Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Prokuroria kërkon sekuestrimin e pasurisë së deputetit Alfred Peza: Ka bërë pastrim parash

    Emri:  alfred-peza-696x462.jpg

Shikime: 260

Madhësia:  18.7 KB

    Prokuroria kërkon sekuestrimin e pasurisë së deputetit Alfred Peza: Ka bërë pastrim parash

    Prokuroria e Krimeve te Rënda kërkon në gjykatë sekuestrimin e pasurive të deputetit të Partisë Socialiste, Alfred Peza. Anëtari i parlamentit nga radhët e mazhorancës po hetohet për fshehje pasurie dhe pastrim parash

    Ndonëse në sekret të plotë, prokuroria ka avancuar në hetimet ndaj deputetit të Partisë Socialiste Alfred Peza. Burime të besuara për News24 konfirmojnë faktin se në gjykatën për Krime të Rënda është paraqitur nga prokuroria një kërkesë për sekuestrimin e pasurive të deputetit të mazhorancës, hetimet ndaj të cilit nisën pak muaj më parë, për fshehje pasurie dhe pastrim parash.

    Burimet tregohen tejet të rezervuara lidhur me detajet e mëtejshme dhe pasuritë konkrete për të cilat është kërkuar sekuestro. Ajo që dihet është se mbrëmjen e së mërkurës në Prokurorinë për Krime te Rënda ka mbërritur nja material voluminoz dhe vetëm pak orë më vonë, rreth orës 16:00 të së enjtes, prokurorët e Njësisë së Specializuar Task Forcë, e kanë dorëzuar atë në gjykatë.

    Kërkesa për sekuestro është e detajuar dhe pritet që të zhvillohet seanca për të vendosur nëse pasuritë e deputetit do të vihen ose jo nën sekuestro, sipas ligjit antimafia.

    Nga hetimet disa mujore, ka rezultuar deputeti i mazhorancës, nuk ka mundur të justifikojë pasurinë e tij.

    Hetimet ndaj Alfred Pezës, nisën pas publikimit të një kontrate noteriale, sipas së cilës bashkëshortja e tij, kishte investuar shumën prej 1.14 milionë dollar për të blerë aksione në një bankë të nivelit të dytë.

    Prokuroria e përgjithshme e vuri emrin e Alfred Pezës, në regjistrimin e personave që u atribuohet vepra penale dhe kërkoi dëshminë e tij. Ligjvënësi socialist jashtë dyerve të prokurorisë deklaroi për mediat se çdo qindarkë të pasurisë së tij e ka fituar me punë të ligjshme.

    Pas ish-deputetit kristiandemokrat Mark Frrokut, kjo është kërkesa e dytë nga prokuroria për sekuestrimin e pasurisë së një anëtari të parlamentit. /News24/

  2. #2
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Prokuroria kërkon sekuestrimin e pasurisë së deputetit Alfred Peza: Ka bërë pastrim parash

    Ani de le te ja marrin, ky ka vjedhe shtetin dhe duhet te zbatohet ligji. Askush s'eshte mbi ligjin. Ku me pas ne ne Kosove kesi prokurorie, kjo eshte nje deshmi se sistemi i drejtesise ne Shqiperi eshte shume me i mire se ne Kosove. Pse po rreni se Rama deshiron ta veje kontrollin ne Drejtesine kur krejt BE-ja dhe ShBA thone te kunderten kur thone se duhet te behet vetingu. Idiote
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesia4ever : 17-04-2017 më 17:29

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Prokuroria kërkon sekuestrimin e pasurisë së deputetit Alfred Peza: Ka bërë pastrim parash

    O messia dukesh qe je jashte akualitetit shqiptar. Nuk eshte prokuroria qe vendos per rastin e Fredit, por lufta e mbrendshme Rama-Meta.
    Rama i thote se une kam para te t'i blej deputetet per te qendruar ne qeveri edhe nese t'i largohesh, kurse Meta perdor Llallen per t'i perjashtuar Rames disa nga zerat me pro-artikulues te Rames.
    Pjeserisht i pafuqishem ndaj vendimeve te Llalles, Rama pranon situaten duke e trumbetuar neper vendet e BE-se, se kur vjen puna per korrupsion une sakrifikoj edhe politikanet e mij te ngushte!
    Te njejten gje beri edhe kur u be kryeminister, duke bere "koke turku" Shpetim Gjiken. Te njejten karte luajti edhe me Lazaratin. Doni prova qe po e luftoj korrupsionin, iu thoshte Europianeve. Ja ku i keni..
    Sot Gjika eshte i pafajshem nga akuzat per korrupsion dhe ka ashpersuar gjuhen kundra kundershtareve te Rames mbrenda rradhes (Meta, Kokedhima, Blushi).
    Sa per Lazaratin, hoqi nje fshat, per ta kthyer gjithe Shqiperine ne nje mini-Lazarate droge.

    Me shume gjasa edhe Fredi shume shpejte do e marre pafajsine dhe mos u çudit kur ta shohesh edhe minister ndonje dite! Per djallezi e strekembsha nuk ja kalon dot njeri Rames.

    Keshtu qe mos e permend Vettingun, se asnjera pale politike nuk e do ate, e aq me pak Rama.
    Ose perpara sesa ta perdoresh si term, mesoi kuptimin...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Prokuroria kërkon sekuestrimin e pasurisë së deputetit Alfred Peza: Ka bërë pastrim parash

    Ne Shqiperi mesia egziston pervesiteti i asaj qe kerkon qe do te thote qe Partite kerkojne ate qe nuk i duhet.

    Kete mund ta vesh re duke filluar nga emrat e partive,psh PD o Partia Demokratike eshte partia me antidemokratike qe ka prodhuar ky sistem. PS o Partia Socialiste eshte partia me antisociale qe ka prodhuar ky sistem. LSI o Levizja Socialiste per Integrim qe eshte jo vetem me anti-integruesja qe ka prodhuar ky sistem por eshte partia e vetem nje njeriut. Dhe termi "levizja" qe duhej te vihej ne "njéjés" nuk eshte egzakt persa i perket korrupsionit sepse eshte nje parti qe percakton kuoten ose perqindjen e korrupsionit dhe nga kjo nuk leviz.
    Si te thuash te vetmin ndryshim midis partive e gjejme tek korrupsioni; LSI eshte strikte. PD e ka te perhapur ndersa PS eshte munduar ta beje vetem elitar. Korrupsioni i PD ka qene me social se ai i PS.

    Po keshtu edhe tek kerkesat e sotme,Rama kerkon vetingun qe nuk e do dhe Basha qe kerkon zgjedhje te lira dhe te ndershme. Edhe ketu ndryshimi ne kerkesa eshte minimal,ndryshon forma por jo kuptimi : Rama e kerkon Vetingun se eshte i bindur qe nuk i duhet dhe nuk do behet. Ndersa Basha kerkon zgjedhje te lira e te ndershme qe jo vetem nuk i duhen por nuk e di as se çfar jane.

  5. #5
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Prokuroria kërkon sekuestrimin e pasurisë së deputetit Alfred Peza: Ka bërë pastrim parash

    Atehere perse pe mbeshtesin te huajt Ramen kur deshiron qe te shtyhet perpara vetingu nese qenka Rama aq i keq. Ne Kohen e Rames eshte luftuar kjo semundje ndersa ne Kohen e Saliut ata qe mbillnin kane qene te lidhur ngushte me Salen te cilin ju e beni te mire. Perse e mbeshtesni nje njeri qe i bjen popullit te tij vetem kanabis, droge dhe deshtim. Kete pyetje duhet te ua bejne shqiptaret e Shqiperise vetes, pra ata qe e mbeshtesin.

    http://www.botasot.info/shqiperia/68...in-e-bojkotit/

    Deklarata e drejtpërdrejtë e Sigmar Gabriel kundër bojkotit të Partisë Demokratike e thënë në konferencën e përbashkët me Ditmir Bushatin dhe e përforcuar në atë me Kryeministrin Edi Rama, është pasqyruar edhe në mediat ndërkombëtare.
    “Ministri i Jashtëm gjerman i bëri thirrje opozitës shqiptare ditën e hënë që t’i japë fund bojkotit parlamentar, të mos bllokojë ecjen përpara të reformës në drejtësi dhe të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të qershorit”, kështu e nis shkrimin e saj agjencia Associated Press.
    “Gabriel paralajmëroi ata që bojkotojnë Parlamentin për të bllokuar reformën në drejtësi, dëmtojnë vendin dhe vështirëson rrugën e shqiptarëve drejt Bashkimit Europian”, vijohet aty.
    Shkrimi thekson se për Gjermaninë dhe Bashkimin Europian kërkesat e opozitës shqiptare nuk janë të qarta dhe sidomos ajo për qeverinë teknike vetëm pak javë para zgjedhjeve të 18 qershorit.
    Agjencia prestigjoze e lajmeve më tej kujton se opozita shqiptare thotë se do të bojkotojë zgjedhjet e përgjithshme nëse nuk plotësohet kërkesa e saj kryesore; ajo për qeveri teknike.
    Gabriel, thotë AP, e quajti absurde protestën dhe kërkoi opozita ta zhvendosë betejën e saj në Parlament, jo jashtë tij.
    “Le të shkojnë në Parlament, ku janë anëtarë. Gjermania beson se bojkoti i Parlamentit nuk është një rrugë e pranueshme për të shprehur pakënaqësitë”, citohet Gabriel.
    Më pas, Associated Press e cilëson sistemin e drejtësisë si shqetësimi dhe pengesa kryesore e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian.

  6. #6
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Prokuroria kërkon sekuestrimin e pasurisë së deputetit Alfred Peza: Ka bërë pastrim parash

    O Messia a di o njeri çfare eshte Vettingu? A e di arsyen e vertete ku ka ngecur reforma ne drejtesi?
    Hulumto njehere me keto, pastaj flasim per te tjera edhe me gjere po deshe...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  7. #7
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Prokuroria kërkon sekuestrimin e pasurisë së deputetit Alfred Peza: Ka bërë pastrim parash

    Te gjitha vjedhjet e Berishes me pasurite kombetare

    Prill 2001-jepet me koncesion industria e bakrit
    Prill 2016- zgjatet me 15 vjet afati i koncesionit

    Shkurt 2001-jepet me koncesion industria e kromit
    Nentor 2015- zgjatet me 10 vjet afati i koncesionit

    Korrik 2004- jepet me koncesion aeroporti i Rinasit
    Duke pritur zgjatjen e afatit

    Maj 2004- Jepet koncesioni i Petroliferes
    Duke pritur zgjatjen e afatit

    Shkurt 2004- jepet me koncesion fusha e Patos-Marinzes
    Duke pritur zgjatjen e afatit

    Shenim i parendesishem.
    Te gjitha koncesionet e mesiperme jane dhene dhe jane zgjatur nga qeveri te majta.

    Ne menu nuk perfshihet epoka e ndritur Beqja.

  8. #8
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Prokuroria kërkon sekuestrimin e pasurisë së deputetit Alfred Peza: Ka bërë pastrim parash

    Nga vetë deklarimi apo mbledhja e të gjithë të ardhurave apo detyrimeve sipas OpenData Albania rezulton se çifti Peza kanë pasur të rreth 230 milionë lekë të vjetra të deklaruara në vitin 2013 kur gazetari Peza u bë deputeti Peza.
    -Sipas kontratës të siguruar nga Citynews bashkëshortja e Alfred Pezës, zonja Mirela Ndini në vitin 2015, në datën 17 mars ka blerë 1% të aksioneve të Bankës Credins me vlerë 1.13 miliardë lekë

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Prokuroria kërkon sekuestrimin e pasurisë së deputetit Alfred Peza: Ka bërë pastrim parash

    Deklarate qe pritej kjo e ministrit gjerman,jo ne kete forme. Por pritej te ishte nje deklarate vetem kunder PD-se kur ne fakt eshte nje deklarate kunder Metes dhe Gramozit.

    Duhet te ishte nje deklarate per "zgjedhjet e lira" qe te tregonte se Vetingu mund te negocjohej dhe ti jepej garanci politikes. Ky,ministri gjerman e vuri "gjithe theksin" tek reforma ne drejtesi,qe do te thote qe Europa dhe Lu-ja nuk pranojne te japin asnje garanci.


    Kjo eshte faza e pare e traktativave,qe do te thote qe jemi shum afer qeverise teknike ose e ndonje perpjekje tjeter per necocim. Te huajt po mbajten kete qendrim Gramozi dhe Meta do krijojne qeverine teknike. Dhe do shikojme se Rama eshte pjese e kesaj loje apo eshte thjeshte marionete.


    Si te thuash qe interesant ne kete loje eshte Rama qe do ta shikojme si do ta dredhi,dhe ai qe ri ne heshjte qe eshte Lu-ja.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Prokuroria kërkon sekuestrimin e pasurisë së deputetit Alfred Peza: Ka bërë pastrim parash

    Citim Postuar më parë nga Lazo Lexo Postimin
    Te gjitha vjedhjet e Berishes me pasurite kombetare

    Prill 2001-jepet me koncesion industria e bakrit
    Prill 2016- zgjatet me 15 vjet afati i koncesionit

    Shkurt 2001-jepet me koncesion industria e kromit
    Nentor 2015- zgjatet me 10 vjet afati i koncesionit

    Korrik 2004- jepet me koncesion aeroporti i Rinasit
    Duke pritur zgjatjen e afatit

    Maj 2004- Jepet koncesioni i Petroliferes
    Duke pritur zgjatjen e afatit

    Shkurt 2004- jepet me koncesion fusha e Patos-Marinzes
    Duke pritur zgjatjen e afatit

    Shenim i parendesishem.
    Te gjitha koncesionet e mesiperme jane dhene dhe jane zgjatur nga qeveri te majta.

    Ne menu nuk perfshihet epoka e ndritur Beqja.
    Ore Lazo,jam kurioz...kete te LSI-s kan bere ndonje tender keto kater vjet ? Apo i vetmi "tender" eshte, jane 5 mije eurot e drejtoreshes ne arsim ne Lushnje.

    Me çfar rrojne kete te LSI ? Tendera nuk bejne,korrupsion nuk bejne,dhe kur kapet droga ne Skrapar nuk eshte e LSI-s por eshte e PS...!

    Mbase ka ardhur koha te shenjterojme LSI,se; eshte e vetmja parti qe keto kater vjet ka jetuar vetem me "frymen e shenjte".
    Ndryshuar për herë të fundit nga Neteorm : 19-04-2017 më 07:20

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Prokuroria kërkon sekuestrimin e pasurisë së deputetit Alfred Peza: Ka bërë pastrim parash

    Peza dhe kushdo qe pastron parate, sidomos te popullit te tij duhet ti nenshtrohet hanxharit te pameshirshem dhe te pallogjik te drejtesise.
    ''Serafim varet se ku e blen drogen dhe ku i pastron parate, mer vesh apo jo. Po te jete dora e fundit, dor gabeli apo magazine derrash s'do mend qe s'para i nenshtrohen drejtesise dhe po na helmojne diten me diell, mer vesh apo jo!''

  12. #12
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Prokuroria kërkon sekuestrimin e pasurisë së deputetit Alfred Peza: Ka bërë pastrim parash

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Ore Lazo,jam kurioz...kete te LSI-s kan bere ndonje tender keto kater vjet ? Apo i vetmi "tender" eshte, jane 5 mije eurot e drejtoreshes ne arsim ne Lushnje.

    Me çfar rrojne kete te LSI ? Tendera nuk bejne,korrupsion nuk bejne,dhe kur kapet droga ne Skrapar nuk eshte e LSI-s por eshte e PS...!

    Mbase ka ardhur koha te shenjterojme LSI,se; eshte e vetmja parti qe keto kater vjet ka jetuar vetem me "frymen e shenjte".
    Keta i bejne bilancet ne fund, sido qe jete ne qeveri jane me nje pale apo anen tjeter..

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Prokuroria kërkon sekuestrimin e pasurisë së deputetit Alfred Peza: Ka bërë pastrim parash

    Citim Postuar më parë nga Lazo Lexo Postimin
    Keta i bejne bilancet ne fund, sido qe jete ne qeveri jane me nje pale apo anen tjeter..
    "Jo mer jo" nuk e kisha hallin tek bilancet se ato jane bere ne fillim,pazari i bialncit tjeter behet ne fund.

    E kisha hallin tek denoncimet publike,ne kater vjet nuk kemi asnje denancim nga PD per nje minister te LSI-s. Po ti heqim parrullat " Meta ik-Meta ik" ,"Aman mos ik-aman mos ik"...duket sikur LSI-ja nuk ka egzistuar ne qeveri.


    Si eshte kjo pune ! Droga ka pushtuar vendin,te vetmin trafikant te madh qe njohim nga mediat eshte Balili,dhe asnje se permend me. Thuaj ta kete harruar PD Balilin qe se permend mé ?!

  14. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Prokuroria kërkon sekuestrimin e pasurisë së deputetit Alfred Peza: Ka bërë pastrim parash

    E la gazetarine, u mor me politike, u be deputet i Edi Rames. E beri Edi Rama si vetja, rilindas! E mesoi edhe ky zanatin e krimit dhe korrupsionit, nje socialist i vertete!

    Ah lum Partia Socialiste per djemte e saj. Njerin me te bukur se tjetri. E lum Shqiperia per socialistet e thjeshte qe votojne per keta monstra me fytyre njeriu cdo kater vjet.

    Ne keto 4 vjetet e fundit e beme Shqiperine Kolumbi. Po ne 4 vitet e ardhshme, cfare kemi ne plan ta bejme? Une them ta bejme Atdheun e gjithe mafiozeve ne mbare boten: hajdeni e jetoni ne Shqiperi, ne vendin e vetem ne bote ku qytetari fakir perfundon ne burg se nuk ka para te paguaje korrentin, kurse krimineli e mafiozi behet deputet!

    Albo

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •