Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 45
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Vendi në duart e krimit.Statistikat rekord të vrasjeve,atentateve e tonelatave drogë në vetëm 12ditë

    Paralelisht me rëndimin e situatës politike dhe këmbënguljen e kryeministrit Rama se qeveria e tij është në detyrë dhe “kushtetuese”, vendi ka rënë në rënie të lirë në duart e krimit të organizuar dhe atij ordiner. Vetëm gjatë 12 ditëve të para të muajit Prill çdo ditë janë kapur rreth 1.5 tonë drogë, pa llogaritur sasitë përtej kufirit, shkruan SYRI.net.

    Dhe të mendosh që sipas statistikave që vijnë nga organet e specializuar të huaja për krimin dhe trafiqet, sasia e kapur zakonisht përbën vetëm 1/10 e asaj që trafikohet realisht. Vetëm sipas të dhënave zyrtare të vetë policisë shqiptare gjatë këtyre ditëve të para të këtij muaji janë sekuestruar plot 17 tonë e 690 kilogramë kanabis.

    Por situate e rënduar kriminale mund të quhet e dalë jashtë kontrollit edhe përsa i përket krimit të vrasjeve. Janë rikthyer frikshëm gjatë këtij muaji atentatet dhe vrasje mafioze, duke arritur kulmin me ekzekutimin e komisar Artan Cukut. Janë pesë vrasje e shumë atentate që kanë ndodhur vetëm në 12 ditët e para të muajit Prill, shkruan SYRI.net.

    Ja statistikat e frikshme që ka mbjell krimi në më pak se dy javë gjatë këtij muaji;

    1 Prill: 50 kilogramë kanabis u gjetën në Lezhë. Po këtë ditë një makinë në Pogradec shpërtheu nga një sasi eksplozivi.

    2 Prill: 2 ton e 55 kilogramë kanabis u kapën në Mat dhe 200 kilogramë të tjerë gati për shitje u gjetën në një tunel, në njësinë Administrative Baz.

    4 Prill: Në Durrës nipi vret gjyshen e më pas veten. Në të njëjtën ditë kapen 1,7 ton kanabis nga Guarda di Finanza në Karaburun të Vlorës.

    5 Prill: 52 kilogramë kanabis u kapën nga policia kufitare e Sarandës dhe 9 kilogramë të tjerë në Qukës.

    7 Prill: Policia greke kap 1,5 tonë kanabis në një gomone me tre skafistë shqiptarë në kufirin tonë, nisur nga Shqipëria.

    8 Prill: U ekzekutua në Tiranë komisari Artan Cuku në sheshpushimin e pallatit ku banonte. Në të njëjtën ditë rreth 12 tonë drogë u sekuestruan në një prej ish-magazinave të rezervave të shtetit në fshatin Pagri të Përmetit dhe 45 kilogramë kanabis të tjera u kapën në Tiranë.

    10 Prill: U vra në Vlorë me 15 plumba Elidon Mehmeti, teksa po udhëtonte me makinë. Po në Vlorë, Bashkim Brahajt ju vendos eksploziv poshtë makinës, ndërsa në Tiranë e Fushë-Krujë ndodhën dy grabitje të armatosura.

    Më 11 Prill: Vritet me thikë në Durrës një 58 vjeçar biznesmen. Rreth 27 kilogramë kanabis u sekuestruan nga policia e Shkodrës.

    Më 12 Prill: 17 kilogramë kanabis u kapën në Sarandë.

    Përgatiti SYRI.net
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511

    Për: Vendi në duart e krimit.Statistikat rekord të vrasjeve,atentateve e tonelatave drogë në vetëm 1

    Gjithe ky krim ka nje anormalitet qe duhet ti jepte opozites nje fitore pothuajse te padiskutueshme ne zgjedhje.

    Dhe krimi,korrupsioni,varferia jane rritur vertet por qe nuk ndikon fare ne rezultatin e zgjedhjeve, qe me pak fjale do te thote qe maxhoranca jep me shume siguri se opozita ose opozita jep me teper pasiguri se maxhoranca. Pra ne keto kater vite ky perceptim nuk ka ndryshuar.

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Vendi në duart e krimit.Statistikat rekord të vrasjeve,atentateve e tonelatave drogë në vetëm 1

    Rezultatet e zgjedhjeve ne Diber dhe Permet na treguan komplet gje tjeter. E vetmja parti ne rritje mbas ketyre skandaleve, nuk eshte PD-ja, as LSI-a, por vetem PS-ja! Kur zbulon pastaj se ne Diber fenomeni i Hashashit i padegjuar nje vit me pare, eshte kthyer ne mjet mbijetese per gjithe zonen, kupton se nuk ka nevoje per pergjigje. Gjithçka eshte teper e qarte dhe nuk kerkon llogjike te jashtezakonshme per ta kuptuar...

    Cilado parti qe afron gangstere ne rradhet e saj dhe monitoron sebashku me ndihmen e policise trafiqet e droges, i ka te fituara ne tavoline zgjedhjet.
    Me keto parametra fiton sot edhe LGBT-ja apo edhe Partia Komuniste...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511

    Për: Vendi në duart e krimit.Statistikat rekord të vrasjeve,atentateve e tonelatave drogë në vetëm 1

    Leket e krimit a te droges megjith gangsteret ndikojn shum pak zgjedhjet ne Shqiperi,i ndikojne ne periferi o ne zona te largeta ku numuri i votuesve eshte shum i vogel. Ndikon ne vote shum e me shume here nje drejtor arsimi a drejtor ujsjellsi sesa trafikanti me i madh i zones. Qe trafikanti a gangsteri i zones cakton a ka lidhje edhe me drejtorin e arsimit a drejtorin e ujsjellsit ky eshte problem tjeter.

    Voten e blen premtimi i vendit te punes a premtimet e tjera korruptive nuk e blen paraja e thate o paraja ne dore. Qe paraja e droges blen a fiton zgjedhjet eshte nje budallik qe se besojne as te huajt e jo me shqiptaret. Do duhej nje shume e madhe,edhe sikur te mos kete konkurence e te perdorej vetem nga njera pale a parti,dhe tjetra do duheshin gangster a trafikant "bamires" ose gangster a trafikant ideologjik qe e bejne per partine.

  5. #5
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Vendi në duart e krimit.Statistikat rekord të vrasjeve,atentateve e tonelatave drogë në vetëm 1

    Vendi ka mare fund. Nuk ka investime te huaja.Nuk ka rritje ekonomike pa investimet e huaja. Ky vend nuk ofron siguri per askend. Por duket se populli e ka humbur shpresen dhe nuk ka as besim tek kjo opozite idiotesh. Koha do tregoje por kam pershtypjen se po fundoset ky vend perfundimisht.

  6. #6
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Vendi në duart e krimit.Statistikat rekord të vrasjeve,atentateve e tonelatave drogë në vetëm 1

    Ne shqiperi qarkullojne diku tek 10 milarde euro ne vit vetem nga trafiqet e droges. Me vetem disa dhjetera miliona nga keto perfitime sot blihen votat e ne Shqiperi dhe Maqedoni bashke po deshe.
    Mjafton te shikosh rezultatet anormale te zgjedhjeve ne Diber, Kolonje, Durres apo Korçe, per ta kuptuar tjetersimin e dukshem te rezultatit zgjedhor. Çuditerisht ne keto zgjedhje rritet ne menyre artificiale vetem partia qe ka lidhje me kriminelet dhe kontrollon nepermjet policise se shtetit parcelat e hashashit. Nuk fitoi as LSI-a ne keto zona, as PD-ja, as ndonje parti tjeter mbrenda apo jashte koalicionit, por vetem Rilindja.
    Me keto para te pista, sot kontrollohet dhe mjeti kryesor i propagandes: Media! Çdo hapesire televizive dhe mediatike (me perjashtim te disa portaleve), eshte blere nga Rama. Edhe ato 3-4 zera kritik me qeverine qe kishin mbetur, jane nxjerre sot jashte loje.
    Po nepermjet ketyre parave blihen haptazi keta nderkombetarucet qe na vijne si Mesia ne Shqiperi. Mbeshtetja e tyre haptazi ne sherbim te Rames e verteton qartazi kete gje.
    Jane po prape keto para te pista dhe interesa underground sajojne parti gjoja opozitare vetem per pak diversion me opoziten (Bamir Topi, Bojaxhiu, Hasimja, apo ndonje parti rezerve çame).
    Te mos flasim pastaj per shoqerite civile apo unionin e gazetareve, te cilet e benin qimen tra dikur, dhe sot vritet, poshterohet, shtypet, perçmohet, perdhunohet çdo dite qytetari shqiptare dhe askush nga keta nuk flet!
    Shtoji gjithe kesaj liste edhe te infiltruarit e tjere te Rilindjes deri ne nivelet me te larta te komuniteteve te kulteve fetare apo letrare, te infiltruar deri edhe tek federatat sportive dhe tek grupet e tifozerive, behet e plote e gjithe rrjeta e merimanges. Kam pershtypjen se as Enver Hoxha ne fillimet e tij nuk i ka patur kaq te shtrira tentakulat e oktapodit ne gjithe shoqerine shqiptare, sa ç'i ka Edvini sot.
    I vetmi mjet qe ka stagnuar per momentin eshte mbeshtetja Sorosiane-amerikane. Ndryshimi i administrates me ardhjen e Trump dhe frika per stopimin e fondeve te USAID-it, i ka urtesuar nje pjese te ketyre qarqeve...

    Per te gjitha keto me siper, besoj kemi sjellur mjaftueshem fakte tek forumi.
    Te pretendosh se e gjithe kjo armate e paligjshme ne sherbim te pushtetit, nuk ndikon ne rezultatet e zgjedhjeve, tregon se je me se paku jashte realitetit dhe me se shumti nuk do ta vesh llogjiken ne perdorim!!!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511

    Për: Vendi në duart e krimit.Statistikat rekord të vrasjeve,atentateve e tonelatave drogë në vetëm 1

    Sikur te qarkullonin 10 miliarde euro ne vit ne Shqiperi (por edhe sikur te ishin 2 ose 3 miliard),Shqiperia do kishte nje problem "psiqik",qe edhe e ka,sepse nuk ka mbetur asnje njeri i zgjuar qe te kuptoje vertet se per çfare shifrash flasim....

    Ku shkon gjithe kjo mase paraje ? Ku shkojne keto 10 miliard euro... ku ne Shqiperi nuk ka investime dhe varferia eshte gjithmon ne ritje ?

    Sikur nga 10 miliardet e eurove ne vit te qendronte ne Shqiperi vetem 5%-10% e shumes Shqiperia do kishte nje ritje ekonomike te paimagjinueshme.

  8. #8
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Vendi në duart e krimit.Statistikat rekord të vrasjeve,atentateve e tonelatave drogë në vetëm 1

    Diskutimi nuk behet me sikur por me shifra. Vetem para disa kohesh policia italiane kapi diku tek 20 ton droge mbrenda nje jave te vetme. Imagjino sa qindra mund te kene kaluar ate jave pa u kapur. Futi nje shumezim dhe mbledhje ketyre shifrave dhe del direkt tek miliardat e ketij biznesi.
    Me keto para po blihen nderkombetaret, te cilet e kane te kripur faturen. Dhe kete lloj lirie Rama e ka fal Sorosit. Sigurisht merr edhe ai pjesen kryesore te ketyre te ardhurave
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511

    Për: Vendi në duart e krimit.Statistikat rekord të vrasjeve,atentateve e tonelatave drogë në vetëm 1

    10 miliarde euro ne vit do te thote pak a shume diçka me teper se i gjithe prodhimi i brendshem brenda nje viti. D.m.th qe ti fiton nga droga sa e gjithe industria,buqesia,mineralet etj etj te mbledhura se bashku. Me 10 miliard euro nga droga i bie qe ne te kemi dy ekonomi.

    Shifrat e kapjes nuk tregojne asgje persa i perket shumes se eurove qe qarkullojne ne Shqiperi nga droga. E para sepse nuk dihet se sa kalohet dhe shkon ne treg dhe e dyta varet nga çmimi i momentit...etj etj.


    Blerjen e te huajve dhe teorite Sorosiste jane edhe keto shkak i nje partie qe eshte shkaterruar ideologjikisht. Dhe ne fakt ketu qendron dhe avantazhi i vertete i socialisteve sepse te djadhtet nuk kane asnje parti qe i perfaqson.

    Zgjedhjet nuk i fiton as droga dhe as Sorosi,se; nuk i fiton as PS-ja se sa i humb PD-ja,sepse pikerisht nuk perfaqson me asnje shtrese dhe asnje ideologji.

  10. #10
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Vendi në duart e krimit.Statistikat rekord të vrasjeve,atentateve e tonelatave drogë në vetëm 1

    Tani argumenta per t'i ikur argumentave mund te gjejme pafundesisht. Jo me pak se para disa javesh perfaqesuesi i OSBE-se ne Tirane e tha me ze dhe figure se ne Shqiperi qarkullojne miliarda euro nga trafiqet e droges dhe zgjedhjet jane ne rrezik sepse mund te blihen.

    Raporti i Departamentit te Shtetit Amerikan, e nxorri Shqiperine si prodhuesin kryesor te kanabisit ne Europe dhe vendin lider ne Europe nga ku furnizohet i gjithe perendimi me heroine!

    Sa per Sorosin s'ja vlen te riperseriten te njejtat gjera nga fillimi, kur me mjafton fakti se 3 themeluesit kryesor te Bashkimit Europian, si Franca, Anglia dhe Gjermania e kane zbythur nga vendi i tyre per zgrrapje nepermjet situatave destabilizuese te krijuara artificialisht nga ai.

    Por qe te kthehemi prape tek Shqiperia, rezultatet e zgjedhjeve te fundit treguan se ne Shqiperi elektoralisht, nuk eshte rritur as PD-ja, as parti te tjera opozitare, as LSI-a, as PDIU-ja (me perjashtim te ndonje fraksioni kriminal), as Blushi,
    as Kokedhima, as Duka dhe as Dash Shehu. Perkundrazi te gjithe keto forca jane ne tkurrje. E vetmja parti qe eshte rritur elektoralisht, eshte PS-ja!!! Partia qe eshte mbytur koke e kembe me skandale qe nga dita e pare qe ka marre pushtetin!!!
    Ja vlen me ta sqarojme prape arsyen pse ndodh dicka e tille, apo do vazhdojme te luajme kungulleshkash me fajin? Se nga fajin e ka Saliu, tek fajin e ka Meta, kemi arritur tek fajin e kane teorite koonspirative!
    Nderkohe qe ujku na ka zene rrugen duke ne bere kershillek, ne vazhdojme te kerkojme gjurmet..,


    PS: Meqenese e djathta spaska asnje parti qe perfaqeson elektoratin e qendres se djathte, ne emrin e ciles reforme apo plan socialo-ekonomik e gjen veten nje i majte tek programi socialist i rilindjes, qe e ben ate me te avantazhuar e perfaqesuar nga nje i djathte??? Nejse barcaletat sherbejne gjithmone si ç'tensionim situatash edhe kur e kalojne çdo imagjinate...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 13-04-2017 më 19:50
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511

    Për: Vendi në duart e krimit.Statistikat rekord të vrasjeve,atentateve e tonelatave drogë në vetëm 1

    Tani,duhet te biem dakort kur permendim "te huajt" ; kush jane te shiturit dhe kur jane te shitur.

    Se nuk mund te ecet me kete ide qe kur dikush thote diçka ne favor te PD nuk eshte i shitur,ndersa kur thone diçka kunder PD jane te gjithe te shitur e te blere nga PS. Kjo vlen edhe per politiken...Nuk eshte se kur i fiton zgjedhjet PD zgjedhjet jane te ndershme ndersa kur i fiton PS i fiton me krimin e parate e droges. Nuk shkon si llogjik as teorike .

    Problemi i droges nuk jane zgjedhjet,problemi i droges ne Shqiperi eshte problem shoqeror,ka nje perdorim jashte mase midis te rinjve...qe eshte problemi kryesor. Perdorimi i droges pastaj sjell edhe gjithe krimin dhe korrupsionin si ne ekonomi dhe si ne shoqeri. Qe droga o parate e droges do blejne zgjedhjet eshte nje budallik.

    Sa per Sorosin nuk e di vertet se si i shkojne punet ne Europe,ate qe di eshte se ne Itali ka "financuar" Radikalet e Paneles qe eshte nje nga te vetmet Parti qe nuk eshte akuzuar per korrupsion ne Itali.

    Sa per partite e vogla rezultatet do varen nga "drejtorite" qe do u jepen. Hiqi mundesin LSI- te zgjedhi drejtorat dhe do ta shikosh se sa vota do kete.
    Megjithate,qe droga ne Shqiperi kontrollohet 100% vetem nga PS eshte teori e lezeçme,qe do te thote si minimum qe PD ose LSI-ja nuk kontrollojne asnje zone.


    E djadhta dhe majta ne Shqiperi jane terma pa kuptim,megjithate PD ka nje problem ideologjik sepse asnje qe e quan veten antikomunist nuk mundet te votoje PD,te pakten ate te djeshmen dhe te sotmen. Dhe kjo do ta shkateroje PD,mospatja e nje ideologjie, nuk do ta shkaterroje as vetingu dhe as korrupsioni.

    Dhe duket edhe ne perceptimet edhe ne idete shfaqet gjithmon edhe me teper si parti anti-perendimore.

  12. #12
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Vendi në duart e krimit.Statistikat rekord të vrasjeve,atentateve e tonelatave drogë në vetëm 1

    Ka ardh koha e auto-golave klasik e foshnjarak. Mbase eshte problemi i lupes. Fajin perfundimisht e paska lupa, e gjetem me ne fund..

    Gansgteri-deputet apo emerues deputetesh vendos drejtorin e ujesjellesit, merr çdo tender te mundshem, ka influence dhe dore ne te gjitha vendimet e rrethit apo zones, kontrollon parcelat e hashashit dhe bizneset e droges, eshte prezent ne çdo hallke te fushates elektorale, POR nuk ndikon ne rezultatin e zgjedhjeve! Haha..
    Shembulli me i mire Tom Doshi ne Shkoder. Perfshihet ne zgjedhjet e 2013-es, iken 20 mije vota para e Majta. Nuk merr pjese ne ato te 2015-es, del 20 mije vota serisht e djathta ne nje zone tradicionalisht e djathte, siç ishte edhe Dibra kur s'ishin gangsteret e Edvinit! Shembullin e Doshit e ndoqi vellai i Mark Frrokut ne Puke, deputet kriminele te Lezhes, Krujes, Durresit, Kavajes e se fundmi edhe Dibres. Me rezultate madje me efikase se ne 2013-en!!

    Nderkombetaret flasin ne emer te opozites, kur pasqyrojne realitetin? Flasin ne emer te opozites kur evidentojne kriminelet ne politike? Ne emer te opozites per perdorimit e te ardhurave kriminale per kontrollin e pushtettit sipas skemave siçiliane te viteve 70-80?
    Evidentimi i realitetit te hidhur shqiptar nga nderkombetaret, i shkon gjithmone bonus opozites. Zullumet e Berishes i shkonin per shtat Rames, sot ato te Rames i shkojne ne favor Bashes. Por kjo s'do te thote se venia ne dukje e problemeve reale shqiptare, behet me sponsorizim te njeres apo te tjetres pale. Nqs ka njerez majtas apo djathtas qe i bezdis e verteta, kjo eshte çeshtje tjeter!

    Barcaleta numer 3: Hedhja e dyshimeve mbi rentabilitetin e biznesit te droges!
    Sot ne Shqiperi, vetem shtohen parcelat e hashashit. Fqinjet tane kapin gjithmone e me teper tonelata droge qe dalin nga memedheu. Mediat e huaja ne hollande dhe belgjike kane shprehur shqetesimin se nepermjet perfshirjeve te grupeve kriminale shqiptare te trafiqeve te droges ne vendet e tyre po korruptohen gjykates, komisar policie e prokurore. Imagjino ç'i bejne gjykatave tona keta mjeshtrat.
    Po prape media daneze, norvegjeze e austriake (vende shume te veshtira per infiltrim te mafias) raportojne per rrjete te fuqishme mafioze shqiptare ne trafiqet e droges.
    Jehona e tonelatave te droges drejt perendimit nga shqiperia, ka kaluar edhe kontinentin. Kane shkruajtur media amerikane, kanadeze madje deri edhe media austrialiane, per kete fenomen.
    Gjithmone e me teper po shtohen pistat per uljet e kaçatorreve te droges ne Shqiperi dhe detyren e pilotit po e lakmojne vete italianet per shkak se paguhen shume mire.
    Ne dy vitet e fundit kemi patur edhe helikoptere shqiptare ne detyre qe jane rrezuar duke transportuar droge.
    Nje perdorim minimal i trurit te vogel na tregon se i gjithe ky lloj biznesi, nese nuk do kishte fitime marramendase nuk do vinte ne rritje e siper! Se fundja ç'kuptim ka ta prodhosh e mos ta shesesh? Ç'kuptim ka te angazhohen burime njerezore, struktura shteterore, policia nderkohe qe mungon rentabiliteti???

    Persa i perket teorive koonspirative me Sorosin eshte mire t'i japim rendesine e duhur ketij diskutimi. Sigurisht qe gjemen Shqiperise ja kane bere vete shqiptaret perpara Sorosit. Punet nuk shkojne mire ne kete vend, kryesisht vetem fal shqiptareve.
    Ama kur ne kemi dy ambasadore ketu qe me dokumenta zyrtare si Sorosian nuk kane guxuar te flasin qofte edhe njehere te vetme per fenomenin e Hashashit dhe kane dal haptazi ne mbrojtje te pseudo-reformave te njeanshme te Rames, te mohosh ndikimin e tyre eshte marrezi!
    Rast tjeter flagrant eshte Knut Fleckestein qe kerkon stopimin e perrallave me Soros duke mohuar madje edhe angazhimin e tij ne keto struktura, nderkohe qe dokumenta zyrtare te publikuara ne media, e nxorren Knutin ne Top-listen e politikaneve qe menaxhohen nga Sorosi. Prandaj cilido qe flet per koonspiracion sa here qe ky tipi mbron dokrrat e Rames nga Brukseli, kthehet ne nje super-qesharak. Fatmiresisht por edhe fatkeqesisht Shqiperia ka prodhuar me bollek njerez te tille.
    Por pa i rene gjate me Sorosin, ne kemi kryeministrin bashke me ministrat e tij te angazhuar ne strukturat Sorosiane. Struktura okulte, pa asnje transparence qellimesh apo fondesh.
    Per t'i pastruar pak edhe qellimet dashakeqase koonspirative, te rikujtojme pak faktin se Edi Rama dhe presidentja e Liberise ishin te vetmit zyrtare te larte ne dasmen e George Soros!
    Jemi gjithashtu i vetmi vend ne bote ku nje "bamires" i zbythur per zgrrapje nga Franca-Anglia-Gjermania, nenshkruan marreveshje per planin ekonomik te nje vendi dhe hartimin pa asnje trasparence dhe pafundesisht marrezira mbrenda per reformen ne drejtesi.
    Megjithate shyqyr qe kemi akoma mendjendritur qe gjithe keto fakte i perdorin si argumenta per koonspiracion!!!

    Dhe se fundmi meqe opozita qenka ne krize ideologjike sepse s'perfaqesonka interesat e te djathtes. Cilat interesa te se majtes pefaqeson PS-ja?! Rritja e çmimeve dhe taksave, konçensionet, rritja e karburantit, prerja e ndihmes sociale per 70 mije e ca veta me nje te rene lapsit, rritja e çmimeve te barrnave dhe ilaçeve (pa folur per cilesine) per te gjitha shtresat, kane ndonje lidhje me social-demokracine? Kjo qenkerka arsyeja qe fitoi bindshem PS-ja ne Durres, Korçe, Kolonje dhe Diber??? Se nqs eshte keshtu duhet te ndryshojme konceptin per te majten? Te pakten per te majten Shqiptare qe "s'paska krize identitare" dhe i perfaqeson denjesisht te gjithe socialistet.

    Ja pra qe te gjitha keto me siper ndikojne ne tjetersimin e zgjedhjeve. Qe ç'ke me te!!!
    Partia ne pushtet qe infiltron kriminele ne strukturat me te larta shteterore, qe i zhduk buxhetit shqiptar si me magji miliarda pa asnje meter ndertim rrugesh apo shkollash, qe falimenton 6 mije biznese ne 3 muaj, qe shtrenjton jetesen e shqiptare nderkohe qe ne fushate premton te kunderten, e qe per me teper paguan faturen normale te konsumimit 4 vjeçar ne pushtet, ne vend qe te pesoj ulje, vetem rritet dukshem elektoralisht! Çuditerisht kjo i ndodh vetem PS-se, asnje partie aleate apo kundershtare tjeter por vetem PS-se!!! Jemi vendi unik ne europe persa i perket ketij fenomeni, diçka e tille nuk ndodh as ne Maqedoni, as ne Gjeorgji dhe as ne Armeni!!!
    Nejse me rendesi qe keto dhjetra fakte, t'i quajme teori koonspirative, apo te tregojme barcaleta me kioska si kunder-argumenta!!

    PS: Eshte e udhes te flasim me fakte kur shprehim deshirat personale...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511

    Për: Vendi në duart e krimit.Statistikat rekord të vrasjeve,atentateve e tonelatave drogë në vetëm 1

    Mereni si te doni e beni analiza sa te doni por problemi nuk eshte Rama problemi eshte alternativa qe ka perballe Rama. Dhe as Berisha dhe as Basha nuk mund te quhen si alternative kunder Rames.

    PD po nuk nxori ndonje personazh te ri,partia socialiste nuk ka nevoje as per Ramen, i fiton zgjedhjet edhe me Ballen e Librazhdit.


    Ne nje parti normale,duhet te kishim nje radhe te pafund si kritik e kundershtar te Bashes qe ne kater vjet nuk solli asgje te re. Hiq kriminelet : "I humbem zgjedhjet nga kriminelet,nuk i fitoj dot zgjedhjet nga kriminelet". Ka kater vjet qe kete refren e ka te vetmin program.

  14. #14
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Vendi në duart e krimit.Statistikat rekord të vrasjeve,atentateve e tonelatave drogë në vetëm 1

    Nga Spartak Ngjela

    Berisha dhe Basha akuzojnë perëndimorët pse këta janë aleatë të Shqipërisë dhe shqiptarëve kundër korrupsionit.

    Nuk kishte më se ku të mbështeteshin, dhe të pashpresë, Berisha dhe korrupsioni dje dolën hapur kundër Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian.

    Kjo ndodhi ngaqë u kuptuan botërisht se këta opozitarë janë forcat antiperëndimore të politikës shqiptare të bashkuara për t’i shpëtuar ligjit dhe drejtësisë që do të sjellë Reforma në Shqipëri.

    Gjithsesi, në fakt, ky është procesi që do të shterojë ligësinë Berisha.

    l.

    Por sërish iu vërsulën ambasadorëve, domethënë përsëri me anësorët, sepse nuk u përqendruan drejtpërsëdrejti te politika perëndimore që nuk po i pranon.

    Kuptohet se kjo ndodh ngaqë këta kanë frikë nga shqiptarët, në një kohë që diplomacia dhe politika e lartë perëndimore po qesh me këta fëmijë që janë zënë nga halli dhe nuk dinë sesi t’i shpëtojnë këtij.

    Në fakt, perëndimorët tani e njohin mirë Saliun, ku ai realisht kullot dhe çfarë po bën. Prandaj ky tani ndodhet në fundin e tij.

    ll.

    Saliu po vepron njëlloj si në vitin 1997, kur luftën ia bënte Bill Klintoni, kurse ky donte të bindte shqiptarët se po ia bënte lobi grek në Amerikë.

    Tani ka nxjerre “lobet e blerë” në Uashington që po komplotojnë kundër Berishës, Bashës dhe një aradhe të identifikuar të korrupsionit shqiptar, që siç duket kanë ende shpresë se mund të fitojë Rusia në Ballkanin Perëndimor.

    Me një mendim politik ahistorik dhe prej naivi politik, që pas zgjedhjes së presidentit Trump, këta shkonin me shpresë që administrata e re amerikane do të përkrahte në Tiranë forcat prosllave!

    Kjo në fakt është pa dyshim një mendje shterpë e atrofrizuar nga frika e ndëshkimit, se, të mendosh që një president amerikan do të veprojë kundër interesit amerikan dhe në përkrahje të korrupsionit shqiptar të identifikuar nga vetë strukturat e investigimit amerikan, është një marrëzi.

    Por kjo është ajo historia e atij të mbyturit që kërkon të mbahet mbi det me shpresë te një fije kashte, pasi frika e shtyn që ta shohë fijen si tra.

    lll.

    Berisha dhe tabori i tij ende nuk kanë thënë gjë kundër Amerikës dhe Gjermanisë, por prisni se do të dëgjoni kur t’i akuzojë politikat e këtyre vendeve se “po duan të pushtojnë Shqipërinë”. Kurse në vitin 1997, Berisha nuk tha gjë kundër Bashkimit Evropian se kishte me vete Zhak Shkakun, dhe liderë të tjerë të djathtë, të cilët e mbrojtën, por tani nuk ka më asnjë: e ka të gjithë Aleancën Atlantike kundër se ndërkohë ata e kanë njohur faktikisht kush është dhe cila ka qenë politika e tij.

    Kanceleritë perëndimore habiten sesi ka mundur të mbijetojë në Shqipëri kaq gjatë një person i tillë i cili ka 25 vjet që nuk punon për shqipëtarët por kundër tyre.

    Dhe mos mendoni se kjo gjë është e rastit. Jo, është shumë e thellë.

    lV.

    Por ndërkohë Basha dhe pas tij edhe Berisha, kanë rënë brenda sepse, duke dashur të prishnin vetingun, bënë presion me bojkotimin e zgjedhjeve. Tani që nuk e ndaluan dot vetingun, dolën hapur kundër vetingut “si komplot i ambasadorëve” për të forcuar Ramën, dukë i dhënë këtij në dorë drejtësinë. Kjo lojë pa sens të vërtetë politik, i shtyu që të mos e rregjistrojnë partinë në zgjedhje. Por këtu del një pyetje: përse ndërkombëtarët perëndimorë nuk ia japin Saliut drejtësinë por dashkan t’ia japin Ramës?

    Kurrë nuk ka pasur mend Sali ziu, se po të kishte pak mend nuk kish pse të hidhej në politikën esadiste që në vitin 1992.

    Por tani kanë rënë brenda, sepse më në fund, pas njëzet vjetësh, politika amerikane e kapi kundërshtarin më të madh në këtë zonë. Dhe nuk do ta lëshojë, sigurisht.

    Edhe Rama nuk duhet të lëshojë pe. Duhet të hyjë në zgjedhje me dyzetë partitë e regjistruara, në mënyrë që të shpejtohet procesi i purifikimit të shtetit shqiptar nga korrupsioni dhe nga banditizmi antishqiptar, i cili po vetëlikuidohet politikisht ngaqë, siç e përmendëm, ai u ndodh midis dy zjarresh: vetingut dhe zgjedhjeve, dhe sigurisht që do të digjej.

    Realisht, kjo ishte një “vetëvrasje” klasike e Berishës, dhe asgjë më shumë.

    Në fakt, Saliu po vetëlikuidohet politikisht, dhe ky ishte një fat për shpejtimin e Reformës në Shqipëri.

    Në Shqipëri, me zgjedhjet e qershorit, ndryshon konfigurimi politik. Po si? Sigurisht që kjo pritet për t’u parë.

    Në këtë proces, një plejadë e madhe e korrupsionit bashkë me ligësinë Berisha, po largohen vetë nga skena politike në Shqipëri. Aq më mirë!

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511

    Për: Vendi në duart e krimit.Statistikat rekord të vrasjeve,atentateve e tonelatave drogë në vetëm 1

    Lazo, Shqiperia ka shume veta qe ja fusin kot por asnje nuk e arrin Spartak Ngjelen. Per vet faktin qe "te tjeret" ja kan futur kot duke qene edhe jashte politikes...ndresa ky ka 25 vjet qe ja fut kot edhe brenda politikes. Talent i humbur per letersine kospirative.

  16. #16
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Vendi në duart e krimit.Statistikat rekord të vrasjeve,atentateve e tonelatave drogë në vetëm 1

    Ne fakt te besh gjithe ato replika bazuar asgjekundi eshte njesoj si te rrafesh uje ne ajer.
    Sot zbuluam per here te pare se shqiptaret votojne parti qe tolerojne mendimin ndryshe. Pikerisht ketu qendron problemi, ndaj votohet edhe PS-ja e Rames. Rama qe rritet elektoralisht, na qenkerka kthyer institucioni i mendimit te lire mbrenda partise. Hahaha ça gallate!
    Pastaj ne kete beteje "titanesh", Rama fiton se perballe paska figura te dobeta. Nuk rritet LSI-a sepse Meta s'vlen, nuk rritet PD-ja sepse Basha s'vlen, nuk rritet Libra sepse Blushi s'vlen, nuk rritet Pdiu-ja sepse Idrizi s'vlen, nuk rritet Paa-ja sepse Duka s'vlen, nuk rritet Lzhk-ja sepse Shehi s'vlen, etj etj.. Si mund te kishin sukses politik gjithe keta djaj perballe nje engjelli si Rama?
    Nderkohe qe keta kerkojne qeveri teknike per çdo parti ne pushtet ne prag te zgjedhjeve, qe te minimizohet vjedhja e votave nga qeveria (kusht qe aplikohet ne Greqine qe ka 30 e ca vite ne BE) shqiptaret paskan hall kryesore cilesine dhe mendimin ndryshe...

    Te shkume llogjikes per hater te deshires!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 15-04-2017 më 16:07
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511

    Për: Vendi në duart e krimit.Statistikat rekord të vrasjeve,atentateve e tonelatave drogë në vetëm 1

    Po si nuk qenka rritur LSI-ja ! LSI-ja pretendon te dali vetem,LSI-ja pretendon te mari postin e kryeministrit . LSI-ja jo qe eshte bere force e trete,per te mos thene force e barabarte me dy te tjerat,jo vetem qe pretendon postin e Kryeministrit ose te Presidentit por nga ana financiare eshte partia me e pasur ose partia qe shpenzon me shume. Idrizi thot do marim 20 deputet,nja dy tre kryetar bashkie i mori.

    Hiq Shehin,qe vertet vlen,por qe po kthehet dhe ai kohet e fundit pa identitet, te tjeret nuk eshte se njihen per ndonje propozim a ndonje mendim.

    "Libra" dhe Kokedhima do ti krijojne probleme PS,se sa dhe si eshte per tu pare,por jane parti qe kane mendime dhe programe. Natyrisht edhe ketu varet se çfare propozojne per "Libren" dhe çfar ofron per Kokedhimen....Po nuk ja futi edhe ketu ketyre Rama qe te fillojne edhe keta te flasin vetem per krimin.

  18. #18
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Vendi në duart e krimit.Statistikat rekord të vrasjeve,atentateve e tonelatave drogë në vetëm 1

    O mendjedritur ke bere disa replika dhe kur s'te funnksionon llogjika hidhesh me nje dege tjeter. Deputeti apo kryebashkiaku kriminele qe kthehet ne nje mini-feudal per zonen nuk ndikonka ne blerjet e zgjedhjeve, Rama votohet se ka cilesi dhe parti me identitet e ideologji te majte, biznesi i droges megjithese i perhapur gjithandej nuk ka rentabilitet etj etj...

    Referoju shifrave dhe jo deklaratave. Me deklarata edhe Gjinushi pretendon se do marri 10 mandate.
    Ne Kolonje dhe Diber me perjashtim te Qifes se PDIU-se, Rama nuk pati asnje parti ne krah, te gjithe thuajse kundra dhe fitoi i vetem me rezultatet me spektakolare? Ku del rritja e Metes dhe aleateve ketu? Apo ndoshta jane rritur elektoralisht dhe ja kane dhuruar votat PS-se! Me siguri kjo do jete.
    Me te tilla ritme, shume shpejt Rama nuk do t'ja kete nevojen as Metes dhe as PDIU-se (partia me vota opozitare). Ndaj dhe keto kane bere rezistencen e tyre persa i perket standartit te zgjedhjeve..

    PS: PDIU-ja ne koalicionin me te gjere te mundshem te 2015-es, mori bashkine e Rrogozhines dhe Tushemishtit. Super rritje
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 15-04-2017 më 18:38
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511

    Për: Vendi në duart e krimit.Statistikat rekord të vrasjeve,atentateve e tonelatave drogë në vetëm 1

    Ore djale por edhe gjerat me te thjeshta nuk i mesoni ;deputeti,kryebashkiaku- kriminel o jo kriminel,ndikon njesoj ne zgjedhjet e asaj zone. Ndikon ne se premton dhe kontrollon vendet e punes. Nje vend pune per kater vjet eshte afersish 10 mije-15 mije euro a mos me shume,qe ti afrohesh a ta konkurosh kete shume duhet si minimum qe blerja e votes (qe te ndikoje ne fitimin e zgjedhjeve,te jete masive) te filloje nga 1000 mije euro per person.

    Po te ishte se me parate e droges do bliheshin zgjedhjet,te pakten me Lazaratin PD duhet te merte ndonje vend me teper ne jug a ne rethin e Gjirokastres. Prandaj ato 100 a 200 milion euro ne vit qe prodhonte Lazarati jo vetem qe nuk i rriten asnje vote PD por nga nami qe kishte Lazarati e bente qe te humte vota.

  20. #20
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Vendi në duart e krimit.Statistikat rekord të vrasjeve,atentateve e tonelatave drogë në vetëm 1

    Ti flet per llogjike po s'di se ku e bazon. Ç'lidhje ka Lazarati me historine e Dibres!
    Me se doli 4000 mije vota PS-ja e vetme ne nje zone tradicionalisht e djathte? Ngaqe ndertoi rrugen e Arberit apo sepse e ktheu Dibren ne nje mini Vjene?
    Ne 2015-en s'kishe hashash Dibra dhe me nje superkoalicion dhe me 4-5 deputete te perçare te se djathtes, mezor mori 200 vota me teper e majta. Nje vit me vone hashashi vu, dhe e PS-ja iken 4000 mije vota para. I njejti rast ndodhi edhe ne Kolonje dhe kesaj i druhen edhe aleatet e Ps-se.
    Per interesat e tyre qe ne kete rast perkojne dhe me interesat kombetare, Shqiperia rrezikon asgjesimin e gjithe kundershtareve te Rames.
    Perse e mban afer Ndoken dhe sivllezerit e tij Edvini? Perse po lirohen bandat e 97-es nga burgu ne prag zgjedhjesh? Perse i mbron me fanatizem gjithe keta gangstera? Me çfare po blihen gjithe keto media dhe gazetare ne Shqiperi? S'po i fusim ne kete liste nderkombetaret, se akoma nuk dijme gje sesa te larte e kane pazarin? Si shpjegohet qe fenomeni hashashit nuk ndodh as ne Kosove, as Bosnje apo Mal te Zi, po vetem tek ne ku si asnje vend tjeter ne rajon kontestojme ashper rezultatin e zgjedhjeve?

    Sot cilido qe ka gjithe kete makineri funksionale te sherbim te pushtetit fiton zgjedhjet.
    Pastaj kur eshte kaq i sigurte ky njeri ne fitoren e tij, perse nuk i hap rruge nje qeverie stabiliteti, kusht qe ja kane kerkuar edhe aleatet?
    Po para se t'i gjesh ndonje pergjigje ketyre me thuaj pak ku e pe rritjen e LSI-se ne zgjedhjet e fundit? Ne cilin program ideologjik ndjehet i perfaqesuar nje i majte, meqenese e djathta e paska tradhtuar perkatesine e saj? Per cilin mendim ndryshe eshte votuar Rama nga shqiptaret, qofte ne pushtet apo qofte ne opozite, meqenese e djathta nuk e paska kete cilesi?
    Jane tezat e tua keto. Mundohu t'i mbrosh me ndonje argument qe te vazhdojme diskutimin ne shinat ku filloj kjo teme.
    Mbasi t'i kesh bere keto, ec e veji piken fjalise tate...

    PS: Te vetmet vendet e punes neper rrethe por edhe rrethinat e Tiranes sot jane parcelat e hashashit. E gjithe administrata shqiptare mezor i ben 80-90 mije vende pune (bashke me ambasadat).
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 15-04-2017 më 19:37
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •