Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Turqia e Erdoganit dërrmon Turqinë e Ataturkut

    Referendumi i 16 prillit mbajtur në Tuqinëe sotme të Erdoganit sipas të dhënave paraprake tregon se numri i votuesve që duan ndryshimet kushtetuese është më i madhe se ai që nuk kërkon ndryshimet kushtetuese. Sipas gazetarit Kareem Shaheen votuan pro ndryshimeve kushtetuese 51.3%, kurse votuan kundër 48.7%. Numri i votuesve itejkaloi 80% të numrit total të atyre që kanë të drrejtë për të votuar. Pra diferenca midis `pro` dhe `kundër` ishte 1.25 milion votues në favor të `pro` ndryshimeve kushtetuese. ineresant është fakti se tre qytetet më të mëdha të Republikës Turke: Stambolli, Ankara, dhe izmiri, dhe në përgjithësi qytetet e mëdha votuan `kundër`, ndryshimeve kushtetuese.
    Madje, Partia Opozitare Republikane (CHP) e kundërshton rezultatin dhe planifikon kundërshtimin e rezultatit të zgjedhjeve sepse në më shumë se në 1/3 e kutive të numëruara, rezultatet janë jo të sakta sipas tyre (https://www.theguardian.com/world/li...dential-poëers).
    Aktualisht Turqia e sotme është një republikë parlamentare, demokratike e sekulare me një trashëgimi të shumëllojshme kulturore, ose ndryshe Republikë kushtetuese parlamentare.Kërkesa e Presidentit aktual të Truqisë Rexhep Taip Erdogan për Referendum për të ndryshuar Kushtetutën turke të të themeluar miratuar nga Presidenti historic Qemal Ataturku, në një Republikë Presidenciale egzekutive.
    Tuqia e sotme ka ecur përpara shumë në zhvillimin e saj ekonomik dhe social. Sipas të dhënave statistikore, Turqia e sotme përbëhet nga 79,814,871[1] banorë, me sipërfaqe 783,356 km², me një GDP per Capita -10,971.66 USD, me një GDP të shtetit turk -822.1 billion USD ‎(2013) dhe mbetet në vëndin e 17-18 në botë, me ekonomi më të fuqishme në botë. Sipas të dhënave të CIA,Turqia përfshihet tek vëndet e Zhvilluara .
    Pak histori.
    Historia e Turqisë është e njohur nga shqiptarët sidoqoftë, para se të bëhej Republikë Turqia ishte Perandori e quajtur Osmane e cilaqë në mesin e shekullit XIV, osmanët filluan të bashkojnë Anadollin dhe të krijojnë një perandori që do të përfshinte shumicën e Evropës juglindore, Azisë perëndimore dhe Afrikës veriore, duke u bërë kështu një fuqi e madhe në Euroazi dhe Afrikë gjatë fillimit të kohës së re. Perandoria Osmane arriti kulmin e fuqisë së saj në shekullin XVI, veçanërisht gjatë sundimi (1520–1566) të sulltan Sylejmanit të Madhërishëm. Ajo mbeti e fuqishme dhe me ndikim të madh për dy shekuj, derisa dështime të rëndësishme si Lufta e madhe turke (1683–99) dhe Lufta ruso-turke (1768–74) e detyruan të heq dorë nga territore strategjike në Evropë, duke sinjalizuar kështu humbjen e fuqisë ushtarake dhe pasurisë së dikurshme. Në vitin 1876 u miratua kushtetuta osmane dhe u themelua parlamenti (nga xhon turqit), të cilët u pezulluan nga sulltan Abdylhamidi iI në vitin 1878, për tu rikthyer nga xhonturqit në vitin 1908. Lufta italo-turke (1911–1912) nxiti Lidhjen e Ballkanit që të filloi Luftërat Ballkanike (1912–1913), të cilat i shkaktuan Perandorisë Osmane humbjen e shumicës së territoreve të mbetura në Evropë dhe shkaktoi fillimin e pastrimit etnik më të madh ndaj myslimanëve osmanë në gadishullin Ballkanik që nga Lufta ruso-turke (1877-1878), duke rezultuar në shpërngulje masive të myslimanëve në drejtim të Azisë së Vogël. Zhgënjimet nga këto humbje sollën në grushtshtetin osman të viti 1913, ku vendi u vendos nën kontrollin e tre pashallarëve, që vendosën t'i bashkohen Fuqive qendrore në Luftën e Parë Botërore (1914–1918), të cilët në fund të fundit u mundën nga Fuqitë aleate. Pas luftës, konglomerati i territoreve dhe popujve që formonin Perandorinë Osmane u shpëbë në disa shtete të reja.
    Lufta turke për pavarësi (1919–1922), e nisur nga Mustafa Qemal Ataturku dhe kolegët e tij kundra Fuqive pushtuese aleate, rezultoi në heqjen e monarkisë në vitin 1922 dhe themelimin e Republikës së Turqisë në vitin 1923, ku si kryetar i parë u zgjodh Ataturku. Gjuha zyrtare e Turqisë është turqishtja, një gjuhë turkike e cila është gjuha amtare e 84.5% të popullsisë së Turqisë. Sipas disa sondazheve, mes 78.1% dhe 81.3% e popullsisë së vendit indentifikohen si turq. Grupe të tjera etnike përfshijnë grupe të njohura ligjërisht (armenë, grekë, hebrejë) dhe të panjohura ligjërisht (kurdë, çerkezë, arabë, shqiptarë, boshnjakë, gjeorgjezë dhe të tjerë). Kurdët janë pakica më e madhe etnike, duke përfshirë rreth 18% të popullsisë. Shumica e banorëve të Turqisë janë myslimanë synitë, ndërsa alevitët janë pakica më e madhe fetare, e ndjekur nga të krishterët dhe hebrenjtë (https://sq.ëikipedia.org/ëiki/Turqia).
    Ҫfarë mund të sjellë ky ndryshim kushtettues për Turqinë por dhe për marëdhëniet e Turqisë me BE dhe ish vëndet e Ballkanit?
    Bazuar në këto rezultate Komisioni Europian e sheh të ardhmen e Turqisë në këtë opinion: `Rezutati i Referendumit dhe implikimet e largëta të përmirësimeve (ndryshimeve) kushtetuese, kërkohet nga autoritetet ture që të kërkojnë një consensus kombëtar sa më të gjërë të mundshëm për ti impelmentuar ato`(https://ëëë.theguardian.com/ëorld/live/2017/
    apr/16/turkey-referendum-recep-tayyip-erdogan-votes-presidential-poëers).
    Përs i përket Turqisë, Referendumi në favor të Erdoganit i ka dhënë një gooditje dërrmuese Republikës parlamentare turke të deri tanishme duke krijuar një precedent të rrallë në Turqi për herë të parë që pushteti të përqëndrohet i tëri në duart e një njeriu, pushtet i cili ngjan me atë të Sulltanëve të Perandorisë së dikurshme turke . Pëqëndrim i pushtetittek Erdogani sigurisht ka disa aspekte positive nga njëra anë sepse:
    -së pari Turqia është një shtet multi etnik dhe si e tillë nga eksperienca e shteteve të tjera multi etnike ato janë republika presidenciale si p.sh., SHBA, Franca, Rusia, Kina, Brazili, etj, por mbetet për tu diskutuar demokracia në një shtet si Turqia e Erdoganit të sotëm, demokraci e cila mbetet e brishtë,
    - së dyti, Republika presidenciale mund ti japë një stimul me të mirë ekonomisë dhe finacnave turke duke forcuar monedhën turke,
    -se treti, Republika Presidenciale e Erdoganit mund të shtojë sigurinë e brëndëshme dhe stabilitetin në Turqi për shkak të terrorizmit, dhe të përplajeve etnike brënda Turqisë sidomos problemi kurd i cili kërkon zgjidhje si pakica më e madhe etnike që përbën 11% të popullatës,
    -së katërti, Republika e re Presidenciale turke sipas Referendumit të mbajtur mund të ketë problem të kufizimit të demokracisë në Turqi në raport me demokracinë parlamentare të Ataturkut që Turqia kishte deri në ditën e djeshme, dhe njihet se megjithë popullatën turqisht folëse ka minoritete më të vogla përfshi dhe atë me etni shqiptare e cila nuk ka të drejta dhe nuk e lëvron gjuhë shqipe, madje sipas jë gjenerali turk, prejardhja e turqve me etni shqiptare është 3 në 5 turq, pra një shifër shumë e lartë.
    Së pesti Turqia megjithse deri më sot është një shtet laik, për shkak se Partia e Erdoganit që ka fituar zgjedhjet e fundit parlamentare mbetet një parti fetare deri diku,por megjithse e ka respektuar laicitetin egziston mundësia që në të ardhmen të mund të vendosë një ligj të Sharia-s , gjë që do të shkatërronte përfundimisht laicitetin dhe demokracinë e brishtë turke.
    Nga ana tjetër, përplasja e Turqisë me BE (dhe SHBA deri diku), përsa i përket integrimit në BE ka hasur pengesa e kontradikta të mëdha të cilat mund të thellohen pas fitores së Erdoganit në Referendumin e djeshëm. Këto pengesa dhe kontradikta janë:
    -Kufizimet në të drejtat dhe liritë e njeriut dhe të pronës në Turqinë e sotme
    - Përplasja e fshehtë përsa i përket religjionit, aq sa Erdogani ka thënë se BE nuk na pranon pikërisht prej fesë islame sepse BE mbetet një `klub i krishterë`; madje problemi i lirive dhe të drejtave fetare në Turqi, është ngritur nga BE e cila i ka dhënë disa rekomandime përsa i përket Katedrales së Shën Sofisë e cila është kthyer në Muzë deri në ditët e sotme por se Erdogani do që ta ribëjë një xhami me shërbesa fetare islame, kufizimet nga ana e Erdogan të ngritjes së kulteve fetare jo islame si p.sh., të kishave orthodokse, etj.
    -Problemi i emigrantëve për të cilën është arritur një marëveshje BE-Turqi, por që Erdogani e përdor si presion ndaj BE nëse ajo nuk pranon qoftë Referendumin nëprmjet të cilit Erdogani të forcojë pozitat e veta dhe do të ketë pushtetin e nje `Sulltani`, porse Erdogani a për qëllim të vendosë ligjin e dënimt me vdekje. Në Turqi janë 3 milionë emigrant sirianë e cila e rëndon ekonominë turke dhe buxhetin turk.
    Sidoqoftë BE i kujton Turqisë që të mbajë emigrantët në vëndin e saj duke e arritur marëveshjen nëpërmjet një ndihme prej 3 miliard euro që do të japë BE, por edhe sepse emigrantët turq kryesisht të ardhur në Gjermani e gjetke, arrijnë një numur prej 3-4 milionë turq, të cilët sot janë integruar në BE. Këtë kërkon BE respektin ndaj emigrantëve nga ana e Turqisë ashtu si BE ka pranuar emigrantët turq.
    Së fundmi problemet e Turqisë së sotme duke e parë si përplasje gjeo-politiketë Turqië me Rusinë dhe BE për Ballkanin.
    Është e njohur përkrahja e SHBA ndaj Erdoganit për të krijuar një influencë turke në Ballkan kryesisht në Shqipëri-Kosovë-Bosnjë,përkrahje e cila erdhi duke u dobësuar pasi u krijua ISIS dhe kur terrorizmi pseudo-islamik pati shumë ithtarë nga Ballkani të cilët kalonin nga Turqia, dhe krijoi kalifatin dhe rëndoi krizën e luftës civile në Siri.
    Kështu që SHBA si duket ndryshoi mendimdhe vendosi përparësi `faktorin shqiptar` në Ballkan, kështu që gjeo –politika turke pësoi një prapsje.
    Këtë ide e përkrah tashmë edhe BE.
    Përsa i përket Rusisë, raportet me Turqinë kanë qënë gjithmonë armiqësore me vite e shekuj, dhe përprlasja më e fortë ndodhi pas rrzimit të aeroplanit rus që kaloi për pak sekonda mbi kufirin turko-sirian. Megjithatë pas ndihmës që Rusia i dha për zbulimin e grushtit të shtetit dhe komplotit për vrasjen e Erdoganit, raportetruso-turke janë forcuar.
    Ky forcim ka ardhur edhe indirekt jo vetëm në ndihmën për të luftuar ISIS në Siri por edhe për Balkanin për të cilën Rusisa nuk është dakort me idenë e SHBA dhe të BE përsa i përket të ashtquajturit `faktori shqiptar`, por edhe kundërshtimit të integrimit në BE dhe në NATO të vëndeve sllave sidomos të Malit të Zi e Serbisë.
    Në këtë pikpamje Turqia dhe Rusia janë në një linjë për një Ballkan jashtë BE dhe jashtë influencës amerikane ndonëse përsa i përket shteteve të Ballkanit ato janë të ndryshme: Turqia kërkon shqiptarët dhe myslimanët e Ballkanit, kurse Rusia kërkon sllavët e Ballkanit.
    Përplasja lindje - perëndim do të jetë e fortë në të ardhmen nëse nuk do të ketë paqe.
    Në përfundim mund të themi se përqëndrimi i pushtetit në duart e Erdoganit pas ndryshimeve kushtetuese pr shkak të referendumit do ti japë fund Republikës parlamentare kushtetuese turke të Ataturkut, dhe do të fusë Turqinë në një spirale me konflikte të brëndëshme dhe të jashtme, dhe se shpresojmë që Presidenti Erdogan të jetë i kujdesëshëm në përdorimin e pushteteve që do të ketë në duart e tij.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Turqia e Erdoganit dërrmon Turqinë e Ataturkut

    Raporti paraprak i veshguesve te votimit (Osce ) eshte shum negativ sidomos jo per standartin e votimit se sa per organizimin dhe debatin para votimit te referendumit.

    "Gjendja e jashtezakonshme",ndalimi i shoqatave te ndryshme dhe i shoqerise civile ne pjesmarjen ne debatin publik,perveç 10 partive qe ishin per Jo-n organizatat e tjera e kishin te ndaluar jo privatisht por publikisht te mernin pjese,mediat pothuajse se te gjitha nen kontrollin e presidentit dhe te qeverise...e bejne kete refendum te jete jashte çdo standarti internacional.

    Nga ana politike dhe si legjimitet rezultati i ngushte tregon se Erdogani nuk arriti ta fitonte. Dhe kjo krijon nje problem (rezultati i ngushte )si per Erdoganin por edhe me teper per Europen. Per Erdoganin eshte legjimiteti qe ai kerkonte ne kete qeverisje me teper per te ndryshuar "republiken" se sa per pushtetin e tij personal,se kete pushtet e kishte dhe ne fakt e ka...por nuk arriti nje fitore bindese politike dhe shoqerore.
    Per Europen do ishte me e lehte nje fitore e bindshme se sa kjo fitore 51 % me 49 %,se do ishte me e lehte nderprerja apsolute e futjes se Turqise ne Europe (edhe se kjo nderprerje eshte bere pothuajse qe ne kohen e Sarkozis,ku edhe mbasi e detyruan Turqine te bente disa reforma per vetot e ndryshme europiane... e genjyen Turqine),nderprerja e plote e kesaj "futjeje" qe sot egziston vetem si ide o argument do ta detyronte BE te "lente jetim" kete 49 % te popullsis turke.


    Turqia ka pasur probleme gjithmone me sistemet e qeverisjes dhe kushtetutat. Dhe nje nga kushtetuta e viteteve 80 (a e 1982 ne mos gaboj) e bere nga Ushteria a ushtaraket ishte nje nga kushtetutat me skandaloze per standartet internacionale. Ndaloheshin te gjithe pakicat dhe shume parti te vogla kryesisht te majta,nuk lejohej as emri "kurd",kurdet etiketoheshin ne baze te ligjit si "malsoret turq" o turqit e maleve" etj etj Edhe limiti i 10 % si minimum per tu futur ne parlament,o qe pakicat mos te kishin te drejte perfaqsimi ne parlament nga ajo kushtetute vinte... Pra nuk jane probleme te sotme,ku dhe vet perendimi nuk eshte i pafajshem...
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 17-04-2017 më 13:54

  3. #3
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anëtarësuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972

    Për: Turqia e Erdoganit dërrmon Turqinë e Ataturkut

    Te pakten Turqia e hidhka ne vote ndryshimin e kushtetues. Atje ke ne e ndrrojne sipas qefit. Turqia ja lejon diaspores te drejten e votimit, kam pare mijera turq qe te votonin javet qe kaluan, pothujse per cdo dite pa pushime.
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  4. #4
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Turqia e Erdoganit dërrmon Turqinë e Ataturkut

    Erdoganin deri tashi e mashtrun me ate muhabetin e BE-se.
    BE-ja nuk e do Turqine brenda, shkurt muhabeti...,
    Kete Erdogani e kuptoi, prandaj po perpiqet me cdo kusht qe mos te perfundoje si Sadami apo Gedafi.
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  5. #5
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Turqia e Erdoganit dërrmon Turqinë e Ataturkut

    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    Erdoganin deri tashi e mashtrun me ate muhabetin e BE-se.
    BE-ja nuk e do Turqine brenda, shkurt muhabeti...,
    Kete Erdogani e kuptoi, prandaj po perpiqet me cdo kusht qe mos te perfundoje si Sadami apo Gedafi.
    Epo Pranvera arabe shpejti mund te behet vera, vjeshta, dimri, pranvera, turke... Veq amerika me heq dore nga Turqia, Rusia e destabilizon brenda nates. Putini e ka ne dore Erdoganin dhe luan me to si nje vajze e vogel qe luan me kukullen e saj. Putini e mbeshtet kete idiot sepse ai gjithashtu e do Turqine larg BE-se, nese deri para Erdoganit Turqia ishte 10 vite larg BE-se me Erdoganin do te jete nja 40 vite...

  6. #6
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Turqia e Erdoganit dërrmon Turqinë e Ataturkut

    Erdogani ishte "gia" nje mini-faraon i Turqise edhe perpara referundimit. Sot ai kontrollon gjithmone e me teper mediat, ushtrine, parlamentin etj..
    Gabimi i madh i turqve qendron tek perqasja e tyre per çeshtjen e minoriteteve. Nese nuk i jepet zgjidhje ketij problemi, Turqia do jete gjithmone e prekur nga sulmet terrorriste te cilat shkaktojne destabilitet. Nuk mund te anashkalohet ky 20%-sh i popullsise brenda territorit turk.
    Turgut Ozal dhe Demirel paten kurajon dhe vizionin per t'i dhene nje zgjidhje paqesore çeshtjes kurde. Ata kuptuan se harmonia nder-etnike ishte çelesi i suksesit ne unifikimin e shtetit turk. Mirepo mesa duket popullsia turke nuk ishte akoma gati, dhe vazhdon te mos jete, per nje zgjidhje te bute te problemit, me leshime nga te dyja palet.
    Jane turqit qe e votojne Erdoganin qe ne mesin e viteve 90-te. Jane turqit qe edhe perpara rruges drejt faraonizimit te Erdoganit, ia jepnin voten atij. Dhe europa, me perjashtim te Frances qe eshte radikalisht kundra anetaresimit te Turqise ne BE, nuk shqetesohej shume per standartet demokratike te Turqise ne ate periudhe. Erdogani u be delja e zeze pasi ndryshoi axhenden e tij politike per mos-anetaresim, e sidomos mbasi Turqia shlyu borxhet ndaj FMN-se apo bankes boterore.
    Me ben pershtypje se ne çdo analize qe i behet Erdoganit, nuk flet askush per situaten ekonomike te turqise. Turqia nen drejtimin e tij ka nje ekonomi solide gjithmone ne rritje. Ndoshta nuk eshte propaganda boshe e Erdoganit qe ze vend tek turqit, por ekonomia gjithashtu qe i fiton votat!!!
    "It's all about economy, asshole"- thoshte dikur Billy!

    Ky lloj referendumi eshte nje karshellek i hapur qe i behet BE-se, sidomos mbas qendrimit evaziv te saj gjate çasteve te "grushtit te shtetit" qe ndodhi ne Turqi veren e kaluar. Ai iu thote haptazi europianeve se as nuk iu kam nevojen dhe as nuk iu marre leje per çeshtjet e mbrendshme.
    Te shikojme si do i kete marredheniet me presidentin e ri te Amerikes. Trumpi nuk e ka kritikuar kurre Erdoganin per politikat e tij gjate fushates.

    PS: Politike te kam dh*jere, s'te kuptova asnjehere...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 17-04-2017 më 19:18
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Duke_Of_Arberia për postimin:

    angmokio (20-04-2017)

  8. #7
    i/e regjistruar Maska e Evian
    Anëtarësuar
    04-08-2015
    Postime
    507

    Për: Turqia e Erdoganit dërrmon Turqinë e Ataturkut

    Turqia i dha leksion perendimit.
    I tregoj se nuk varet nga BE-ja, dhe se mund t'ia dalin edhe vet !

    Mos te harrojm se gjeografikisht, Turqia eshte ne vendin ideal per t'lulezuar ekonomikisht !

  9. #8
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Si ndryshon Kushtuetuta dhe si do të jetë Turqia e re e Erdoganit.

    Emri:  Screen-Shot-2017-04-16-at-23.01.14.jpg

Shikime: 322

Madhësia:  20.5 KB

    Qytetarët turq kanë votuar dhe miratuar me një shumicë të ngushtë ndryshimet e 18 neneve të Kushtetutës së vendit, një nismë që u mor pas grushtit të shtetit të vitit që kaloi. Ja si do të jetë Turqia e re pas ndryshimeve kushtetuese

    Kryeministri
    Me miratimin e referendumit, roli i Kryeministrit nuk do të ekzistojë më. Presidenti do të jetë kreu i ekzekutivit, përveçse edhe kreu i shtetit. Ai mund të emërojë dy ose më shumë zëvendës presidentë si dhe të gjithë ministrat.

    2. Asnjë rol garancie

    Presidentit nuk i duhet të marrë më një rol neutraliteti kundrejt politikës dhe mund të jetë në krye të një partie, ashtu si po ndodh praktikisht, qëkurse Erdogani u zgjodh president. Për shembull në këtë fushatë elektorali, Erdogani nuk është kursyer në reklamat elektorale dhe ka ftuar popullsinë të votojë pro.

    3. Dekrete ekzekutive

    Për herë të parë që nga lindja e Republikës turke, presidenti do të ketë konmpetencën të përgatisë buxhetin, nxjerrë dekrete ekzekutive, zgjedhë pjesën më të madhe të gjykatësve të gjykatës kushtetuese, të emërojë kreun e shërbimit të fshehtë, të kontrollojë forcat e armatosura, të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme dhe të shpërndajë Parlamentin (por në këtë rast është e detyrueshme thirrja e zgjedhjeve të reja). Të gjitha këto mund t’i bëjë pa miratimin e Parlamentit.

    4. Parlamenti

    Parlamenti do të humbasë fuqinë për të ngritur hetime ndaj ministrave dhe për të votëbesuar qeverinë. Por mund të kërkojë impeachment për presidentin, nëse do të ketë shumicën me dy të tretat. Numri i deputetëve do të rritet nga 550 në 600. Mosha për t’u zgjedhur deputet do të zbresë nga 25 në 18 vjeç.

    5. Zgjedhjet

    Zgjedhjet do të mbahen një herë në pesë vjet, nga një herë në katër vjet që mbaheshin deri më sot, dhe do të përkojnë me zgjedhjet për presidentin. Reforma e fikson votimin e parë në 3 nëntor 2019.

    6. Të drejtat e njeriut

    Nuk do të jetë e mundur të nxirren dekrete mbi ligjet ndërkombëtare, të drejtat e njeriut apo tema që modifikojnë një ligj ekzistues. Gjykatat do të duhet të vendosin nëse një dekret bie ndesh me një ligj ekzistues.

    7. Gjykata Kushtetuese

    Gjykata Kushtetuese do të ketë kompetencën që të vendosë për impeachment-in e presidentit, me kërkesë të Parlamentit. Por 12 nga 15 gjykatës do të emërohen nga vetë presidenti, dhe tre do të zgjidhen nga Parlamenti.

    8. Gjykatat ushtarake

    Gjykatat ushtarake do të eleminohen, përveç rasteve kur duhet të vendosin mbi sjelljen e ushtarakëve gjatë luftës. /Corriere della Sera – bota.al

  10. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Turqia e Erdoganit dërrmon Turqinë e Ataturkut

    Dinastia Erdogan i dha fund Turgjize si shtet me kufij dhe e ktheu ne Pazar Evropian modern apo ne protektorat Gladiatoresh apo Mafiozesh.

  11. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Turqia e Erdoganit dërrmon Turqinë e Ataturkut

    O Pirro,

    Po sikur une te te thosha mos e lodh shume shqipen me Turqine e Erdoganin pasi Turqia nuk do te ekzistoje si shtet 100 vjet pas shpalljes se pavaresise se saj, a do te me besoje?

    Me kete referendumin e fundit, u vulos fati i Turqise: Erdogani do te jete kryetari i fundit i shtetit me emrin Turqi.

    Albo

    P.S Vaj me det per vellezerit e Erdoganit ne Tirane e Prishtine kur te shikojne se si do t'iu perfundoje vellai i madh!

  12. #11
    i/e regjistruar Maska e Evian
    Anëtarësuar
    04-08-2015
    Postime
    507

    Për: Turqia e Erdoganit dërrmon Turqinë e Ataturkut

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    O Pirro,

    Po sikur une te te thosha mos e lodh shume shqipen me Turqine e Erdoganin pasi Turqia nuk do te ekzistoje si shtet 100 vjet pas shpalljes se pavaresise se saj, a do te me besoje?

    Me kete referendumin e fundit, u vulos fati i Turqise: Erdogani do te jete kryetari i fundit i shtetit me emrin Turqi.

    Albo

    P.S Vaj me det per vellezerit e Erdoganit ne Tirane e Prishtine kur te shikojne se si do t'iu perfundoje vellai i madh!
    Turqia i ka dy zgjidhje : Ose te perfundoj me egzistencen e saj, ose ta risjell Hilafetin Osman, te cilen vet e rrenoj.

  13. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: Turqia e Erdoganit dërrmon Turqinë e Ataturkut

    Ashtu qofte.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •