që vijnë nga burime të Ministrisë së Brendshme, ka dhënë urdhër që të shkarkojë të 12 drejtorët e policisë së qarqeve.

Thuajse i konfirmuar është shkarkimi nga detyra i Drejtorit të Policisë për Sektorin e Krimeve në Policinë e Shtetit, Ardian Çipa.

Ai është thirrur nga Çako në takim që ditën e djeshme ku i është konfirmuar shkarkimi nga detyra.

Gjithashtu pritet që të ketë shkarkime në drejtoritë e policisë në qarqe, pas punës jo të mirë në terren përgjatë kësaj periudhe.

Shkarkimet pritet të ndodhin, pasi në krye të Ministrisë së Brendshme u vendos Fatmir Xhafaj. /Blitz.al/