Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 5 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi II
    Anėtarėsuar
    19-10-2012
    Postime
    360
    Faleminderit
    13
    20 falenderime nė 18 postime

    Kush ishte Zeusi?

    Zeusi ishte sunduesi i qiellit dhe tokės, babai i njerėzve dhe Zotave tjerė.

    Konsiderohet si pari, mė i madhi dhe i pavdekshmi nga tė gjithė Zotat tjerė tė OLIMPIT.

    Ėshtė lindur nė njė shpellė tė malit DIKTA, ndėrsa ka jetuar nė njė shpellė tjetėr tė malit IDA, ku e kishte fshehur e ėma e tij REA, duke e ushqyer me tamblin e dhisė nimfė e quajtur AMALETEJA.

    Pas betejės dhe fitores me titanėt dhe ciklopėt, e meritoi respektin dhe nėnshtrimin, duke u shpallur si baba i tė gjithė Zotave tjerė.

    Arma e tij ka qenė rrėfeja, ndėrsa pushteti i sundimi toka dhe qielli. Bashkėshortja e pėrhershme dhe e pandashme e jetės ishte HERA, e cila besnikėrisht e ka pėrvjedhur gjatė tėrė veprimtarisė sė tij sunduese.
    Nga bashkėshortėsia me Herėn, Zeusi kishte katėr fėmijė: AREJĖN, HEBUN, EJLEJTIAN dhe HEFAJASTEN.

    Aventurat e dashurisė tė Zeusit kanė qenė tė panumėrta. Nga kėto marrėdhėnie, Zeusi ka lindur shumė fėmijė zota, gjysmė zota, heronj...

    Si shembull nga dashuritė e tij tė shumtė, ėshtė e udhės ta pėrmendim dashurinė me MAJĖN, sepse, nga kjo lidhje ka lindur Zoti HERMESI, pastaj me SELMĖN, nga e cila ka lindur Zoti DIONISI, me LETN, Zoti APOLLONI dhe ARTEMIDA, ndėrsa, nga marrėdhėnia e tij jashtėmartesore me MENEMUSĖN, kanė lindur 9 muza tė famshėm.

    Tė gjithė kėtė fėmijė jashtėmartesor Zeusi i donte dhe i mbronte, sepse ata shpesh kanė qenė tė rrezikuara nga xhelozia hakmarrėse e bashkėshortes legjitime HERA.

    Pėrveē qindra grave tjerė, Zeusin me bukurinė e vetė tė jashtėzakonshėm e ka magjepsur edhe GANIMEDEN, e cila kishte gjak mbretėror dhe jetonte nė Trojė.

    Atė e sjelle nė OLIMP dhe e cakton afėr vetes qė t’i mbushte lėngun e nektarit nė kupėn e tij tė pijes.

    Po ashtu, si njėrėn prej dashurive tė veēanta tė Zeusit, mos tė mbetemi pa e pėrmendur lidhjen e tij me EVROPĖN e bukur, tė bijėn e AGINORIT dhe TELEFASES.

    Nga kjo dashuri i lindin tre djem: MINOJA mitik, SEPREDONI i guximshėm dhe RADAMENTA e drejtė.
    Evropa, mbetet nė ishullin e Kritit dhe martohet me mbretin ASTERIA, i cili ia pėrvetėson tė gjithė fėmijėt e saj dhe nė shenjė mirėnjohje ndaj dashurisė qė kishte pėr te, kontinentin ton e emėrton me kėtė emėr - EVROPA.

    Zeusi ose Deus, Zdeus, apo Das, Zas ne dialektet Dorike e Beotike, Din dhe Tan, ose Tiin, Dis, ne dialektin e Kretės, ėshtė Perėndia me e larte e Panteonit Olimpik dhe tempulli i tij me i lashte ndodhej ne Dodone (mali i rrufeve/Baba Tomori/Dodona - Berat). Quhet edhe ai, si te gjitha perėndit e tjera “Pellazgjik” ose ndryshe Ati i Perėndive dhe i njerėzve, por kjo ėshtė me tepėr njė shprehje, njė hiperbole poetike.

    Sipas njė legjende Zeusi ėshtė fėmija e pare, kurse sipas te tjerėve, fėmija i fundit i Kronosit dhe Demetres. Ira, Poseidoni, Estia dhe Plutoni janė vėllezėrit e tij. Ėshtė sunduesi i qiellit dhe s’andejmi ose nga maja e Olimpit, ku ka fronin e tij shekullor, lėshon rrufetė e tij te tmerrshme kundėr kundėrshtareve. Ne Greqinė klasike Zeusi merr ne mendimin e filozofeve dhe te poeteve njė dimension te ri dhe behet “arsyeja” e gjithėsisė, mendja qe ka vene rregull ne ēdo gjė. Eskili tek “Ptolemeu” thotė se ”Zeusi – kushdo qe te jete – ėshtė force qe harmonizohet me logjiken dhe vepron ne baze te drejtėsisė. Analiza etimologjike e emrit Zeus do te na tregoje se si,shume kohe para Eskilit, ai identifikohej me dijen me te larte, me atė qe me vone filozofet do ta quajnė “mendja” ose me vone “arsyeja” e se si akoma dhe shume kohe me pare identifikohej me Diellin.

    Ka shume hipoteza dhe shume mendime mbi prejardhjen e emrit Zeus, Dia por pa i analizuar ato po hidhemi tek varianti sipas gjuhės shqipe qe i jep plotėsisht kuptim emrit qe lidhet me vecorit dhe karakterin e Dias pra Zeusit.

    Po te radhisim njė sere fjalėsh te gjuhės shqipe me rrenjen Di – qe kane kuptimin e “dritės”, e “ndriēuar”, psh :

    Dite = pjese e kohės qe ka drite. (Di)
    Dihet = gdhihet, d.m.th behet dite, Udi = u gdhi, por edhe “dihet”= zbardhet e vėrteta.
    Dieg = djeg, Diget = digjet, pra ndriēon. (Di)
    Di = njoh, mėsoj, d.m.th. ndriēojė mendjen time. Kėtu krahaso identifikimin metahaik te perėndisė se madhe me dijen absolute etj. Merr gjithashtu parasysh dhe mendimin e ri sipas se cilit dija identifikohet me dritėn (ndriēim, ndriēoi) dhe mos – dija me errėsirėn.
    Perėndi-a = Perėndia, ku Di pėrben pjesėn e dyte pėrberese te fjalės (unė do te shtoja qe fjala Perėndi ėshtė thjesht rėnia e dias, d.m.th. renia (perėndimi) i diellit, dihet qe Dielli = Dia, ndersa fjala Pe mbase eshte pash, pra pash renien e dias = Perendia.)
    Dialj = Djalė, ku fjala pėrben njė epitet plotėsonjės.
    Nuk mund te konsiderohet si e vėrtete fjala sanskrishte ku rrenja Div i referohet epiteteve plotėsonjese te Qiellit (Divjah= Qiellor,) sepse nuk kemi gjithmonė njė qiell te ndriēuar por edhe te erret kėshtu qe pėrgjigjen ja jep gjuha shqipe qe me rrenjen Di siē thamė me larte plotėson gjithė figurėn e Dias, Zeusit.

    Atehere cili mund te jete valle burimi me i madh i Di – (drites), ne menyre qe cdo gje qe shkelqen te kete pikerisht kete rrenje ? Qielli, supozojme ata qe e konsiderojne sanskrishten si me te vjeter. Mirepo qielli nuk eshte gjithnje i ndricuar, per rrjedhim si do ta justifikojme rrenjen Di- ne fjalet qe kane kuptimin e dites se shkelqyer, te perendishme te ndricuar. Secili e kupton se burimi i madh (Di -) i drites eshte Dielli, qe eshte gjithashtu edhe perendia e pare e njeriut qe nga popujt Maja e der tek Evropianet,Egjyptianet e Japonezet, e sigurisht, edhe perendia e pare bashke me token Nene, e Pellazgeve. Aq me teper qe kete pikpamje - e cila nuk mund te vihet ne diskutim – do ta perforcojme me ndihmen e gjuhes Shqipe, ku gjejme Diaw, ose Diall ose Diell (ne fjalorin e Kristoforidhit kete fjale do ta gjejme edhe ne formen “Dill” qe ne analize te fundit eshte “Diw” Duke vazhduar tabelen e fjaleve Shqipe me rrenje Di do te permendim diten e pare te javes, qe ne Greqishten e re eshte “qiriaqi” d.m.th. dita e zotit e Perendise, kurse ne shqip quhet “E Diel” = dita e Zeusit, e Diellit, sic mund te krahasohet me fjalet korespondonjese te gjuheve te ndryshme Evropiane “Sun day = dita e Zeusit, Diellit (ang) ; Sonn tag = dita e diellit (gjer).

    Nga te gjitha keto dikush mund te thoshte se keto fjale me rrenje Di – ku permblidhet edhe dielli, mjaftojne qe te komentohen se fjalet Dhias, Dhios, Dhia, Dies-i, Dia, Day, Zeus, Devah, Dhis – Uyah (epitet plotesonjes i perendive ne sanskritisht), Dikh (perendit ne armenisht), fjala Franceze Dieu = Perendia, dhe te gjitha fjalet shqipe/arvanitase qe kemi rradhitur, vijne nga fjala Diaw, ose Diall, ose Diell, ose Dill qe do te thote Diell,por meqe Dielli ishte perendia e pare e gjinise njerezore qe mendon (homosapiens), atehere edhe fjalet diell e perendi kane te njejten rrenje dhe te njejtin kuptim zeus
    Zeusi - Wikipedia


    Vazhdon...............
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi II : 16-04-2017 mė 09:40

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    6,554
    Faleminderit
    351
    436 falenderime nė 366 postime

    Pėr: Kush ishte Zeusi?

    feqi, si argumentim qendron,se ka nje llogjike arsyetimi natyrisht po ta lidhes me fjalet ose me kuptimin e shqipes,sepse ka vertet kuptimin Drité-dite-qiell-shkelqim. Nuk e di se sa vlen nga ana etimologjike se te gjithe e nxjerrin me prejardhje sanskrishte por qe ka kuptim si rrenje ne greqishte...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga SERAFIM DILO : 16-04-2017 mė 17:08

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e fegi II
    Anėtarėsuar
    19-10-2012
    Postime
    360
    Faleminderit
    13
    20 falenderime nė 18 postime

    Pėr: Kush ishte Zeusi?

    shkrimtaret antik
    Zeusi pellazge
    Ata flasin pėr shtegėtime pellazgėsh nė Athinė, pastaj nė Lemno dhe Kretė e qė kėtej nė Sicili, Etruri e gjetkė; njoftojnė pėr mbeturina muresh tė vendeve tė ndryshme tė Greqisė qė ata ua atribojnė pellazgėve; e cilėsojnė gjuhėn e tyre, pellazgjishten, si gjuhė barbare, d.m.th. jo greke, siē thotė Homeri, ose "tė mbirė nga dheu" siē thotė Hesiodi, kurse helenėt ishin tė ardhur.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi II : 17-04-2017 mė 10:58

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    6,554
    Faleminderit
    351
    436 falenderime nė 366 postime

    Pėr: Kush ishte Zeusi?

    Per "Perendine" fegi.

    Emri:  scan130.jpg

Shikime: 87

Madhėsia:  114.1 KB
    Emri:  scan131.jpg

Shikime: 88

Madhėsia:  107.0 KB
    Emri:  scan132.jpg

Shikime: 88

Madhėsia:  99.0 KB
    Emri:  scan133.jpg

Shikime: 88

Madhėsia:  90.8 KB
    Emri:  scan134.jpg

Shikime: 88

Madhėsia:  112.6 KB
    Emri:  scan135.jpg

Shikime: 88

Madhėsia:  84.0 KB

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2006
    Postime
    401
    Faleminderit
    9
    39 falenderime nė 32 postime

    Pėr: Kush ishte Zeusi?

    Pėr Serafim DILO:
    Komentet qė i bėni kėtu janė me peshė...nuk e kam pa mė herėt komentin qė ma keni dėrguar nė privat andaj nuk keni marrė pėrgjigje, ju kėrkoj ndjesė....U orvata qė t“ju pėrgjigjem nė privat mirėpo letra e dėrguar mu kthy mbrapsht...Me siguri e keni tė mbyllur ose ka ndonjė gabim aty...
    Me nderime...

  6. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Rrjeti pėr postimin:

    SERAFIM DILO (23-04-2017)

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •