Referendumi i 16 prillit mbajtur në Tuqinëe sotme të Erdoganit sipas të dhënave paraprake tregon se numri i votuesve që duan ndryshimet kushtetuese është më i madhe se ai që nuk kërkon ndryshimet kushtetuese. Sipas gazetarit Kareem Shaheen votuan pro ndryshimeve kushtetuese 51.3%, kurse votuan kundër 48.7%. Numri i votuesve itejkaloi 80% të numrit total të atyre që kanë të drrejtë për të votuar. Pra diferenca midis `pro` dhe `kundër` ishte 1.25 milion votues në favor të `pro` ndryshimeve kushtetuese. ineresant është fakti se tre qytetet më të mëdha të Republikës Turke: Stambolli, Ankara, dhe izmiri, dhe në përgjithësi qytetet e mëdha votuan `kundër`, ndryshimeve kushtetuese.
Madje, Partia Opozitare Republikane (CHP) e kundërshton rezultatin dhe planifikon kundërshtimin e rezultatit të zgjedhjeve sepse në më shumë se në 1/3 e kutive të numëruara, rezultatet janë jo të sakta sipas tyre (https://www.theguardian.com/world/li...dential-poëers).
Aktualisht Turqia e sotme është një republikë parlamentare, demokratike e sekulare me një trashëgimi të shumëllojshme kulturore, ose ndryshe Republikë kushtetuese parlamentare.Kërkesa e Presidentit aktual të Truqisë Rexhep Taip Erdogan për Referendum për të ndryshuar Kushtetutën turke të të themeluar miratuar nga Presidenti historic Qemal Ataturku, në një Republikë Presidenciale egzekutive.
Tuqia e sotme ka ecur përpara shumë në zhvillimin e saj ekonomik dhe social. Sipas të dhënave statistikore, Turqia e sotme përbëhet nga 79,814,871[1] banorë, me sipërfaqe 783,356 km², me një GDP per Capita -10,971.66 USD, me një GDP të shtetit turk -822.1 billion USD (2013) dhe mbetet në vëndin e 17-18 në botë, me ekonomi më të fuqishme në botë. Sipas të dhënave të CIA,Turqia përfshihet tek vëndet e Zhvilluara .
Pak histori.
Historia e Turqisë është e njohur nga shqiptarët sidoqoftë, para se të bëhej Republikë Turqia ishte Perandori e quajtur Osmane e cilaqë në mesin e shekullit XIV, osmanët filluan të bashkojnë Anadollin dhe të krijojnë një perandori që do të përfshinte shumicën e Evropës juglindore, Azisë perëndimore dhe Afrikës veriore, duke u bërë kështu një fuqi e madhe në Euroazi dhe Afrikë gjatë fillimit të kohës së re. Perandoria Osmane arriti kulmin e fuqisë së saj në shekullin XVI, veçanërisht gjatë sundimi (1520–1566) të sulltan Sylejmanit të Madhërishëm. Ajo mbeti e fuqishme dhe me ndikim të madh për dy shekuj, derisa dështime të rëndësishme si Lufta e madhe turke (1683–99) dhe Lufta ruso-turke (1768–74) e detyruan të heq dorë nga territore strategjike në Evropë, duke sinjalizuar kështu humbjen e fuqisë ushtarake dhe pasurisë së dikurshme. Në vitin 1876 u miratua kushtetuta osmane dhe u themelua parlamenti (nga xhon turqit), të cilët u pezulluan nga sulltan Abdylhamidi iI në vitin 1878, për tu rikthyer nga xhonturqit në vitin 1908. Lufta italo-turke (1911–1912) nxiti Lidhjen e Ballkanit që të filloi Luftërat Ballkanike (1912–1913), të cilat i shkaktuan Perandorisë Osmane humbjen e shumicës së territoreve të mbetura në Evropë dhe shkaktoi fillimin e pastrimit etnik më të madh ndaj myslimanëve osmanë në gadishullin Ballkanik që nga Lufta ruso-turke (1877-1878), duke rezultuar në shpërngulje masive të myslimanëve në drejtim të Azisë së Vogël. Zhgënjimet nga këto humbje sollën në grushtshtetin osman të viti 1913, ku vendi u vendos nën kontrollin e tre pashallarëve, që vendosën t'i bashkohen Fuqive qendrore në Luftën e Parë Botërore (1914–1918), të cilët në fund të fundit u mundën nga Fuqitë aleate. Pas luftës, konglomerati i territoreve dhe popujve që formonin Perandorinë Osmane u shpëbë në disa shtete të reja.
Lufta turke për pavarësi (1919–1922), e nisur nga Mustafa Qemal Ataturku dhe kolegët e tij kundra Fuqive pushtuese aleate, rezultoi në heqjen e monarkisë në vitin 1922 dhe themelimin e Republikës së Turqisë në vitin 1923, ku si kryetar i parë u zgjodh Ataturku. Gjuha zyrtare e Turqisë është turqishtja, një gjuhë turkike e cila është gjuha amtare e 84.5% të popullsisë së Turqisë. Sipas disa sondazheve, mes 78.1% dhe 81.3% e popullsisë së vendit indentifikohen si turq. Grupe të tjera etnike përfshijnë grupe të njohura ligjërisht (armenë, grekë, hebrejë) dhe të panjohura ligjërisht (kurdë, çerkezë, arabë, shqiptarë, boshnjakë, gjeorgjezë dhe të tjerë). Kurdët janë pakica më e madhe etnike, duke përfshirë rreth 18% të popullsisë. Shumica e banorëve të Turqisë janë myslimanë synitë, ndërsa alevitët janë pakica më e madhe fetare, e ndjekur nga të krishterët dhe hebrenjtë (https://sq.ëikipedia.org/ëiki/Turqia).
Ҫfarë mund të sjellë ky ndryshim kushtettues për Turqinë por dhe për marëdhëniet e Turqisë me BE dhe ish vëndet e Ballkanit?
Bazuar në këto rezultate Komisioni Europian e sheh të ardhmen e Turqisë në këtë opinion: `Rezutati i Referendumit dhe implikimet e largëta të përmirësimeve (ndryshimeve) kushtetuese, kërkohet nga autoritetet ture që të kërkojnë një consensus kombëtar sa më të gjërë të mundshëm për ti impelmentuar ato`(https://ëëë.theguardian.com/ëorld/live/2017/
apr/16/turkey-referendum-recep-tayyip-erdogan-votes-presidential-poëers).
Përs i përket Turqisë, Referendumi në favor të Erdoganit i ka dhënë një gooditje dërrmuese Republikës parlamentare turke të deri tanishme duke krijuar një precedent të rrallë në Turqi për herë të parë që pushteti të përqëndrohet i tëri në duart e një njeriu, pushtet i cili ngjan me atë të Sulltanëve të Perandorisë së dikurshme turke . Pëqëndrim i pushtetittek Erdogani sigurisht ka disa aspekte positive nga njëra anë sepse:
-së pari Turqia është një shtet multi etnik dhe si e tillë nga eksperienca e shteteve të tjera multi etnike ato janë republika presidenciale si p.sh., SHBA, Franca, Rusia, Kina, Brazili, etj, por mbetet për tu diskutuar demokracia në një shtet si Turqia e Erdoganit të sotëm, demokraci e cila mbetet e brishtë,
- së dyti, Republika presidenciale mund ti japë një stimul me të mirë ekonomisë dhe finacnave turke duke forcuar monedhën turke,
-se treti, Republika Presidenciale e Erdoganit mund të shtojë sigurinë e brëndëshme dhe stabilitetin në Turqi për shkak të terrorizmit, dhe të përplajeve etnike brënda Turqisë sidomos problemi kurd i cili kërkon zgjidhje si pakica më e madhe etnike që përbën 11% të popullatës,
-së katërti, Republika e re Presidenciale turke sipas Referendumit të mbajtur mund të ketë problem të kufizimit të demokracisë në Turqi në raport me demokracinë parlamentare të Ataturkut që Turqia kishte deri në ditën e djeshme, dhe njihet se megjithë popullatën turqisht folëse ka minoritete më të vogla përfshi dhe atë me etni shqiptare e cila nuk ka të drejta dhe nuk e lëvron gjuhë shqipe, madje sipas jë gjenerali turk, prejardhja e turqve me etni shqiptare është 3 në 5 turq, pra një shifër shumë e lartë.
Së pesti Turqia megjithse deri më sot është një shtet laik, për shkak se Partia e Erdoganit që ka fituar zgjedhjet e fundit parlamentare mbetet një parti fetare deri diku,por megjithse e ka respektuar laicitetin egziston mundësia që në të ardhmen të mund të vendosë një ligj të Sharia-s , gjë që do të shkatërronte përfundimisht laicitetin dhe demokracinë e brishtë turke.
Nga ana tjetër, përplasja e Turqisë me BE (dhe SHBA deri diku), përsa i përket integrimit në BE ka hasur pengesa e kontradikta të mëdha të cilat mund të thellohen pas fitores së Erdoganit në Referendumin e djeshëm. Këto pengesa dhe kontradikta janë:
-Kufizimet në të drejtat dhe liritë e njeriut dhe të pronës në Turqinë e sotme
- Përplasja e fshehtë përsa i përket religjionit, aq sa Erdogani ka thënë se BE nuk na pranon pikërisht prej fesë islame sepse BE mbetet një `klub i krishterë`; madje problemi i lirive dhe të drejtave fetare në Turqi, është ngritur nga BE e cila i ka dhënë disa rekomandime përsa i përket Katedrales së Shën Sofisë e cila është kthyer në Muzë deri në ditët e sotme por se Erdogani do që ta ribëjë një xhami me shërbesa fetare islame, kufizimet nga ana e Erdogan të ngritjes së kulteve fetare jo islame si p.sh., të kishave orthodokse, etj.
-Problemi i emigrantëve për të cilën është arritur një marëveshje BE-Turqi, por që Erdogani e përdor si presion ndaj BE nëse ajo nuk pranon qoftë Referendumin nëprmjet të cilit Erdogani të forcojë pozitat e veta dhe do të ketë pushtetin e nje `Sulltani`, porse Erdogani a për qëllim të vendosë ligjin e dënimt me vdekje. Në Turqi janë 3 milionë emigrant sirianë e cila e rëndon ekonominë turke dhe buxhetin turk.
Sidoqoftë BE i kujton Turqisë që të mbajë emigrantët në vëndin e saj duke e arritur marëveshjen nëpërmjet një ndihme prej 3 miliard euro që do të japë BE, por edhe sepse emigrantët turq kryesisht të ardhur në Gjermani e gjetke, arrijnë një numur prej 3-4 milionë turq, të cilët sot janë integruar në BE. Këtë kërkon BE respektin ndaj emigrantëve nga ana e Turqisë ashtu si BE ka pranuar emigrantët turq.
Së fundmi problemet e Turqisë së sotme duke e parë si përplasje gjeo-politiketë Turqië me Rusinë dhe BE për Ballkanin.
Është e njohur përkrahja e SHBA ndaj Erdoganit për të krijuar një influencë turke në Ballkan kryesisht në Shqipëri-Kosovë-Bosnjë,përkrahje e cila erdhi duke u dobësuar pasi u krijua ISIS dhe kur terrorizmi pseudo-islamik pati shumë ithtarë nga Ballkani të cilët kalonin nga Turqia, dhe krijoi kalifatin dhe rëndoi krizën e luftës civile në Siri.
Kështu që SHBA si duket ndryshoi mendimdhe vendosi përparësi `faktorin shqiptar` në Ballkan, kështu që gjeo –politika turke pësoi një prapsje.
Këtë ide e përkrah tashmë edhe BE.
Përsa i përket Rusisë, raportet me Turqinë kanë qënë gjithmonë armiqësore me vite e shekuj, dhe përprlasja më e fortë ndodhi pas rrzimit të aeroplanit rus që kaloi për pak sekonda mbi kufirin turko-sirian. Megjithatë pas ndihmës që Rusia i dha për zbulimin e grushtit të shtetit dhe komplotit për vrasjen e Erdoganit, raportetruso-turke janë forcuar.
Ky forcim ka ardhur edhe indirekt jo vetëm në ndihmën për të luftuar ISIS në Siri por edhe për Balkanin për të cilën Rusisa nuk është dakort me idenë e SHBA dhe të BE përsa i përket të ashtquajturit `faktori shqiptar`, por edhe kundërshtimit të integrimit në BE dhe në NATO të vëndeve sllave sidomos të Malit të Zi e Serbisë.
Në këtë pikpamje Turqia dhe Rusia janë në një linjë për një Ballkan jashtë BE dhe jashtë influencës amerikane ndonëse përsa i përket shteteve të Ballkanit ato janë të ndryshme: Turqia kërkon shqiptarët dhe myslimanët e Ballkanit, kurse Rusia kërkon sllavët e Ballkanit.
Përplasja lindje - perëndim do të jetë e fortë në të ardhmen nëse nuk do të ketë paqe.
Në përfundim mund të themi se përqëndrimi i pushtetit në duart e Erdoganit pas ndryshimeve kushtetuese pr shkak të referendumit do ti japë fund Republikës parlamentare kushtetuese turke të Ataturkut, dhe do të fusë Turqinë në një spirale me konflikte të brëndëshme dhe të jashtme, dhe se shpresojmë që Presidenti Erdogan të jetë i kujdesëshëm në përdorimin e pushteteve që do të ketë në duart e tij.
Krijoni Kontakt