Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e abica
    Anëtarësuar
    28-08-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    220
    Postimet në Bllog
    1

    Petrit Kumi: Fotot e rralla që realizova në Kosovë në 1979

    Nga Andi Bica
    16 PRILL 2017 - 08:13 | PËRDITESUAR NË 11:37

    Ishte viti 1979 korrik kur fotoreporter i Revistës “Ylli” Petrit Kumi u dërgua me shërbim drejt Republikës së Kosovës. Prej asaj kohe mjeshtri i fotografisë vijon të tregojë se ishte një nismë e tij sepse ai nuk shkoi për albumin . Albumi fotografik u realizua më vonë në vitin 1981 ose 1982.

    Zoti Petrit si u ngjiz ideja e këtij udhëtimi fotografik në Kosovë ?
    Në Tiranë më dhanë një detyrë që do të shkosh të fotografosh vendet historike si grykën e Rugovës , Kaçanikut , shtëpinë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Pastaj kur erdha unë i dorëzova negativët e filmit Muzeut Historik Kombtar sepse ai ishte porositësi.


    Cila është kujtesa e prekjes me vendin e dardanëve ; bashkombasve andej kufirit me ish Jugosllavinë ?
    Ato ditë që unë qëndrova atje ishin ditë shumë emocionale sepse pavarsisht se deri atëherë të gjithë flisnin e mendonin për Kosovën por askush nuk e kishte parë atë. Të shkoje atje në atë kohë ishte një ngjarje e veçantë edhe ishte shumë e vështirë të realizoje foto sepse gjithshka ishte nën mbikqyrjen e shërbimit sekret UDB pasi atëherë Kosova konsiderohej Serbi.

    Si arritët të na i sillnit imazhet e monumenteve?
    Ishte një grup që më erdhi sapo hapa aparatin fotografik mbi një kodër të Prishtinës tek pëmendorja e Boros dhe Ramizit me dy luftëtarët sllavë apo “Pallati i Rinisë” siç e quanin ata më akuzuan pse nuk fotografova duke u shprehur në të përditshmet e tyre më vonë se nuk po pasqyroja në mënyrë korrekte historinë e ish Jugosllavisë sepse nuk i referohesha asnjë personaliteti serb as monumentit më të rëndësishëm në Kosovë që simbolizonte fenomenin “Bashkim Vllazërim” .

    Petrit Kumi vlerëson duke reflektuar në kohë në këtë formë qëndrimin në Kosovë me qëllimin e lartë realizimin e një albumi profesional e prezantues vlerash si një enciklopedi imazhesh në disa sfera të mendimit pra histori, etnografi, natyrë , art e kulturë :

    “ Në këtë album , nuk kishte sesi të mos vendoseshin fotografitë e fotoreportazhit me pamjet e realizuara gjatë një udhëtimi pune në vende historike dhe karakteristike, në verën e bukur shqiptare të Kosovës të viteve 1981. Ishte periudha e lëvizjeve popullore dhe e protestave , që shqiptarët po bënin për shkëputjen nga serbët dhe krijimin e një Republike të pavarur të Kosovës. Kosova është vatër e vazhdimësisë së qytetërimit të lashtë iliro – dardan dhe e zhvillimit të gjuhës shqipe si pasardhëse e vetme e gjuhëve ilire. Fotografi të realizuara në vende historike në krahinën e Kosovës janë një dëshmi e pasurisë së madhe shpirtërore dhe kulturore që ruhet nga thellësitë e shekujve , janë dëshmi e dashurisë për të Bukurën , të Thjeshtën , dëshmi e talentit , e Dashurisë për jetën.”

    Cila është lulja e këtij kujtimi të bukur ?
    Në rrafshin përreth përmendores së trimave të Kosovës rriten lulëkuqet e Rugovës . Kosovarët i quajnë “bozhure”. Gjithshka që fotografova në këtë vënd të dashur për shqiptarët përmblidhte në vetvete dëshira dhe emocione për bashkombasit e mi të cilët jetonin dhe punonin në Kosovë. Prizreni, Gjakova, Kaçaniku, Podujeva , Rahova , Presheva , Juniku dhe gjithshka shqiptare më ngjallën mbresa dhe emocione të forta. Kosova , Gryka e Rugovës, ajo e Deçanit dhe e Mirushës , Kanionet e Drinit të bardhë dhe të Shushicës , malet , kullotat , liqenet akullnajore , mahnisnin me bukuritë e rralla të natyrës dhe të shpirtit dardan.

    “Simboli i përzgjedhur nga Petrit Kumi është vajza me fustan të kuq përpara shtëpisë së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit të vendosur si një kompozim harmonik mbi kopertinën e albumit. Vetëm emocioni përgjatë realizimit në terren e vështirësitë në laborator përmblidhen bukur tek ndjesia e modernitetit që kjo fotografi krijon dhe flet më shumë se librat apo artikujt mbi Shqipërinë e Epërme.

    http://www.shqiptarja.com/foto/281852.jpgEmri:  281852.jpg

Shikime: 519

Madhësia:  39.7 KB
    http://www.shqiptarja.com/foto/281854.jpgEmri:  IMG_2551.jpg

Shikime: 422

Madhësia:  39.3 KB

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar abica për postimin:

    SERAFIM DILO (19-04-2017)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •