Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 4 prej 4
  1. #1
    Moderator Maska e arbereshi_niko
    Anėtarėsuar
    16-10-2006
    Postime
    3,082
    Faleminderit
    53
    145 falenderime nė 126 postime

    Gezuar dhe per shume vjet pashken 2017!

    + Anastasi
    Kryepiskop i Tiranės, Durrėsit dhe i Gjithė Shqipėrisė


    PASHKĖ 2017
    Ripėrtėritje me ngazėllim


    “Qė, siē u ngjall Krishti prej sė vdekurish me anė tė lavdisė sė Atit, kėshtu edhe ne tė ecim nė jetė tė re” (Rom. 6:4)

    Triumfi i Ngjalljes sė Jisu Krishtit mbi padrejtėsinė, dhunėn e mbi tė gjitha mbi mėkatin dhe vdekjen,
    qė ėshtė plotėsimi i veprės sė Tij mbi dhé pėr ripėrtėritjen e mbarė botės, e mbushin pėrsėri me ngazėllim zemrėn tonė.
    Krishti, Biri i Perėndisė dhe “Biri i njeriut”, jo vetėm qė duroi vdekjen e tmerrshme nė Kryq, por tė tretėn ditė u ngjall sė vdekurish,
    “me anė tė fuqisė sė lavdishme tė Atit” dhe mbetet pėrgjithnjė Zoti i Ngjallur. Ngjallja ėshtė vula qė siguron unikalitetin madhėshtor tė Jisu Krishtit.
    Miliarda njerėz erdhėn nė kėtė botė; shumė prej tyre ēuditėn me inteligjencėn, fuqinė dhe entuziazmuan turmat, por, nė fund, tė gjithė u mposhtėn nga vdekja.
    Jisui, me sakrificėn dhe Ngjalljen e Tij, e shkeli vdekjen dhe e shfuqizoi pushtetin e saj.
    Kisha, Trupi mistik i Krishtit, jeton dhe vepron nė rrjedhėn e kohės brenda dritės sė Ngjalljes sė Tij.
    Veēanėrisht ne Orthodhoksėt e kremtojmė dhe e pėrjetojmė Pashkėn nė mėnyrė intensive.
    Nė kėtė tė kremte tė tėrėndritshme, nuk meditojmė thjesht pėr njė ngjarje historike tronditėse, por ftohemi tė shkojmė drejt ripėrtėritjes sė rrugės sonė shpirtėrore,
    “qė tė ecim nė jetė tė re”. E kremtja e Pashkės na fton gjithashtu tė ndėrgjegjėsohemi pėr tė kuptuar mė thellė pagėzimin tonė.
    Apostulli i Liturgjisė Hyjnore tė sė Shtunės sė Madhe na mėson: “Sa u pagėzuam nė Jisu Krishtin, nė vdekjen e tij u pagėzuam;
    u varrosėm bashkė me tė me anė tė pagėzimit nė vdekje, qė, siē u ngjall Krishti prej sė vdekurish me anė tė lavdisė sė Atit, kėshtu edhe ne tė ecim nė jetė tė re” (Rom. 6:3-4).
    Krishti i Ngjallur na fton nė ripėrtėritje tė vazhdueshme “nė njė krijesė tė re” (2 Kor. 5:17). Ai na fton tė ripėrtėrijmė marrėdhėnien tonė personale me Atė.
    Ripėrtėritja e vazhdueshme shpirtėrore vetjake ėshtė element pėrcaktues i jetės sė krishterė.
    Ftohemi tė ripėrtėrijmė besimin tonė nė fuqinė e Perėndisė, nė Pėrkujdesjen dhe nė Planin e Tij ēlirimtar, qė tė jetojmė nė Krishtin,
    tė fuqizojmė pėrpjekjen tonė qė tė sundojė e vėrteta dhe drejtėsia, si dhe tė forcohen solidariteti e dashuria.
    Krishti na fton tė ripėrtėrijmė sigurinė se shpresa do tė shpėrbėjė dėshpėrimin, jeta do tė mposhtė vdekjen.


    * *


    Kjo ripėrtėritje shumė e fuqishme kryhet brenda ngazėllimit paskal me anė tė gėzimit qė Ngjallja rrezaton brenda nesh.
    Ne besimtarėt, tė pagėzuar nė emrin e Atit, tė Birit dhe tė Shpirtit tė Shenjtė, e ndiejmė kėtė gjė mė thellė.
    Sa mė e ndėrgjegjshme bėhet siguria jonė nė Ngjalljen e Krishtit, aq mė shumė fuqizohet ripėrtėritja dhe ngazėllimi ynė.
    Por rrezatimi i ngazėllimit paskal pėrhapet shumė mė gjerė. Ashtu si fotonet dalin prej dritės diellore dhe shkojnė nė vendet mė tė largėta e tė errėta tė krijesės,
    edhe rrezet e ndritshme tė gėzimit paskal prekin nė mėnyrė mistike ata qė ndodhen larg saj apo lėkunden midis besimit dhe mosbesimit.
    Ngazėllimi paskal na dhurohet pėr ta ndarė mė pas edhe me njerėz tė tjerė. Pėr Pashkė ėshtė zakon qė, sapo tė ndezim llambadhen tonė,
    ta ēojmė flakėn e saj edhe te tė tjerėt. Kjo simbolizon detyrimin e besimtarėve pėr tė transmetuar, njėsoj si apostujt, Lajmin e Gėzuar tė Ngjalljes.
    Zoti i Ngjallur na siguron se “m’u dha ēdo pushtet nė qiell dhe pėrmbi dhe”. Dhe kėtė e plotėsoi duke na thėnė: “Shkoni, pra, dhe mėsoni tė gjitha kombet...”.
    Kėtu kemi tė bėjmė me njė pasojė, me njė “pra”: nuk mundeni tė kufizoheni nė shpėtimin dhe ngazėllimin tuaj personal,
    por duhet ta pėrhapni Lajmin e Gėzuar edhe tek ata qė nuk e njohin.
    Ky lajm nuk mund tė mbahet i mbyllur vetėm brenda njė komuniteti, ėshtė pėr mbarė njerėzit, pėr popujt, pėr ripėrtėritjen e botės.
    Dhe njė sqarim tjetėr i nevojshėm: Pashka nuk ėshtė njė e kremte e kufizuar vetėm nė njė ditė ose vetėm nė njė periudhė tė caktuar,
    rrezatimi i saj pėrhapet gjatė gjithė vitit. Ēdo tė Diel, sipas traditės adhuruese orthodhokse, mendimet, himnet kishtare, zemra jonė mbushen pėrsėri nga lajmi i gėzuar i Ngjalljes.
    Fryma e Ngjalljes dhe morali i saj vulosin jetėn e krishterė. Shpresa e Ngjalljes i fal kuptim rrugės sonė.
    Kisha Orthodhokse ėshtė mbi tė gjitha Kisha e Ngjalljes.


    * * *


    Bij tė shtrenjtė mė Zotin, le ta kremtojmė, pra, kėtė vit, me ndėrgjegjėsim sa mė tė madh, tė kremten e tėrėndritshme tė Pashkės.
    Dhe le t’i lutemi Zotit tė Ngjallur tė ripėrtėrijė jetėn tonė me tė vėrtetėn e Tij. Tė ripėrtėrijė fuqinė tonė mes vėshtirėsive tė ndryshme tė epokės sonė.
    Tė na dhurojė fuqi qė t’i bėjmė rezistencė dekadencės. Tė ripėrtėrijė entuziazmin tonė pėr nisma krijuese.
    Ndaj le tė jetojmė ēdo ditė me ngazėllimin paskal, i cili nuk e injoron realitetin e ashpėr tė jetės, por e tejkalon dhe e transformon me hirin dhe fuqinė e Krishtit tė Ngjallur.
    Pra, ripėrtėritja qė buron prej ngazėllimit paskal, le tė jetė aspirata dhe pėrkujdesja jonė.
    Krishti u Ngjall!


    Me dashuri tė tėrėshpirtshme mė Krishtin,


    † Anastasi
    Kryepiskop i Tiranės, Durrėsit dhe i Gjithė Shqipėrisė
    Prill 2017
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga arbereshi_niko : 16-04-2017 mė 06:39
    “Po kur tė vijė i Biri i njeriut, vallė, a do ta gjejė besimin mbi dhe?”

  2. #2
    Moderator Maska e arbereshi_niko
    Anėtarėsuar
    16-10-2006
    Postime
    3,082
    Faleminderit
    53
    145 falenderime nė 126 postime

    Pėr: Gezuar dhe per shume vjet pashken 2017!

    KRISHTI U NGJALL !
    VERTETE U NGJALL!

    Gezuar Pashken 2017 te gjitheve...!
    “Po kur tė vijė i Biri i njeriut, vallė, a do ta gjejė besimin mbi dhe?”

  3. #3
    Rrjeti Social Kombetar Maska e Lazo
    Anėtarėsuar
    04-01-2011
    Postime
    636
    Faleminderit
    45
    76 falenderime nė 65 postime

    Pėr: Gezuar dhe per shume vjet pashken 2017!

    Gėzuar Pashkėt tė gjithėve.
    Nėse je duke menduar dhe djalli shfaqet, bėje dhe djallin tė mendojė!

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    23,952
    Faleminderit
    63
    756 falenderime nė 621 postime

    Pėr: Gezuar dhe per shume vjet pashken 2017!

    Ngjallja e Krishtit te treten dite, eshte triumfi i jetes mbi vdekjen, eshte triumfi i se mires mbi te keqen, eshte triumfi i nje jete ne prani te Zotit mbi nje jete pa Zotin. Vete fjala Pashke do te thote kalim. Ne traditen judaike perdoret per te kujtuar ndarjen e ujrave te detit nga Zoti ne menyre qe Moisiu dhe populli i Izraelit t'i shpetonin vuajtjeve e persekutimeve te egjiptianeve duke kaluar ne anen tjeter ne kerkim te tokes se premtuar nga Zoti. Per ne te krishteret orthodhokse, Pashka eshte nje kalim, nga nje jete ne kete bote te komanduar nga princi i se keqes e mekatit, ne ate boten tjeter te ameshuar qe Zoti ka pregatitur per ne. Vdekja ishte pengesa e madhe qe mbante rob shpirtrat e te drejteve, dhe me vdekjen e Tij, Krishti vdekjen e shkaterroi.

    Krishti u ngjall se vdekuresh,
    Me vdekjen (e Tij), vdekjen (vete) shkeli.
    Edhe te varrosurve, jeten ua fali!


    Gezimi i te krishterit orthodhoks sot eshte gezimi i nje jete te ameshuar ne prani te Perendise. Nuk jemi me rober te Zotit, nuk jemi me sherbetore te Tij. Perendia na dergoi Birin e Tij te Vetem te lindur prej Atit per shpetimin tone. Dhe fale Zotit tone Jisu Krisht, ne jemi sot te denje te behemi bij te hirshem te Perendise! Nje testament i perjetshem dashurie i Zotit per krijesen e vete. Nje liri e vertete per shpirtrat tane, qe nuk jane me te kapur rob ne mekat sa jemi gjalle, apo ne Hadhin e vdekjes!

    Drita e Pashkes na ndricofte cdo hap te jetes sone mbi kete toke, deri ne frymen e fundit...

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •