Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Një “model madhështor paturpësie”

    Emri:  berisha-basha-1-696x476.jpg

Shikime: 258

Madhësia:  28.1 KB

    Nga Prof. Skënder Gjoni

    Deri vonë para dy netësh dëgjova një pjesë të madhe të intervistës së L. Bashës me B. Fevziun. Nuk munda ta çoj deri në fund se me pushtoi një revoltë e përzier me neveri dhe një urrejtje e pa masë. Sikur L. Basha të ishte një person i cili nuk ka pasur kurrë funksione zyrtare mbase duke e dëgjuar në atë emision do më nxiste një shprese duke parë te ai një farë vendosmërie përzier me një kokëfortësi dhe një sofizëm të vazhdueshëm. Ndoshta do thoja që, mbase ky njeri duhet përkrahur. Në mënyrë të përsëritur deri në padurim ia qante hallin popullit shqiptar ky patriot i madh i milionave që ia vodhi popullit njëlloj si vodhi detin për dobi të Greqisë dhe e vrau këtë popull në Bulevard. Kur dihet që milionat e thata, gruan dhe fëmijët i ka të siguruar me shtetësi hollandeze si përçmimin më të padenjë ndaj këtij populli për të cilin qan si krokodil.


    Ky njeri, Lulëzim Basha, ka një meritë të madhe që nuk duhet t’ja hamë hakun: ka një paturpësi model, gjë që e barazon vetëm me S. Berishën. Njëlloj sikur të ishin përballë njëri tjetrit dy kokat e dërrit maç në letrat e bixhozit. Sali Berisha dhe Lulëzim Basha janë një, “Model Madhështor Paturpësie”.
    Flet ky njeri dhe mua automatikisht më kujton atë buçkon Agim Llupo me skafandër dhe me automatik që nga penxheret e bodrumit të kryeministrisë me kallashnikov qëllonte njërëzit e pa armatosur duke vrarë dhe plagosur disa prej tyre. Ndërsa kamera kalonte edhe mbi taracën e Kryeministrisë ku zotëria në fjalë në rolin e Ministrit të Brendsëmh me një celular në dorë, tepër i sigurtë në vetvete jepte dhe merrte sigurisht me eprorin S. Berisha. Sikur ky bukurosh mbas 21 Janarit së paku të kishte dalë me një sy të nxirë si Ndrea Prendi do më kishte vajtur mendja që dikush e ka rrahur sepse nuk po kryente detyrën. Më pas heshti dhe sigurisht, ai që hesht aprovon, siç thotë latini :”chi tace conferma, acconsente”. Dhe u luajt krimi i dytë me justifikimet qesharake të Berishës dhe agresivitetin e tij ndaj Presidentit dhe Kryeprokurores. Krim ky që nuk u ndëshkua asnjëherë. Fytyra e këtij djaloshi të rritur të mirëushqyer si në gjetkëz e që më flet për drejtësi, që hakërrehet kundra qeveritarëve të korruptuar mund të quhet pa frikë “Mbreti i Padrejtësisë në Shqipëri”. Bërtet nga çadra se do vidhen zgjedhjet ndërkohë që vet nuk u paraqit para drejtësisë për dyqind milionat e vjedhura. Ky njeri foli për qeveri teknike dhe si aspirant për Kryeministër flet për qeverinë që do e qeverisi në shumë arritje spektakolare, të cilat i mugojnë qeverisë aktuale. I ekzaltuar nga retorika e vet harron se ka qënë kryetar Bashkie për 4 vjet. Dm.th një lloj si të ishte Kryeministër i Tiranës, në kohën që Kryetar qeverie ishte S. Berisha. Kjo nënkupton që subvencionet buxhetore nuk i mungonin. Çdo qytetar me sytë në ballë dhe me mendtë në kokë edhe me sasi dhe me cilësi minimale, mund të konstatojë fare kollaj diferencën midis punës së E Velisë me Kryeministër E. Ramën dhe L. Bashës me S. Berishën. E thashë që në fillim dhe po e përsëris që paturpësia ngelet e vetmja armë në dorë që pati Kryetari i PD-së, ky model madhështor i Paturpësisë. Një njëri normal me një sedër normale nuk do kishte pasur kurajo që të ndërmerrte një ballafaqim televiziv me shqiptarët. Argumentave e tij hipokrite që gjoja këtë aksion me “çadrën e lirisë” e bëjmë që të mos vidhen zgjedhjet do tu thoja: More zotni, ti u bëre kryetar bashkie me rishikim votash të vjedhura. Po ashtu tekstualisht e deklaroi vet S. Berisha që janë nja dhjetë fletë gabim. Dhe për çudi sikur të ishte Nostradamusi vet dolën pikërisht 10 vota gabim.Të mos harrojmë moshapjen e kutive të votimit, djegiet e kutiave me justifikime qesharake fëminore mbas mbledhjes së Krokodilit në Bruksel ku në depot e Lundrës polici kryesor mbikëqyrës i djegies së kutive ishte si për çudi një njeri nga familja e Berishës. Në qoftëse flitet për zgjedhje të vjedhura krijuesi i mekanizmave dhe zbatimit të vjedhjeve është S. Berisha dhe për këtë meriton ti njihet në histori “Patenta e votimeve të vjedhura shqiptare”. Vjedhja e votave është një eksperiencë bolshevike. Jo më kot Stalini kishte thënë: nuk ka rëndësi kush voton, e rëndësishme është se kush i numëron”. Ia ktheve shërbimin A. Ristanit i cili numëroi votat e vjedhura për ty që të bënë kryetar bashkie të Tiranës. Tani e ke në krah sekretar politik me fletë të PD-së..

    Përmendet shpesh së fundmi votimi për zgjedhjet lokale në Dibër. Në një duel televiziv arsyetimin që votat u vodhën ia vinin një ndryshimi të shpejtë rezultati gjatë votimit dhe që gazetari i PD-së A. Lela e përsëriste pa pushim: “si është e mundur që nga 400 vota pro socialistëve u kthyen në 4000. Ky gazetar që kulturën e përgjithëshme që zotëron e vendos verbërisht në shërbim të L. Bashës, deri në injorim të integritetit profesional, u qëndronte argumentave të tij të pa baza me një kokëfortësi prej të sëmuri mendor. Në diskutimet e tij nuk mbante fare parasysh parimet e dialektikës së mendimit. Nuk jam i bindur nëse ishin 400 dhe më pas shkuan në 4000 vota për PS-në, mbasi këta PD-istët janë Etërit e gënjeshtrës, por nga mendja nuk më hiqej një thënie gjermane që i shkon këtij rastit të z. Lela për popullin e Dibrës që: “Të lindësh budalla është normale por të jetosh dhe të vazhdosh të jesh i tillë është e pafalshme”. Populli i ka sytë në ballë z. Lela dhe i shikon ndryshimet më mirë sesa antarët dhe kryetarët e Partisë.

    Bie dakord për shqetësimin shumë të madh të problemit të hashashit.

    E kam pyetur veten dhe jam konsultuar edhe me miq të tjerë. Si është e vërteta e këtij fenomeni? Më kanë dhënë këtë shpjegim: në radhë të parë policia ka shkatërruar me mijëra rrënjë dhe interpoli shqiptar e ai italian kanë kapur mijra tonelata me kanabis. Por zhvillimi i këtij fenomeni ka ndodhur edhe nga varfëria e madhe në të cilën juve zotni Basha si pjesë e rëndësishme e klanit e familjes Berisha e gritë arkën e shtetit deri ditët e fundit për ta lënë buxhetin si tokë e djegur. Kështu që përpara varfërisë së madhe të popullit edhe guximi për të shkelur ligjet merr përmasa të tjera. Ju vet Z. Basha në një drejtim të kundërt me ata drogë mbjellësit por në një masë më të madhe jeni në po ato pozita. Si ju dhe Berisha. Mos i merrni njerëzit për naiv se të ishte për të bërë ato reforma që ju i përmendni tani krejt paturpësisht keni pasur kohë për ti bërë realitet njëzet vjet me radhë. Ju për abuzimet që keni bërë ju pret burgu dhe frika e juaj është një milion herë më e madhe sesa e atij fshatarit që mbjell kanabis për bukën e gojës. Gjithë kjo kinema që ju bëni gati gati e quaj tepër ta them është që të ndaloni Vetingun por vullneti i popullit dhe mbështetja që na vjen prej demokracisë amerikane sigurisht që do dështoni. Ndëshkimi, frika ju jep forcë. Me thirrjet e tua luftënxitëse “për të thyer xhama e shpuar goma makinash” me premtime për realizime madhështore, për ndëshkime shëmbullore etj, më dukeshe si krijesë monstër, një Hitler i vogël made in Albania.

    Përpos të tjerash na deklarove krijimin e një “Republike të re”. Dale, mos merr vrull si flaka e kashtës, Nuk kemi larë hesapet me këtë Republikën e vjetër që kemi. Nga të erdhi ky frymëzim republike të re? Mos ndoshta nga Republika e Veimarit, apo nga Raihu i tretë I Hitlerit?

    Gazetari Fevziu nuk i bëri z. Basha një pyetje kardinale: Si e shpjegon zotëria e tij L. Basha që Kryeministri E. Rama i cili sipas Bashës e Berishës është i mbytur në krim, në korrupsion, që ka dështuar në qeverisje, që ka turbulluar Ballkanin etj, e ftojnë dhe e nderojnë autoritetet më të larta në Uashington, në Paris “Komandant i legjionit të nderit”, në Bruksel, në Berlin etj.? . Ka këtu ndonjë makiavelizëm tepër të stërholluar të E. Ramës që i verbon kancelaritë e Perëndimit apo shikojnë dhe vlerësojnë me seriozitet të madh përpjekjet e qeverisë së tij për të ribërë shtet?

    Zotni Basha, unë mendoj që në personin tuaj ka një diskordancë të dukëshme midis arsimimit tuaj dhe sjelljes në jetën reale. Këto dy momente thelbësore të çfaqjes së personalitetit të njeriut, te ju nuk qëndrojnë në raport të drejtë me njëra tjetrën. Manifestoni identitet të dyfishtë. E kuptoj mirë që të dalësh në podiume të larta përpara njerëzve të eksituar është hall i madh.

    Shumë njerën e dallojnë mirë diferenën sesi keni qënë para fillimit të diskutimit të Vetingut dhe sesi jeni transformuar gjatë reformës së Vetingut. Para një viti të ikte zëri, të hollohej, të ngjirej, ishe më i buzëqeshur, nuk këmbëngulje dhe nuk përsërisje shprehje edhe pse edhe vet nuk i besoje, nuk të shtrembëroheshin muskujt e fytyrës në gjëndje agresiviteti malinj. ishe më i kujdeshëm, i shmangie me marifet ulërimat.

    Tani në fushatën e Vetingut të është rritur kurajua, shpërthen, me lehtësi të habitëshme thua gjëra të rënda për logjikën e një politikani, zëri jo vetëm nuk të lë në baltë por të është trashur dhe të shoqërohet me një vështrim zgurdullues të syve që të hapen si në shpërfytyrim, drejt një hipereksitimi të stimuluar artificialisht. Nuk e mohoj dot, po çfaqesh trim i çartur që jeton mes gënjeshtrash dhe skenarësh konspirativ. Përgjërohesh për moral, virtyt dhe sakrificë për popullin që ty të duket se të pret si Mesia. Njëlloj si shefi yt që prej 25 vjetësh manifeston identitetin e dyfishtë të atij që mbahet me kurajon e stimuluesve, amfetaminave e steroideve. Bota ireale ku të shpien këto stimulues të stimulon instiktet për tu ndjerë i pathyeshëm ndaj çdo armiku dhe komploti, sidomos ndaj botës kapitalto-imperaliste perëndimore. Je kthyer në kopje të E. Hoxhës, shumë i dashur brenda familjes me fëmijët dhe brenda partisë një luan i pathyeshëm ndaj armiqve që të rrethojnë.

    Po e zotëron në mënyrën më alogjike situatën absurde ku ndodhesh dhe nga dita në ditë zhytesh më thellë në të. Je bërë objekt bisede gjithandej, u gjënde si pa dashje në qëndër të vëmëndjes, po të luten nga të gjitha drejtimet për të zbritur në realitet. Kjo atmosferë teatri duket që të jep kënaqsi, të jep një ndjenjë mburrjeje delirante, të duket sikur ke përpara gjithë popullin shqiptar që të pret gojëhapur, lodron në ide halucinante që të autosugjestionojnë se je duke e thyer dhe duke e dërrmuar Kryeministrin E. Rama, pa u kthjelluar se je duke pastruar rrugën drejt burgut. Koha e ka treguar shumë herë se garancitë që ti përpiqesh të japësh e të na bindësh treten si dëbora në diell.

    Më bëri përshtypje dhe e besoj të gjithë teleshikuesve kur ju insistonit që nuk do ketë votim mbasi PD me satelitët e saj do e ndalonit kategorikisht votimin. Dhe 4-5 herë me radhë z. Fevziu ju pyeste: në çfarë mënyre do ta ndaloni?. Dhe ku të shpie kjo rrugë? Ju paturpësisht, me kurajon e papërballueshme të një hipokriti i shmangeshit përgjigjes. Mendoni se do keni sukses në punët tuaja të zeza. Po thonit në TV përpara z. Fevziu se me mjete paqësore do pengoni zgjedhjet në Kavajë. Kishte të drejtë z. P. Milo që e porosiste Kryeministrin që duhen marrë seriozisht kërcënimet e Berishës. Në një ditë votimesh të qeta, një krismë revoleje apo një plagosje e provokuar është shumë pranë një gjakderdhjeje. Këtë lusni ju që të ndodhë? S. Berisha me gjak e filloi, me gjak e mbajti dhe me gjak duket që kërkon ta përfundojë.

    Është e qartë që ju do përdorni forcën. Në një nga fjalimet histerike por të sinqerta të S. Berishës ai dy herë përdori shprehjen” do skuqet Shqipëria”. Dmth., këtu nuk ka shumë mënyra. Ju e keni treguar me fakte. Keni rrahur opozitën, keni rrahur për vdekje edhe vet Kryeministrin e sotshëm, keni rrahur deputetë dhe sigurisht tani në këto kushte që u pret burgu jeni akoma më të gatshëm për ta skuqur Shqipërinë simbas S. Berishës. Jam shumë i bindur se forcën ju nuk ua jep as ideologjia se keni dhënë prova që nuk keni, paraja e vjedhur jua jep forcën. Praktikisht ju vet për të mos humbur lirinë tuaj dhe mirëqënien e familjes suaj jeni i gatshëm që të investoni të themi nga 200 milion, 100 milion dollarë të vjedhura. Sikur edhe S. Berisha të investoj po aq ju shkoni me mendimin se mund të ngjallni grupet tuaja paramilitare. Por mos harroni se tashmë ata janë bërë baballarë e kryefamiljarë dhe kanë fëmijë. Dhe populli e tregoi me një milion grushta që nuk ka ndërmend të vdesi budalla. Ju e akuzuat Kryeministrin Rama për egërsi, se në Shqipëri egziston një atmosferë frike nga E. Rama. E. Rama mund të ketë të meta të tjera por nuk është E. Rama që do vrasi apo do rrahi kundërshtarët e tij. Edi Ramës ju dha shumiva e votave nga populli në mënyrë që të sillte drejtësi në vend. Për këtë po, ka të drejtë elektorati që të jetë i pa kënaqur nga E. Rama, që po vonon vendosjen e drejtësisë.

    Juve S. Berishën akoma sot e keni frikë, vetë brenda PD-së. Ju përsërisni disa herë, sigurisht e keni nga eksperienca personale që E. Rama do blej votat me paratë e drogës. Sigurisht që ju edhe një fakt po të kishit (në Shqipëri nuk mbahen sekretet dot gjatë) do e kishit nxjerrë një mijë herë që paratë e drogës shkojnë në duart dhe arkën e PS-së. E dhimbshme është paraja për të cilën ju po sakrifikoni kaq shumë. Si ju e tabori juaj, ashtu edhe I. Meta me të tijtë, qoftë ata edhe ato që u kanë shërbyer e ndihmuar në vjedhjen e djersës së popullit duke depozituar paratë në Zvicër apo sistemet off- shore do vij një ditë që do ndeshen me drejtësinë.

    Pozita juaj më kujton një proverb nga Shqipëria e mesme që gjynahet dhe paret nuk tregohen. Veçse këtu gjynahet tuaja janë krime të mëdha gjatë gjithë periudhës që kur erdhët në stinën e demokracisë. Zotni Basha e keni shkretuar Shqipërinë dhe popullin shqiptar për shumë dekada të ardhme. Armiku më i betuar i Shqipërisë nuk do ta kishte më forcën për këtë shkatërrim total, moral, material, natyror etj. Faktet e shumta, konkluzionet pohimet dhe disa informata konfidenciale më shtyjnë të marr guximin e tjua them publikisht që edhe ju si dhe shefi juaj i shërbeni qëllimeve ogurzeza të një shteti tjetër. Kanë qënë me vlerë të madhe analizat e çmuara parashikuese dhe konstatuese për këtë qëllim të bëra nga Spartak Ngjela dhe Bedri Islami e Andrea Stefani, si dhe editorialet e Mero Bazes që kanë qënë si plumba pa rikoshet, të cilët fajësojnë L. Bashën dhe S. Berishën, të vetpohuara paturpësisht më vonë nga vet Berisha autor krimi, ndërsa ti Z. Basha ke bërë të heshturin. Faktet dhe të vërtetat nuk janë të ëmbla për ju z. Basha. E gjithë kjo lojë e pacipë dhe e paturpshme në kurriz të shqiptarëve patjetër do dështojë. Dhe nëqoftëse do ndiqni rrugën e skuqjes do ti shtoni vetes klauzolat e dënimit të ardhshëm. Që edhe kaq sa janë me një drejtësi supozojmë “të ndershme” do ta kaloni gjithë jetën në burg. Kjo është ajo që presin shumica e shqiptarve, jo ato dënglat e demagogjinë tuaj të pafytyrë që denjësisht e çfaqët në ekran. Në ka ndonjë pishman S. Berisha i vetmi që do e gërryej në ditët e në netët e tij në burg është meraku cfilitës që atentatin e para disa vitesh mbi E. Ramën nuk e kurorëzoi me sukses, me vdekjen e tij.

    Z.S. Berisha dhe z. L. Basha, ligji nuk e njeh injorancën. Gjykata ju çfajësoi me pretekstin se veprimet për faljen e detit ishin nga padijenia. Ligji me drejtësi ju dënon njëlloj si kur ke dijeni edhe nga padija. Vetëm në Shqipëri, me drejtësinë e S. Berishës, mund të jesh i papërgjegjshëm e i pa dënueshëm për një veprim kriminal ndaj popullit e vendit tënd të bërë nga “Padija”.

    Zotni Basha, sidoqoftë shpresa vdes e fundit prandaj nga ana ime do të të jap një këshillë në rast se bëhesh Kryeministër: Kur u bëre kryetar bashkie i Tiranës u celebrove me dash. Në rast se arrin të bëhesh Kryeministër porosit që të të sjellin një elefant, there përpara Kryeministrisë që të mbushet Bulevardi me gjak se mbase do të të shkojë më mbarë, me tepër sesa me dashin.

    Aktet, veprimet flasin me zë më të lartë sesa fjalët. Të përshëndes Lulëzim Basha, o Monument Madhështor i Paturpësisë.

    Burimi lexo.al

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Një “model madhështor paturpësie”

    Titulli i sakte i ketij artikulli do ishte "Llogore e dashur llogore".

    Prof-i, mbas gjithe kesaj fletrrufeje partiake nuk mundet te bente nje pyetje ose arsyetim "te vogel fare" : Ne kete "model madheshtor paturpsie" ka PS ose Rama ndonje pergjegjsi a bashkpergjegjsi ?

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Një “model madhështor paturpësie”

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Titulli i sakte i ketij artikulli do ishte "Llogore e dashur llogore".

    Prof-i, mbas gjithe kesaj fletrrufeje partiake nuk mundet te bente nje pyetje ose arsyetim "te vogel fare" : Ne kete "model madheshtor paturpsie" ka PS ose Rama ndonje pergjegjsi a bashkpergjegjsi ?
    Ne komunistet nuk jemi mesuar te shajme udheheqesit tane te Partise, vetem ti duam e adhurojme. Dhe Partia nga ana e saj, na ka mesuar qe ti sulmojme "Armiqte e Popullit" ne cdo mundesi qe na jepet.

    Ceshtja shtrohet: A i hyjne ne pune vdekjes komunistet?

    Albo

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Një “model madhështor paturpësie”

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Ne komunistet nuk jemi mesuar te shajme udheheqesit tane te Partise, vetem ti duam e adhurojme. Dhe Partia nga ana e saj, na ka mesuar qe ti sulmojme "Armiqte e Popullit" ne cdo mundesi qe na jepet.

    Ceshtja shtrohet: A i hyjne ne pune vdekjes komunistet?

    Albo
    "Degjo" nje gje te bukur,nga fejzbuku..."

    I kishin shkruar nje mikut tim ,se do mblidhej partia e Kokdhimes ne Permet...(do bejne ndonje mbledhje a kongres) dhe "sllogani" ishte afersisht : "Te hedhim themelet per Shqiperine e re..kunder Republikes autonome te droges..."

    Po mir-i tha ky miku -: " Prap themele te reja do hedhim,nuk mjafton 44 dhe 91 prap me themele do jemi ".

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •