Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Dule nxjerr “këshillën” e diplomatëve të huaj: Hyni në zgjedhje të merrni mandatet e PD-së

    Vangjel Dule, kreu i PBDNJ-së tha në një forum në UET se disa diplomatë të huaj në Shqipëri i kanë thënë atij dhe aleatëve të Partisë Demokratike që të garojnë në zgjedhje edhe pa PD-në në mënyrë që të fitojnë ndonjë mandat më shumë.

    “Në takimet me diplomatët kryesisht kanë qenë në formën e paraqitjes së argumentave të njohura nga ana e partive të opozitës. Kam dëgjuar dhe diçka të cilën po ta kisha dëgjuar individualisht nuk do të merrja përgjegjësinë ta thoja publikisht. Fatmirësisht isha dhe me kolegë të tjerë politikanë, ditët e fundit, që dëgjova një propozim kaq cinik që nuk e besova se e dëgjova.

    Na u tha në prani të përfaqësuesve të 4-5 forcave politike që ndoshta mund të ishtë një shans i mirë për ne që të përfitonim nga mospjesëmarrja e Partisë Demokratike në zgjedhje për të marrë ndonjë mandat më tepër. Nëse do të isha “tete a tete” me atë bashkëbisedues nuk do të merrja përgjegjësinë ta thoja publikisht, por isha me fat se isha me të tjerë që e dëgjuan. Duhet ta keni të qartë që ka dhe nga këto mendime”, - tha Dule.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Dule nxjerr “këshillën” e diplomatëve të huaj: Hyni në zgjedhje të merrni mandatet e PD-së

    Zbulohen dy diplomatet e huaja që i kërkuan Dules të futej në zgjedhje pa opozitën
    Zbulohen dy diplomatet e huaja që i kërkuan Dules të futej në zgjedhje pa opozitën
    Kryetari i PBDNJ-së, Dule, ditën e djeshme gjatë një takimi me auditorin e Universitetit Europian të Tiranës, ka deklaruar se diplomatë të huaj i kërkuan që të hynte në zgjedhje, pasi në mungesë të PD-së mund të sigurojë më shumë deputetë.

    Sipas Dules një diplomat i rëndësishëm, edhe në prani të 4-5 aleatëve të tjerë të Partisë Demokratike, u ka bërë atyre një ofertë të pistë, ose më saktë kriminale për parametrat e demokracisë.

    ‘Braktisni kauzën e PD-së, hyni në zgjedhje sipas planit të Edi Ramës dhe merrni sa më shumë mandate nga ato të lënat bosh nga partia më e madhe opozitare në vend.’

    Sot janë zbuluar diplomatët e huaj që kanë bërë këtë kërkesë. Bëhet fjalë për ambasadoren e Bashkimit Euopian në Shqipëri, Romana Vlahutin. Ajo së bashku me Eduard Auer, shef i Divizionit për Ballkanin Perëndimor më datën 6 Prill, nga ora 17:30-18:30, ka organizuar një takim me aleatët kryesorë të Lulzim Bashës, Vangjel Dule, Dashamir Shehi dhe Fatmir Mediu.

    Një burim diplomatik informoi sot Hashtag.al se Eduard Auer është instruktuar nga Shefja e BE-së në Tiranë Romana Vlahutin si dhe nga zyrtarja e ONM-së Mikaela Matuela se në vend nuk kishte krizë dhe se bojkoti i zgjedhjeve nga ana e PD-së nuk shkaktonte asnjë problem.

    Pas këtyre këshillave, Eduard Auer u ka kërkuar kryetarëve të partive aleate me Bashën që të futeshin në zgjedhje pasi mund të përfitonin më shumë vota nga mungesa e PD-së.

    Por në një moment të takimit, zoti Auer është replikuar ashpër me Fatmir Mediun, ndërsa ky i fundit e quajti provokim dhe marrëzi kërkesën e diplomatit evropian.

    Pasi ka pare reagimin ekstrem të Mediut, Eduard Auer ka kërkuar që përmbajtja e takimit të mbetej konfidenciale. /Hashtag.al
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Dule nxjerr “këshillën” e diplomatëve të huaj: Hyni në zgjedhje të merrni mandatet e PD-së

    Denoncimi i Dules dhe “Kriza e ndërkombëtarëve”
    Denoncimi i Dules dhe “Kriza e ndërkombëtarëve”
    Nga Blendi Fevziu –

    Vangjel Dule, kryetar i një partie të hershme parlamentare dhe deputet prej shumë kohësh në Kuvendin e Shqipërisë, ka bërë dje një deklaratë që ka qenë më shumë se sa befasuese. Dule ka sqaruar se në një takim me të huaj, një përfaqësues i diplomacisë europiane në Tiranë e ka mbështetur presionin për të marrë pjesë në zgjedhje edhe me një analizë të çuditshme. Ai i ka thënë Dules së nëse ata regjistrohen dhe marrin pjesë në zgjedhje në mungesë të PD, atëherë mund të kenë shans të kenë më shumë mandate që do t’i fitonin në kurriz të forcës kryesore të opozitës. Kështu shifrat e këtyre partive do rriteshin artificialisht dhe vendi, sipas këtij diplomati do kishte një opozitë po kaq artificiale. Vangjel Dule sqaroi se kjo ofertë nuk është bërë as në një takim kokë më kokë dhe as në një takim të rezervuar, por një një takim në grup, ku disa diplomatë po takoheshin me së paku 5 parti opozitare. Të gjitha partitë është shprehur Dule, reaguan në bllok duke e hedhur poshtë “ofertën” e çuditshme të diplomatit.

    Deklarata e Dulës është jo vetëm befasuese, por edhe e papranueshme për çdo vend normal në botë. Ajo tregon mënyrën se si po tenton ta trajtojë krizën trupi diplomatik, i cili ose nuk ka kuptuar asgjë se çfarë po ndodh; ose po tenton të mbyllë një krizë momenti duke hapur një krizë tjetër më afatgjatë dhe më dërrmuese; ose është renditur si palë në këtë krizë, duke shkelur të gjitha parametrat që një përfaqësues i trupit diplomatik duhet të ruajë në vendin ku është i akredituar.

    Dule nuk bëri publik as emrin dhe as vendin që ky diplomat përfaqëson. As rangun e tij. Por Shefi i Diplomacisë shqiptare dhe Presidenti i Republikës duhet të angazhohen për ta trajtuar rastin me shumë seriozitet. Trupi diplomatik në Tiranë dhe Komuniteti ndërkombëtar kanë shumë të drejtë të jenë të shqetësuar me krizën në Shqipëri. Ata janë në të drejtën e tyre legjitime t’i kërkojnë PD dhe aleatëve të saj të kthehen në Parlament apo të regjistrohen dhe të marrin pjesë në zgjedhje. Janë në të drejtën e tyre të kërkojnë respektimin e kushtetutës dhe zbatimin e gjithë detyrimeve që rrjedhin prej saj. Ata janë në të dejtën e tyre t’i kërkojnë mazhorancës bisedime dhe gjithë përpjekjet që PD të ndihet e garantuar në zgjedhje. Janë po në të drejtën e tyre të kërkojnë edhe një lloj marrëveshje brenda mazhorancës. Ata mund dhe duhet ta bëjnë këtë përmes deklaratave dhe qëndrimeve publike. Madje mund ta bëjnë pa asnjë kompromis.

    Por asnjë ndërkombëtari, asnjë individi apo institucioni, nuk i lejohet të ndërtojë skenare destruktive apo lojëra kulisash për të arritur një zgjidhje fallce dhe të paqëndrueshme. Ndërkombëtarët edhe mund të negociojnë, siç kanë bërë shumë herë në këtë vend, por gjithnjë nga pozita të barazlarguara me palët dhe duke pasur vetëm një bibël, ligjin dhe demokracinë. Tentativa për t’u bërë palë dhe për të provokuar palën tjetër; për të bërë shantazh apo për të ndërtuar skenarë të tillë vetëm sa e rëndon situatën dhe humb kredibilitetin e vetë ndërkombëtarëve. Që në këtë moment është shumë i rëndësishëm.

    Për këtë arsye, Presidenti dhe Ministri i Jashtëm duhet të marrin kontakte me diplomatin në fjalë dhe t’i kërkojnë atij shpjegime. Ai duhet të distancohet nga deklarata e tij, në të kundërt, gjithsecili nga ne ka të drejtën të besojë se ai punon kundër këtij vendi dhe kërkon ta fusë atë në një spirale problematike.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: Dule nxjerr “këshillën” e diplomatëve të huaj: Hyni në zgjedhje të merrni mandatet e PD-së

    Eshte e hera e pare qe po shikoj nderkombetaret qe duket sikur kan zen mend.

    Me kete rast po me behet dhe Lu-ja simpatik. Ja ben "tetshin" me Byron dhe Kryeprokurorin por tani duket qe i kan dal ne shteg dhe po i pret,po zbaton vertet ate proverbin kinez ;"ulu ne breg te lumit dhe prit, ne mos tani a pastaj do te shikosh kufomen e armikut qe do te kaloje perpara teje".

  5. #5
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Dule nxjerr “këshillën” e diplomatëve të huaj: Hyni në zgjedhje të merrni mandatet e PD-së

    Rrnofte e mretnofte e Djathta e Paster Patriotike Shqiptare me nkrye ncader :
    1. Vangjel Dulen e Janullatosit,
    2. Kreshnik Spahiun e KLDs te shitur ne evro,
    3. Fredi Belerin e masakres greke te Peshkepise,
    4. Duken e krimit dhe klanit te zenunit e minister te tosit,
    5. Kaqin e Zi te Ramiz Alise,
    6. Lulthimin dhander Shkie e Vefe piramidale,
    7. Cunin e Sheqeres anetar i PPsh qe me 8 Nandor 1968

  6. #6
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Dule nxjerr “këshillën” e diplomatëve të huaj: Hyni në zgjedhje të merrni mandatet e PD-së

    Edhe nese çmenden komplet keta te PD-se, zgjedhjet nuk duhet te behen pa pranin e opozites.
    Per faktin e thejshte sepse nuk mund te quhen zgjedhje, nuk behet gare pa kundershtare.




    Nese esht e vertete ajo qe lexova me siper, keta dy dipllomate duhet te debohen menjehere nga vendi.
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: Dule nxjerr “këshillën” e diplomatëve të huaj: Hyni në zgjedhje të merrni mandatet e PD-së

    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    Edhe nese çmenden komplet keta te PD-se, zgjedhjet nuk duhet te behen pa pranin e opozites.
    Per faktin e thejshte sepse nuk mund te quhen zgjedhje, nuk behet gare pa kundershtare.




    Nese esht e vertete ajo qe lexova me siper, keta dy dipllomate duhet te debohen menjehere nga vendi.
    Skender,zgjedhjet edhe sikur te çmendet komplet politika duhet te behen,pikerisht se jane zgjedhje ku duhet populli te caktoje njerezit qe duhet ta perfaqsojne ne parlament,poziten dhe opoziten e cakton parlamenti. Zgjedhjet nuk jane gare midis kundershtaresh,zgjedhjet jane vetem mandati qe i jep populli nje partie a kualicioni ku brenda parlamentit supozohet te krijojne kushtet per te qeverisur.


    Pra nuk mundet ti jepet kjo e drejte e popullit as opozites dhe as pozites. Pozita ose opozita mundet te mos duan zgjedhje, nuk eshte se zgjedhjet nuk duhet te behen. Po ashtu mundet te kemi edhe kualicione shum partish ku teorikisht mungon kundershtari...edhe ketu prap zgjedhjet duhet te behen.


    Personalisht shpresoj qe opozita te mos hyj ne zgjedhje...
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 14-04-2017 më 16:53

  8. #8
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Dule nxjerr “këshillën” e diplomatëve të huaj: Hyni në zgjedhje të merrni mandatet e PD-së

    Sistemi funksionon kur ka te dy elementet, poziten dhe opoziten.
    Nuk ka rendesi sot kush e perfaqson opoziten...

    Si mund te behen zgjedhje vetem me njerin krah te politikes?
    Çfare duhet te zgjedhesh kur nuk le çfare te zgjedhesh, kur nuk ke alternative?


    Me pelqeu ajo pjesa kur thua qe populli te zgjedhe njerezit. Do ishte zgjidhja e te gjitha problemeve tona.

    Sipas teje, populli i zgjedh njerezit, apo partia? (pytje e dobet per ty, por per te kompletuar llogjiken)

    Sepse, psh, ne Lezhe kandidate per deputete do jene ato qe thote A. Bej Ndoka. Vetem pasi ti kete kaluar te gjitha testet para/mbrapa/lart/posht...

    Dhe keshtu esht ne te gjitha qytetet, kshu esht Edi me i sigurt...

    Nese neot marrin edhe nje mandat tjeter, ehe, veri vizen atij vendi perfundimisht!!!
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: Dule nxjerr “këshillën” e diplomatëve të huaj: Hyni në zgjedhje të merrni mandatet e PD-së

    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    Sistemi funksionon kur ka te dy elementet, poziten dhe opoziten.
    Nuk ka rendesi sot kush e perfaqson opoziten...

    Si mund te behen zgjedhje vetem me njerin krah te politikes?
    Çfare duhet te zgjedhesh kur nuk le çfare te zgjedhesh, kur nuk ke alternative?


    Me pelqeu ajo pjesa kur thua qe populli te zgjedhe njerezit. Do ishte zgjidhja e te gjitha problemeve tona.

    Sipas teje, populli i zgjedh njerezit, apo partia? (pytje e dobet per ty, por per te kompletuar llogjiken)

    Sepse, psh, ne Lezhe kandidate per deputete do jene ato qe thote A. Bej Ndoka. Vetem pasi ti kete kaluar te gjitha testet para/mbrapa/lart/posht...

    Dhe keshtu esht ne te gjitha qytetet, kshu esht Edi me i sigurt...

    Nese neot marrin edhe nje mandat tjeter, ehe, veri vizen atij vendi perfundimisht!!!

    Sistemi funksionon kur zgjedhjet jane te popullit e jo te partise,qe do te thote ligji i jep popullit nje date o nje periudhe brenda te ciles duhet te behen zgjedhjet,me opozite ose edhe pa pozite.

    Ne zgjedhje a gjate zgjedhjeve te gjitha partite jane te barabarta,qe prap do te thote qe zgjedhjet duhet te behen edhe sikur te jete vetem nje parti e vogel qe mer pjese. Nuk mundet ti mohosh zgjedhjet "Libra" sepse PD-LSI-ja-PS nuk duan te marin pjese ne keto zgjedhje. Kjo eshte baza e demokracise dhe e zgjedhjeve ne demokraci,ku "Libra" o çdo parti tjeter e vogel a e madhe ka te drejten te pretendoj se mundet te mari maksimumin e votave.

    Nuk ke as para dhe as mbrapa zgjedhjeve as opozite dhe as pozite,nuk egzistojne. Zgjedhjet nuk behen dhe nuk caktojne as poziten dhe as opoziten,zgjedhjet supozohet qe caktojne vetem shumicen dhe pakicen,nga kjo ndarje e supozuar shumice-pakice duhet te dali pozita dhe opozita.


    Kandidatet i zgjedh partia,populli duhet te kete te drejte te zgjedhi njeriun. Dhe ketu duhet te ishte permirsimi i vertete i sistemit te zgjedhjeve; ti jepej mundesia edhe individit jashte partise per te fituar...Sepse sot kete mundesi nuk e ka as individi dhe as populli.


    Une vazhdoj akoma edhe mbas 20 e ca vjeteve te mos shikoj asnje ndryshim midis PS dhe PD. Ne planin ekonomik ose politik te qeverisjes nuk mundet te dali asnje njeri e te thote qe ka edhe nje ndryshim-diferenc minimale midis partive. "Kete se luan as topi". Po ashtu edhe ne planin ideologjik,qe per mua personalisht eshte me antikomuniste PS sesa PD (Berisha e disa te tjere-se nuk mundet te thuhet per te gjithe PD).




    Mbas gjithe ketij diskuti kam edhe une nje pyetje; si ka mundesi qe mbas kesaj qeverisje dizastroze ose disfates te Rames opozita nuk ka as nje minimum shanci fitoreje ? Pse kjo opozite (PD) nuk do te fitoje ?

    Dhe nuk do duhej shume,do ti mjaftonin pesé fytyra te reja dhe nje gjysem programi ekonomik. Aty ku vertete kjo qeveri ka deshtuar ne programin ekonomik,aty ku eshte pika e dobet e kesaj qeverie,ti edhe sot nuk ke nje program a nje alternative,edhe nje te vetme te shfaqur nga PD-ja.

  10. #10
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Dule nxjerr “këshillën” e diplomatëve të huaj: Hyni në zgjedhje të merrni mandatet e PD-së

    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    Edhe nese çmenden komplet keta te PD-se, zgjedhjet nuk duhet te behen pa pranin e opozites.
    Per faktin e thejshte sepse nuk mund te quhen zgjedhje, nuk behet gare pa kundershtare.




    Nese esht e vertete ajo qe lexova me siper, keta dy dipllomate duhet te debohen menjehere nga vendi.
    Eshte rrit pazari Skendero. Dikur gezoheshin kur emeroheshin ne Tirane se kapnim llokma nepermjet shitjes se vizave.
    Sot lulezimi i kanabisit i kompeson vizat me pare CASH...
    Mjere ne!!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •