Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 17
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anėtarėsuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet nė Bllog
    7

    A mund ta fuse vendin ne lufte civile Lulzim Basha?

    Emri:  LulzimBasha-2-500x360.jpg

Shikime: 368

Madhėsia:  19.2 KB
    Personalisht mendoj qė nuk mundet, sepse nuk ka as fuqi, as karizėm, as mbėshtetje nė popull, pra nuk ka asgjė qė tė mund tė bindė njė pjesė tė popullit qė tė ngrihet kundėr pjesės tjetėr. Po ēfarė zotėron ai deri tani ? E kam thėnė dhe e pėrsėris qė Lulėzim Basha vetėm reciton njė tekst tė shkruar mė parė nga Sali Berisha. Vetėm kaq.

    Kush e mbėshtet Lulėzim Bashėn ? Nė pjesėn mė tė madhe e ndjekin fanatikėt e ndershėm tė PD-sė, ata qė janė betuar se do tė vdesin me emrin e PD-sė nė zemėr. E ndjekin njė grup i madh qė e urrejnė pėr vdekje Edi Ramėn dhe e ndjekin gjithashtu njė grup tjetėr qė duan tė bėjnė karrierė nė PD duke u promovuar si deputetė apo si analistė qė gjejnė flori tė pastėr nė ligjėrimin e Lulit, i cili ligjėrim, pėr hir tė sė vėrtetės, sa i takon sistemit referencial filozofik shkon nga telenovelat turke me Ezelin deri te urtėsia popullore qė e barabit fatin e Edi Ramės me atė tė plakave si shenjė e motit tė keq qė zgjat tri ditė nė prill. Megjithatė secili ėshtė nė tė drejtėn e vet qė tė bėjė politikė bashkė me Lulin dhe ta ndihmojė Lulin qė teksti i tij tė paraqitet nė publik me sa mė shumė variacion stilistik dhe me sa mė shumė forcė bindėse.

    Lulin nuk e mbėshtesin institucionet ndėrkombėtare dhe aleatėt perėndimorė tė Shqipėrisė. Tė gjithė ata qė i thonė Lulit se bota perėndimore ėshtė manipuluar nga krimineli Edi Rama, janė nė tė drejtėn e tyre qė t’i tregojnė Lulit besnikėri, dashuri dhe mbėshtetje derisa ai ta kthejė ēadrėn e lirisė nga njė auditor me formėn e kurseve ideologjike tė Partisė nė njė shtab tė organizmit tė rezistencės sė armatosur pėrballė klikės sė Edi Ramės.

    Lulėzim Basha i ka dhėnė tė drejtėn vetes qė tė paraqitet si zėdhėnės i popullit shqiptar qė po shtypet nga klika e rekordeve kriminale tė Edi Ramės. Ai ėshtė emėruar vetė si kriteri i zgjedhjeve tė lira dhe tė ndershme nė kėtė vend dhe e ka shpallur veten kampion tė njeriut qė do ta shpėtojė kėtė vend nga klika kriminale e Edi Ramės. Tani ky vetemėrim nė krye tė zemėrimit popullor qė Lulėzim Basha i ka bėrė vetes sė tij, meriton pak analizė. E para, Lulėzim Basha ėshtė kryetar i njė force politike dhe pėrfaqėson njė koalicion opozitar, pra, nė rastin mė tė mirė pėrfaqėson gjysmėn e popullit. Gjysmėn tjetėr jo. Gjysma tjetėr pėrfaqėsohet nga ai person qė sot ėshtė kryeministėr i vendit dhe deri nė vitin 2013 ishte nė krye tė njė kolaicioni qė ka nė Kuvend sot e gjithė ditėn tė paktėn 84 deputetė.

    Tjetėr, nėse Edi Rama mund t’i vjedhė zgjedhjet me paratė e drogės ky ėshtė njė perceptim politik i Lulit dhe i mbėshtetėsve tė tij. Por pjesa tjetėr e popullit ka tė drejtė tė ketė njė gjykim tjetėr tė ngritur gjithashtu mbi njė perceptim tjetėr. Edhe ti Lulėzim Basha je akuzuar nga opozita e atėhershme se ke vjedhur 220 milione euro nga Rruga e Kombit. Edhe ti mund t’i pėrdorėsh kėto para pėr tė blerė zgjedhjet. Sipas perceptimit qė ke ti pėr Edi Ramėn i bie qė edhe socialistėt tė kenė po tė njėjtin perceptim pėr ty. Ndaj kauza jote nuk mund tė jetė motiv i zemėrmit mbarėpopullor, por ėshtė motiv politik pėr tė ndezur mbėshtetėsit e tu.

    Lulėzim Basha ka shpallur se ditėn qė nė Kavajė do tė mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale ai do tė organizoje njė protestė tė fuqishme nė kėtė qytet dhe do tė mbledhe aty gjithė demokratėt e Shqipėrisė pėr ta shkatėrruar procesin zgjedhor dhe pėr t’i bėrė njė atentat demokracisė duke pėrdhosur ditėn e shenjtė kur populli thirret pėr tė vendosur. Pra, nėse ka njė ditė tė vetme qė pushtetin e ka realisht populli kjo ėshtė dita e votimeve dhe nė atė ditė ndalohet propoganda, ndalohen manifestimet dhe tė gjitha llojet e veprimtarive qė do ta shkatėrronin pushtetin e popullit. Qeveria e ka me ligj tė drejtėn qė tė garantojė ditėn e zgjedhjeve dhe tė drejtėn e asaj pjese tė popllsisė sė Shqipėrisė qė ėshtė thirrur tė ushtrojė pushtetin e saj. Nėse Lulėzim Basha dhe ata qė e nxisin atė drejt greminės politike nuk ndalojnė, atėhere realisht vendi mė 7 maj futet nė luftė civile. Pra nėse Lulėzim Basha e pushton Kavajėn me ndjekėsit e tij ditėn qė aty zhvillohen zgjedhjet, ai realisht ka nisur luftėn civile dhe pėrplasjen popullore.

    Lulėzim Basha po bėn provėn gjenerale nė Kavajė dhe mesa duket ėshtė pėrgatitur qė mė 18 qershor ta shtrijė aksionin e tij politik pėr shkatėrrimin e sistemit demokratik nė Shqipėri mė 18 qershor nė tė gjithė vendin. Nėse nė Kavajė ai do tė arrijė tė dhunonjė qytetin me manifestimin antiligjor, atėhere mė 18 qershor ai do tė dhunojė tė gjitha qytetet e Shqipėrisė dhe do tė hedhė nė erė sistemin demokratik.

    Po qeveria si do tė sillet ? Pjesa mė e madhe e popullit nuk dėshiron luftė sociale dhe pėrplasje civile. Qeveria dhe organet qė ruajnė rendin paguhen qė tė garantojnė jetėn e shqiptarėve. Edhe nė kėtė rast tė gjithė ata qė thyejnė rendin shoqėror duhet tė pėrgjigjen penalisht. Edhe Edi Rama u thirr nė prokurori pėr nxitjen dhe organizimin e 21 janarit.

    Lulėzim Basha ėshtė i vendosur qė ta ēojė vendin nė pėrplasje shoqėrore dhe nė tekstin qė ai reciton tash dy muaj nė ēadėr, ai paraqitet me profilin e udhėheqėsit anarkist e antisistem. Mbetet pėr t’u parė sesa tė pėrgatitur janė tė gjithė ata qė janė frymėzuar prej tekstit tė Bashės qė tė shkatėrrojnė zgjedhjet nė Kavajė dhe tė paralajmėrojnė shqiptarėt se mė 18 qershor Lulėzim Basha nis pėrplasjen e madhe shoqėrore. (TemA)

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2013
    Postime
    245

    Pėr: A mund ta fuse vendin ne lufte civile Lulzim Basha?

    Nuk e fut dot se nuk ka popullin me vete. Me bllofe dhe genjeshtra nuk i shkon njeri pas. Ndoshta andej nga Miloti kane te tjera kritere vleresimi por Miloti nuk eshte Shqiperia.

  3. #3
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anėtarėsuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet nė Bllog
    7

    Pėr: A mund ta fuse vendin ne lufte civile Lulzim Basha?

    "Ah veting te prifte e mbara
    Ngado shkoj me del perpara

    Lulezim Basha

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Pėr: A mund ta fuse vendin ne lufte civile Lulzim Basha?

    Luften e bejne o njerezit idealist ose ata qe nuk kane ēfare te humbin,oportunistet vetem i pershtaten.

    Faren e idealizmit e zhduku Enveri ndersa Berisha me pasardhesit e tjere e kthyen ate vend ne nje toke djerre ku nuk mbin me asgje qe te vleje. Ata te "humburit" perveē frikes i genjen akoma shpresa e optimizmit.

    Sikur dikush ta dergonte ate vend ne lufte civile (natyrisht per te ndryshuar rrenjesisht ate vend jo per oportunizem) do ishte dikush qe do etiketohej si hero. Kush shpreson ose mendon se gjendja mundet te permirsohet gradualisht duhet ti mjaftojne 27 vitet e tranzicionit... (qe akoma nuk dihet se kur mbaron,se nje brez 25 vjeēar e ka kaluar).Ah harrova,eshte dhe Basha ! Por Basha nuk ka ide e mendime personale dhe per kete nuk mund te gjykohet.


    Megjithate, vendi duket sikur eshte ne kaoz dhe duket sikur asnje nuk di se ēfar ndodh...por fatkeqsisht (se dhe kaosi do ishte nje shprese) eshte krejtesisht e kunderta,ka nje regji dhe ēdo gje eshte e organizuar dhe e kalendarizuar.

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: A mund ta fuse vendin ne lufte civile Lulzim Basha?

    O Lazo,

    Ti ke hallin e luftes civile. Une kam hallin se mos Trump e hedh ate bomben e madhe tjeter ne Surel e jo ne Afganistan. Se qe thua ti o Lazo, ai Trump nuk i harron ata qe e sulmojne. Eshte si puna e shokut Enver. Shoku Enver i pushkatonte, burgoste e internonte, ky u hedh bomba qe e bejne malin fushe.

    Albo

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Pėr: A mund ta fuse vendin ne lufte civile Lulzim Basha?

    Me ne fund u mor vesh edhe pazari se na mbajten 3 muaj pezull me zgjedhjet e lira,me drogen dhe vetingun,me gjera qe asnje politikani nuk i interesonin.

    Kopil u tregua shoku Sali kesaj radhe,do mbahet mend si protesta per te zgjedhur Meten president. E bllokoi, me kete proteste, ēfar do lloj proteste qe do kishte kunder Metes si president. Kopil ! Natyrisht nuk eshte e gjithe merita e tije (se nuk e ka ate zgjuarsi ),eshte qerratai shoku Gramoz qe i qendis te gjitha.

    Kesaj radhe qerratait shokut Gramoz duhet ti heqim kapelen,jo vetem qe futi opoziten 3 muaj ne ēader por me nje gur vrau nja tre-kater zogj.

    "Foriklas" i papare qerratai i dha sha-mat te gjitheve si popullit dhe te huajve.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2013
    Postime
    245

    Pėr: A mund ta fuse vendin ne lufte civile Lulzim Basha?

    Citim Postuar mė parė nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Me ne fund u mor vesh edhe pazari se na mbajten 3 muaj pezull me zgjedhjet e lira,me drogen dhe vetingun,me gjera qe asnje politikani nuk i interesonin.

    Kopil u tregua shoku Sali kesaj radhe,do mbahet mend si protesta per te zgjedhur Meten president. E bllokoi, me kete proteste, ēfar do lloj proteste qe do kishte kunder Metes si president. Kopil ! Natyrisht nuk eshte e gjithe merita e tije (se nuk e ka ate zgjuarsi ),eshte qerratai shoku Gramoz qe i qendis te gjitha.

    Kesaj radhe qerratait shokut Gramoz duhet ti heqim kapelen,jo vetem qe futi opoziten 3 muaj ne ēader por me nje gur vrau nja tre-kater zogj.

    "Foriklas" i papare qerratai i dha sha-mat te gjitheve si popullit dhe te huajve.





    Qe te jete i vertete ky variant(gje qe une nuk e besoj) i bie qe PD-ja te terhiqet dhe te hyje ne zgjedhje dhe kredibiliteti i PD-se dhe karriera e Bashes te marrin fund.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Pėr: A mund ta fuse vendin ne lufte civile Lulzim Basha?

    Citim Postuar mė parė nga WesternBlot Lexo Postimin
    Qe te jete i vertete ky variant(gje qe une nuk e besoj) i bie qe PD-ja te terhiqet dhe te hyje ne zgjedhje dhe kredibiliteti i PD-se dhe karriera e Bashes te marrin fund.
    Qe PD do hy ne zgjedhje nuk diskutohet,mbas 1 muaj,tre muajve,6 muajve do hy,do futet per faktin qe eshte nje monopol qe vet socialistet nuk duan ta humbasin,sepse mundet te dali ndonje opozite tjeter ose force e re tjeter qe e prish gjith skemen dhe gjith sistemin. Per kete,ne fakt qe socialistet do futen vetem ne zgjedhje nuk e beson njeri,sepse pa PD-ne eshte sikur te fusin vet koken ne gijotinen e Vetingut. Pa PD ne parlament; Vetingu fillon nga partite parlamentare nuk mundet te filloje nga partite ekstraparlamentare. Zgjedhja e Metes president i jep garanci te gjitheve per vet faktin qe vetingu nuk mundet te behet kunder presidentin sepse do te thote qe bie shteti.


    Megjithate,ne qofte se varianti "i shokut Gramoz" nuk eshte i sakte do kishim nje "assist" te papare te PS per PD,qe do te thote qe ; PD mundet ti bashkoje protestes kunder Rames edhe ate kunder Metes. Pra si minimum te shtosh si numurin dhe fuqin e protestes... (Eshte pak a shume si protesta e PD "Meta ik,Meta ik" por asnje qe mer vesh pak nga politika ne ate vend e dinte qe PD se kishte seriozisht. Edhe ne kete rast,te gjithe e dine qe PD nuk i interesojn as zgjedhjet dhe as droga )


    Kredibiliteti i te trejave partive ka mare fund,e vetmja gje qe i mban ne kembe eshte pazari. Pa pazar dhe pa nje regji shkaterrohen brenda oreve,jo diteve por oreve.


    Pa PD Rama do kishte rene nja tre-kater here. Eshte PD qe bllokon ēdo lloj ndryshimi. Dhe te jesh i sigurte qe Rama nuk e jep qeverin teknike se prap PD nuk kishte per ta pranuar,se nuk eshte as ide e saj. Sot,ky sistem politik kerkon garanci dhe garancite ti japin;"qeverit e forta" "lideret e forte dhe partit e forta".

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    2,566

    Pėr: A mund ta fuse vendin ne lufte civile Lulzim Basha?


  10. #10
    not exist Maska e skender76
    Anėtarėsuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Pėr: A mund ta fuse vendin ne lufte civile Lulzim Basha?

    Basha kujton se esht duke fol me belg, hollandeze apo austriake...
    O Basho, shqiptarucet dun "shtet", dun dike me kerbaē mbi koke, perndryshe si hahet buka...

    Duhet te ndryshosh edhe termat lu flet me popllin, i quan "oligarke" por s'ja din kuptimin gjimsa e ma shum...
    Fol me popullorēe...


    Vendin ne kaos nuk e ēon fot as Basha e as "Pasha", por ambasadorucat...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  11. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar skender76 pėr postimin:

    Duke_Of_Arberia (29-04-2017)

  12. #11
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202

    Pėr: A mund ta fuse vendin ne lufte civile Lulzim Basha?

    Nuk jam shume i informuar nga politika shqiptare. A mundet dikush te me jape nje pergjigje logjike perse Basha e refuzoi oferten e Blushit qe ta hedhin qeverine Rama duke i hequr voten e besimit brenda ne parlament. A ishte praktikisht e mundur oferta e Blushit?

    Te pergjigja e Bashes ndaj Blushit vura re vetem sofizma, por jo ndonje shqetesim nga ana praktike (pra nese gjindeshin votat qe qeveria Rama te asgjesohet nga vete kuvendi).

  13. #12
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Pėr: A mund ta fuse vendin ne lufte civile Lulzim Basha?

    Blushi ftesen e kishte indirekt per Meten dhe Idrizin e PDIU-se. Pa votat e tyre ishte e pamundur rrezimi i qeverise, me votat e tyre Ilir Meta morri plot 87 vota per tu zgjedhur president.
    E vertete qe Blushi flet me stofin e opozitarit, mirepo e kaluara me piken kulminante te reformes ne drejtesi, tregon se enderron per tu bere faktor i rendesishem politik. Pse jo edhe kryeminister..
    Te shikojme sa do i rezistoje kauzave qe ka ngritur.
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  14. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Pėr: A mund ta fuse vendin ne lufte civile Lulzim Basha?

    Lulzimi mund ta fuse vendin ne lufte civile popullore por jo ne lufte civile faktoresh dhe Shqiperia nuk ka patur Politikane te tille por ka patur rremujaxhinj te medhenj. Hitleri po, ai e shkaterroi dhe e shkrumboi Gjermanine per interesa dhe ambicje te tij personale.

  15. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759

    Pėr: A mund ta fuse vendin ne lufte civile Lulzim Basha?

    Ndarja politike (ne perqindje) e popullsise ne Shqipnine Londineze

    Partia socialiste 89% toske 11% gege

    Partia demokratike 93% gege 7% toske

    Partia internacionale socialiste LSI 96% toske 4%gege


    Mjafton vetem nji fije shkrepse per me fut n,lufte civile kyt komb hibrit,te nyt dhe te pacivilizum
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga loni-loni : 13-05-2017 mė 12:07

  16. #15
    not exist Maska e skender76
    Anėtarėsuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Pėr: A mund ta fuse vendin ne lufte civile Lulzim Basha?

    Patjeter, sot Basha nisi luften civile duke u dhen uje policeve gjate protestes.

    A jeni ca socialspecialista ju...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  17. #16
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anėtarėsuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet nė Bllog
    1

    Pėr: A mund ta fuse vendin ne lufte civile Lulzim Basha?

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    O Lazo,

    Ti ke hallin e luftes civile. Une kam hallin se mos Trump e hedh ate bomben e madhe tjeter ne Surel e jo ne Afganistan. Se qe thua ti o Lazo, ai Trump nuk i harron ata qe e sulmojne. Eshte si puna e shokut Enver. Shoku Enver i pushkatonte, burgoste e internonte, ky u hedh bomba qe e bejne malin fushe.

    Albo
    Pershendetje Albo! I ngjan shokut Enver sepse edhe ai se fundmi flitet se origjinen nga shqiperia e kaaa...

  18. #17
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Pėr: A mund ta fuse vendin ne lufte civile Lulzim Basha?

    Po cfare te mujtmi ky idiot dhe ai doktor Gerrdeci, ky me pas mujt brenda 24 ore ja kishe pa flaken tej e tej Shqiperise, por jo veq Shqiperine po ky karrierist edhe Kosoven do ta digjte per se dyte e per se treti.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •