Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Ora që bllokoi Shqipërinë, protesta 60-minutëshe e opozitës



    Opozita doli të hënën për një orë nga çadra e protestës përpara Kryeministrisë dhe bllokoi hyrje-daljet e kryeqytetit në një akt të mosbindjes civile.

    Në diten e 66-të të protestës, kërkesa e opozitës është e pandryshueshme. “Për zgjedhje të lira dhe të ndershme, me një qeveri teknike”, deklaroi kryetari i PD, Lulzim Basha.

    Basha, i shoqëruar nga bashkëshortja, zgjodhi për të protestuar rrethrrotullimin tek Shqiponja. Protesta e opozitës bllokoi për një orë qarkullimin e mijëra qytetarëve, por për kreun e demokratëve kjo është një sakrificë e vogël.

    “Jemi të bashkuar në këtë lëvizje kombëtare dhe europiane, të bashkuar në vendosmërinë tonë për të mos ia dorëzuar Shqipërinë krimit dhe drogës, për të mos ia dorëzuar lirinë tonë tiranisë së korrupsionit dhe të krimit në pushtet”, tha Basha.

    Protesta e opozitës me bllokimin për 1 orë të transportit kombëtar u zhvillua një ditë përpara mbërritjes në Tiranë të negociatorëve europianë për krizën politike. Basha nuk e ka fshehur se përshkallëzimi i protestës të hënën është vetëm një paralajmërim.

    “Ky është një paralajmërim se vendosmëria e kësaj lëvizje popullore, e këtij bashkimi qytetar është e pathyeshme për realizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, theksoi Basha.

    Kur negociatorët europianë të vijnë të martë në Tiranë, trafiku nuk do të jetë politikisht i bllokuar, por deri tani askush nuk jep ndonjë garanci se negociatorët do t’ia dalin të zhbllokojnë situatën politike, duke mundësuar një marrëveshje mes qeverisë dhe opozitës.

    / Top Channel

  2. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Lulzim Basha dhe 21 deputetë të PD-së paditen nga policia për grumbullim të paligjshëm

    Lulzim Basha dhe 21 depuetet të Partisë Demokratike që inicjuan protestën e një ditë më parë për bllokimin e disa akseve nacionale, janë paditur në prokururoi.

    Policia e shtetit, e bëri atë që kish paralajmëruar dy ditë më parë. Kallzimet penale I janë referuar 3 prokurorive në rrethet, Lushnje, Elbasan dhe Tiranë.

    Zyrtarisht policia e shtetit, tha se ka referuar në Prokurorinë e Lushnjes, për grumbullim të palogjshëm tëk “Rotondoja e Plugut”, deputetët Arben Ristani, Myslim Murizi, Liljana Elmazi, Roland Bejko, Lefter Maliqi, Luan Baçi, Agron Kapllani, Moisi Meminaj dhe pjesëmarrësit mbi 100 persona, sepse nga ora 11:00-12:00, tek rotondua e Plukut, kanë organizuar dhe marrë pjesë në tubim të paligjshëm duke penguar qarkullimin e mjeteve të transportit. Punohet për identifikimin e pjesëmarrësve të tjerë në tubim. Nenet 262 e 293 të K.P

    Në Prokurorinë e Elbasanit, u referuan kallzimet penale për deputetët Luçiano Boçi, Edmond Spaho, Ismail Elezi, Aurel Bylykbashi dhe Florenc Hoxha, sepse në orën 11:00 deri në orën 12:00, në fshatin Bradashesh, kanë organizuar dhe marrë pjesë në tubim të paligjshëm duke penguar qarkullimin e mjeteve të transportit. Punohet për identifikimin e pjesëmarrësve të tjerë në tubim. Nenet 262 e 293

    Në Prokurorinë e Tiranës, për subjektin Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari Lulëzim Basha, Sekretar Arben Ristani, deputetët Oerd Bylykbashi, Gerti Bogdani, Flamur Noka, Eduart Halimi, Gent Strazimiri, Asllan Dogjani, Igli Cara, Kastriot Islami, Genc Pollo, Keltis Kruja, Edi Poloka, si dhe 70 persona të tjerë, sepse në orën 11:00, te sheshi “Shqiponja” dhe në rrugën “Teodor Keko”, kanë organizuar dhe marrë pjesë në tubim të paligjshëm duke penguar qarkullimin e mjeteve të transportit. Punohet për identifikimin e pjesëmarrësve të tjerë në tubim.

    Pas dorëzimit të kallzimeve në prokurori, pritet që të jenë këta të fundit që do të vlerësojnë nëse jemi përpara një vepre penale ose jo, duke nisur ose jo procedimin penal për kreun e Partisë Demikratike dhe depuetet e saj../Blitz.al/

    TE NGJASHME

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Ora që bllokoi Shqipërinë, protesta 60-minutëshe e opozitës

    Eshte nje bllokim per ti treguar te huajve qe kjo proteste ka popullin me vete,sepse pikerisht kesaj proteste i mungon populli dhe ky eshte argumenti qe dhe perdorin te huajt. Pra ishte nje proteste per ti treguar te huajve pak a shume se edhe se nuk kemi popullin me vete ne prap mundet ta bllokojme vendin...

    Po shikoja nje postim te fesjbukut te K.Dervishit dhe per kuriozitet rilexova kujtimet e Ismail Qemalit mbi Esat Pashen dhe qendjen e asaj kohe...dhe i gjithe mundimi i Ismail Qemalit,kembngulja, ishte qe ti tregonte botes se huaj dhe superfuqive europiane te kohes qe shqiptaret ishin te zotet te qeverisnin. Nga ajo kohe e 100 e ca viteve perpara praktikisht asgje nuk ka ndryshuar, "Ne" prap kemi nevojen ti tregojme botes diçka. Nuk bejme dot asgje pa faktorin e huaj.

    I vetmi ndryshim eshte se ne ate kohe i gjithe mundimi ishte qe ti tregonin botes se vendi mundej te qeverisej,ndersa sot te gjitha energjite shpenzohen per ti treguar botes se huaj qe vendi mundet te "shqeveriset". Kemi arritur ne nje pike absurditeti ku edhe per te shqeverisur na duhen te huajt. Nuk jemi te zote as per nje proteste edhe anarkine e pretendojm nga te huajt.

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar SERAFIM DILO për postimin:

    murik (25-04-2017)

  5. #4
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Ora që bllokoi Shqipërinë, protesta 60-minutëshe e opozitës

    Opozita eshte e bindur per humbjen e thelle qe do pesoje nese hyn ne zgjedhje, ndaj ndryshimi i rregullave lojes ne tavoline i krijon mundesine per te justifikuar humbjen.
    Egoizmi politik po shkaterron endren qindra vjeçare te shqiptareve per te qene pjese e Europes. Do mundej ndoshta edhe te arrinin ndonje marreveshje si qeveria e Mateo Renzit e cila u nominua menjehere pas qeverise teknike dopo krizes Berlusconiane. Por kurre nuk pati mbeshtetjen popullore
    Nje shembull i vertete se si nje qeveri vjen ne pushtet pa vullnetin e popullit dhe pa zgjedhje. Mund te funksinioje vetem ne Itali por jo me shqiptaret qe mesuan me ne fund lojen e demokracise.
    Lul Basha harron diçka te rendesishme..... a ka forcen qe te beje shqiptaret te pranojne dredhite politike diten me diell? A i ka numrat Luli per te arritur simpatine e popullit? Sondazhet online japin me 83 % te votuesve pro reformave dhe dhenies fund te bojkotit.
    Nese matematika nuk gabon vetem 17 % jane kunder qeverise dhe reformave.
    Tek 83 % rreth 10% mund te jene LSI (qe nuk i hyn ne pune kurkujt).
    Ndaj Basha jo vetem qe kerkon te pengoje nje popull te tere por deshiron te jete dhe njeriu me i urryer ne historine shqiptare.

  6. #5
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Ora që bllokoi Shqipërinë, protesta 60-minutëshe e opozitës

    O Lazo meqe permend Berlusconin. Pyete pak Renzin a kishte Elvis Roshi dhe Mark Frroku atje qe kontrollonin parcelat e hashashit?
    Kaq na sqaro dhe hedhim paralelizma sa te duash pastaj...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  7. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Ora që bllokoi Shqipërinë, protesta 60-minutëshe e opozitës

    Lazo,ketu nuk eshte problemi as opozita dhe as pozita,ketu eshte problem mentaliteti....

    Po shikoja dje Opinionin e Fejziut dhe ishin te ftuar : Skender Gjinushi,Blushi,Dule dhe Shehi dhe po diskutonin per politiken dhe zgjedhjet e lira dhe te ndershme qe nuk behen dot "nga 20 vjet"... (Gjithmon natyrisht te ftuarit jane te pafajshem,sepse fajin e kane te tjeret,ata jasht studios.. )

    Ai vend,nuk nxjerr dot nje personazh te ri,eshte vend pa rini,jo vetem e asaj te moshes por edhe politike,kulturore. Ke,Gjinushin qe eshte ne politike qe nga koha e Ali Pash Tepelenes,ke Shehin qe ka qene edhe me xhonturqit,ke Dulen qe ka qene me Selam Musain,ke Blushin qe ka qene partizan ne Brigaden e Pare me Mehmet Shehun. Nuk ke asnje te ri qe te akuzoje keta super-pleq qe kan bere vet qe ky vend edhe mbas 25 viteve te kete po te njejta probleme.
    Akoma se kuptoj gjithe kete "eksperience" shum-vjeçare. Kur i kemi te pazevendsueshem pse nuk futim Lenka Cukon a Xhelil Gjonin,qe me gjithe injorancen e tyre ndonje gje me te hajrit se keta te "katert" do ta kombinonin.

    Ne po plakemi "si tru" nuk kemi asnje te ri,jo e jo qe vepron por nuk kemi asnje te ri qe mendon a guxon te mendoje. Kerkon Dash Shehi zgjedhje te lira e te ndershme ;po ku ke qen o Dash keto 25 vjet,duke lujt tavell me Haxhi Qamilin. Mos flasim pastaj per tre kalorsit e vjeter te apokalipsit Doktorin qe prishi spitalet,piktorin qe zhgaraviti (shkatrroj) Tiranen dhe Like floririn qe nuk la hekur pa vjedh per skrap.

    Lul Bashen lereni rehat,se nuk ka faj,se eshte i ri akoma. Nuk ka qene as minister i jashtem,as minister i trasportit,as minister i brendshem,as kryetar bashkie dhe as kryetar partie. Eshte akoma duke parku Tramvain tek parkimi privat i Top Channelit.

    Shkretetire e shterpersi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 26-04-2017 më 06:37

  8. #7
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Ora që bllokoi Shqipërinë, protesta 60-minutëshe e opozitës

    Emri:  scan140.jpg

Shikime: 180

Madhësia:  44.3 KB


    Ja dhe lashtesia e politikanve tane ne gojdhenat e popullit....(Edhe duhet te jete fjala per xenin se flitet per pillin)

  9. #8
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Ora që bllokoi Shqipërinë, protesta 60-minutëshe e opozitës

    Po ku paske humb gjithe keto kohe o Dash Shehi e s'te kemi degju?
    Ti ishe nder te paret ne 97-en qe u largove nga PD-ja per menyren sesi u zgjodh presidenti? Ti ishe nder te vetmit te djathte qe s'ja kurseve kritikat PD-se pa flirtuar me PS-ne? Ti ishe ai qe dole me deshire nga qeveria ne 2008-en duke humbur ne tavoline karrigen e deputetit mbas ndryshimit te kodit elektoral?
    Ti kesh bere gjithe keto zullume ti or Dash?
    E paske bere lecke PD-ne gjithe keto vite edhe se paskemi marre vesh?
    E ndersa sot qe ke filluar te kritikosh standartatet minimaliste qe po i shben Rama, njerzia te kerkon t'i rifutesh dominos?
    Po ça bohet kshu mer Dash???
    E kupton qe jetojme ne nje vend ku njerezia te vlereson vetem sesi di ta mbrosh karrigen dhe jo principet?
    E kupton apo s'e kupton???
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 02-05-2017 më 18:56
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •